Çfarë është operacioni
koronar bajpas?
Operacioni koronar bajpas është operacion i
zemrës. Përdor enë gjaku që mirren nga pjesë tjetër të trupit me qëllim që ta
urëzojë ose të bëjë bajpas të pjesës së bllokuar ose të ngushtuar të arterieve
koronare (të zemrës). Operacioni i ndihmon njerëzve, arteriet koronare të të
cilëve janë ngushtuara ose janë bllokuara për shkak të materialit yndyror të
ashtuquajtur pllakë. Bajpasi mundëson sasi më të madhe të rrjedhës së
oksigjenit nëpër muskulin e zemrës.
Si bllokohen arteriet
e zemrës?
Me kalimin e kohës, yndyrat, kolesteroli dhe
substanca të tjera që depozitohen nëpër muret e arterieve formojnë pllaka. Kur
vjen në shkëputje të pllakës formohet tromb, rrjedha e gjakut nëpër zemër është
e bllokuar dhe mund të çojë në parehati në gjoks të ashtuquajtur anginë madje
deri në sulm të zemrës.
§
Doktori
juaj do të marrë enë gjaku nga kraharori ose nga këmba juaj.
§
Njëra
anë e enës së gjakut ngjitet në aortën tuaj (ena më e madhe e gjakut që del nga
zemra), dhe ana tjetër ngjitet në arterien koronare nën pikën ku është
bllokuar.
§
Tani
mund të realizohet rrjedhë e gjakut nëpër kanalin e ri deri në zemër.
§
Mund
të keni më shumë se një bajpas të kryer arterial, në varësi të asaj se sa
arterie janë të bllokuara.
§
Do
të flini gjatë operacionit që zgjat pothuajse 3-6 orë.
§
Pas
operacionit do të akomodoheni në departamentin e kujdesit intenziv për disa
ditë.
§
Familja
juaj do të mund t’ju vizitojë por me kohë të kufizuar në departamentin e
kujdesit intenziv.
§
Do
të zgjoheni në departamentin e kujdesit intensiv dhe fillimisht mund të ndieni
të hutuar.
§
Gjithmonë
është dinamike në kujdesin intensiv dhe dritat janë gjithmonë të ndezura.
Është normale që të humbni ndjenjë për kohë.
Është normale që të humbni ndjenjë për kohë.
§
Do
të keni tub në gojë dhe në fyt i cili ju ndihmon të merrni frymë. Nuk është e
rehatshme dhe nuk do të mund të flisni, por infermieret do t’ju ndihmojnë që të
komunikoni.
§
Tubi
për frymëmarrje do të mbetet derisa të filloni të merrni frymë në mënyrë të
pavarur – disa orë.
§
Do
të jeni të lidhur me aparate për monitorim të ritmit tuaj të zemrës dhe
tensionin e gjakut në 12 deri 24 orët e para.
§
Do
të transferoheni në dhomë spitalore.
§
Do
të ndjeni plogështi dhe dhimbje.
§
Do
të djersitni natën.
§
Do
t’ju japin medikamente.
§
Do
të duhet të merrni frymë thellë dhe të kollitni që të pastrohen mushkëritë
tuaja nga lëngjet.
§
Do
të filloni të lëvizni dhe të ecni pothuajse menjëherë.
§
Mund
të hani normalisht dhe do të ndieni gjithnjë e më mirë çdo ditë.
§
Bisedoni
me doktorin tuaj, me infermieren ose me personel tjetër mjekësor.
§
Bëhuni
pjesë e klubit tonë të pacientëve. Me këtë do të keni mundësi të dëgjoni më
shumë pyetje mjekësore dhe t’i ndani përvojat tuaja me pacientë të tjerë.(Floripress)
No comments:
Post a Comment