2015-07-31

Në mbrojtjen e grupit të Kumanovës do të kyçen ekspertë nga SHBA si dhe nga ASHASHA


Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra ka kërkuar që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni të bashkohen dhe të ulen në një tryezë debati për të diskutuar dhe për të shtruar një agjendë shqiptare me kërkesa që të jenë më pas pjesë e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Ai këtë e ka theksuar në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Sipas tij, duhet mbështetur një platformë e pastër kombëtare me kërkesat që kërkojnë zgjidhje dekada të tëra, edhe pas luftës së vitit 2001, e cila kishte si produkt një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, e cila nuk është implementuar akoma.

“Në rast se nuk ndodhë një unifikim apo bashkërendim serioz i kërkesave shqiptare, atëherë do të ndodhë një kaos dhe krizë e thellë politike në spektrin politik shqiptar, e cila do të jetë me pasoja të paparashikueshme”, theksoi prof.dr. Skender Kodra, kryetar i Ii Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS).

AAAS ka reaguar muajin e fundit ka reaguar lidhur me tensionimet e situatës në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. Kjo Akademi ishte edhe pjesë e protestave të fundit në Nju Jork dhe Çikago, për alarmimin e pozitës së rënduar të shqiptarëve në Maqedoni.





Akademia e Shkencave Shqiptaro – Amerikane (The Albanian American Academy of Sciences) e udhëhequr nga Dr. Skender Kodra dhe me mbështetjen e Forumit për të Drejtat e Njeriut (IGFM) si dhe disa gazetarëve shqiptarë në Maqedoni kërkon takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të diskutuar për ngjarjen e Kumanovës.

Kjo kërkesë vjen pasi që kryetari i kësaj Akademie, Dr.Skender Kodra qëndroi në Kumanovë dhe u njoftua për gjendjen në Lagjen e Trimave por edhe për fatin e të burgosurëve lidhur me këtë ngjarje të 9 dhe 10 majit 2015.
Dr.Skender Kodra ka theksuar ngjarja e Kumanovës do të ketë edhe kujdesin dhe vëmendjen e institucioneve të larta ndërkombëtare, pasi të bëhet një raport mbi gjendjen postraumatike të banorëve, gjendjen e të burgosurëve si dhe çështjet e tjera që nuk janë zbardhur me këtë rast.

Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paralajmëron kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra. Ai ka qëndruar disa ditë në Maqedoni, ku është takuar me avokatin mbrojtës Naser Raufi dhe avokatë tjerë të angazhuar në këtë rast, duke diskutuar për nevojat që i kanë

Ekspertë të më shumë sferave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të angazhohen në përgatitjen e mbrojtjes së shqiptarëve të arrestuar gjatë “konfliktit të Kumanovës”. Angazhimi i tyre do të bëhet përmes Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paralajmëron kryetari i kësaj Akademie, Skënder Kodra. Ai ka qëndruar disa ditë në Maqedoni, ku është takuar me avokatin mbrojtës Naser Raufi dhe avokatë tjerë të angazhuar në këtë rast, duke diskutuar për nevojat që i kanë.



“Kam ardhur të takohem me avokatët mbrojtës që të ju shpreh gatishmërinë për t’i ndihmuar me ekspertë juridikë, me ekspertë të kriminalistikës, unë si psikolog që punoj tani disa dekada. Do t’a ndihmojmë mbrojtjen me gjithçka që kanë nevojë, sepse rastin e Kumanovës nuk gjykohen vetëm ata që janë arrestuar”, deklaroi për “Lajm” profesori Skënder Kodra, i cili ka vizituar edhe banorët e Lagjes së Trimave që pësuan dëme.

Në takim ishte prezent edhe kryetari i IGFM-së për Maqedoni, Idriz Sinani.

“Është për t’u çmuar gatishmëria e shqiptarëve të Amerikës për të ndihmuar në këtë rast. Ata gjithmonë kanë ndihmuar shqiptarët kur kanë pasur nevojë prandaj nuk habitemi që edhe tani të parët kanë treguar gatishmëri të ndihmojnë për lirimin e të arrestuarve”, deklaroi Sinani.
Paralajmërimin për angazhim të ekspertëve amerikanë në mbrojtjen e të arrestuarve në rastin e Kumanovës e ka përshëndetur edhe Shaban Demiri, kryetar i këshillit të emergjencës të formuar pas aksionit policor në Lagjen e Trimave.

Ndryshe të martën (sot) prokuroria do të fillojë të marrë deklarata nga të arrestuarit në rastin e Kumanovës dhe me këtë formalisht do të fillojë procesi gjyqësor kundër të arrestuarve në “konfliktin e Kumanovës”. Marrja e deklaratave nga ana e prokurores do të fillojë të martën, te të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit. Avokatët janë ankuar për shkak se prokuroria deri tani nuk u ka afruar asnjë detal lidhur me përmbajtjen e aktakuzës me arsyetim se pa i grumbulluar deklaratat e të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është e mundur.

Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë.

Jo zyrtarisht, në këtë rast janë ngritur padi ndaj 33 personave.


******


AKADEMIK PROF.DR. SKENDER KODRA: JA MISIONI IM PËR KUMANOVËN

Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro – Amerikane (The Albanian American Academy of Sciences), Dr.Skender Kodra me iniciativë të agjencisë së lajmeve INA qëndroi për dy ditë në Kumanovë dhe Shkup, për të ofruar përkrahjen e tij për familjet e Lagjes së Trimave në Kumanovë, që përjetuan trauma dhe tmerrin në ngjarjet e 9 dhe 10 majit.

Dr.Kodra u prit nga drejtuesi i agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti, ku ishte realizuar edhe agjenda e takimeve dhe njohja e tij në terren me situatën pas ngjarjeve të 9 majit, por edhe vizita e avokatëve të të burgosurve të grupit të Kumanovës.

Me rastin e kësaj vizite zhvilluam edhe një intervistë me Dr.Skender Kodra.

Intervistoi: Ardian Mehmeti


skender kodra


I nderuar profesor, çka ju shtyri që të vini në Kumanovë, dhe cili është misioni juaj?

Jam shumë i nderuar që kam ardhur këtu. Nisma dhe përgaditja e kësaj vizite është realizuar nga Naser Pajaziti, i cili më pas ka koordinuar gjitha aktivitetet me organizatën për të drejtat e njeriut IGFM Idriz Sinanin dhe kryetarin e shtabit emergjent të Lagjes së Trimave Shaban Demiri. Jam informuar tërësisht me situatën dhe qëllimi im është që të përgaditet një raport i gjërë me gjitha detajet për ngjarjen e Kumanovës, sidomos për rastet e banorëve të traumatizuar dhe që kanë përjetuar rëndë ngjarjet e 9 majit, për rastin e të burgosurëve që gjenden në paraburgim dhe që ka dyshime dhe prova për tortura dhe keqtrajtime, si dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Ne në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e mi këtu në Maqedoni do të hartojmë një analizë të detajuar për tërë rastin, dhe më pas kjo çështje do të shqyrtohet nga ekspertë amerikan dhe bashkëpunëtorë të mi në SHBA. E tërë kjo dosje e Kumanovës do ti dorëzohet instancave më të larta ndërkombëtare, duke filluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, OKB dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Po cili do të jetë synimi juaj me këtë mision tuaj ?

Qëllimi ynë është që bashkëatdhetarët e mi të kenë trajtimin dhe përkujdesjen e veçantë, sepse ata kanë nevojë si kurrë më parë për trajtim postraumatik dhe kompensim. Kompensimi material asnjëherë nuk plotëson zbrastësirën dhe goditjen shpirtërore që kanë përjetuar këta banorë në Kumanovë, nga tmerri dhe operacioni i pakontrolluar policor që u zhvillua nga mëngjesi i 9 majit. Ne me listat e banorëve që kanë përjetuar rëndë ngjarjen do të drejtohemi në institucione shëndetësore dhe do të kërkojmë trajtimin e tyre të domosdoshëm, nevojën për rehabilitim të fëmijëve dhe projekte tjera. Ne kemi hasur se shteti nuk ka menduar aspak në këtë drejtim, përveç mjeteve materiale, që i erdhën me shumë vonesë banorëve të kësaj lagje. Problemi kryesor është se ky shtet duhet të merret me dëmet shpirtërore dhe problemet që kanë përjetuar ata, dhe jo me materializma.


skender kodra 2

Jeni takuar edhe me avokatët e të paraburgosurve për rastin e Kumanovës, ku bëjnë pjesë edhe shtetas të Kosovës. Cila ka qenë ideja e këtij takimi ?

Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë mbështetje familjeve të të paraburgosurve, por edhe avokatëve, përmes këshillave dhe logjistikës nga ana e ekspertëve dhe avokatëve amerikan. Për rastin e Kumanovës kemi zhvilluar disa takime në Nju Jork dhe Uashington, ku kam kërkuar mbështetje për të pasur një proces transparent. Prej tani do të jemi në koordinim me Forumin për të Drejtat e Njeriut IGFM dhe kryetarin e saj Idriz Sinanin si dhe këshillin emergjent të Lagjes së Trimave. Do të bëjmë çmos që të zbardhet e vërteta.


*****


Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni. Kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt.

Kështu tha presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, kur foli për situatën në Maqedoni. Ai tha se një konflikt ndëretnik do të ishte shkatërrimtar për Maqedoninë.

“Shqipëria e ka njohur e para Maqdoninë, ka mbështetur integrimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh ekzistencën e faktorit shqiptar si një faktor shtetformues. Shqipëria ka një politikë të jashmte te konsoliduar dhe kanë përkrahur angazhimet e saj në proceset euroatlantike”.

“Rasti i Kumanovës ku u tentua që problemet e lindura të identifikohen si një përplasje ndëretnike duke vendosur një dallim mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pra një tentative për ta profilizuar ishte i gabuar dhe ky ka qenë shqetësimi im, por edhe i ndërkombëtarëve. Çështjet e bashkëjetësës ndëretnike duhet të mbeten si një aset që duhet të ruhen. Kurse konflitet e fundit nuk mund të shpërbejnë për të kamufluar”.

“Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt. Ne nuk kemi informacione mbi pasojat që pati popullata civile. Kjo duhet të hetohet me hollësi dhe të bëjë publike çdo detaj të asaj ngjarje. Ne hetim të përfshihen edhe akterë ndërkombëtare. Autoritetet maqedonase kanë për detyrë të bëjën transparent situatën e personave që janë ndaluar, a ka civilë, si po trajtohen. Ai që ka kryer krime duhet të jetë përgjegjës”, tha Nishani.

Presidenti shqiptar tha se reagimi i Tiranës zyrtare lidhur me ngjarjet në Kumanovë ka qenë një reagim korrekt duke i mëshuar fort idesë së Marrëvëshjes së Ohirt. Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është qëndrim institucional dhe korrekt, edhe pse sipas tij, dikush është i interesuar për destabilizmin e Maqedonisë, që shtyjnë urat e përplasjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

FLORI BRUQI

Nga Kabil Bushati : DRITËHIJET E LUFTES SË KOPLIKUT

PENTAX Image

Shkak për shpërthimin e intervencionit ushtarak nga ana jugosllavëvet kunder krahinës së Shkodrës shërbeu një incident kufitar burim i të cilit ishte edhe poltika sërbomadhe e genocidit ndaj shqiptarëve. Shqiptarët detyroheshin të iknin nga tokat e tyre të aneksuara me 1913,duke braktisur çdo gjë,edhe vatrat e tyre familjare dhe të hidheshin në për të shpetuar nga përsekutimi çnjerëzor i sunduesve jugosllavë. Më 26 korrik 1920 shpertheu intervencioni luftarak që ne histori ka marrë emrin Lufta e Koplikut.


Në Shkodër egzistonte kjo panoramë poltike e krijuar nga Fuqite e Medha . Sado që francezët me prapamendim nuk e deklaruan kohën e zbrazjes së Shkodrës, kjo u konstatua me tërheqjen e fuqisë së vogël me qëndrim në Obot. Komiteti i Shkodrës, i ndodhur para kësaj gjëndjeje, dërgoi njerëz në Tiranë për t’u marrë vesh me qeverinë, që të merrte masat e nevojëshme për një rast të tillë, për të evituar hyrjen e malazezëve në Shkodër. Komiteti, kur pa tërheqjen e francezëve prej Obotit, fshehurazi, dërgoi Hamit Gjylbegun për të thirrë qeverinë e Tiranës për të marrë Shkodrën në dorëzim.
Niset Zogu në mars 1920, me Hoxhë Kadrinë, ministër i Drejtësisë, prej Tirane dhe vijnë në Bushat, ku priten nga anëtarët e Komitetit e së bashku vijnë në Bahçallëk. Francezët nuk deshën ta dorëzonin Shkodrën te shqiptarët, por Zogu me shokë, pasi i lanë fuqitë e armatosura në Bahçallëk, hynë në Shkodër, duke bërë një fakt të kryer. Shkodranët, të armatosur, janë gdhirë ndërkohë në pozitat kyçe, duke bërë roje për të evituar ndonjë sulm të papritur të malazezëve.

Francezët, më në fund, ikën dhe Shkodra u muar në dorëzim. U formua administrata (qeveria lokale) me dy prefekta, Sulçe Bushatin dhe Shuk Serreqin, me këshilltar Bajram Fejzinë dhe me një këshill administrativ prej 6 vetësh.Kronollogjia e kësaj lufte fillon atëhere kur Paria e Shkodrës me 11 mars (1920) dëboi gjeneralin francez (Bardi de Fortu ),për tratativat e tij të dyshimta me serbo-malazezët dhe merr në duar fatet e qytetit të Shkodrës ,me kryetar Bashkie zotni Musa Juken, si dhe merr bekimin e Qeverisë së Tiranës të kryesuar nga z.Sulejman Delvina (të dalur nga Kongresi i Lushnjës). Ushtria Sërbo-Kroato-Malazeze (nga mali i Taraboshit) do të sulmonte qytetin e Shkodrës , i cili kishte organizuar rezistencën.


Ja parathënia e fillimit të luftës.Revolta e parë e shqiptarëve të Hotit dhe të Grudës kundër dhunës së pushtuesve jugosllavë ndodhi më 26 korrik 1920. Filloi si një incident kufitar ndërmjet forcave malazeze dhe shqiptarëve.



Prefektura e Shkodrës ndërmori një operacion spastrimi në Kastrat. Mirpo në indicia të ketij rasti emigrantët nga Hoti e Gruda së bashku me forcat e xhandarmerisë shqiptare,nën komandën e Zef Serreqit,duke ndjekur bandat,kapercyen kufirin e sulmuan rojet kufitare jugosllave .

 “Në këtë luftë jam ndodhur në Shkodër. Kjo luftë u provokua nga Zef Serreqi, oficer i xhandërmarisë në Shkodër dhe nip i imzot Jak Serreqit, arqipeshkvit të Shkodrës. Zef Serreqi, për të zaptuar Hotin, Grudën dhe Tuzin sulmoi me xhandarët e tij,fuqitë jugosllave. Në këtë përpjekje u vra një aspirant shqiptar…” shkruan Sejf Vllamasi. Shkaktarë dhe provokatorë të kësaj revolte u bënë vetë rojat kufitare jugosllave në pikën e kalimit të fshatit Kastrat, të cilët veçuan nga rreshti i refugjatëve shqiptarë 80 burra dhe, pa asnjë shkak, i vranë në sy të prindërve, grave e fëmijëve të tyre.


Të revoltuar nga ky akt barbar, qindra hotjanë, grudas e kastratas dhe dy kompanitë e xhandar-mërisë kufitare shqiptare do t’u vërsuleshin vrasësve jugosllavë dhe do t’i ndiqnin deri në afërsitë e qytetit të Tuzit. Në përgjigje të këtij aksioni të guximshëm të shqiptarëve, shtat-madhoria e ushtrisë mbretërore jugosllave përgatiti tri batalione me ushtarë dhe tri kompani mercenarësh esadistë të komanduar nga kapot esaditë.
Pasi thyen qëndresën e dëshpëruar të dy kompanive dhe luftëtarëve të mbetur pa mbështetje e municion, pushtuesit jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tyre esadistë arritën në fshatin Vrakë, 8 km larg portave të qytetit të Shkodrës. Në qytet u dha alarmi. Siç pohohet nga dëshmitarët, pazari i Shkodrës u mbyll, çirakët, shegertët e qindra burra të tjerë iu drejtuan depove të armëve.

 Duke i zgjedhur vetë komandantët e tyre, vullnetarët qytetarë e fshatarë vrapuan në fushën e Shtojit, ku ishin rreshtuar për luftë 500 vullnetarë nga Postriba, një mijë luftëtarë nga Hoti e Gruda, Plava e Gucia, Kosova e Rrafshi i Dukagjinit etj.Ky ishte preludi i Luftës së Koplikut.

Lufta e Koplikut zyrtarisht do te fillonte me 27 korrik 1920 dhe do të përfundonte me 14 shkurt 1921. Kjo lufte do kishte “bekimin” e Qeverise shqiptare te dalur nga Kongresi historik i Lushnjës ,gjë që e benë këtë luftë mbrojtëse të parën të organizuar nga një Qeveri Kombëtare pas 441 viteve ,luftë e qëndrese popullore.Në ditet e para të muajit gusht ,pranë shtabit të mbrojtjes të vendosur në Çesme të Koplikut ,do të vinte me pajton për inspektim Ministri i Brëndshem Ahmet Zogu dhe patrioti i klasit parë Bajram Curri.

 Për Shkodrën nuk u caktua ndonjë prefekt.Zyrën e tij e mbajti Ministri i Punëve te Mbrendshme,
Ahmet Zogu,me emrim Guvernatori i Shkodrës. U caktuan dy nënprefektë,Sylço Bushati dhe Shuk Serreqi. Ndërsa si këshilltar ë lartë i Prefkturës u caktua Bajram Fevziu. Zogu në këtë rast veproi me shume maturi duke ruajtur barazinë dhe harmoninë në mes dy besimeve fetare.


Më 27 korrik,rreth tre batalione të ushtrisë jugosllave të ndjekur edhe nga mercenarët shqiptarë iu drejtuan Kastratit.Pas luftimesh të ashpra në kufi,ata mundën ta pushtojnë Kastratin,të ndihmuar edhe nga formacionet sërbe dhe të artilerisë të vendosur prej kohësh në Tarabosh.Këto luftime mbrenda tre katër orësh,kanë lënë ndërkaq sinjalet e kushtrimit në Shkodër e rrethina.

Qytetin e ka pushtuar gjallërinë e zakonshme dhe qindra vullnetarë u janë drejtuar me shpejtësi postave të xhandarmërisë,duke u armatosur.”Vullnetarët shqiptarë nga Shkodra e rrethinat ngarendin drejt fushës së Shtojit të gatshëm për t’u nisur sa më shpejt në front si dalëzotsa të Shqipërisë.4) Nga Malesia e Madhe gjejme ne menyre te perhershme emrat simbol te trojeve tona te Smajl Martinit e Baca Kurtit e Grudës , Çun Mulës , Ded Gjon Lulit , Nikoll Mirash Hasanit e Marash Ucit te Hotit, Sokol Mustaf Bajraktarit ,Meto Demes ,Abdyl Kurtit , Mem Shabanit , Istref Alise e Haxhi Metes te Koplikut , Mirash Muses e Ded Hysit te Trieshit , Fasli Gruemires ,Tafil Bishos e Ali Tahirit te Grizhes , Hajdar Hukes se Rrjollit , Mark Loshit te Recit ,Ujk Giles-Kelmend , Dod Preçit ,Zenel Shabanit e Gjel Vuksanit – Kastrat ,Marash Dashit e Tom Nikes-Shkrel ,Tak Elezit Lohe (e Poshtme ), Bec Tahirit (Bajraktar ) Buz-Ujit.

Kështu, më 1 gusht 1920, 2200 luftëtarë shqiptarë, të ndarë në tri kolona, nën komandën e kapitenëve Hamit Gjylbegu e Taip Shkodra, si dhe të prijësit popullor gjashtëdhjetëvjeçar Hasan Ferri nga Plava e Malit të Zi, u nisën në drejtim të Koplikut të Poshtëm, Çezmës dhe Koplikut të Sipërm. Banda muzikore e qytetit të Shkodrës e drejtuar nga mjeshtëri Frano Ndoja ishte ajo që në vitin 1920 i priu vullnetarëve që shkuan në luftën e Koplikut Lufta, që do të merrte emrin e Koplikut, tashmë kishte filluar. Pas një beteje të përgjakshme, forcat shqiptare i sprapsën trupat jugosllave dhe esadiste në vijën e frontit nga Përroi i Thatë deri në Koplikun e Siperm.
Image result for Lufta e Koplikut.
21 gushti i vitit 1920 kur forcat jugosllave,herët në agim nisën sulmet me artileri,kundrejt kufijve shqiptarë.Brenda disa orëve serbët dhe malazezët kaluan Qafën e Podgoricës dhe përmes marshimit të shpejtë në brinjët e malit të Veleçikut,mundën të dalin në malësitë e Shkrelit.Situata sa vjen dhe vështirësohet prandaj Ahmet Zogu i cili ndiqte nga afër çdo tentativ të jugosllavëve,dërgoi në Shkrel,një prej oficerëve më besnik të tij,Rexhep Shalën,në krye të 300 vullnetarëve të Shkodrës.


Image result for oso kuka


Duhet të shtojme në këto radhë se një pushkë e thjeshtë konvertohej në malësi me shtatë krenë dhi, pra malësori duhej të zbrazte vathën e bagëtive për të blerë një pushkë,se pa pushkë nuk luftohej.Por kjo forcë nuk mund të përballej dot me rreth 1000 trupa jugosllave të armatosur mirë dhe të ndihmuar nga artileria si dhe të furnizuar mirë me municion e ushqim.Në këtë mënyrë në datat 22 dhe 23 gusht forcat e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene zunë vijën në fshatin shqiptar; Kastrat,Shkrel,Koplik e Kelmend.
Image result for Lufta e Koplikut.
Në një dokument të muajit gusht tregohet se nga qyteti i Shkodrës kishin ardhur në frontin e luftes 459 vullnetarë ,dhe 130 xhandarë te komanduar nga Hasan Bushati ,ndërsa nga rrethinat kishte 313 vullnetarë që vinin nga Drishti ,Boksi , Suma ,Sheldia ,Shllaku,Temali ,Jubani e tjerë…. U krijuan tre bataljone me luftëtarë. Komandanta bataljonesh ishin Sylço Beg Bushati,Hamit Gjybegu dhe Taip Shkodra.Vullnetarëve të Shkodrës me rrethina u prinin: Shuk Gurakuqi ,Muharrem Kazazi,Zef Serreqi ,Hamza Kuçi ,Qamil Kadri Boksi ,Shaqir Omari,Dyl Grizha , Maliq Bushati , Maliq Sokoli , Nok Gjeloshi ,Rasim Gjyrezi, Cuf Kuçi, Man Hoti ,Dom Loro Caka , Xhemal Bushati,Abdyl Lluja, Pater Ciril Cani , Oso B.Kopliku,Ramo Halluni,Ahmet Bushati, Adem Haxhia e Can Osmani (Postribe) ,Vat Sokoli (Shale),Prekë Lula(Vuksani). Në ndihmë të luftetarëve të lirisë në Shkodër me datën 3 gusht u krijua Komiteti bamirës “Grueja Shqiptare “ me kryetare Shaqe Çobën, nënkryetare Age Koken, kryetare nderi Habibe Bekteshin ,sekretare Paulina Leken dhe arkëtare Albina Ashikun dhe anëtare ishin ndër të tjera bashkëshortja e Hoxhë Kadrisë, bashkëshortje Rauf Begut, bashkëshortja e Fahri Begut dhe Zina Ashiku,Çia Dajçi,Kushe Kadarja dhe Tina Gurakuqi etj. Gratë filluan të mbledhin ndihma dhe të i çonin në front. Ardhjen e këtij komiteti në frontin e luftës populli me ju këndon populli me fjalët:

” Krisi pushka në Prrua të thatë ;
Në Koplik kanë ardhur gratë…”

Të rinjtë shkodranë krijuan grupin e Çiklisteve-Korier,ku u dalluan Simon Rranxi ,Muhamet Haxhia ,Loro Nika ,Qazim Mesi ,Gasper Dabedaku,Kol Çuni e tjerë. Doktor Sadetini themeloi shoqatën “Hylli i Kuq” ,për të ndihmuar te plagosurit .Farmacisti Ndoc Ashiku ndihmoi shume me ilaçe dhe veshmbathje për të plagosurit. Musa Juka,kryebashkiak i Shkodrës dha një kontribut të çmuar për këtë luftë. Në Shkodrën e mbetur me 20.000 banore përditë mblidheshin ndihma për 4.000 luftetarët të ardhur nga Kosova dhe mbare Shqiperia.Çdo ditë nga Buna niseshin barka me ushqime,uje,
municione dhe ilaçe që shkarkonin në Grizhe dhe Dobre njëkohësisht niseshin edhe karroca me ndihma me rrugën toksore.
Image result for Lufta e Koplikut.
Nuk duhet harruar se në funksion të kësaj lufte dha një ndihmesë të madhe monetare edhe Xhelal Pashë Bushati,trashigimtari i fundit i Vezirëve Bushatli.Në borshurën e tij “Një pasuni e trashigueme” administratori ligjor i pronave të Vezirëvet të Shkodrës, Ymer Lutfija shkruan;”Asht për t’u përmend me lavd të madh ndihma atdhtare prej 10.000 Liretash it. qi i kushtoj per shpenzimet e Luftës së Koplikut në vj.1920 e po per kete qellim n’ate kohë,destinoj edhe kor.argj. 6.000 për të ble jamurdhekë ushtarve t’ushtris’ t’onë kombtare.” 5)Ymer Luftija në broshurën “Një pasuni e trashigueme” faqe 11.
Image result for Lufta e Koplikut.
Ndërsa foracat e Malësisë Madhe sipas katundeve përbëhej : 120 trupa nga Rapsha e Hotit , 103 trupa nga Traboinit (Hotit), 32 nga Gruda , 307 nga Kastrati , 148 nga Shkreli , 133 nga Rrjolli , 34 nga Buza e Ujit , 132 nga Lohja e Reçi , 76 nga Grizha , 50 nga Gruemira , 30 nga Kopliku *** , 98 nga Kopliku i Siperm –Bogiq –Polvar-Dobre e tjer . Sipas trashigimise gojore që është e shumtë dhe e besueshme, kishte shumë më shumë vullnetare te lirise sesa paraqet ky regjistrim zyrtarë…. Ketyre forcave mbrojtëse të Malësisë u prinin : Deli Meta , Luc Nishi e Zef Prel Martini–Hot , Gjok Dod Preçi , Zenel Shabani,Smajl Shabani, Gjelosh Gjoka , Gjeto Daka e Dedush Marashi –Kastrat , Zef Martin Ivezaj dhe Prek Ded Gjolaj-Grud , Vat Marashi (Vrith) e Kanto Marashi (Zagore)–Shkrel, Nuz Sokol Bajraktari ,Keq Sadik Balaj – Reç , Bajram Hyseni (Linaj) ,Bisho Abdyl Sulaj – Gruemire, Islam Hajdari (Lepurosh), Oso Met Beqiraj (Egç-Rrjoll) ,Selman Bajram Ramcaj (Gruemire-Çesme),Smajl Delia e Tom Ded Sina –Lohe Siperme, Tafil Bejtja e Qerim Zymeri Koplik Siperm ,Mustaf Bishi -Lohe e Poshtme etj.
Image result for oso kuka
Lufta e Koplikut zgjati plot 203,sakrifica dhe luftime trup me trup.Kaq të sigurtë ishin malazezët në fitore saqë qiten edhe këngën e tyre lakmitare:

“Ot Milote do Kotora
Sve je bijo Crno Gora…”

Që në shqip përkthehet:”Nga Miloti në Kotor,Gjithçka është Crno Gorë.

Në formacionet luftarake të “Luftës Koplikut” bënin pjesë edhe 300 luftëtarë vullnetarë nga Kosova , e Plavë-Gucia ,ky këtyre trimave u printe Hasan Feri ,(djali i patriotit famoz Jakup Feri). Në javët e para të gushtit erdhën në Shkodër edhe rreth 300 vullnetarë nga Kruja Shijaku, Durrësi ,Tirana ,të cilëve u prinin Abaz Kupi e Mustafa Merlika (Kruja).Në Shkodër qëndronin në mbrotje të qytetit e rrethinave qindra luftetarë të tjerë ,ku rreth 260 vullnetare vinin nga Kosova ,Hasi ,Kukesi , Tropoja e më gjerë…Në këto kohë Dukagjini ishte i tëri në kembë në mbrojtje të trojeve të veta nga invazionet e ushtrisë Sërbo-Malazeze…Edhe Lezha, Mirdita ,

 Puka e tjerë qëndronin në gatishmëri të mbrojtjes së trojeve shqiptare . Në ditët e para të gushtit një lajm i gezueshem kishte ardhur nga Vlora e cila me luftën e saj heroike kishte detyruar okupatoret italianë të dorzohen ,duke nënshkruar marrveshjen me Qeverin shqiptare me 2 gusht 1920 për zbrazjen e Vlorës nga ushtria italiane. Në këto kushte patriotët vlonjatë më 5 qershor 1920 filluan luftën kundër pushtuesve italianë,luftë e cila mbaroi më 2 gusht .

Një betejë e paharruar ka mbetur ajo e zhvilluar në lagjen Llazan (Koplik me 20 shtator 1920) ,ku trimi Zef Prel Martini luftoi heroikisht (edhe pse i plagosur) përballë një ushtrie të tërë sërbo-malazeze ,duke e berë shtëpin e thjeshtë të Lush Pep Smakajt ti ngjajnë Kulles famemadhe te “Oso Barotit “ në Vraninë … Heroi i Kushes së Hotit,Zef Prel Martini u “kap” tradhëtisht nga një major shqiptarë i cili i kishte thënë të dorzohej në besë të tij se do ta falnin e çonin për mjekim ne Podgoricë.
Image result for Lufta e Koplikut.
 Por nuk për çudi ndodhi kështu se majori ishte i “zene “ rob (shpirtërisht) për vehte nga qeveria e Kral Nikollës të Malit Zi. Zef Prel Martini, trimi legjendar nga Kushja i cili edhe pse i plagosur arriti të shpaguajë veten duke vrarë një oficer e katër ushtarë armiq malazez, ku së fundi ishte ngujuar në një shtëpi të fisit Smakaj në Koplik ku për ta kapur serbo-malazezët përdorin dredhinë. Ushtarët “serbo-malazez” i premtojnë, japin besën se po të dorëzohej do t’i falej jeta. Kështu që Zefi u dorëzua por nuk kaloi shumë rrugë dhe në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, atë e torturuan e në fund e vranë robin e luftës në “besë”, dëshmorin shqiptar Zef Prelë Martini.

, Ndaj trimin Zef Prel Martini ,ushtarët malazez e pushkatojne në Badra të Mehajve të Koplikut (afërsisht ku ka sot memorialin).Rapsodi malesor e përjetësoi me kenge:

“Ai Zef Prela ish kenë drague
N’at Koplik ish kenë rrethue,
E kanë rrethue e bukur shtini,
Bani lufte si Zek Jakini…”

Beteja që “firmosi” disfatën e turpshme të sërbo-malazezëvet pa dyshim që ishte ajo që u zhvillua në “Badra” të Koplikut.Aty spikati trimëria shkodrane dhe vetmohimi malsor që të gërshetuara të dyja bashkë e shndrruan ëëtë luftë në epope te pa harruar që tejkaloi kufijtë e legjendës.Fronti i luftimeve ishte i gjërë, nga Buza e Ujit deri ne Marshej,ku u përdor edhe artileria.Topat sërbo-malazezo-kroat ishin vendosë në njerën faqe të Prroit të Thatë dhe qellonin në shenjë kundër forcave shkodranë duke ua nderperë yryshin dhe duke i penguar përparimin e mëtejshëm.Edhe ketu spikati trimeria e Bajraktarit të Hotit Deli Meta,i cili me të vllain dhe disa hotjanë iu afrua natën baterise së artilerisë,eleminoi rojet dhe I rrembeu të tërë topat.Mirpo edhe këtu i doli një problem Bajraktarit të Hotit;”mirë që topat i mora…por a din kush me i përdorë?”.
Image result for Lufta e Koplikut.
Edhe me këtë rast e ndihmoi fati Bajraktarin Deli Meta,doli një luftëtar nga çeta e Shkrelit që kishte shërbyer si artilijer në ushtri dhe i vuri në përdorim baterinë e vogel të topave.Trimeria e Del Metës kujtohet në këngë edhe sot e kësaj dite:

“Deli Meta po viket:
“Yryç djelm,bani gajret,
Sa t’na kenë rrypat fishekë,
Sot asht dita e dum me dekë”.
Deli Meta u çue ne kamë,
Luftë po ban me kta hotjanë…

Forcat shkodrane e morën para armikun nga Sukat e Dobrës,në Koplik dhe në zallin e Badravet pati disa orë luftime ku forcat serbo-malazeze lanë në fushë-betejë 5-600 të vrare dhe ikën nga sytë këmbet.Nuk iu ra ndër mënd as për të tërhequr kufomat e të rënëvet,por ua lanë aty sorrave e korbavet. Luftëtarët shkodranë e ndoqën armikun deri në Prrua të Thatë ku u zhvilluan luftime sporadike. Të nesermen luftimet vazhduan përsëri deri në Suka të Moksetit derisa u dëbuan përtej kufirit..
Image result for Lufta e Koplikut.
Ketu shkelqeu heroizmi i jashtzakonshëm dhe mendimi ushtarak intuitiv i Prekë Calit, mbetet shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis burrave.Prekë Cali së bashku me Hamëz Kuçin,Hamid Gjylbegun,Dodë Nikollën etj,kanë luftuar për ditë e netë të tëra në frontin më të vështirë duke u përleshur me forcat pushtuese jugosllave.Në këto beteja Prekë Cali njihet nga afër edhe me trimërinë dhe guximin e Ahmet Zogut,asaj kohe Ministër i Punëve të Brendshme,i cili gjithashtu në krye të trupave qeveritare,mbrojti territoret shqiptare,duke i treguar Beogradit se tanimë shteti shqiptar po konsolidohej dhe ai asesi nuk mund të pranonte intervenime ushtarake të tillë. Ahmet Zogu e falenderon Prekë Calin për trimërinë e treguar në këto luftime duke kërkuar më tej edhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me ushtrinë dhe shtetin shqiptar

Desha të shkruaj dy radhë edhe për të rënët sërbo-kroato-malazes në Badra të Koplikut,se nuk ishin pak por 500-600 të vrarë për të cilët heshtet edhe sot në dy anet e kufirit dhe nuk të japin një shifër reale. As ne Shkodër as ne Kotorr nuk te japin një shifër zyrtare për të vrarët, siç duket dy palët kanë rënë dakort për të heshur. Ata,në pa mundësi për t’u varrosë,u mblodhën grumbuj-grumbuj (gomilë siç thojnë malsorët),u sperkatën me vajgurit dhe u dogjën (si kinezë).

. Gjatë luftimeve, kosovarët e kishim pozicionin në kodrën që quhej Kodra e Bajraktarit. Ishin 300-400 vetë. Me kosovarët ishin edhe 200 kruetanë. Shtojmë se Kodra e Bajraktarit është dominante në Koplik, ndanë saj kishte dhe një pyll(prozhëm) të dëndur. Kush mbante atë kodër kishte në shuplakë të dorës tërë fushën e Koplikut dhe Buzë Ujit, se ishte pikë strategjike.

Kjo luftë i tregoi Europës dhe Konferencës se Parisit se Shqipëria kishte aftësi luftë bërëse dhe vetkuptohet se kishte edhe aftesi shtetformuese.Por ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është fakti se qysh me Luftën e Koplikut më 1920,Shkodra dhe Malësia e saj nuk u sulmuan më nga jugosllavët.Bile as në vitin 1999 kur sërbët u futën në Tropojë,Kukës,Has dhe Peshkopi,bile minosen në thellësi të kufirit sipërfaqe të tëra që as sot nuk jan çminuar plotësisht,në kufi me Shkodrën sërbet erdhën deri në Hanin e Hotit,qëndruan aty të stacionuar,por nuk guxuan të shkelin asnjë gjysëm hapi kufirin tonë.Patjetër që nga Lufta e Koplikut kanë kujtime të hidhura,sepse Kopliku ua dogji bythët sërbo-malazezevet agresor.

Po përmendim disa burra koplikas të njohur që kontribuan me armë në dore për ketë luftë Kadri Selmani,Cuf Brahimi ,Dylo Meti, Zeqir Hoti , Bel Cufaj , Nikoll Zefi , Brahim Sejdja ,Dik Laçi ,Hajdar Meta , Beqir Curri , Cul Istrefi , Sejdi Fili , Hajdar Curri , Musa Selimi, Bajram Rexha , Hajdar Duli , Zek Zeneli,Sylo Haxhia , Beqir Zeneli ,Ramadan Sejdja,Çun Zeqiri, Abdyl Bajraktari, Cuf Rexhepi ,Elez Ujka,Prekë Zefi dhe Fran Rroku i cili ishte edhe kryeplak i Koplikut në ato vite. etj , të cilët u bënë legjenda e luftës së Badrave të Koplikut.Legjendë që zuri faqet e para të gazetave të Europës.Lidhur me këtë kishte njerëez të mirë akoma që mendonin për Shqiperinë dhe Shkodrën.


****

PËRSE NUK KREMTOHET

 “LUFTA E KOPLIKUT”?

Mirenjohja nuk njeh kufij ndërshtetrorë edhe ato që janë përtej detit. Mjafton të përmendim këtu një rast tipik të një poeti italjan të njohur.Poeti italjan D’Annuzio kishte premtuar para dhe armë dhe hollësitë ishin diskutuar me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin. Brenda Kosovës lëvizja do të përqendrohej rreth rebelit legjendar Azem Bejtja nga Galica. Dhe me të vërtetë, D’Annuncio dërgoi dy torpediniera me armë dhe material luftarak në Shëngjin, të cilat do të merreshin në dorëzim nga koloneli kosovar Dervish Mitrovica.


Por kur piroskafët apo torpedinierët e ngarkuar arritën në Durrës, kryeministri Sulejman Delvina urdhëroi që ngarkesa e rrezikshme të kthehej andej nga kishte ardhur. Politikani Sejfi Vllamasi, dëshmitar okular në takimet e për-faqësuesit të Qeverisë së Tiranës Ahmet bej Zogolli, ministër i Punëve të Brendshme dhe prefekt i komanduar i qarkut të Shkodrës, me përfaqësuesit e Mbretërisë së Jugosllavisë, dëshmon:
Sejfi Vllamasi shkruan:”Zogu menjëherë prej Shkodres vjen në Tiranë dhe, së bashku me kryeministrin, vendosin e na nisën Xhemal Naipin e mua, natën, për në Shkodër me 20.000 fr. ari me vete për prefekturën, me mision të provokonim çdo masë paqësore ose ushtarake për të evituar me çdo kusht shkarkimin e armëve nga vapori që kishte ardhur prej Durrësit në Shën Gjin, pasi fuqitë jugosllave ishin përqendruar në grykën e Bunës, gati për të okupuar Shëngjinin, në rast të shkarkimit të armëve.


Ne, qysh atë natë, erdhëm në Shkodër dhe, në orët e vona u takuam me Bajram Currin për ta bindur atë, pasi ishte më i arsyeshëm se të tjerët. E diskutuam çështjen nga çdo pikëpamje, por nuk mundëm ta bindnim Currin, pasi influencohej prej Bedri Pejanit, që ishte në favor të shkarkimit të armëve. Atëherë shkuam po atë natë në prefekturë, ku na prisnin ndihmësprefekti Sulçe Bushati me komandantin e xhandarmërisë Malo Bushatin për të marrë vesh përfundimin e bisedimeve. Pasi të gjitha përpjekjet me anë bisedimesh dështuan, u vendos për masa ushtarake. Malo(Melgusha) Bushati dërgoi në Shëngjin një fuqi xhandarësh nën komandën e kapiten Hasan Bushatit për të ndaluar me forcë shkarkimin e armëve.” 5)
Fakti që kufijtë e Shqipërisë, në vend që të ndiqnin linjën etnike, ishin produkt i problemeve gjeopolitike, e bënte të qartë se shqiptarët, të dëshiruar për rishikimin e kufijve, do të luanin një rol shumë të rëndësishëm në luftën politike, thotë studiuesi kanadez Robert Austin.

Image result for Bedri Pejani

Më 1912, trojet ku shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë (trungu etnik), kishin një sipërfaqe prej gati 52.000 km katrorë, me rreth 1.550.000 banorë, nga të cilët afërsisht 1.335 mijë shqiptarë. Kufijtë politikë të caktuar në Londër më 1913, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha, kishin lënë brenda trungut etnik shqiptar rreth 28.000 km2, me një popullsi prej 740.000 banorësh; pjesa tjetër e trojeve shqiptare prej rreth 24.000 km2, me 595 mijë shqiptarë, iu aneksua mbretërive të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi. Trojet e aneksuara nga mbretëritë fqinje përfaqësonin krahinat bujqësore më pjellore dhe zinin sipërfaqen më të madhe agrare të trojeve shqiptare. Me këtë gjymtim territorial u ndërpre procesi ekonomik i shkrirjes së trojeve shqiptare në një treg të brendshëm kombëtar; brenda kufijve të Shqipërisë mbetën viset malore dhe ultësira perëndimore, kryesisht zonë moçalore. Në të vërtetë, problemi i kufijve dhe mënyra e përcaktimit të tyre “ka qenë shkaku i lindjes së irredentizmit shqiptar”, thotë historiani Xhorxh Kastelan.
Përkujtimi i kësaj lufte mbrojtëse (si dhe të tjerave) që kanë sjellur lumenjë gjaku e dete mjerimi ,nuk kanë per qellim të nxisin urrejtjen me fqinjet sot as mot ,nuk kanë si qëllim të nxisin ndasitë mes kombeve, por të tregojnë realitetet reale dhe se si keto realitete nuk duhet të përseriten më mes nesh në forma e trajta të tjera më të kamufluara.Luftrat nuk na çojnë asgjekundi,veçse prodhojnë vrasje të pafundme njerëzore.

Babai im,që kishte ardhë vullnetarë nga Shkodra nga lagjja Dudas, pati si trofe nga kjo lufte një gjë shumë simbolike,një pushkë jugosllave.Këtë gjë ma ka konfirmuar 50 vite më vonë plaku nga Polvari i Koplikut, Met Saiti. Kaq solli në shtëpi nga kjo luftë e gjatë 7-mujore,dhëmb për dhëmb e gjak për gjak me sërbët,duke levizuar me këmbë së bashku më shokët vullnetarë shkodranë,zall më zall,mal më mal e kodër më kodër në trevën e Koplikut. Plagë nuk mori,ndonëse shumë herë vuri kokën e tij në rrezik,por kështu deshi fati që të kthehej i pa prekur nga plumbat.Asnjë mirënjohje nuk pati as për babanë as për shokët e tij qytetarë,malësorë të ardhur nga të tëra trevat shqiptare që qëndruan me trimëri të radhë për shtatë muaj rresht nga Hoti,Kastarati,Shkreli, Kopliku,Grizhja,Vraka. Vërtetë të bën përshtypje një gjë se si u anashkalua kjo epope dhe e mbuloi heshtja. Lufta e Koplikut,me ato veprime taktike luftarake,ku shkelqeu edhe një here si feniksi zgjuarsia dhe trimeria e prijësve popullorë në tërë linearitetin e tyre,do të mbetet në fondin e artë të përpjekjeve shqiptare për ruajtjen e kufijve të tyre,kundër shovinizmit sërbomadh.

Por në dritëhijet e historiografisë komuniste në Shqipëri, Lufta e Koplikut u mënjanua fare dhe pothuajse u harrua. Për turp të kësaj historiografie edhe në dy tre raste të përmendura, flitet për ushtarë anonim dhe nuk përmenden ata kapitenë dhe udhehqësa popullorë që bënë këtë epope,perfshi edhe Ministrin e Brendshëm të Qeverisë Shqiptare Ahmet Zogun. Sulço Beg Bushati, pasi u arrestua nga rregjimi komunist dhe pas disa kohësh u pushkatua, si “shperblim “ për Luftën e Koplikut. Hamid Gjylbegu oficer me Akademi Ushatarake të kryer në Stamboll dhe Akademi Shtatmadhorie të kryer në Berlin, u internua nga komunistët dhe shkoi për të tha Kënetën e Maliqit,ku dhe ju vra djali i vetëm Virtyti. Hamiti është i vetmi njeri që nuk votoi kurrë për komunizmin dhe nuk futi dritat eletrike të shtetit komunist asnjëherë në shtëpi të tij. Është një rast unikal në tërë Europën Lindore. Por edhe ky vdiq i harruar nga regjimi, pa pension dhe pa drita elektrike në shtëpi dhe në mjerim të plotë.Edhe fati i Hamëz Kuçit ishte i hidhur.Me shtypjen e Kryengritjes Antikomuniste të Postribës arrestohet dhe burgoset në burgun e Burrelit.Djali i tij Jahus u arratis ne Jogosllavi përmes Liqenit të Shkodrës dhe tentoi te hidhej në Shqiperi me “bandën” e Xheudet Mustafës.Shumica e atyre zotrijvet që përmenda mësipër si vullnetarë nga qyteti apo fshatrat provuan burgjet komuniste,persekucionin e skajshëm ose u shpallën kulakë. Asnjeri nga pushteti nuk ua dijti për nder luftën në mbrojtje të Shkodrës dhe Shqiperisë. Asnjeri nga luftetarët e kësaj lufte nuk mori së paku një fletë-lavdrim,dekoratë,pension suplemntar lufte.Kam parasysh babain tim i cili ofshante nëpër shtëpi duke mallkuar regjimin diktatorial që nuk iu njohu asnjë të drejtë minimale. Me duket ishte brezi që vdiq pa iu njohtur meritat e luftës heroike,pa marrë respektet që u takonin pa marrë asnjë mirënjohje.

Nuk duhet të harrojmë për asnji cast se Lufta e Koplikut është zhvilluar pothuajse paralel me atë të Vlorës. Lufta e Koplikut zgjati 7 muaj ndersa lufta e Vlorës 2 muaj.E para lihet tërësisht në errësirë,ndërsa e dyta ndricohet komplet.Historia komuniste e shpalli Luftën e Koplikut non grata dhe ja mbylli çdo dritë,ndërsa Luftës së Vlorës ia hapi dritat jeshile duke e potencuar gjer në majet më të larta. Historianet vlonjate me bujë përmendin, ndërthurin dhe vënë në një veprimtari intensive historike 696 emra personash dhe personalitetesh, kryesisht nga Labëria.

Po përse lufta e Koplikut u la në errësirë,në heshtje të plotë? Aresyeja e pare.Sepse Enver Hoxha dhe drejtuesit e rrethit të Koplikut si Rebani Shehu,Ago Dino dhe të qarkut Shkodër si Mëhill Doçi,Sule Baholli,Pjetër Kosta,Prokop Murra etj, që fusnin hundët gjithkund,kujtonin se atë luftë e kishte drejtuar Ahmet Zogu. Arësyeja e dytë.Sepse nuk donte të prishej me jugosllavet.Le ti analizojnë të dyja.E para.Ahmet Zogu,në atë periudhë Ministër i Brendshëm i Shqiperisë nuk e ka drejtuar luftën,por e ka inspektuar disa here,sepse i takonte si ministër i linjës që ishte.Ai vinte në Çesme të Koplikut (3 km. pa hy në Koplik) me pajton,inspektonte dhe shkonte pas disa orësh në Shkodër e pastaj në Tiranë. Nuk mund të jesh komandant i përgjithshëm me korespondecë.Pra në atë luftë komandantë ishin të tjerë,ata që përmëndëm më sipër.

Image result for ENVER HOXHA DHE TITO
Dihen nga të gjithë flirtet e Enver Hoxhes me Titon.Te dy së bashku synonin për të bërë Jugosllavinë e Madhe,e në këtë kuadër në tryezë të bisedimeve ishte shndrrimi i Shqiperisë në “Republikë të Shtatë”.Propaganda e djallëzuar komuniste paraqiste shqiptarët dhe jugosllavet si dy popuj vëllezër.Kështu që Lufta e Koplikut u harrua dhe u la në Kalendat Greke.Ndërsa kjo luftë po harrohej ne sytë e shqipitarvet,një tjetër luftë po glorifikohej,ajo e Vlorës.

Lufta e Vlorës që zgjati tre herë më pak se ajo e Koplikut po maksimalizohej dhe potencohej në sytë e shqiptarëve dhe po bëhëj sa lufta e Trojës. ”Herojt” e Vlorës nuk i zinin muzeumet,dhe ndërtoheshin përditë të reja në qytete,kryeqytet e fshatra.Ishte epoka kur kishte superprodhim muzeumesh.Të gjithë vlonjatët ishin heroj dhe heroina.Të gjithë duhet të shkonin në shkolla të larta jashtë shtetit,dhe mundësisht në shkolla ushatarake.


Arriti puna sa nga një fshat i vogël si Tragjasi të gradoheshin tre gjeneralë.Vlora po gjeneralizohej.U dekoruan me qindra vetë për Luftën e Vlorës.Të gjithë luftëtarët e Labërisë duhet të merrnin dekorata,shpërblime në pensione lufte ose suplemente mbi pensionet e punës.Dhe i morën duke krijuar për vehte privilegje ekonomike dhe politike.Një trajtim dhe privilegj i pa parë ekonomiko-politik iu krijua Labërisë.


Le të shpjegohemi qartë. Nuk kam asgjë të keqe me vlonjatët,pasi ata janë njerëz trima ashtu sit ë gjithë shqiptarët. Bile të them të drejtën, kam me dhjetra shoke e miq nga ky qytet me të cilët kam mardhënie të mira edhe sot e kësaj dite.Vlonjatët janë njerëz të mirë dhe e duan Shqiperinë. Por e kam me rregjimin e at’hershëm dictatorial, i cili potencoi Vlorën në kurriz të qyteteve të tjerë duke lënë në harresë me mijra bij e bija shqiptare.A thue se këta bij e bija shqiptarësh ishin jetim dhe nuk u duhej përmendur emri,për të vetmen aresye se ishin veriore?!

Titistët.jpg
http://wiki.eanswers.com/sq/Titist%C3%ABt?ext=t&cid=5062


Në vitet tetëdhjetë, u desh dalja në treg e librit “Titistët” të Enver Hoxhës që “Perënditë e Olimpit” të kujtoheshin për Luftën e Koplikut. Me sa duket Titoja kish nxjerrë kunjin me Enverin plot dyzetë vjetë më radhë,dhe këtë “kunj” Perandori yne arriti ta kuptojë pas gati gjysëm shekulli,atëhere kur i dogji. Nuk duhet të harrojmë se Enveri vuante shume nga kompleksi i inferioritetit dhe nuk mund të dilte haptazi se Jugosllavinë e kish mundur në mënyrë të turpshme Shkodra me Malsinë e Madhe.



Agjencioni Floripress

floripress.blogspot.co.at/?view=classic
Translate this page
640 × 542 - Ketyre forcave mbrojtëse të Malësisë u prinin : Deli Meta , Luc Nishi e Zef Prel Martini–Hot , Gjok Dod Preçi , Zenel Shabani,Smajl Shabani, Gjelosh Gjoka .


Në Koplik u bë një memorial kushtuar kësaj lufte,u riparua Varri i Hotit(Zef Prel Martinit) dhe u lejua të futeshin në muzetë e fshatrave foto dhe shifra nga kjo epope e lavdishme.U dërgua ndonji dëshmi për pjesmarrje në këtë luftë.U angazhuan të gjitha drejtoritë e shkollave.U deshën plot gjashtëdhjetë e ca vjet që Lufta e Koplikut të arrinte të futej në muze.Por kjo ishte tepër e paktë…një njohje me pikatore. Statukuoja e pensioneve mbeti përsëri ajo e para,asnjeri nuk mori pension,shtesë mbi pensionin apo dekorata e tituj nderi.Asnje pjesmarrës i asaj lufte nuk i mori makare dy gisht letër si dëshmi,pa le të flasësh për pensione dhe dekorata. Ato ishin tabu.
 Çdo gjë u krye në heshtje të plotë,si ritual mortor,pa asnjë solemnitet,për t’i hedhë hi syve popullit. Në vend që rrethi i Shkodrës dhe mbarë Shqipëria të festonte Luftën e Koplikut në mënyrën më madhështore dhe solemne të mundshme,ai feston dhe vazhdon të festojë me pompë Luftën e Reçit. Kjo luftë akoma dhe sot e kësaj dite nuk dihet shkaku përse u bë,gjithsejcili pjesmarres veteran i kësaj lufte e shtjellonte atë sipas orekseve dhe interesave interesave të tij të çastit dhe asnjeri nuk e tregonte dy herë njësoj.


Ka dyshime se kjo luftë u bë pas kapitullimit të Italisë.Një luftë që ka ka ca shtëpia të djegura dhe që zgjati vetëm dy ditë. Ka vetëm një dëshmore Gjyl Bejtja,ndërsa Lufta e Koplikut ka me dhjetra të vrarë . Vetëm në vitin 1967,viti kur u inaugurua elektrifikimi, ku mori pjesë edhe Enver Hoxha,kjo festë kishte 150 mijë pjesmarrës nga Shkodra,Mbi Shkodra dhe Nën Shkodra.

Mjafton të përmendim se në këtë festë erdhën e kooperativistë nga Kelmendi e Shllaku i larget dhe nga rrethi i Lezhes.(A thua se zhvillohej ndeshja e futbollit me Brazilit dhe Spanjës që janë të mbushura me tifozë të shumtë).


I rezervoj vehtes të drejtën që të shtroj pyetjen divergente.Përse as sot e kësaj dite nuk kremtohetDita Perkujtimore e Luftës së Koplikut me madheshti e solemnitet.Perse vijon te festohet Dita e Luftës së Reçit akoma edhe sot,festë që vetëm e ndanë popullin ne dy kahje kundershtare dhe shpesh behet objekt talljesh. Kremtimi i Luftës së Koplikut në menyrën më dinjitoze nuk do të bente asgjë tjetër përveçse do ta bashkonte popullin dhe nuk do ta ndante në demokratë e socialista.Jemi shqiptarë dhe bashkimi na duhet si një gjë e shenjtë.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...