2018-12-31

nga Flori Bruqi : A duhet apo jo të festohet Viti i Ri ?!



Rezultate imazhesh për urime viti i ri 2019

Komuna e Prishtinës edhe këtë vit e vazhdoi traditën e organizimit të pritjes së vitit të ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, traditë kjo e cila do të tubojë edhe 6 orë  shumë qytetarë.




Shkrimtari i mirënjohur Naim Kelmendi  i uroi Vitin e ri 2019  të gjithëve dhe tha se pret që të ketë më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzimit.


“Së pari urime gjithë njerëzimit, kudo anembanë botës urimi viti i ri 2019 dhe pres çdo të mirë në jetë, uroj që të ketë paqe, harmoni, dashuri, mirëqenie sociale, të prosperojë njerëzimi dhe çdo të mirë në jetë i dëshiroj gjithkujt”, tha Naim Kelmendi për Floripress.

Ndërsa, avokati i njohur Prishtinas Nusret Mjeku , tha se pret që të ketë më shumë shëndet, barazi dhe paqe mes njerëzve, si dhe vend punime dhe humanitet.

Nusret Mjeku : Shëndet, barazi, paqe

“Shëndet, barazi, paqe. Punësim më shumë, të varfërve me ju ndihmuar, drejtësi”, tha Mjeku.

Ari Bruqi, tha për "Floripress"  se gjëja e vetme që dëshiron për vitin e ri 2019, është që të ketë më shumë shëndet, më pas të gjitha arrihen.

Bruqi: Shëndeti mbi të gjitha

“Ishalla veç e kena shëndetin, e tjerat vijnë krejt”, tha Bruqi.

Qytetari nga Peja Afrim Haxhnikaj , tha se gjatë vitit të ri pret më shumë gjëra të mira, si dhe tejkalimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët.

Haxhnikaj : Presim gjëra më të mira

“Presim gjana ma të mira se viti i shkuar. Problemet që janë tash për tash me rininë edhe me krejt, problemet që janë t’u ndodh në shtetin tonë, po shpresojmë që kanë me ndryshuar edhe që kanë me qenë shumë ma mirë”, tha Haxhnikaj.

Mr.sc.Prof.Ekrem Rudari edhe pse skeptikë, tha që pret diçka më të mirë ndoshta, të bëhet më shumë për rininë dhe popullin në përgjithësi.

Rudari: Diçka ma mirë

“Diçka ma mirë ndoshta. Diçka ma mirë për Kosovën mu bë për popull, për rininë”, tha Prof.Rudari  për Floripress.

Ndërsa, B.N i pyetur se çka pret nga viti 2019 u shpreh duke thënë se, pret që të bëhet më mirë, mirëpo sipas sajë gjithçka varet nga zyrtarët, andaj edhe duhet të punojnë më shumë që të bëhet liberalizimi i vizave, sepse jemi në mjerim të madh.

B.N: Presim mu bo ma mirë

“Presim më u  bërë  më mirë. Varet prej zyrtarëve tonë atje, me pas populli punë. Pres zyrtarët tanë me punuar më shumë, mu bërë liberalizimi i vizave për këtë popull edhe tjetër nuk di çka me thënë unë, se jena me një mjerim shumë të madh, por populli e rinia e jonë nuk është t’u e pa atë, kaq tjetër s’po di”, tha B.N.

Fillon Viti 2019 në Kosovë

Ka filluar Viti 2019 në Kosovë, ku për dallim nga vitet tjera, këtë vit në Prishtinë fishekzjarrët u ndezën në minutat e fundit të Vitit 20186.

Shumë qytetarë edhe kësaj here kanë ndalur për ta pritur Vitin e Ri 2019 në sheshet e Prishtinës.




Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. 


Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Belgjikë: Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil: Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë: Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani: Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni: Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi: Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë: Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët.



*****

Lidhur me festimin e festës së Vitit të Ri, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Podujevë, dhe dy imamët e Poujevës, Imri Llugaliu dhe Idriz Bilalli, kanë dhënë mendime të ndryshime.

 Derisa kryetari i BIK-ut në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se gjithçka që lejohet gjatë vitit, lejohet edhe në fund të vitit, Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu, ka thënë se festa e Vitit të Ri nuk është festë e muslimanëve dhe s’kemi pse t’i festojmë festat e të tjerëve. Ndërsa, Imami i xhamisë “Met Podujeva”, Idriz Bilalli, ka thënë se nuk mund të themi që është haram, sepse harami është diçka e ndaluar rreptësisht.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë për Llapi.info se në Kur’an nuk ka asnjë argument që e ndalon festimin e Vitit të Ri.

“Nuk kemi asnjë argument nga Kur’ani që e ndalon një gjë të tillë. Kemi vetëm mendime të disa të ashtuquajturëve përfaqësues të Islamit që po duan të bëjnë emër. Të thuash diçka haram me mendimin tëndë duke mos pasur për bazë asnjë ajet Kuranor apo thënie profetike është ahmaki”, ka thënë Bekim Jashari.

Ai ka shtuar se gjithçka që lejohet gjatë vitit, lejohet edhe në fund të vitit dhe se nuk ka njeri, qoftë edhe hoxhë që ka të drejtë të përzihet në çështjet e qytetarëve.

“Çdo ndjenjë që shoqërohet me alkool është e ndaluar, kurse çdo ndenjë që ka shpenzime të tepërta është e qortuar. Njeriu e ka të drejtën e përzgjedhjes dhe veprimit të tij në familje ashtu si ai dëshiron. Nuk ka njeri, qoftë edhe hoxhë që ka të drejtë të përzihet në çështje të qytetarëve”, ka shtuar Jashari.

Se nuk ka ndonjë ajet në Kur’an ka thënë edhe Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu. Por, sipas tij, jo gjithçka është e përfshirë në Kur’an dhe nuk kemi nevojë të i festojmë festat e të tjerëve.

“Çka me festue, me festu Lindjen e Krishtit që është festë krishtere..Nuk kemi nevojë dhe as nuk duhet me i festu festat e feve tjera. Festat sipas islamit janë të përcaktuara. Ne sipas Kur’anit dhe synetit i kemi festat tona, e kemi Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin. Pasi festa e Vitit të Ri nuk është festë islame, ne nuk duhet ta festojmë, sepse asnjë besimtarë i feve tjera nuk po na i feston festat tona, pse me i festu na festat e tyne”, ka thënë Imri Llugaliu .

“Nuk përfshihet çdo gjë në Kur’an. As droga, as duhani as shumë gjëra nuk përmenden në Kur’an. Është një hadith që transmeton Davudi, se kush i përngjanë një populli është prej tyre, thotë Muhamedi a.s . Është çështja në bindje dhe në tradita fetare. Ne nuk guzojmë më i përngja popujve tjerë as në tradita as në besime”, ka shtuar Llugaliu.

Ai ka thënë se ndalesa dhe urdhërsa është ekskluzivitet i Zotit dhe se prijësit fetar nuk guxojnë me ja ba haram ose hallall, sepse mes haramit dhe hallallit ka dispozita tjera.

Llugaliu ka përmendur faktin se elementet e festës së Vitit të Ri nuk janë elemente të fesë islame.

“Babadimri është importuar nga grekët e vjetër dhe bredhi nga paganizimi. Nuk kanë të bëjnë aspak me fenë islame. Do ta kenë përgjegjesinë ata prindër që fusin bredha dhe elemente tjera të feve të tjera në shtëpi, sepse e fusin ndjenjën tek fëmijët e tyre që edhe ata të fusin këto elemente në shtëpi dikur”, ka thënë Llugaliu.

Ndërsa, Imami i xhamisë “Met Podjeva”, Idriz Bilalli, ka thënë se Viti i Ri nuk ka të bëjë me vlera fetare dhe është një e drejtë e individëve për të festuar edhe nëse ata janë muslimanë.

“Nuk mund të them që është haram nëse sante në familjet tona nuk përdoret alkooli, sepse për me than diçka haram është e ndaluar rreptsisht dhe në Kur’an nuk kemi diçka që e ndalon”, ka thënë Bilalli për Llapi.info, duke e konsideruar festën e Vitit të Ri se një përmbyllje e vitit kalendarik.

“Nuk e mendoj se ka diçka të keqe, sepse dikush mund të ketë arritur ndonjë sukses gjatë vitit dhe ka arsye për me e festue. Ne e kemi vitin e ri të muslimanëve dhe e festojmë. Vitin e Ri e kanë edhe kinezët. Mirëpo, në këtë pjesë të globit neve po na imponohet”, ka shtuar Bilalli.

Ai ka thënë se nuk ka gjë të keqe nëse një familje sante shikon televizor dhe blen diçka.

Sipas tij, fëmijëve duhet me u ble diçka, pasi edhe të tjerët blejnë.


*****

Në jetë të gjithë ne kemi dëshira dhe ëndrra … Shpresoj që të gjitha dëshirat tuaja të realizohen në një udhëtim plot surpriza në rrugën e jetës. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019. 


Të uroj të presësh Vitin e Ri 2019 me të gjitha ëndrrat e tua dhe gjërat e bukura që të kanë shoqëruar deri sot, të hapesh zemrën tënde të gjithë atyre qe do të vijnë dhe do dinë të të bëjnë të lumtur. Gëzuar Vitin e Ri nga zemra.

Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi. Gëzuar Vitin e Ri 2019!

Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2019 me fat dhe të mrekullueshme!

Urime këtë festë të Vitit të Ri 2019, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmoia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar 2019!

Hej, hej, shiko pak oren. Jemi ne 2019. Nuk doja të limitohesha në të zakonshmen ” Gëzuar Vitin e Ri 2019, shumë urime”për një njeri të rëndesishem si ty, keshtuqë të them faleminderit për çdo moment të 2019 që më ka bërë të ndjehem fantastike, dhe për të gjitha heret qe me ke bërë të qesh.

Duke pritur Vitin e Ri 2019, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkurtër, mos ju frikëso askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë po aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri 2019!

E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri 2019.

Nëse sheh një njeri me të kuqe i cili do të të fusë në thes – mos u frikëso. Është ai Babagjyshi, i cili vetëm po plotëson dëshirën time të Vitit të Ri. Gëzuar 2019-ta!

31.12.2018 ora  18:00:00

2018-12-30

Isniqi ndër shekuj...



Përgatiti :Flori Bruqi



Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq





Backer ishte lidhur aq fort me banorët lokalë, saqë isniqasit ia shtuan emrit Berit edhe mbaresën femërore të shqipes. Sot e asaj dite i referohen si Berita.
















Gjurmëve të rrëfimit për Isniqin e viteve ‘70

P
o deshe të dëgjosh ndonjë rrëfim a kujtim për gjysmën e dytë të viteve shtatëdhjetë në Isniq, mjafton t’i pyesësh më të moshuarit në rrugë: “A e keni takuar ndonjëherë Beritën?”


Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq


“Nuk ka isniqas mbi pesëdhjetë vjet që nuk di me të kallxu diçka për Beritën.

Imazh i ngjashëm

 Berita ka qenë mikeshë e madhe e fshatit tonë”, thekson një burrë në fund të gjashtëdhjetave, teksa pret të takohet në zemër të fshatit “te bliri”, ku lidhen rrugët kryesore.
Imazh i ngjashëm


Antropologia norvegjeze, Berit Backer, po u fliste rrjedhshëm shqip kur më 1974 shkeli për herë të parë në fshatin e Komunës së Deçanit. Një shqiptar refugjat do ta vriste më 1992 në Oslo.


Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq


Fshati Isniq dhe familjet e tij, sipas etnologës norvegjeze Berit Backer…


Isniq is located in Kosova
Isniq
Isniq
Administrimi
ShtetiFlamuri Kosovë
RajoniPejë
KomunaDeçan
Të dhëna dhe statistika
Lartësia564 m (m.n.d.)
Zona KohoreUTC+1
VeroreUTC+2
Koordinatat42° 33′ 27″ Veri
20° 18′ 10″ Lindje


      Njëherë në një kohë - ndoshta tre ose katërqind vjet më parë - tre vëllezër të fisit Shala nga Malësia e Madhe (në kuptimin e vërtetë: Tokat e Malësisë së Madhe), në veri të Shkodrës në Shqipërinë e sotme, duhej të largoheshin nga vendëlindja e tyre.



u1_BeritBacker


 Ne nuk e dimë saktësisht pse,thonë pleqët e Isniqit, por sipas të gjitha gjasave ata 'ranë në gjak' me disa familje të tjera atje,edhe pse pa fajin e tyre,sipas zakonëve të Malësisë,ata duhej të largoheshin nga tokat e fisit…

Fotografia e Fshati Isniq

Ata ecin këmbë maleve dhe bjeshkëve drejt lindjes dhe zbresin në anën tjetër në rajonin e Plavës dhe të Malit të Zi. Në një nga fshatrat të quajtur Velikë, ata sulmohen nga një qen, por një vajzë u delë  në ndihmë për t'i shpëtuar.Meqenëse ata ishin të lodhur dhe njëri prej vëllezërve nuk mund të shkonte rrugën më tej.

Imazh i ngjashëm
Ann Christine Eek, është fotografe dhe etnografe e njohur suedeze.Një kohë të gjatë ajo ka punuar , si e pavarur,fotografi dokumentare,reportazhe dhe ilustrime.Ajo është shoqe e ngushtë e antropologës së njohur  Berit Backer (1947-1993) e cila për një kohë të gjatë ka jetuar në Isniq në familjen e njohur të prof.Selim Kuklecit.



Ata pushojnë atë natë aty,dhe të nesërmen e vazhdojnë rrugën.Vllau i lënduar,i cili e kishte thyer këmbën,qëndroi në shtëpinë e shpëtimtarës së tyre dhe më vonë,u dashurua dhe u martua me të. Kështu që banorët e fshatit Velik - Shaliqët janë në fakt shqiptarë, por ata u bënë malazezë në një fazë të mëvonshme.

Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq


       Dy vëllezërit e tjerë vazhdojnë rrugën nëper male në drejtim të Kosovës, dhe njëri prej tyre, Lek Vuka, i cili kishte i kishte me vehte tre djemtë e tij Nikën, Prekën dhe Vukën, mbërrijnë në kodra pak mbi Isniq. 


Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq

Atje ai u vendos në shpellën e quajtur Shpella e Bojkut,sipas Bojkajve që tashmë jetonin në një fshat nën shpatin e malit. Çka është bërë më vëllain tjetër, përfundimisht nuk është e njohur.
Fotografia e Fshati Isniq


Fusha e fshatit që sot është Isniq, ishte tokë djerrinë në atë kohë, por ishte në pronësi të Beut të Pejës, Çefatin Beg Lulollit.


Imazh i ngjashëm

 Në at kohë nuk kishte Shqipëri e as Jugosllavi. I gjithë territori i përkiste Sulltanit. Por turqit kurrë nuk arritën të sundonin zonat e larta malore të Shqipërisë apo Malit të Zi. 

Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq


Popullsia në ato vende mbeti e krishterë. Pra, Lekë Vuka më të tre djemtë, ishin katolikë kur erdhën në Shpellën e Bojkut, ndërsa pesë shtëpi Bojkaj ishin shqiptarë ortodoks, dhe i perkisnin fisit Thaqi. Dy familje tjera jetonin pranë Bojkajve, quheshin Blakaj, dhe ata ishin katolikë, të fisit të Krasniqës.Poashtu aty kanë qënë edhe 3 shtëpi Çetaj,të fisit Shalë dhe të fesë katolike.

Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq
       Një ditë, një grup njërëzish të ardhur nëpërmjet Malit të Zi, nga Lugu i Gashit ,e grabisin një vajzë nga Bojkajtë.Pleqët e Isniqit thonë se ajo ishte vajza e Beut, e cila ishte dërguar në fshat për t'u shëruar nga shëndeti i dobët. 

Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq

Bojkajt u lkehën mbrapa grabitësve për ta nxjerrur vajzen nga duart tyre, dhe Lek Vuka dhe bijtë e tij u vijnë në ndihmë të Bojkajve. Arrijnë ti nxanë grabitëit në Bjeshkë të Strellcit,ku luftojnë shumë me guxim dhe Lekë Vuka vrahe bashk më djalin e tij të i madh, Nikën.


Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq

 Ata ia dalin mbanë të largojnë grabitësit, por vajza vritët gjatë luftimit.Në vendin ku ajo vdiq është një gur i quajtur 'Guri i nusës' (Guri i nuses).

Fotografia e Fshati Isniq

         Kur Çefatin Begu dëgjoi për trimërinë e Nikë Lekës me djemtë e tij, që u erdhë në ndihmë bojkajve,ai erdhi dhe i pyeti: "Çfarë mund të bëj për të shpërblyer trimërinë  tuaj të madhe ?" Por vëllezërit i thanë: 'Asgjë. Ne jemi shumë të nderuar për këtë,por ishte detyra jonë. Ne jemi të një race të ndershme dhe të tillë nuk mund të kishim vepruar ndryshe. "Beu nguli këmbë, megjithatë, dhe në fund ra dakord që ata duhet të lejohen që të vendosen në tokën e fshatit, që sot quhet Isniq,po me kusht që ata konvertoheshin në Islam. 

Rezultate imazhesh për norvegjezja berit isniq


Ata hezituan për një kohë, por përfundimisht u pajtuan dhe më në fund ndërtuan edhe një xhami për të provuar synimet e tyre të sinqerta. Shtepit e tyre, të bëra me degë, nuk ishin shumë mbresëlënëse: ato kishin katër shtylla të trurit, dhe ishin të lyera mbranda e jashtë më baltë -  që në popull njihen si shtëpi  të vogla prej gardhi…

Gjurmëve të rrëfimit për Isniqin e viteve ‘70
    
    Pasi u vendosën vëllezërit Shala, lajmi për të sapoardhurit arriti në fshatin fqinj Lebushë. Burrat e Lebushës e dërgojnë fshehtazi një djalë për të zbuluar se çfarë lloj njerëzish ishin. 

Djali e pas ë malësorët shalëjanë,ishin burratë pashëm,trupgjatë,dhe mbanin të lidhura rreth kreje shamijat e zeza.dhe prej atëherë njihen më emërin 'Shami zinjët e Isniqit'.

Imazh i ngjashëm
        Boy with his uncle, village Isniq, Kosovo August 1976.


© Ann Christine Eek – All rights reserved
(Në foto :Haki Tishukaj)

Të qenunit Isniqas - sot nënkupton kryesisht që ti vjen nga një fshat i veçantë. Një nga karakteristikat më të veçanta të këtij fshati të madh të Rrafshit të Dukagjinit,është fakti se pothuajse, të gjithë isniqasit janë pasardhës të tre vëllezërve.

Fotografia e Fshati Isniq


Megjithatë, kjo luan një rol të rendësishëm në nivelin social, sepse në çështje të caktuara sociale,siq janë,marrëdhëniet martesore dhe ndërpersonale, praktikat e institucionalizuara që rrjedhin nga sistemi i klaneve janë ende gjallë. Fshati është exogamous (fshat që nuk martohen nëmes veti por vetëm me fise tjera,që kanë zakone dhe tradita të ngjajshme shoqërore e sociale…). 

Fshat ku rregullat tradicionale janë aplikuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Në një nivel të caktuar informal, në çështjet që kanë të bëjnë me familjet e ndara, aspekti i klanit të fshatit shërben si një kornizë referimi dhe një strukturë gjithëpërfshirëse për ndërveprim.

 Por kjo kurrë nuk merr formën e veprimit të bashkuar të përcaktuar në aspektin e farefisnisë.

Fotografia e Fshati Isniq
Niveli tjetër është ai i linjës maksimale që rrjedh nga tre vëllezërit themelues - Canlekaj, Niklekaj dhe Preklekaj. Këto tri ndarje kryesore në grupin e farefisnisë janë vetëm kategori konceptuale sot. Të rinjët mezi e dinë se prej cilit vëlla themelues janë familjet e tyre, por të moshuarit,historianët,dhe ata që janë të interesuar për origjinën e vet,janë të informuar mirë dhe kanë tabelën e trungut gjenealogjik,në kokat e tyre. Ata insistojnë që linjat maksimale të këtij trungu fisnor përbëjnë esencën grupimeve  shoqërore deri kah fundi i shekullit të njëzetë. 

Fotografia e Fshati Isniq
Të pushkës , fjalës ,  besës:

Pleqnarët e Isniqit:Mujë Mehmetaj,Beqë Hajdari,Rexhep Syla

Deri në kohët e vona është qeverisur nga një këshill i fshatit (pleqësia) me përfaqësuesit e secilës nga këto linja që zakonisht quhen mahallë ose lagje.


Norvegjezja Berit Backer, heroina e paharrueshme e Kosovës


Këto dy terma rrjedhin nga fakti se vendbanimi gjeografik në fshat dikur ndoqi linjat e farefisnisë. Të gjithë Preklekajt jetonin në një pjesë të fshatit dhe, Canlekajt dhe Niklekajt në zona të tjera. Kjo përsëri ilustron terminologjinë e mbivendosjes që lidh grupet gjeografikisht të vendosura në segmente familjare.

Fotografia e Fshati Isniq

        Në mbarim po i shtoj edhe disa të dhëna për fshatin tonë të dashur Isniq,i cili prej vitit 1999 quhet Isnik. Vendndodhja: në Rajonin e Pëjës,komuna e Deçanit,më lartësi mbi-detare 564m,më zonat kohore: dimërore – UTC-1, dhe verore – UTC-2. Koordinatat e Isniqit janë: 42° 33′ 27″ në Veri ,dhe 20° 18′ 10″ në Lindje. Është fshati më i madh në Komunën e Deçanit,dhe i vetmi fshat që, pjes e tij janë edhe 5 bjeshkë, që e kanë një pamje mahnitse: Roshkodoli, Zllonopoja, Milishevci,Pleqëja dhe Belleja. 

Fotografia e Fshati Isniq
Ai është një ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë, dhe ka një zhvillim të mirë kulturor. Dallohet nga fshatrat tjera në komunën e Deçanit me numër të banorëve, me objekte kulturore e tradicionale, me më një lashtësi të madhe,siq u tha edhe në shkrimet e Etnologës Norvegjeze, Berit Backer.Berita ka jetur më shumë së tri vite në Isniq,në fillim në familjen e Kuklecëve e tevona, edhe në familjet tjera. Gjatë kësaj kohe, është marrë me një studim shkencor socialo – antropologjik për shqiptarët e në ne veçanti,për isniqasit.Isniqasit Beriten e kanë quajtur 'Çika e Isniqit'... 


Fotografia e Fshati Isniq


Fotografia ne sfond eshte bere nga Muhamet Bojku.

Degëzimi i Mbiemrave ne Fshatin Isniq, punuar nga profesor Shaban Rexhahmetaj. 

[ SQARIM : Skema eshte e fundvitit 1969, kurse ne vitet e sodit kuptohet qe ka edhe mbiemra tjere qe nuk jan ne kete skeme-liste sepse jan krijuar me vone, p.sh. Shala, Ymeraj, Ahmataj, Murselaj, Museshabanaj, Seferaj,..... nese ka edhe ndonje munges tjeter ju lutem tregoni dhe shpresojme se mbas nje kohe do ta kemi edhe nje skem ku do te perfshihen edhe keto mahallat qe nuk jan ne kete liste ]

''( Shkruan Dr.sc.Shkodran IMERAJ - Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit ) 

Në fund të shekullit XV, në qendrën e sotmet të Isniqit, u vendosën Familja Çetaj, Familja Blakaj, Familja e Bojku dhe pas një kohë në këtë pjesë u vendosën edhe djemtë e Familjes së Lekë Vukës. Familja e Çetajve dhe Familjet e djemve të Lekë Vukës i takonin fisit të Shalës.

''Familja e Bojku, u vendos në juglindje të fshatit, rreth 100 metra larg qendrës së sotme të Isniqit. Kjo familje në këtë kohë kishte tri (3) shtëpi.''

'' Familja e Blakajve ishte vendosur pak më larg së Familja e Bojku në anën jugore dhe numëronte gjithsej tri (3) shtëpi.''

''Familja e Çetajve, u vendos në anën jugperëndimore të qendrës së Isniqit, afër 100 metra larg nga qendra e sotme e Isniqi. Kjo familje kishte gjithsej dy (2) shtëpi.''



******

Norvegjezja Berit Backer,
heroina e paharrueshme e Kosovës

Kjo foto është marrë nga tavolina e sallës së Hotel Tirana në vitin 1992. Kjo grua e qeshur, pothuajse e gëzuar, si të kishte qenë me flatra, në atë mbrëmje tiranase po çante mes tavolinash…



E shoqëronte Kujtim Çashku, regjisori shqiptar. E ndali flashi i fotoaparatit tim. Më njohu. Shpërtheu nga befasia. Duke thirrur emrin tim dhe duke ngritur duart hava ajo praktikisht po vraponte drejt meje. E pritën krahët e mi të hapur dhe shtrëngimi i gjatë dëshmi miqësie e respekti.

Ishte Berit Backer dhe ishte pranverë.


«Nesër shkojmë në Tropojë, në bjeshkë…». Duke mê shikuar me sytë e saj që po merrnin edhe më shumë zjarr, autoritetshëm tha: «Eja! do të vish me ne…!»



Beritin e kisha takuar disa herë në Lubjanë. Nga aty përgatisnim ekspedita aktivistësh për të drejtat e njeriut. Ajo e njihte Kosovën dhe shqipen e saj. Ishte antropologe. Në Isniq kishte kaluar shumë kohë në studime të degës së saj profesionale. E kisha takuar edhe në Oslo. Ajo atje bukvalisht më kishte shkulur nga një kallaballëk shqiptar. Donte të më nderonte duke më çuar në shtëpinë e saj, e cila në një reportazh timin të asaj kohe del si shtëpia më e ndritshme që kisha parë ndonjëherë në jetë. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me shumë libra shqip.

Berit i donte shqiptarët. Ajo brengosej për ta.

I shihte të përçarë, ndërsa dëshironte që ata, së paku në atë etapë të historisë së tyre të ishin të bashkuar. Ajo bënte një jetë thuaja se krejtësisht shqiptare. Jetonte me shqiptarët e militonte në dobi të çështjes së tyre. Ishte familjarizuar me Kosovën. Ishte e dashuruar në shqiptarët. Nuk pata shkuar në Tropojë me Beritin. Nuk iu ngjita bjeshkës me të. Një vit më vonë atë e vrau gjakatarisht xhelozia e një çobani shqiptar.

Më ngelën kujtimet e mia nga takimet në vende të fshehta si në bjeshkën Horjul në Slloveni, në katet e sipërme të Nebotiçnikut në Lubjanë, qosheve të restorantit Maxi…, ecjet rrugëve të qytetit të vjetër. Të qeshurat e saj, të gjitha të dala nga zemra, dhe emri im nga goja e saj.

Berit Backer ka bërë punë të madhe për Kosovën. Do të bënte edhe më shumë. Për të mund të flasin dhe duhet të flasin Gazmend Pula dhe Nufri Lekaj. Ishin bashkëveprimtarë të pandashëm dhe shumë të vlefshëm të saj e të çështjes shqiptare.

Le ta kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë Berit Backerin. Ishte heroina e Kosovës. E ka shpërblyer Presidenca deri tash?! E ftojmë ta nderojë me mirënjohjen më të lartë. Sa më parë. Ndryshe, turpi s’lahet. E kujtoj me dhimbje e mall, krenar për një rrugëtim sado të shkurtër që bëmë . Dhe përulem.(Prof.Salih Kabashi)




*******

Ann Christine Eek, fotografe dhe etnografe: Dëshmitarja e familjeve patriarkale dhe traditave të vjetra shqiptare

Ann Christine Eek, fotografe dhe etnografe: Dëshmitarja e familjeve patriarkale dhe traditave të vjetra shqiptare


Në Isniq i kemi kaluar muajt gusht dhe shtator të vitit 1976. Kemi biseduar dhe kemi ndejtë me familje të shumta. Ishte kjo koha kur shumë familje të mëdha ndaheshin në familje të vogla, shumë prej të cilave kishin probleme të mëdha ekonomike. – Unë nuk isha mësuar më parë në jetën patriarkale. Paragjykimet në Perëndim janë negative për familjet patriarkale, por në Isniq shihja gjëra shumë të mira. Femrat brenda familjeve kishin besim dhe forcë. – Rikthimi në Isniq ishte i prekshëm. Në hyrje shihja shtëpitë e shkatërruara...




Old head of family in the men's room in Osdautaj kulla (tower), Isniq, Kosovo September 1976.

© Ann Christine Eek – All rights reserved


Ann Christine Eek është fotografe dhe etnografe e njohur suedeze. Një kohë të gjatë ka punuar, si e pavarur, fotografi dokumentare, reportazhe dhe ilustrime të librave. Në vitin 1974 me dy gazetarë suedezë boton librin e parë për jetën e femrave suedeze, në familje e në punë. Më 1976, së bashku me etnografen dhe mikeshen e madhe shqiptare, Berit Backer, vizitoi Kosovën për të përcjellë jetën dhe zakonet e familjeve shqiptare në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit. Puna e tyre në Isniq, një vit më vonë do të editohet në televizionin suedez. Në vitin 1979 Eek vendoset në Norvegji, në Oslo, ku mban ekspozita të ndryshme të fotografive artistike. Në vitin 1991, ajo me Berit Backerin organizon një ekspozitë të madhe në Oslo, të kulturës dhe të traditës shqiptare. Eek ka mbajtur ekspozita të ndryshme në Suedi, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Holandë etj. Fotografitë e saj janë pjesë e bibliotekës nacionale në Paris, muzeve në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. Prej viteve ’80 punon në Muzeun Etnografik, që është pjesë e Muzeut Historik të Oslos.


Boy with his uncle, village Isniq, Kosovo August 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

• Për herë të parë Kosovën e keni vizituar në vitin 1976. Është kjo koha kur Kosova gëzonte statusin e një autonomie pak a shumë të zgjeruar, kur problemet ndonëse ekzistonin, mbaheshin disi të fshehta. Pra, mu për këtë, Kosova ishte shumë pak e njohur për Perëndimin. Çfarë ju shtyri të vizitoni Kosovën?

VIZITA E PARË NË KOSOVË

EEK: Më 1975 isha në Shqipëri, ku u njoha me antropologen Berit Backer. Shumë shpejt ne u bëmë shoqe, sepse ajo ishte e interesuar në punën time dhe ajo më tha se ka qëndruar një vit në një fshat të Kosovës, ku shqiptarët jetonin në familje të mëdha. Berit interesohej për jetën e atyre njerëzve, për kulturën dhe traditat e tyre…


As a young bride, just arrived to a family, and a village, she did not know, she has to act as respectfully as possible. Marriage, women's day, Isniq, Kosovo, August 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

• Ajo fjalën e kishte për Isniqin, apo jo?

EEK: Po për Isniqin. Ne vendosëm ta botojmë një libër për njerëzit që jetonin në Isniq. Për këtë financimin e kemi siguruar nga televizioni suedez. Në Isniq i kemi kaluar muajt gusht dhe shtator të vitit 1976. Kemi biseduar dhe kemi ndejtë me familje të shumta. Ishte kjo koha kur shumë familjet e mëdha ndaheshin në familje të vogla, shumë prej të cilave kishin probleme të mëdha ekonomike. Ne kemi dokumentuar jetën e atyre njerëzve në mënyra të ndryshme; kemi përcjellë dasmat, madje edhe funeralet. Kemi shkuar në bjeshkë, kemi përcjellë njerëzit që shisnin bagëtinë etj. Kur jemi kthyer në Suedi, në mars të vitit 1977, kemi edituar këtë film për televizionin suedez. Berit vazhdoi tutje punën e saj, sepse ajo ishte antropologe dhe duhej të përfundonte tezat për temën e doktoratës, më 1979. Punimi i saj “Prapa mureve të gurit” është një punim i mrekullueshëm. E kam lexuar atë për më se pesë herë. Ajo ka përshkrim etnografik të jetës në Kosovën e asaj kohe, ndryshimet në ekonomi etj.



• Një mik shqiptar i Beritës më ka thënë se kur Berita viziton për herë të parë Isniqin, frikohej të kontaktonte me banorët. Berita atij i kishte thënë më vonë se këtë frikë e kishte marrë nga konsulli jugosllav në Oslo. Ai, si duket, i kishte thënë Beritës se nga Kosova nuk do të kthehet gjallë, se atë do ta vrasin shqiptarët…

FAMILJET PATRIARKALE NË ISNIQ

EEK: Nuk e di. Berita në fillim kishte vështirësi të mëdha për ta mësuar shqipen, sidomos për të intervistuar dhe shkruar. Kur ishte në Prishtinë, para se të shkonte në Isniq, ajo dinte për familjet patriarkale dhe zakonet shqiptare, andaj frikohej mos po vepronte në mënyrë të gabuar. Kur ne kemi shkuar bashkë në Isniq, ajo tërë kohën më mësonte si të takohem me njerëz, si të përshëndetem me ta, çfarë të bëj e çfarë jo. Pra, ajo brengosej të mos i prishte zakonet e njerëzve, të mos ndërhynte në mënyrë të gabuar në jetën e njerëzve.


On women's day, women of the family and neighbourhood celebrates the new bride of the house. Village Isniq, Kosovo, August 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved


• Kosova për Beritën, megjithatë nuk ishte diç e re. Ajo i njihte banorët, e madje edhe gjuhën. Dhe siç e thamë më lart, nuk kishte frikën dhe paragjykimet e mëparshme. Si e gjetët veten në këtë ambient, për ju atëherë të ri?

EEK: Kur kam shkuar në Isniq, dija shumë pak shqip dhe nuk mund të bisedoja me njerëz. Pra, Berit i bënte të gjitha bisedimet, ndërsa unë isha vetëm një e “çmendur” që fotografonte dhe ikte. Gradualisht, Berit më mësonte si të jem më e afërt me njerëz, që të mos zhdukem dhe vetëm të fotografoj. Pra, e falënderoj se më ka ndihmuar t’i njoh shqiptarët dhe ta kem më të lehtë komunikimin me ta. Në vitin 1975 Berit kishte blerë ca libra për të mësuar shqipen. Edhe unë më vonë ia fillova me këto libra, së paku të di të shpjegoj se kush jam dhe çfarë kërkoj.



• Çfarë ju ka lënë më së shumti përshtypje në Isniq, kullat apo…?

EEK: Jo vetëm kullat, por tërë jeta në fshat. Unë nuk isha mësuar më parë në jetën patriarkale. Paragjykimet në Perëndim janë negative për familjet patriarkale, por në Isniq shihja gjëra shumë të mira. Femrat brenda familjeve kishin besim dhe forcë. Përveç asaj, unë kisha dëshirë të takoja njerëz. Në Kosovë kam krijuar shumë miq, me të cilët ende kam kontakte. Në Kosovë njerëzit janë shumë mikpritës. P.sh. në Angli të gjithë janë të dyshimtë, nëse dëshiron të shkosh në shkollë, duhet të bësh kërkesa të mëdha. Ndërsa, këtu, posa prezantohem se kush jam, të gjithë më shprehin mirëseardhje dhe më ftojnë në shtëpi.



Woman spinning wool, stan Pleqja, Isniq, Kosovo, September 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

• Pasi që puna juaj në Isniq shfaqet në televizionin suedez, kontaktet me Beritën i keni ruajtur, por megjithatë në planin profesional më nuk keni bashkëpunuar. Pse?

VRASJA E BERIT BECKERIT

EEK: Pas publikimit të librit të saj, ne është dashur të bëjmë një libër tjetër së bashku. Por, unë u martova, kisha fëmijë, ndërsa ajo vazhdonte vetëm hulumtimet e saja. Ajo më ka thënë disa herë të shkojmë së bashku në Shqipëri, por nuk ia arritëm dot. Në vitet ’90, kur në pushtet fiton Partia Demokratike, Berita vjen tek unë, në Muzeun Etnografik të Oslos dhe më fton të bënim një ekspozitë për shqiptarët, gjë të cilën unë e pranova me dëshirë, sikurse edhe drejtori i muzeut. Nga Instituti i Kulturës Popullore i Shqipërisë ne kemi huazuar 350 objekte, rroba, tekstile etj. dhe në vitin 1991 organizojmë një ekspozitë të madhe në Oslo. Kështu, me Beritën kemi vendosur ta vazhdojmë projektin që e kemi nisur në vitin 1976. Për këtë Berita e kalonte një kohë të gjatë në Shqipëri. Madje, ajo ka adoptuar edhe një vajzë shqiptare për vajzë të veten. Ne u ulëm dhe planifikuam organizimin e udhëtimit tonë, të projektit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, të ndërtimit të një muzeu etnografik në Tiranë etj. Por, fatkeqësisht, të njëjtën natë kur ne bënim këto plane, Berita vritet. Ky ishte një shok i madh për të gjithë ne…


Baking pita in farm, Isniq, Kosovo September 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

• Sidomos, nëse merret parasysh se ajo vritet nga një kosovar…

EEK: Po. Mirëpo, njeriu që vrau Beritën ishte konfuz dhe 10 minuta pas aktit të kryer drejtohet në një shtëpi tjetër dhe kërkon telefonin që të thërrasë policinë, për të treguar se kishte bërë diçka të keqe. Mendoj se shumica atë njeri e konsiderojnë si të pavetëdije dhe të painfluencë te shqiptarët. Atë kohë lajmi për vrasjen e Beritës e kaplon shtypin norvegjez. Mënyra siç përshkruhej vrasja e saj ishte shokante, dhe jepte një pasqyrë të keqe për shqiptarët. Mirëpo, funerali i saj e dëshmonte të kundërtën e kësaj. Kisha prej nga do të nisej kortezhi i Beritës, ishte përplot njerëz. Shumë prej tyre detyroheshin të qëndronin jashtë. Autobusë të tërë vinin nga Kosova, me plot shqiptarë që dëshironin të përcillnin funeralin. Ajo u nderua dhe u përkujtua nga shumë faktorë të rëndësishëm shqiptarë, shumë artikuj për të etj.



• Disa vjet para vrasjes së saj, Berita një miku të saj nga Kosova, pak a shumë nën ndikimin e alkoolit, i kishte thënë se është lodhur nga shqiptarët. Atë kohë ajo punonte dhe ndihmonte me të madhe refugjatët kosovarë në Norvegji. A ka biseduar ndonjëherë ajo me ju për këtë?

LIBRI PËR SHQIPTARËT

EEK: Jo, mirëpo në një mënyrë ndoshta e kuptoj reagimin e saj. Disa shqiptarë edhe në Norvegji bëjnë gjëra të këqija. Me këtë ata japim pasqyrë të keqe për shqiptarët. Por, ata nuk janë shqiptarë, ata thjesht janë kriminelë.

• Pas vrasjes së Beritës ju keni marrë të gjitha materialet e saj dhe keni vendosur t’i realizoni vetë planet që i keni pasur me të. Tash, sa jemi të informuar, jeni duke përfunduar librin tuaj të parë për shqiptarët…


Cheese and youghurt produced at "stani" Pleqja, Isniq, Kosovo September 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

EEK: Pas vdekjes së Berit Beckerit kam vendosur ta vazhdoj vetë punën e saj. Kam kërkuar nga familja e saj të m’i japë të gjitha dokumentet e Beritës. Unë pastaj jam munduar ta adoptoj edhe vajzën e saj, por nuk isha në gjendje ta bëja këtë, sepse dikush tjetër, një grua që është thjesht proserbe, kishte dhënë para të mëdha për të dhe ma ka ndaluar ta shoh…



Berita nuk kishte shumë libra dhe artikuj, por kishte materiale shumë të rëndësishme të pabotuara. I kam lexuar të gjitha ato dhe gradualisht nisa të shkruaj. Por, në fillim mendova se është më mirë t’i përdor materialet e saja si bazë për fotografitë e mia, sepse unë jam fotografe. Por, pasi edhe vetë kam shkruar për vite të tëra, mendova se është mirë ta kem librin tim. Me inspirimin nga puna e saj, kuptova se duhet të lexoj shumë historinë, për të ditur se çfarë është shkruar për shqiptarët. Sidomos, kur lufta shpërtheu, në Perëndim kuptova se si pasqyra e mediave është e mbushur me propagandë serbe. Konflikti nuk ka filluar në vitin 1989, por shumë më herët. Problemet me kisha, politikë dhe mite, mendoj se është mirë t’u shpjegohen njerëzve. Shqiptarët ishin shumë aktivë në jetën publike në 3-4 vjetët e fundit, ata ishin në kryelajme, kishin gazetarë dhe fotografë që kanë marrë shpërblime të mëdha për punën e bërë etj. Por, në fund, askush nuk e di mirë se kush janë shqiptarët. Ata janë të panjohur si popull dhe këtë deri diku tentoj ta ndryshoj.


Shepherd's wife at work at stan Roshkodol, Isniq, Kosovo, September 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

NË ISNIQIN E SHKATËRRUAR

Për këtë libër kam materiale të mëdha. Prej vitit 1975 kam bërë rreth 20 mijë fotografi në Shqipëri dhe Kosovë. Vetëm nga kjo vizitë i kam edhe dymijë të tjera. Nga të gjitha këto, për fillim kam zgjedhur afro 300 për libër, kryesisht me foto të njerëzve, sepse dëshiroj të flas për ta. Kjo është edhe qasja ime kryesore. Dëshiroj po ashtu që të jap prapavijë historike dhe kulturore, të mundohem madje t’i shpjegoj edhe ca çështje politike. Por, unë nuk jam analist politik dhe nuk do të mund të hyj thellë në këtë çështje, për të thënë se çka është e drejtë e çka jo. Por, do të jem e drejtë aq sa mundem. Mendoj se është shumë me rëndësi të tregojmë se shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e Evropës. Tekefundit, janë shtatë milionë shqiptarë dhe ata nuk mund të jenë të padukshëm.



Shepherd with his herd, Roshkodol, Isniq, Kosovo, September 1976.
© Ann Christine Eek – All rights reserved

• Për herë të parë, pas 24 vjetësh, ju sërish erdhët në Kosovë. Isniqi, fshatin të cilin e keni njohur mirë, ku i ke kaluar dy muaj dhe jeni munduar ta përcillni pothuaj çdo segment të traditave dhe zakoneve vendore, tash e keni gjetur të rrënuar. Cilat ishin përshtypjet tuaja kur keni hyrë në Isniq, kur keni parë shtëpitë e rrënuara, kullat që keni fotografuar, njerëzit e rinj dhe ndryshimet e tjera që kanë ndodhur gjatë 24 vjetëve të fundit?

EEK: Rikthimin në Isniq ishte i prekshëm. Në hyrje shihja shtëpitë e shkatërruara, që menjëherë m’i sollën lotët në sy. Mirëpo, pasi që vizita ime është shumë e shkurtër, e kam të vështirë t’i shoh të gjitha ndryshimet. Për këtë më duhet kohë shumë më e gjatë. Kam vizituar njerëzit që kam njohur më parë dhe kam parë se ata jetojnë jetë relativisht komfore, nëse marrim parasysh kushtet që i kishin para luftës dhe në vitin 1976. Por, megjithatë, ka ende shumë njerëz të varfër. Kam mendimin se dallimet ndërmjet njerëzve tash janë më të mëdha, sepse disa kanë pasur fatin të kenë të afërmit në shtete të jashtme, të kenë më shumë para, por një pjesë tjetër e madhe, pasi që më se 10 vjet ishin pa punë, ende nuk kanë kushte të mira për jetë normale.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...