Nga Blerim Abedini, Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim- Maqedoni (CSSD)
Ballkani si arenë e strategjive gjeopolitike është në konfrontim me politikat duale të qeverive kombëtare.Gadishulli, e ka të vështirë për të gjykuar drejtë, dhe alarmon statusin e një ‘SOS’-i. Kjo gjendje e përfolur shpesh si një gjendje ‘status quo’, është një bartje e evenimenteve që janë paraardhëse të zhvillimeve historike ndër shekuj. Kjo trysni e ka detyruar popullatën e Ballkanit t’i nënshtrohet reformave që i kushtëzuan perandoritë dhe faktorët tjerë gjeopolitikë me kusht të vazhdohet, me kultivimin e traditave nacionale dhe për një përparimin socio-ekonomik.
Praktikat nënshtruese ballkanike janë të ndikuara nga faktorët gjeopolitikë që tentojnë të shtrijnë dhe zbatojnë interesin e planifikuar në Lindjen e Afërt. Sot ndëgjojmë disa zëra jo zyrtare që sqarojnë se BE duhet medoemos të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor pa patur parasysh reformat jo të plota.
Nga kjo nënkuptohet një dualitet i planifikuar që përfshin konceptin e formimit ose përkufizimit të kufijve të saja gjeografike dhe krijimin e një Bashkësie të fortë dhe të aftë ti mbroj kufijtë e saja. Bazuar në deklaratat jo zyrtare, Ballkani jo i plotë me rekomandimet reformuese nuk është pengesë për aderimin e saj në familjen evropiane, e cila deklaratë kërkon ti korrigjoj programet e planifikuara nga BE si dhe konditat e duhura për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perendimor.
Megjithatë, Balkani nuk është tangjenta e vetme që udhëhiqet nga BE-ja, por ajo varet nga fuqitë tjera ndër kontinentale. Maqedonia si një shembull mjaft i kontestuar në çështet bilaterale me shtetet fqinjë si rekomandimet nga BE-ja dhe Aleanca Veri-Atlantike. Shembull tjetër e kemi Serbinë e cila ndikohet nga BE-ja, NATO, Rusia dhe Kina, që në të njëjtin rast është një ndikim i faktorëve ndërkombëtar në Ballkan.
Në anën tjetër na paraqitet lufta në Lindjen e Afërt që i përngjan një cikloni që i ka neutralizuar lidershipin e rajonit në vendimarrjet e për zgjidhjen e krizës. Turqia e dekurajuar me politikat e BE-së dhe disa shteteve të Aleances Veri-Atlantike, ka vendosur ultimatum për kursin e ri politik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkpunim me aleancat e reja të kontinentit aziatik.
Është për të brengosur se, kaosi politik global, ka sjellur në pyetje përdorimin e armëve bërthamore.Me siguri se përgjegjësia për të ardhmen e Botës do ta detyrojë administratën e presidentit Donald Trump, të korrigjojë politikat e njëanshme të BE-së. NATO si duket gradualisht do të frenojë me aktivitetet ushtarake mbrojtëse në Evropë dhe do të duhet të ofroj një strategji të qëndrueshme. Përfundimisht bashkëpunimi mes aktorëve në luftën siriane do të jetë vendimtare për paqen në Botë. Ngel të shihet se si do të shpërndahen forcat paqeruajtëse në Siri dhe Irak.
Nëse e vëzhgojmë Balkanin si familje e plotë në BE, ballafaqimi me masat e anti korrupsionit është rekomandimi shumë i arsyetueshëm nga ana e BE-së, dhe njëkohësisht imperativ dhe detyrë e papërmbushur i lidershipeve të vendeve Balkanike. Lajmet nga rajoni tregojnë se korrupsioni në Ballkan është i lartë. BE në të ardhmen, si e plotë në kufijtë e saj gjeografikë, duhet të revidoj vendimarrjet e saja dhe të ndryshoj politikat e jashtme. Ajo ka potenciale intelektuale por jo edhe pozitë të volitshme gjeostrategjike. Ngel motoja e përfolur prej kohësh, dhe ajo na thotë që gabimet nga e kaluara nuk duhet të përseriten.
Te grafikonet janë treguar investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore. Investitorët kryesorë janë shtetet që gjinden në Amerikën e Veriut, Bashkimin Europian dhe Azi.
Hyrjet e huaja direkte- Investimet sipas rajoneve dhe ekonomisë, në Evropën Jug-Lindore, 1990-2015. FDI-të në Evropën Juglindore tregojnë përqindje të lartë të investimeve në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
FDI-të në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shihen aktivitetet e ulëta të investimeve direkte.
***
Analiza është produkt i Qendrës së Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimt-Maqedoni (CSSD) 2016
No comments:
Post a Comment