Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve



Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, janë shënuar një numër sulmesh terroriste në Evropë. Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, është sulmi i pestë që ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve në atë vend.

Gjermania ishte prekur më së shumti gjatë muajit korrik, kur vetëm brenda një jave kishin ndodhur katër sulme.
Image
Adoleshenti me prejardhje nga Afganistani, më 18 korrik kishte sulmuar me thikë dhe sëpatë pasagjerët e një treni në Wuerzburg.

Aty ishin plagosur pesë persona, ndërsa pas ndërhyrjes së njësiteve speciale të policisë ishte neutralizuar sulmuesi.

Disa ditë më vonë, më 22 korrik, një adoleshent tjetër me prejardhje nga Irani, kishte vrarë nëntë persona në Munih, ku më pas kishte kryer vetëvrasje.

Më 24 korrik, 21-vjeçari nga Siria vrau një grua me hanxhar dhe lëndoi pesë persona tjerë, ndërsa pas intervenimit të policisë është arrestuar.
Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve (Foto)
Po të njëjtën ditë, një sirian tjetër, të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, kishte hedhur vetën në erë në një lokal në Ansbach, me ç’rast kishin mbetur të plagosur 15 persona.

Por organet e sigurisë kanë bërë të ditur se këto sulme nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra-tjetrën.

Në sulmin me kamion që ka ndodhur gjatë të hënës mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin, humbën jetën 12 persona, ndërsa 48 tjerë u lënduan rëndë.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)