Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
18 dhjetor 2016

CSc., DSc.
Zonjës së nderuar Romana
Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian,
Tiranë,
Për ministrin grek dhe ministrat
e jashtëm të BE
MINISTRI GREK KOTZIAS LE TË
MËSOJË HISTORINË
Në gazetën“Bota
Sot” dt. 14 dhjetor 2016 lexova se:
“ Në
mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së, ka pasur edhe një kritikë drejtuar
kryeministrit shqiptar Edi Rama, lidhur me qëndrimit e tij karshi Greqisë...Veprime
apo deklarata, të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore,
duhet të shmangen”
U habita, mirë që Kotzias nuk e njeh historinë, por edhe
ministrat e jashtëm të BE u merrkan me thashetheme etij ? Kryeministri shqiptar
Rama nuk tha asgjë të keqe ndaj Greqisë.
Edi Rama vetëm se përmendi disa fakte historike, që primati i Athinës,
shqiptari Gjergj Dushmani ka mbrojtur nga sulmi venecian Akropolin e Athinës
dhe Athinën, duke mos fyer as kënd. Rama përmendi vetëm një fakt historik të
huazuar nga një libër i njohur. Çfar ka të keqe në këtë përmendje? E keqja këtu
është se ministri grek Kotzias nuk e njeh historinë dhe merret me thashetheme dhe
ministrat e tjerë të BE shkojnë pas avazit të tij.
Historia ka fakte dhe prova të mjaftueshme, që dëshmojnë se Akropoli i Athinës dhe Athina nuk janë ndërtuar nga grekët, por nga pellazgët, populli paragrek, themeluesi i qytetërimit më të lashtë europian. Grekët nuk janë populli më i vjetër i Ballkanit. Ata në histori përmenden se kanë ardhur në rajonin e Egjeut dhe nuk janë autokton, nuk dihet se nga kanë ardhur, sepse në vendin e origjinë nuk kanë lënë asnjë dokument dhe nuk sollën asnjë të tillë kur erdhën.
Bile nuk kishin as emër. Kjo dëshmon se fise greke
erdhën në rajonin we Wegjeut si barinj me kope bagtish dhepa asnjë shkallë kulture.
Ata kur erdhën në Ballkan gjetën pellazgët, ilirët, maqedonët, epirotët etj.
popullsi autoktone të Ballkanit me qytetërim të madh.
Koztias kujton se grekët janë populli më i vjetër në Ballkan, me historinë
më të lashtë, por historia na e ka dhënë të qartë si qëndron puna dhe ai duhet
ta mësojë këtë.
Se kush është populli më i vjertër në Ballkan na e japin enciklopeditë, që për pellazgët, populli më i vjetër dhe autokton
dhe për grekët, të ardhur, shkruan shumë qartë:
“Pelasgians are a member of any of the
pre-Hellenic people (the Pelasgi) who inhabited Greece and the islands and
coasts of the Aegean Sea before the arrival of the Greeks” /Pellazgët janë pjesë
e popullit paragrek, që ka banuar Greqinë, ishujt dhe bregdetin e Egjeut para
ardhjes së grekëve”.
Kur erdhën
grekët në Pelasgji (kështu quhej Greqia e lashtë, Herodoti, Historia II,56)
gjatë shekullit 5 p.e.s., aty gjetën edhe Akropolin edhe qytetin e Athinën, që
banohej nga pellazgët (Herodoti I, 57), ndërtuar prej tyre dhe emërtuar sipas
perëndisë pellazge Athina.
Nga ky përcaktim,
vërtetuar nga shumë prova, del rrjedhimi i qartë se pellazgët janë popull autokton
në atë që sot quhet Greqi, ndërsa grekët janë të ardhur. Grekët mësuan nga
pellazgët gjthshka, ndërtimin e statujave, shërbimet fetare (Herodoti II,51).
Muret pellazgjike në Akropol (emërtim, që vjen nga pellazgjishja dhe don të
thotë: Asht krye poll, pra që pjell koka), tregojnë ndërtimin e tij nga
pellazgët.
Pellazgët
kanë folur gjuhë barbare, të ndryshme nga gjuha greke (Herodoti I,57). Kjo
vërtetohet edhe mga mbishkrimet e shumta në gjuhën pellazge,si shkrimi Linear B
(shek.16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek. 9-8 p.e.s.), mbishkrimi Dipylon i
Athinës,mbishkrimi i Korinthit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shek. 7
p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shekujt 6-3 p.e.s.), qëjanë të gjitha në gjuhën
pellazgedhe shkruar me shkrimin pellazg.
Këto vepra monumentale të kulturës
botëroe zbukurojnë sot muzeumin e Athinës, por janë vepra të pellazgëve dhe jo
të grekëve.
Shkrimi
pellazg, monument i madh i kulturë botërore, fillon të shfaqet në kulturën
pellazge Vinkë-Turdas-Dispilio, mijëvjeçario i 6 p.e.s.
Gjuha pellazge përputhet me gjuhën e arvanitasve dhe
me gjuhën e sotme shqipe. Kjo tregon se arvanitët dhe shqiptarët e kanë
origjinën nga pellazgët, jetojnë në trojet e tyre, ku janë sot, qysh 8 mijë
vjet më parë dhe sëbashku, përbëjnë popullin më të vjetër të kontinentit tonë.
QYTETËRIMI PELLAZG
VINKË-TURDAS-DIPILIO ose Qytetërimi i
Danubit përbën themelin e qytetërimit botëror.
Njeriu, në përshtatje me kushtet
e reja e len jetën e mbledhës-gjyuetarit dhe fillon jetën e bujkut, fillon të
punojë arat dhe ngriti farmat për herë të parë në histori, kështu shënohet
fillimi i bujqësisë. Emërtimivjen sipas fjalëve “ara” dhe “fara” të gjuhës
pellazge/shqipe. Në këtë qytetërim ndërtohen shtëpitë e para, merr zhvilllim
poçeria, dredhja e fijes, endja e copës dhe qepja e veshjeve, ku spikat prodhimi
i parë fustanellës pellazgo/shqiptare. Gërmimi i minierave, shfrytëzimi i
mineralit të bakrit dhe shkrirjae tij shënon fillimin e veglave, armëve dhe
zbukurimeve prej bakri.
Kulmi i këtij qytetërimi është
shpikja dhe përdorimi i shkrimit
Figura në të majtë është një tas balte nga kultura
pellazge e Vinkës, në të majtë varsja Tartaria nga kultura pellazge Turdas në
Ballkanin qëndror, mijëvjeçari 6 p.e.s. Këto përbëjnë shkrimin më të vjetër në
botë.
Në tasin e Vinkës është gërvishur: IIIVIJV1 = III UJIU 1, që tregon UJIN në gjuhën pellazge/shqipe dhe numrat III dhe 1. Në varsen Tartaria shkruhet: Pdor = P dhe Dor dhe shenja të tjera, që tregon DORËN e gjuhës pellazge/shqipe. Kështu gjuha pellazge/shqipe është gjuha më e vjetër e shkruar në botë me alfabetin e saj gjithashtu më të vjetrin. Pothuajse të gjitha germat e shkrimit të sotëm janë gjetur në kulturën e Vinkës.
SHKRIMI LINEAR B (ose gjuha e
Mikenës). Ky shkrim i famshëm u zhvillua gjatë shekujve 16-12 p.e.s. në Kretë,
Mikenë dhe në vende të tjera në jugë të Ballkanit. Zbuluesi i qytetërimit të
Knosit A.Evans e klasifikoi qytetërim dhe shkrimin Lineat B të kohës para
greke.
Ky shkrim përbëhet kryesisht nga shenja abstrakte, por midis tyre ka
edhe germa të qarta si tonat. Megjithse asnjë fjalë greqisht nuk është gjetur
në këtë shkrim, falsifikatorë shenjat abstrakte i ngritën në rrokje dhe me
bashkimin e rrokjeve formuan fjalë, që i afruan me fjalët e greqishtes dhe
kështu e deklaruan, që shkrimi Linear B është në gjuhën greke!. Por asnjë fjalë greke nuk është gjetur në
këtë shkrim.
Në pllaka e baltës të pjekura
të shkrimit Linear B vitet e fundit kemi zbuluar disa fjalë të gjuhës
pellazge/shqipe: “IZAIZ” ← = → ZIAZI = ZI ASHT ZI në pllakën gjetur në Mikenë dhe shprehjen “SOT QA” në
mbishkrimin e Kongsbergut (Norvegji), datuar i viteve 2000-1500 p.e.s. Kështu
është vërtetuar se shkrimi Linear B është vazhdim i shkrimit nga qytetërimi
pellazg Vinkë-Turdas-Dispilio, është shkrim alfabetik dhe jo rrokjor dhe i
prëket gjuhës pellazge/shqipe.
Zbulimet arkeologjike janë
mbështetje e madhe për interpretime shkencore për problemet e parahistorisë, që
në rastin tonë vërtetojnë praninë e qytetërime
të lashta në shumë rajone të Ballkanit, Egjeut, Azisë së Vogël, Italisë
etj. në vijushmëri njëri pas tjetrit. Ata na japin një pasqyrë të qartë mbi
qytetërimin më të lashtë të rajonit.
ATHINA. Gjatë shekullit 18
arkeologët H. Schliman dhe A.Evans dhe të tjerë pas tyre, kanë zbuluar rrënojat
e qytetërimeve të lashta të kohës së bronzit në Mikenë, Pylos, Iolko, Tyrins,
Trojë, Kretë etj., të cilat janë cilësuar prej tyre si qytetërime paragreke, që
ju përkasin padyshim pellazgëve.
Në Akropoline Athinës dhe në vende të tjera në Atikë dhe pranë saj, janë
kryer gërmime arkeologjike nga Shkolla Italiane e arkeologjisë dhe Shkolla
Klasike Amerikane në vendbanimet e njohura neolitike të mijëvjeçarit të 6
p.e.s. Nga këto gërmime janë gjetur vegla dhe poçeri mjaft të ngjashme me ato,
që janë ndeshur në akropolet Sesklo dhe Dimini në Thesali. Këto të fundit dihen
se i përkasin neolitit dhe njihen si venbanime pellazgjike në histori. Kjo
përputhet me atë që shkruhet në literaturë
se athinasit janë pasardhës të pellazgëve, që kanë ardhur nga Thesalia (Prokopio A. & E. Smith 1964).
Prokopio për rezultatet e
këtyre gërmimeve shkruan:
“Some forty years ago excavation on the Athenian Acropolis and on the
other sites in Attica brought to light many indications of the neolithic life-dwellings,
vasses, tools, skeletons of sheeps – which confirmed the traditions recorded by
Herodotus that the Athenians were descended from the Pelasgians, the neolithic
inhabitants of Thessaly. Indeed the neolithic vases of Attika date from the earliest neolithic age (5620-4900
BC) like the ceramics from the Thessalian acropolis of Sesclo, as well as from
the later neolithic age (4900-3200 BC) like those from the other
Thessalian acropolis of Dimini” (Prokopio
& Smith 1964:22-23). /Rreth 40 vjet
më parë gërmimet në Akropolin e Athinës dhe në vende të tjera në Atikë ka
nxjerrë në dritë shumë tregues të jetës së banorëve neolitikë si vazo, vegla,
skelete delesh- që konfirmojnë traditën e shënuar nga Herodoti, që athinasit
janë pasardhës të pellazgëve, banorëve neolitikë të Thesalisë. Në të vërtetë
vazot neolitike të Atikës, qëdatojnë neolitinmë të hershëm (5620-4900 p.e.s.)
ashtu si qeramikat e akropolit Sesklo të Thesalisë ashtu si dhe ato nga neoliti
i vonë (4900-3200 p.e.s.) të ngjajshme me ato të akropolit Dimini të Thesalisë”/
Për praninë e një popullatë
vendase pellazge në Atikë na njofton edhe Herodoti (Historia 6.137-140) dhe në
Akropolin e Athinës gjatë mijëvjeçarit 2 p.e.s. bën fjalë edhe Servi (2011:12).
Këto të dhëna nga arkeologjia
përputhen plotësisht edhe me faktin, që jepen nga studimi i mbishkrimit Dipylon
të Athinës, i Korinthit dhe i Thebës, të cilat nga studimi ynë rezultojnë të
jenë në gjuhën pellazge.
ISHULLI I LEMNIT. Në vitin 1926
u bënë gërmime arkeologjike në ishullin e Lemnit (pranë ngushticës së
Dardaneleve) nga shkolla italiane e arkeologjisë, për të hedhur dritë mbi qytetërimin
etrusko-pellazg të përmendur nga Herodoti (Historia, 5, 26) në këtë ishull. Gërmimet u bënë në
rrënojat e qytetit të lashtë Hephaisteia (i.e. Palaiopolis), ku përmenden
banorët pellazgë nga Herodoti.
Prof. Della Seta, njofton se
nekropoli është i shekullit 9-8 p.e.s.
Ai shkruan:
“ That it did not belong to a Greek population, but to a population
which, in the eyes of the Hellenes, appeared barbarous, is shown by the weapons”.
“Kjo nuk i përket popullatës grekë, por një popullata që për helenët ishte
barbare, ajo duket nga armët”.
Kjo popullatë ka ruajtur aq shumë elementë të
artit të Mikenës dhe nga kjo tirheanët ose pellazgët e Lemnit mund të pranohen
si mbetje të popullatës mikene “remnant of a Mycenaean population” (Heffner, 1927:123-124).
Në ishullin e Lemnit është
gjetur edhe Stela e njohur e Lemnit, një mbishkrim i gjatë, që tashmë nga të
gjithë studiuesit njihet si mbishkrim në gjuhën pellazge/shqipe, me vlerë të
jashtëzakonshme gjuhësore dhe historike, përshkruar më parë dhe që ruhet në
muzeun arkeologjik të Athinës.
TROJA. Arkeologjia e Trojës është përpunuar shumë
imët me të dhëna shumë të qarta përkatësie etnike, që përbën një burim të
jashtëzakonshëm historik (Schliman 1976,
Dorpfeld 1902, Nick 2004, Peza & Peza 2009, 2013). Ajo ka këtë vijushmëri:
Troja I gjatë viteve 3000-2600 p.e.s. – Koha e hershme e bronzit,
Troja II “ 2600-2450 p.e.s. - “
Troja III “ 2390-2200 p.e.s. - “
Troja IV “ 2200-2000 p.e.s. - “
Troja V “ 2000-1870 p.e.s. - “
Troja VI “ 1700-1250 p.e.s. – Koha e mesme e bronzit
Troja VII “ 1250-1000 p.e.s. - Koha e vonë e bronzit - koha hershme
e hekurit. Në qytetin e Trojës, që përfaqëson kjo shtresë, gjatë kësaj kohe zhvillohet Lufta e Trojës,
prandaj kjo njihet si Troja e Homerit.
Pas Luftës së Trojës qyteti i Trojës braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar dhe gjatë viteve
1000-600 p.e.s. ai ka qenë i pa banuar.
Troja VIII gjatë viteve 600-85 p.e.s. –
Koha e vonë e hekurit (Koha antike), përbën Trojën në kohën helene (greke), persiane
dhe maqedonase.
/Troja VIII/1 “ 600-480 p.e.s. Troja gjatë kohës Greke, sepse gjatë
shekullit 5 p.e.s.ndeshen elementët më të vjetër kulturor grekë në Trojë,
Troja VIII/2 “ 480-334 p.e.s. Troja gjatë pushtimit të Perandorisë Persiane,
Troja VIII/3 “ 334-85 p.e.s. Troja gjatë Perandorisë Maqedone: gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh dhe më pas gjeneralëve të tij, /
Troja IX “ “ 85 p.e.s.-500 e.s. – Troja në kohën e Perandorisë Romake
Nga kronologjia e më sipërme e Trojës rezulton, që Troja I-VII
përbën zhvillimin
e qytetit gjatë viteve 3000 BC-600 BC., dhe përbën Trojën gjatë Qytetërimit Pellazg.
Në këto shtresa arkeologjike të Trojës nuk janë ndeshur asnjë dokument kulturor
as grek dhe as romak.
Ndonëse arkeologët nuk e shënojnë përkatësinë etnike të
kësa periudhe, ata janë treguar të rezervuar, shumë historianët e kanë theksuar
këtë dhe sjellin dëshmi të shumta (Zhak 1995, Peza & Peza 2009, 2013).
Pas luftrave të vazhdueshme dhe
shkatërrimeve nga tërmetet, zjarret dhe luftrat, Troja
braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar gjatë viteve
1000 -deri 600 p.e.s.,kohë, kur një
pjesë e popullsisë nga fisi pellazg i aeolëve, fillojnë ta popullojnë serisht
qytetin e lashtë, të braktisur.
Shlimani,
zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit
ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në
ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas
epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e
kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e
vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.
Të
gjitha këto prova tregojnë mjaft qartë se grekët nuk kanë pas ardhur në rajonin
e Egjeut, kur u zhvillua Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) dhe nuk kanë
marrë pjesë në te. Nga kjo del, që Akili dhe Hektori, heronjtë e tjerë të Luftës
së Trojës dhe bashkë me to të gjitha perënditë e lashta i përkisnin racës
pellazge/shqiptare.
Në këtë
vijushmëri “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit, veprat e para të letërsisë
europiane, që përshkruajnë Luftën e Trojës,janë gjithashtu vepra letrare në
gjuhën pellazge/shqipe., që falsifikatorët shpesh ju a atribuojnë grekëve. Në këto vepra të rëndësisë së parë historike
dhe artistike, ndeshen me shumicë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe:
Ja titulli dhe rrjeshtat e parë të këngës së parë të
Iliadës:
Titulli: ILIAS = ILI AS = ILI + ASHT (Ili ose Ylli është mbreti i Trojës, një nga
themeluasit e qytetit, nipi i Dardanit, që ka qenë biri i Zeusit).
Dy rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës janë:
MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT,
ULO
MENIN, I MIRI AKE QË KE E THOKE.
Këto janë në gjuhën pellazge, që kuptohen dhe
shpjegohen shumë lehtë nga gjuha
shqipe(Peza 2006, Peza & Peza 2009, 2013).
Edhe „Odisea“ sërisht vërtetohet se është në gjuhën pellazge/shqipe:
. Odhise është udhës, udhëtar dhe rreshti e parë:
Andër moj nepe, jepe, tregomë.
Por poemat e Homerit janë të mbushura me fjalë të gjuhës
pellazge/shqipe, por edhe mjaft fjalë të pakuptueshme, por vështirë se ka fjalë
greke, sipas shumë studimeve (Krispi 1831, Thomopoulo 1912, Schneider, A. Kola,
Peza & Peza 2006, 2009, 2013, Boçi 2012 etj.).
Në enciklopedinë Wikipedia shkruhet: “The word Hellenes, which would today
translated as Greeks, is not used by Homer”. /Fjala helenë, që don të thotë
grekë, nuk është përdorur nga Homeri/.
Kjo sepse Homeri
nuk i ka njohur grekët, sepse gjatë shekullit 8 p.e.s., kur është formuluar
Iliada nga gojdhënat popullore, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajonin e
EgjeuT.
Një gjë të tillë e mbështet edhe Thusididi (469-395 p.e.s.), i cili në
“Lufta e Peloponezit” shkruan: “...prova
ime më e madhe për këtë është vetë Homeri, i cili edhe përse ishte i kohëve
shumë më të vona se Lufta e Trojës, ai sërisht nuk e përmendi emrin grekë në
veprën e tij”.
Prandaj Homeri ka qenë i racës pellazge dhe mund të
shkruante vetëm në gjuhën pellazge/shqipe..
Të gjitha këto prova bindëse dhe të kontrollueshme,duhet
të bindin këdo, që beson në të vërtetën, që në Ballkan dhe në rajonin e Egjeut
të gjitha veprat e lashta kulturore, të datuar para shekullit 5 p.e.s. janë
ndërtuar nga pellazgët dhe pasardhësit e tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me
grekët. Ato që janë më të reja janë ndërtuar nga pellazgët dhe grekët, pasi
këta të fundit mësuan nga pellazgët artin e ndërtimit, faljes, shkrimin, me u
vesh dhe mbath etj.
Lidhur me minoritetin ministri i jashtëm grek dhe Greqia
nuk mund të na japë mësime.
Minoritarët grekë kanë ardhë gjatë shekullit 19 si bujq me mëditje tek
bejlerët shqiptarë dhe nuk sollën me vete as tokë dhe as përgatitje kulturore.
Gjithmonë janë trajtuar ashtu si dhe shqiptarët, kush qe i zoti bëri shkollë
dhe sot minoritarët janë me nivel arsimor dhe kulturor, në saj të kujdesit të
shoqërisë shqiptare.
Ka ndër ta mjaft të mirë, por edhe bastardë si Dule, i
cili përfitojë gjithshka nga shoqëria shqiptare dhe sot është në shërbim të
qarqeve shoviniste greke në dëm të Shqipërisë.
Greqia le të mësojë nga shqiptarët lidhur me trajtimin e minoritetit,
të zbatojë konventat ndërkombëtare dhe të njohë minoritetin shqiptar, maqedon,
bullgar, çifut etj. në Greqi. Greqia të njohë komunitetin e madh arvanit, që janë
popullsia e vetme autoktone në Greqi me prejardhje pellazge/hqiptare.
Arvanitët
kanë luajtur rolin dominues në rimëkëmbjen dhe përparimin e Greqisë dhe shumica
e heronjëve të revolucionit për pavarësi në Greqi janë aravnitë. Në rast të kundërt edhe ne shqiptarët do ta
ndalojmë njohjen zyrtare të minoritetit grek dhe do ti trajtojmë ato vetëm si
shqiptarë.
Me ligjin antidemkratik shqiptar 7501/1991 minoritarët u
bënë pronar toke, por kjo tokë është tokë shqiptare dhe do ta dorëzojnë ashtu
si dhe të tjerët, kur të anullohet ky ligj barbar, që ja mori me forcë tokën
pronarit dhe ja dha një tjetri.
Greqia duhet të heqë
ligjin e luftës me Shqipërinë, të pranojë genocidin ndaj popullsisë çame dhe ti
lejojë ata të lëvizin lirshën në trojet e të parëve të tyre.
Fëmijët çamë të vrarë me bajoneta gjatë genocidit grek
(foto nga A.Rakipi)
Himara është pjesë e krahinës shqiptare të Labërisë dhe
nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek. Në Himarë ka pasur dhe ka shqiptarë që
e mësonin greqishten për nrvoja tregtare, por këta nuk janë minoritarë. prandaj
çdo futje hundësh në Himarë nga Greqia është ndërhyrje në punët e brendëshme
dhe çon në keqësim të marëdhënieve.
Lebërit dhe himariotët kanë bërë luftën më
të ashpër kundra bandave greke, që dërgonte Athina për të aneksuar tokat
shqiptare dhe ndaluar gjuhën shqipe.
Dhjetra heronj janë ende gjallë si At
Stathi Melani, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani etj. janë vrarë nga
këto banda vetëm, pse përhapnin mësimin e gjuhës shqipe. Këto ne nuik i
harrojmë kurrë!
Në fund desha ti kujtoj ministrit Kotzias se emri i tij,
ashtu si shumë fjalë dhe emra grekë, nuk gjen shpjegim në gjuhën greke, por në
gjuhën shqipe, që don të thotë: Kot Zi Asht.
Fëmijët çamë të vrarë me bajoneta gjatë genocidit grek (foto nga A.Rakipi)
Pragë, 16 dhjetor
2016
*****************
Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri
Letër e Prof.dr. Eshref Ymerit,drejtuar Prof. Luftulla Peza
I dashur Profesor Luftullai,
Në faqen e internetit, lexova me shumë interes letrënqë i keni dërguar ambasadores së Bashkimit Evropian nëTiranë, me gjuhën e të vërtetave historike. Por të vërtetat historike për lashtësinë pellazgo-ilire të kombit shqiptar, nuk i ka aspak për zemër Perëndimi evropian.
Përkundrazi,Perëndimit evropian nuk i pëlqen të flasë me gjuhën e shkencës, me gjuhën e të vërtetave historike kur është fjala për grekët dhe për Greqinë.
Prandaj edhe gënjeshtra,hipokrizia, mashtrimi, pabesia, të cilat janë në themelin ekodit moral grek, për Perëndimin evropian dalin në tregune tij politik dhe shiten si virtyte.
Kjo është edhe arsyeja sepse ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në kor meshovinistin Kotzias, sulmojnë Kryeministrin Rama përqëndrimin burrëror që mbajti në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku shovinizmit greko karagjoz,si asnjë Kryeministër shqiptar që prej vitit 1920, ianumëroi të katër të vërtetat në sy për qëndrimet shovinisteqë mban ndaj vendit tonë. Perëndimit evropian nuk i bëri zonjës Romana Vlahutin.
Në atë letër ju keni folur aspak përshtypje deklarata e eurodeputetes shoviniste qipriote Eleni Theocharous, e cila para pak ditësh, në mes të Tiranës, deklaroi se Himara dhe krejt Epiri i Veriut na qenkan territore greke që nga lashtësia.
Përfundimisht, i dashur Profesor Luftullai, Perëndimi evropian i shkel me këmbë të vërtetat historike që kanë shkruar shkencëtarët e tij për grekët dhe pë Greqinë, dhe shqiptarët dhe Shqipërinë është gati t’i bëjë kurban në çdo kohë për interesat e shovinizmit greko karagjoz.
Se nuk ishte rastësi që pikërisht ai Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit ruso madh (traditën e të cilit e ka trashëguar neocarizmi putinian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj Kosovës në veçanti), na i bëri çarçaf trojet tona etnike në vitin 1878 dhe në vitin 1913,për interesat shoviniste grekosllave dhe asnjëherë, deri sote kësaj dite, nuk u pendua kurrë për ato krime të rënda që kreu kundër kombit shqiptar.
Sipas ligjit grek të vitit 1940, Greqia, për Republikën e Shqipërisë, ka qenë, ështëdhe do të jetë një shtet armik.
Por halli është se qysh t’ia bëjmë këtij Perëndimit evropian që na e mbron me kaq zell të paparë këtë shtet armik?
E kam përmendur edhe në një shkrim të para dokohshëm: e ftoj Kryeministrin Rama që ato katër të vërtetat që ia përplasi në fytyrë Greqisë nga foltorja e Kuvendit, t’ia përplasë në fytyrë edhe Perëndimit evropian nga foltorja e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributintuaj të madh në shërbim të Kombit Shqiptar.
Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo 18 dhjetor 2016
No comments:
Post a Comment