NGA: ISMAIL BELAJ : Udhëzim për mbijetesën shqiptare



Librat me kujtime janë thesar a burim i mësimit të historisë, më mirë të themi, janë histori të personalizuara a të individualizuara. Kështu ndodh edhe në librin që kemi në shqyrtim të Zeqir Jahës, prirjet letrare-artistike të të cilit janë të dukshme. Kështu shtimungu psikologjik në të cilin i vë situatat tipike shqiptare të një mjedisi, sikundër është fshati Stagovë e Kaçanikut, mund të merret si prototip i një situacioni të përgjithshëm për të gjithë trevat shqiptare. Libri sikundër thekson redaktori i librit në shkrimin paliativ të prezantimit si hyrje: ,,…ofron gjithçka nga pak për Stagovën, kështu ai (Zequa) zë në gojë toponimin Stagovë”. Stagova përmendet qysh nga viti 1452 nëpër kohë (shekuj). Ai kujton luftërat e pareshtura të stagovarëve, me theks plojën e Grykës së Kaçanikut (1910) me udhëheqësin e Karadakut-Idriz Seferin, e deri të “Komandant Zefi”- Agim Bajrami-ushtar i UÇK-së.”

Vërehet një gjë interesante në prezantimin e Sabit Jahës, stagovar i lindur, në vlerësimin e ngrohtë dhe emotiv të librit në fjalë: ,,Stagovari Zeqir Jaha në ,,Kujtimet e mia”( tua, tona ) do të thoshte secili njeri, sapo të lexojë këtë libër doracak për Stagovën ( stagovarët në përgjithësi ),…”

Nga këndi historik i ngjarjeve,vlen të përmendet çasti i ndarjes së zonave të interesit, pas Luftës II Botërore. Për fatin tonë jo të mirë, edhe tragjik, shqiptarët u vunë në anën Lindore dhe kështu iu paracaktua fati i lig për të ardhmen.

Ç’është e vërteta, atëbotë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, epilogu i të cilës nuk dihej ende: ,, Ishte viti 1914, Lufta ë Dytë Botërore, është akoma larg epilogut të saj dhe e ardhmja paraqitej me shumë të panjohura….”/Shih: Amik Kasoruho: Shqipëria ankthi dhe ëndrra”, Tiranë. 2012, UET PRESS f.15

Përse të përmendet ky fakt?- Për arsye të thjeshtë, se i njëjti fat vlente për të gjithë shqiptarët kudo, sepse, fatkeqësisht, pakti, qoftë i shkruar apo i pashkruar, kishte ngërthyer tërë trojet shqiptare, pra, edhe ato të Kosovës, që në fillim, ne, brezat e viteve’50, ‘60, ‘70 a ’80, e dimë këtë. Pra, ishte fjala për rreshtimin në sferën e interesit të Lindjes dhe besimi naiv në vëllazërinë me popujt sllavë, sikundër thekson autori i librit Zeqir Jaha, libri është: ,,Edhe si përceptim për të kaluarën time, po edhe për ngjarjet për të cilat kam qenë gjallë dhe isha pjesë e tyre” (f14).

Është koha kur, bie fjala: ,,Qeveritarët sllavë, nga 3 deri më 4 prill 1913, kishin bërë regjistrimin e popullsisë’’. Regjistrimet kishin për qëllim vërtetimin e numrit të saktë të rinjve për rekrutim, zbulimin e numrit të njerëzve të dalë në mal, dhe për ndryshimin e mbiemrave, emrave të personave dhe emrave të vendbanimeve dhe kjo vlente për krejt trojet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërise” (f.127).

Në shkrimin hyrës bëhët fjalë për historikun e familjes. Kështu, emri Jahi Haziri u bë Jahir Haziroviç me prapashtesën ,,viç”. Kështu që, nga atëherë, pasardhësit e Jahi Hazirit, të cilëve ua ndërruan mbiemrin në Haziroviç, për mbiemër morën emrin e paraardhësit të tyre-Jahiut, përkatësisht-mbiemrin Jaha.

Duke përfshirë ngjarje e personazhe të shumë kohërave, autori, në përmbyllje a pasthënie, në trajtesën me titull: “Fundi i një filimi apo fillimi i një fundi ” Ne erdhëm në këtë botë; Jo thjeshtë të jemi sikurse mjegulla, që pasi të shkojë nuk lë gjurmë se ekzistoi.”

Më tej, autori shpjegon se nuk rrëfen thjeshtë ndodhinë e dikujt, por:...,,është një emocion që është përjetuar vërtet,…”

Ky botim i Zeqir Jahës është sa monografi për fshatin Stagovë të Kaçanikut, vendlindjen e tij, aq kronikë e periudhave të ndryshme kohore, histori. Mund të jetë plan, skicë për një roman a lloj tjetër më të gjerë artistik.

Pasi e lexova këtë vëllim të dhuruar nga kushëriri i autorit, Besnik Jaha, mora përshtypjen e mrekullueshme duke gjetur aty një pasqyrim të gjerë të përvojës së njeriut që ka përjetuar shumë ngjarje që, në (të atij brezi-vitet e ‘60-‘70 e tutje i kemi përjetuar vetë dhe, mençuria e autorit, sipas parimit:,, e shkruara mbetet-skripta manent”. Të krahasojmë këtë me pohimet e Nermin Vlora Falaskit e cila, duke dashur të shprehë miradinë për botimin e romanit të saj në Kosovë në shkrimin me titull: ,,Dy fjalë për këtë botim” , po shprehej: ,,Në të gdhirë, kur dita fillon t’ia heqë mbulesën natës, duke e ngjyrosur natën me shkallëzimet e ndryshme, të agimit dhe yjet zvogëlohen, zbehen për të ndriçuar horizonte të tjëra, pasosmëria shumëfishohet përtej gjithësisë, atje ku bukuria nuk shprehet me fjalë, dhe mendja e habitur kërkon shpjegime,…( Shih Nermin Vlora Falaski; E nesërmja e një kohe,f.7)

Këto meditime të N.V.Falaskit, me logjikën silogjistike, shkojnë më tutje:

,,Oh! Sa pyetje pa asnjë përgjigjje! Sa mendime e menidme që lidhen lart në qiell dhe si bumerang kthehen prapa, pa sjellë asnjë gjurmë ideje! Por mendimet, lypëse të së vërtetës, hidhen përsëri në trajektoren e vështirë të misterit”. Dhe Zeqir Jaha, po ashtu përmend gjendjen e vagullt të meditimit të pafund e qëllim:,, Ne erdhëm në këtë botë të jetojmë, jo thjeshtë të jemi sikurse mjegulla, që pasi te shkojë nuk lë gjurmë se ekzistoi”. (,,Kujtimet e mia”f.141).

Kjo është fjala e urtë:”similis simili gaudet (I ngjashmi i gëzohet të ngjashmit) apo, ndryshe, secili prej nesh e zbulon me mënyrën e tij të kënaqësisë e të besuarit në atë që lexon. Është prirje e përgjithshme e njeriut( autorit ) për filozofi.

Vetëdija(kulturore) për të lënë gjurmë: ,, para se të iki nga këtu” desha që po këtë gur ta lë pas, si gjurmë të një njeriu, që kur erdhi nga fundi, u kthye në fillim që ta rifilloj historinë dhe këshilla lexohet nga autori( Z.J): ,,Shkruaj që të jëtosh! Që të jetosh më shumë se një herë, dhe më shumë se një kohë” (f.142)

Mesazhi kryesor i vëllimit (152 faqesh) është i menduar si një himn mendimit dhe lavdi kulturës që u lihet pasardhësve të vet, nipave dhe mbesave.

Historiku i familjes, e kaluara e hidhur, pasqyrohen me ,,udhëtimin’’ e personazhit (autorit të librit) nëpër kohë dhe ky udhëtim nuk është vetëm virtual apo imagjinar, por libri ofron edhe të dhëna a fakte historike për fshatin Stagovë dhe fshatra të tjerë të Kaçanikut, që janë tipike trevë shqiptare, duke nxjerre disa të vërteta që lidhen edhe me personazhe të tjera sikundër është vëllai i autorit, Ibush Jaha, që nuk qe fati të jetonte gjatë e duke qenë, po ashtu intelektual, me formin mjek, meqë vdiq në moshën 29-vjaçare.

Këtu vlen të theksohet fjala e Jakov Milajt: ,,Thesari më i çmueshëm nuk përbëhet prej pasurisë së tokës e të nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerëzve që ai mban në gji, prej shpirtit që u jep gjallëri këtyre njerëzve, prej gjakut që rrjedh prej venave të tyre. Raca, sipas mendimit të të gjithë biologëve, përcakton prirjet shpirtërore të një populli, kanalizon dëshirat dhe mendimet, rregullon pa e kuptuar jetën individuale, qoftë në pjesën vetjake, qoftë në marrëdhënie me shoqi-shojnë.” / (shih: Raca Shqiptare f.11)

Se kjo trevë shquan për trimëri dëshmojnë edhe vargjet nga poezia popullore, historike:

-Na u nis pushka n’Kaçanik:

Kaçanikut I raft-I pika ,

nuk e ditjka ça a frika,

u vran’ me pushk’, jan’ therë me thika;

derisa ra kali n’not me gjak.

Kënga ,,Robt e gjallë nuk muj mej dhanë” na kujton një nga gjakderdhjet shumë të mëdha në Grykën e Kaçanikut me 11-13 maj 1910 në mes të ekspoditës së Durgut Pashës prej 70 000 ushtarësh dhe forcave shqiptare të Kosovës, në të cilën armiku la më se 600 ushtarë të vrarë e të plagosur. Kënga me disa tabllo na jep momente interesante të operacioneve luftarake e posaçërisht na kujton se bota femërore qe shumë aktive kësaj radhe:

Kaçaniku e paska lshue,

kur ka ba për me u farue,

duel Kosova burr e grue.

Këto të dhëna –fakte historike e bëjnë ktë libër të Zeqir Jahes me rëndësi njohëse, në të cilat historianët, etnologët mund ti marrin për bazë në studimet e tyre në të ardhmen.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)