Zgjidhen tetë anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka mbajtur kohë më parë Kuvendin e saj zgjedhor, ku ka i zgjedhur tetë anëtarë të rinj korrespondentë dhe i ka avancuar në anëtarë të rregullt tre anëtarë të saj me korrespondencë.
Anëtarë korrespondentë të ASHAK janë zgjedhur:
Prof.Dr.Bardh Rugova,
Prof.Dr. Kujtim Shala (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë),
Prof.Dr. Frashër Demaj,
Prof.Dr.Gjyljeta Mushkolaj,
Prof.dr. Justina Pula.
Prof.Dr.Muhamedin Kullashi (Seksioni i Shkencave Shoqërore),
Prof.Dr.Fetah Podvorica
dhe
Prof.Dr. Myzafere Limani (Seksioni i Shkencave të Natyrës).
Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur anëtarë të rregullt anëtarët e saj me korrespondencë:
Prof.Dr. Zejnullah Rrahmanin (Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë)
dhe
Prof.Dr. Anton K. Berishajn e Prof.Dr. Jusuf Bajraktarin (Seksioni i Shkencave Shoqërore).
Kuvendi i ASHAK i ka zgjedhur sot edhe katër anëtarë të rinj të jashtëm:Prof.Dr. Bahri Becin, Prof.Dr.Kristaq Priftin, Prof.Dr. Matteo Mandalën dhe Prof.Dr.Mentor Petrelën.
Pas pranimit të anëtarëve të rinj, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës i ka gjithsej 38 anëtarë të rregullt dhe me korrespondencë.
******
Në konkursin për anëtarë të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), i cili është hapur më 17 nëntor, konkuruan 58 kandidatë.
Prej tyre, 11 anëtarë me korrespodencë, shtatë anëtarë të jashtëm dhe 40 kandidatë të rinj në katër seksione shkencore sa i ka Akademia.
Sipas informatave të cilat i ka siguruar KosovaPress-i, konkursi i shpallur më 17 nëntor përfundon më datë 24 të këtij muaji, kurse mbledhja e Kuvendit të Akademisë, në të cilën bëhet edhe përzgjedhja e akademikëve të rinj, pritet të mbahet më 21 dhjetor 2016.
KosovaPress ka siguruar listën e kandidatëve deri sot, e martë, datë 22 nëntor 2016. Ja lista e kandidatëve:
Seksioni i Shkencave Shoqërore
Kandidatët korrespodentë
-Anton Berishaj
-Arsim Bajrami
-Edi Shukriu
-Jusuf Bajraktari
Kandidatët e rinj:
-Blerim Ramosaj
-Frashër Demaj
-Gazmend Luboteni
-Gjyljeta Mushkolaj
-Ibrahim Berisha
-Justina Pula
-Kadri Metaj
-Lush Culaj
-Muhamed Kullashi
-Naser Ferri
-Nehat Krasniqi
-Sinan Ademaj
Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë
Kandidatët korrespodentë
-Mehmet Halimi
-Zejnullah Rrahmani
Kandidatët e rinj
-Basri Çapriqi
-Bajram Kosumi
-Bardh Rugova
-Fadil Hysaj
-Kujtim Shala
-Milazim Krasniqi
-Qemal Murati
-Rrahman Paçarizi
-Shefkije Islamaj
-Shkumbin Munishi
Seksioni i Arteve
Kandidatët korrespodentë:
-Luan Mulliqi
-Xhevdet Xhafa
Kandidatët e rinj:
-Adem Rusinovci
-Miradije Ramiqi
-Zake Prelvukaj
Seksioni i Shkencave të Natyrës
Kandidatët korrespodentë:
-Arsim Morina
-Qamil Haxhibeqiri
-Sali Gashi
Kandidatët e rinj:
-Arbnor Pajaziti
-Bajram Berisha
-Behxhet Mustafa
-Fetah Podvorica
-Gani Bajraktari
-Hilmi Islami
-Isa Elezaj
-Myrvete Paçarada
-Mentor Sopjani
-Myzafere Limani
-Naim Berisha
-Ramadan Zejnullahu
-Shukri Fetahu
-Shaban Buza
-Veton Hoxha
Anëtarët e jashtëm:
-Abdylmenaf Bexheti
-Bahri Beci
-Gëzim Qendro
-Kristaq Prifti
-Luan Starova
-Matteo Mandala
-Mentor Petrela
*Sipas njoftimit paraprak, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me Status të Akademisë, shpallë konkursin për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, ndërsa recensionet e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë u lihen në dispozicion për shtatë ditë në mjediset e Akademisë (Statuti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 446/2, i 11.05.2016, neni 23, paragrafi 12.).
KUMTESË E KRYESISË
|
Nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE TË KOSOVËS ËSHTË E DREJTUAR, VETËM PREJ FUNKSIONARËVE TË NJË PARTIE - TË LDK-së!
Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie!
Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
Mehmet Kraja, sekretar
Të rregullt:
1. Idriz Ajeti
2. Ali Aliu
3. Besim Bokshi
4. Enver Gjerqeku
5. Sabri Hamiti
6. Rexhep Ismajli
7. Mehmet Kraja
8. Ali Podrimjaa
9. Rexhep Qosja
Jashtë trupit të punës:
1. Sinan Hasani
2. Ibrahim Rugova
Për më tepër lexoni faqen zyrtare të:
|
========================================
Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 6 nëntor 2009, në Prishtinë, shqyrtoi gjendjen në institucionet tona shkencore, në mënyrë të veçantë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Meqenëse në diskutim u paraqitën mjaft të dhëna që dëshmojnë se këto institucione janë të politizuara në shkallë të palejueshme, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e quan të nevojshme që opinionit të Kosovës t’i drejtohet me këtë Kumtesë.
1. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e shqetësuar dhe e brengosur për shkak të pasojave që një politizim i tillë ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë në shkencën tonë, në planifikimin, në vlerësimet dhe në afirmimin e saj si në Kosovë, ashtu edhe në gjithë hapësirën kombëtare.
2. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se përkatësia partiake është bërë kriter për pranimin dhe për dhënien e titujve shkencorë në institucionet shkencore, gjë që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë deformime të tjera në veprimtarinë e tyre shkencore, kulturore dhe shoqërore.
3. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se pasojat më të mëdha të një politizimi të tillë janë shprehur në veprimtarinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Institucion njëpartiak në kohën e komunizmit, kjo Akademi vazhdon të jetë institucion njëpartiak edhe sot, madje partiakisht më i anshëm sot se atëherë. Opinionit tonë nuk i është bërë e mundshme të informohet se gati të gjithë funksionarët më të lartë të LDK-së janë bërë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, kurse prej 9 anëtarëve të sotëm të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë 7 janë anëtarë të LDK-së, ndërsa 5 prej tyre anëtarë të djeshëm apo edhe të sotëm të Kryesisë ose të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie!
4. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës është e drejtuar vetëm prej anëtarëve, shpesh, madje, vetëm prej funksionarëve të një partie - të LDK-së! Për të qenë edhe më tragjikomike, më e papranueshme dhe më e palejueshme udhëheqja e saj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës drejtohet prej një grupi partiako-lokal! Kështu, fjala vjen, qe 17 vjet në krye të Akademisë e ndërrojnë njëri-tjetrin një kimist e tre gjuhëtarë, kurse në Kryesi u asistojnë fqinjë të vendlindjes e të partisë! Kjo udhëheqje ka shkelur dhe vazhdon të shkelë procedurat elementare demokratike gjatë zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Akademisë; e shkurton afatin e zgjedhjes në dy vjet kur do të shtojë numrin e bashkëpartiakëve të vet dhe e zgjat në katër vjet kur do të shtyjë pranimin e të tjerëve. Për të siguruar që të pranohen vetëm bashkëpartiakët e saj dhe të pengohet pranimi i të tjerëve, kjo udhëheqje e ka bërë Seksionin organ i cili, në vend se Kuvendi i Akademisë, vendos kush do të pranohet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, çka nuk ndodh në asnjë akademi në Evropë!
5. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës thekson se uzurpimi i tillë njëpartiak i Akademisë dhe i Kryesisë së saj ka bërë: që në Akademi të sillen edhe disa shkrimtarë - kritikë, prozatorë e poetë të cilët, po të mos ishte ajo ashtu e uzurpuar, nuk do të bëheshin anëtarë të saj; që në vazhdimësi të refuzohen studiues, shkrimtarë dhe krijues të tjerë me vepër të çmuar shkencore, letrare, artistike dhe me merita të mëdha për arsimin dhe për kulturën e Kosovës.
6. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës konstaton se Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, për shkak të uzurpimit të tillë të skajshëm partiak, nuk ka sot në përbërje të saj: asnjë historian, asnjë arkeolog, asnjë leksikolog e leksikograf, asnjë historian të krijimtarisë popullore, asnjë mjek. Deri sivjet, në përbërje të saj kjo Akademi nuk e kishte asnjë ekonomist sado Kosova ka një varg ekonomistësh të njohur e të çmuar edhe jashtë Kosovës. Po sivjet në Akademinë tonë u pranua një ekonomist dhe ky është një funksionar i LDK-së, njëkohësisht kryetar i Prishtinës!
7. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e bindur se si pasojë e këtyre deformimeve, e kësaj papërgjegjësie shkencore, intelektuale dhe morale të uzurpuesve të Akademisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në mënyrë të veçantë dy seksionet e saj themelore - Seksioni i Gjuhës dhe i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore, nuk kanë realizuar deri sot dhe nuk do të jenë në gjendje të realizojnë as sot e tutje me përbërjen që kanë asnjë projekt kërkimor-shkencor me rëndësi historike për Kosovën e aq më pak për popullin shqiptar në përgjithësi. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës sot vepron si një shtëpi modeste botuese, e cila boton çka është botuar shumë kohë përpara dhe riboton veprat e disa anëtarëve të saj, ndonjëherë pavarësisht prej vlerës së tyre!
8. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës shpreh indinjatë pse mediet tona nuk janë marrë deri sot dhe nuk merren as sot me politizimin e institucioneve tona shkencore dhe me deformimet e sipërshënuara në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është e vetëdijshme se heshtja e tillë e medieve është pasojë, në njërën anë, e mungesës së transparencës në Akademi, kurse, në anën tjetër, e trysnive që iu bëhen prej strukturave partiake të cilave iu takojnë përdoruesit dhe shpërdoruesit e Akademisë sonë!
9. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës fton opinionin e Kosovës, krijuesit shkencorë dhe artistikë, sidomos institucionet politike dhe shtetërore që të bëjnë çka varet prej tyre për reformimin e institucioneve tona shkencore, për ndërprerjen e politizimit të tyre, për ndërrimin e gjendjes së përkeqësuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e cila cenon, në afat të gjatë historik, interesat shkencore, kulturore dhe, në përgjithësi, shoqërore të Kosovës.
Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i bën me dije opinionin kosovar dhe institucionet politike e shtetërore se do t’i vazhdojë përpjekjet për ndryshimin e gjendjes së politizuar në institucionet shkencore dhe kulturore, sidomos për ndryshimin e gjendjes së uzurpuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kryesia e LSHK-së / Kryetari - ADEM DEMAÇI
Prishtinë më 06. 11. 2009
No comments:
Post a Comment