Syri i Robert Elsiet mbi shqiptarët



Vëllimi i 16-të i serisë së Studimeve Shqiptare (Albanian Studies) të shkrimtarit, përkthyesit, interpretuesit dhe specialistit të palodhur të studimeve shqiptare, dr. Robert Elsit, titullohet “Të mbash një sy mbi shqiptarët” (Keeping an Eye on the Albanians)

Është ky një botim i vitit 2015, pas të cilit z. Elsie ka publikuar edhe shumë botime të tjera, duke e çuar në 33 numrin e vëllimeve të serisë së Studimeve Shqiptare (në gjuhën angleze), me botues Qendrën për studime shqiptare në Londër (Centre for Albanian Studies – London).

Ky vëllim, me këtë titull, të përzgjedhur nga vetë autori, paraqet në mënyrë shumë simbolike qëndrimin e tij, punën e tij dhe interesimin e vazhdueshëm e të pashterur të tij, që e ka dhe që e mban vazhdimisht për shqiptarët dhe mbi shqiptarët.

Të mbash syrin mbi një gjë, në kuptimin alegorik, do të thotë të mos e largosh asnjëherë vëmendjen prej aty, e kjo në fakt është ajo që bën Robert Elsie – ai nuk e largon asnjëherë vëmendjen nga shqiptarët, nga tradita dhe kultura shqiptare, nga historia e letërsia, nga dëshmitë e trashëgimisë sonë…

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)