Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/30

Zbulohet një libër i rrallë për Skëndërbeun!


Na ka rënë në duar një libër i rrallë 500 vjeçar, i cili jo vetëm nuk ndodhet në institucionet tona të kulturës si në biblioteka, arkiva…, por sipas të gjitha gjasave as nuk është përmendur apo cituar nga studiuesit shqiptarë të historisë së lavdishme të Skënderbeut. Bëhet fjalë për një libër kushtuar kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skëndebeut, që mendohet tani të jetë edhe më i vjetërs se kryevepra e Marin Barletit

Titulli i Librit është: “Commentarii delle cose de Turchi, di Paulo Giouio, et Andrea Gambini, con gli fatti, et la vita di Scanderbeg. Është një libër ndoshta me histori më të vjetër se ai i shkruar nga Marin Barleti për Historinë e Skënderbeut. Barleti e shkuajti Historinë e Skënderbeut në Itali, dhe në Romë e botoi në latinisht me 1510. Autori quhet Andrea Gambi është historian nga më të hershmit që ka shkruar për dyndjet turke në Europë. Ka lindur në FIRENZE ITALI. Dihet se ka vdekur me 1529. Ndoshta për botën shqiptare ky autor apo ky libër është i panjohur. Do të ishte me rëndësi përkthimi i këtij libri të vjetër, thesar për historinë tonë pasi mund të gjenden fakte të tjera apo të krahasohet me atë çka ka shkruar Barleti. Ndoshta akademikët shqiptarë e dinë si fakt punën e këtij libri, por unë po e theksoj se Libri i famshëm gjendet në Biblotekën e Firenzës – Itali, ndoshta dikush i apasionuar pas “vjetërsirave” do të ketë mundësinë ta shohë apa ta lexojë në origjinal. Libri është botuar pas vdekjes së autorit dhe mban datën 1545/ Çezar Ndreu

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...