2016-12-28

Donald Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump, i cili do të bëhet më 20 janar të vitit 2017.


Lajmin e ka konfirmuar  Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tregoi se ftesa për inaugurim tashmë ka arritur edhe në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.




Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremoninë e inagurimit të Trumpit.

Ekskluzive: Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump-it
Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.
Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016. 




Rusia do të furnizojë Serbinë me avionë luftarakë, tanke, makineri lufte pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar në Rusi. Bëhet fjalë për 6 avioni MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 makineri lufte që vijnë nga rezervat e Rusisë.

Avionët do të dorëzohen në mars dhe do t’i kushtojnë Serbisë 180 deri në 230 milionë euro. Vuçiç, i cili siguroi marrëveshjen gjatë vizitës në Rusi të mërkurën e kaluar, tha se “donacioni” rus do të rrisë në mënyrë “dramatike” fuqinë mbrojtëse të Serbisë. Shumica e vendeve fqinje të Serbisë janë vende anëtare të NATO-s.

Marrëveshje e këtyre dy vendeve konsiderohet si rritje e ndikimit rus në Ballkan. Kreu i qeverisë serbe nuk harroi të theksonte se vendi i tij do të vazhdojë të mbetet një vend neutral ushtarakisht pavarësisht armatimit të ri nga Rusia. “Qielli i Serbisë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha ai.

“Kjo do të thotë se ne do të kemi avantazh mbi ata që do të mendojnë të kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk po kërcënojmë askënd.” Forcat e armatosura serbe kanë 80% të armatimeve nga teknologjia sovjetike. Pavarësisht se formalisht, Serbia kërkon të bëhet pjesë e BE-së, ajo është afruar me aleatin tradicional sllav dhe ortodoks.

Gjatë takimit me Vuçiç, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi stërvitje taktike trepalëshe bashkë me Bjellorusinë që do të cilësohet stërvitje “vëllazërore sllave”. Gjithashtu Rusia u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin në Serbinë në fushën e ushtrisë.

Marrëveshja e tyre janë në një kohë kur ka rritje tensioni mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila është pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në këtë mes Rusia duket se po kërkon që të parandalojë afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin.

Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin e cilësoi marrëveshjen me Rusinë si “historike”, i cili shtoi se që pa bombardimit nga NATO gjatë Luftës së Kosovës, tha se Serbia nuk është më e sigurt. “Tani do të jemi në gjendje të mbrojmë territoret tona”.

Donald  Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se është në marrëdhënie të mirë me të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja, sidomos pas vizitës së tyre në Serbi. Ai ka shtuar se megjithatë se mysafiri i tij i preferuar është ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit i drejtohet kur Serbia ka ndonjë problem

“Ende nuk jemi në situatë kur mund t’i drejtohemi (John) Kerryt për të zgjidhur një problem, por Lavrovit,. Por kjo nuk do të thotë se e kemi zgjidhur problemin, por dimë se Rusia është në anën tonë dhe kur bëhet fjalë për vendimet e OKB-së nuk mund të marrë ndonjë vendim në dëm të Serbisë. Kjo ka ndodhur disa herë, me rastin e rezolutës për Srebrenicën apo anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Dhe kjo është një marrëdhënie miqësie”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Duke iu referuar votave të fundit në Kombet e Bashkuara kur Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë, Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të mund të votojë kundër interesave të Rusisë dhe në të njëjtën kohë pret mbështetjen e saj në situata të diskutueshme.

Ai ka rrëfyer se me të gjithë shtetarët me të cilët ai ishte takuar ka marrëdhënie të mira, dhe që ka një “koleksion” të 100 numrave të telefonit të kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të jetë më mirë se gjatë administratës së Obamës apo Clintonit, sepse Trump ka shpallur një qasje të ndryshme nga SHBA për krizat globale”- ka thënë më tej shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, Daçiç ka shtuar se askush nuk duhet të presë ndryshimet që shkruajnë mediat, të tilla si ato që “Trump do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...