Shukri Buja nga PDK ka dhënë kritika të ashpra për buxhetin 2017.
Sipas tij ky buxhet do ta çojë vendin në shkatërrim. Ai përmendi disa nga këto shkaqe që sipas tij do ta falimentojnë shtetin sikurse që i ka ndodhur Greqisë.
“Nuk ka investime për qytetarët e Kosovës, pastaj ligji i veteranëve sepse 38 milionë euro janë të pamjaftueshme për veteranet sepse nuk janë as pensione ato që i marrin.
Kosova ka hyrë në borxh publik 700 milionë euro, rrezikshmëria e Gjykatës së Arbitrazhit mund të shtojë Kosovës në një miliard e gjysmë borxhe dhe Kosova po merr rrugën e Greqisë drejt falimentimit”, tha Buja.
Buja tha se investimet nuk janë për 46 përqind rritje, por shpenzimet janë për paga dhe mëditje dhe transfere.
“Ne si deputetë jemi të Kosovës dhe nuk duhet të rrezikojmë, duhet t’iu tregojmë se ky buxhet nuk është në të mirë të tyre, dhe as në mbrojtje të shtetit. Ky buxhet nuk është në mirën e zgjedhjes së të miras së pensioneve të veteranëve”, tha Buja.
Ai bëri thirrje që ky projektligj të tërhiqet
No comments:
Post a Comment