Krijimi i nendegzimeve te genit "J2a dhe J1a" ne zonen Ballkanike, te banuar nga Shqiptaret e lashte.
Siç e kemi trajtuar ne forme te permbedhur ne shkrimet e mesiperme, ku kemi thene se ne rajonet e Ballkanit,
perveç makro grupeve te geneve “I”E” dhe (“R”-varjantin "para-R1b" te kohes paleolitike), kemi dhe nje gen tjeter te vjeter me origjine paleolitike, i cili bente pjese me pare ne makro grupimin "para-(IJK)" qe rridhte nga "F" ( Indiane ).
Figura Nr-1 (Perhapja e Genit "J1")
Figura Nr-2 (Perhapja e Genit "J2")
Tani siç e pohuam me siper, po pasqyrojme nje tabele te genit bujqesore "J2" te popujve te ndryshem te Europes. Ja nje varjanti te geneve “J” me nendegzimmin "J2". Keshtu kemi nje renditje qe vjen gjithnje ne rritje per popujt te perfshire ne tabelen Nr-1
Nr
|
Etnite ( popujt)
|
%
|
Nr
|
Etnite (Popujt)
|
%
|
1
|
Basket (Spanjolle )
|
7
|
16
|
Gjermanet
|
17
|
2
|
Sicilianet
|
9
|
17
|
Ceket
|
17
|
3
|
Sardet
|
9
|
18
|
Danezet
|
17
|
4
|
Romaket e Toskanet
|
9
|
18
|
Polaket
|
17
|
5
|
Shqipetaret
|
11
|
20
|
Finlandezet
|
18
|
6
|
Greket
|
11
|
21
|
Careliani
|
18
|
7
|
Galiziani
|
12
|
22
|
Estonet
|
18
|
8
|
Spaniollet
|
12
|
24
|
Ruset
|
18
|
9
|
Portugezet
|
12
|
25
|
Bullgaret
|
20
|
10
|
Islandezet
|
12
|
26
|
Rumunet
|
20
|
11
|
Norvegjezet
|
12
|
27
|
Irlandezet
|
22
|
12
|
Suedezet
|
12
|
28
|
Angleset
|
22
|
13
|
Austriaket
|
15
|
29
|
Galezet
|
22
|
14
|
Zvicerrianet
|
15
|
30
|
Cornovaglia
|
22
|
15
|
Bavarezet
|
15
|
31
|
Francezet
|
22
|
Tabela Nr-1. Perhapja e geneve "J2" tek popujt e Europes
Tabeta e mesiperme ka te beje me ADN (mt), neolitike frekuente ne Europe, nga ku kemi perbersit e geneve “J” te permledhura ne nedegzimet e tyre, nga ku verehet se ai Shqiptar eshte ne vleren e frekuences11%. Por nese i referohemi nje studimi tjeter te publikuar ne (www.igenea.com), verejme se geni shqiptar “J2” ka nje nje frekuence prej 15%, gjithashtu po sipas ketij burimi jepen te dhena dhe per Maqedonet 20%, Greket 14%, Serbet 9% dhe Boshnjaket 5%. Ashtu si dhe per genet e tjera, zona kryesore ku ky gen “J2” eshte perhapur ne Ballkan eshte zonen Egjeo-Adriatike-Danubiane, pra trekendeshi (Shqiperi/Maqedoni)-Greqi-Rumani. Naturisht ky gen qe trashegohet sot tek keto popullsi eshte me baze te vjeter neolitike, ai i ka fillesat e tije te pakten 10-8.000 vite me pare.
Nese i referohemi tabeles se ekzpozuar me siper ( Nr-2), verejme se Shqiptaret kane nje vlere te ADN miticondriale neolitike “J” qe radhitet nder vlerat me te ulta, ku nder to perfshihen, Basket (Spanjolle)7%, Sicilianet, Sardet, Romaket dhe Toskanet 9%, Shqiptaret e Greket 11%. Sipas tabeles shohim se ne ishujt e Mesdheut ( Sicili e Sardenje ) ky gen kap nje vlere prej 9% ne Italine e jugut dhe te qendres ( Toskane ) ruan po kete vlere. Pra keshtu, kemi te bejme me nje shperndarje homogjene ne Itali. Ne Greqi kap vleren prej 11% dhe peraqitet e njejte si ne Shqiperi. Bullgaria dhe Rumania ruajne vlera te njejta prej 20% gati sa dyfishi i Shqiperise dhe Greqise. Ne veri te Europes kap vlerat me te medha. Ne ishujt britanike 22%, çka tregon se keto popuj ruajne genet neolitike “J” sa dyfishi i Shqiptarve dhe Grekeve. Ndersa Basket e (Spanjes) te cilet e kane rreth 7% jane mbartes te ADN neolitike miticondriale te genite “J” ne nivelin me te ulet ne Europe. Keshtu persa i perket diferencave gjenetike te ADN mitocondriale (mt) mund te radhisim disa etni te jugut te Europes dhe ato Ballkaniko-Mesdhetare. Nese trajtojme keto diferenca verejme se Shiptaret nuk kane diference me Greket kane nje diference te vogel prej 2% me Toskanet, Sicilianet dhe Sardet ( tabela Nr-2).
Kjo tregon se rajoni gadishullore i Greqise, Ishujt e Italise se jugut dhe rajonet Shqiptare ne kohen e neolitikut kane mikpritur nje popullsi pothuajes te njejte homogjene, genet e se ciles trashegohen deri ne ditet tona. Nje ngjashmeri e duke u bazuar tek kjo diference gjenetike, verehet dhe me popujt Baske rreth 4%. Duke marre per baze ndryshimet e vogla distanziale midis ketij aplogrupi, natyrshem na del perfundimi, se Shqiptaret neolitike jane me te afert gjenetikisht me Greket, Sardet, Sicilianet, Toskanet, Latinet dhe Basket. Ndera vlerat me te larta ky gen “J” i arrine ne zonen e Thrakes se vjeter (Bullgari e Rumani), nga ku mund te supozojme,per nje faze te kultures Danubiane.
Perhapja e genit “J2” (Shqiperi,Greqi ,Itali dhe tek Basket).
Nr
|
Etnite (popujt)
|
%
|
Nr
|
Etnite (Popujt)
|
%
|
1
|
Shqiptaret
|
11
|
4
|
Sardet
|
9
|
2
|
Greket
|
11
|
5
|
Sicilianet
|
9
|
3
|
Toskan/Romaket
|
9
|
6
|
Basket
|
7
|
Tabela Nr-2 (genet “J2)
Turqia eshte vendi me pjesen me te madhe te popullsise me "J2" rreth 25% burrave Turq jane mbajtes te “J2”. Sipas studimeve te koheve te fundit, duke e marre te kombinuar dhe me “J1” 1/3 e popullsise Turke perfshihet ne aplogrupin “J”. Aplogrupi “J2” eshte gjetur ne jug lindje te Europes,ne menyre te veçante ne Italine e Jugut, dhe ate te qendres ,ku me frekuence me te larte “J2”,krahasura me vendet e tjera te Europes eshte gjetur ne germadhat e Etruskeve Antike. Gjithashtu dhe ne Europen perendimore, ne France, dhe gadishullin Iberike, ka frekuenca te njejta. Pra verehet nje hallke lidhse genetike, midis Etruskeve te vjeter, Turqise (Lidias se lashte nga mendohet se kane ardhur Etrusket) dhe popujve Iberike (Spanjes e France jugore),nga mendohet se rrjedhin Basket.
Pra dhe ne pehapjen e ketij geni, duket se ka funksionuar, drejtimi kryesore, siç e kemi trajtuar me pare: brigjet e Adriatikut-Veriu i Italise-Jugu i Frances-Iberi.Kjo ka qene nje ure lidhese e perhapjes se kulturets bujqesore dhe te ketij geni, ashtu siç ishin dhe genet e tjera. Perhapja e tij eshte eshte perqendruar ne Azine perendimore dhe ne Jug-lindje te Europes. Aplogrupi "J2" eshte gjetur kryesisht ne Veri te Mesapotamise, ne Mesdhe (perfshi Jugun e Europes dhe Veriun e Afrikes ), ne rrafshnalten Iraniane dhe ne qender te Azise, ne Greqi, Gjithashtu eshte frekuente ne Kurdistan me 28%, ne Irak 25%, ne Liban me 25%. J2 eshte gjithashtu prezente ne nje frekuence me te vogel ne Jordani, in Siri, Izraele, Turqi dhe ne jug te rajonit te Kaukazit. Frekuenca e Aplogrupit "J2" pergjithsisht bije duke u larguar nga veriu i Mesapotamise, duke sjelle vetem 6% tek Europianet dhe me pas frekuenca e tij bije dramatikisht, kur leviz drejt veriut te Mesdheut.
Disa nenlinja te “J2” jane gjetur dhe ne jug te Kaukazit (Gjeorgi, Armeni, Azerbagjian), Iran, Azine qendrore dhe Azine e Jugut. Nenlinja e “J2a” pikerishte “J2a1b1” jane gjetur ne Greqi dhe ne Anadoll, si dhe ne jugun Italise dhe ndoshta jane te shoqeruara me emigrimet e Pellasgo-Lelegeve dhe perhapjen e mevonshme te Heleneve. Nje tjeter element i rendsishem i perhapjes se aplogrupit “J2” duket se humbet nga lindja e Mesme drejt Perendimit dhe kryesisht duke pershkuar nje rruge detare ose bregdetare, siç eshte zbuluar ne koncentimet e larta midis popullsive te brigjeve te Detit Mesdhe, Brigjeve Euro-aziatike dhe atyre Afrikane dhe ne menyre te veçante pergjate brigjeve lindore te Mesdheut ne Europe.
Kjo shperndarje mund te jete me konforme ne drejtimet datare, qe ne kohen Neolitike ose pas-neolitike ne teritoret e Lindjes se Mesme, si dhe me pas gjate emigrimeve te "popujvete detit", ashtu dhe gjete shkembimeve tregtare Fenikase ose perkundrejt kolonizimit Grek. Ne menyre tipike popullsite moderne te Jugut te Lindjes se Mesme ( ne menyre te veçante ajo e gjuhes arabe), kane frekuencen me te larte te paraenteles me aplogrupin “J1”. Ne popullsite ne veri te Lindjes se Mesme, si ne Liban ( vendi i Fenikasve te vjeter ), Europe dhe Indi, kemi te perhapur nengrupin “J2”. Ja nje tregues nyje qe dimostron lidhjen Europe-Indi-Lindje–veriu i Lindjes se Mesme. “J2” eshte i lidhur me popujt e vjeter te teritoreve te Greqise se sotme (Pellasget), por me pas dhe Helenet dhe Fenikasit ndersa “J1” eshte i lidhur me Arabet dhe Hebrejt sipas mendimit te studjuseve, por qe nuk na tregohet menyra, se si mund te jete ralizuar kjo lidhje.
Aplogrupi “J2” ka demostruar qe ka nje shperndarje me teper ne veri te Lindjes se Mesme, nese krahasohet me "J1" qe eshte me i perhapur ne Jug te Lindjes se Mesme. Kjo na sugjeron se perfshirja e “J2” midis popullsive moderne te Europes, ne Azise qendrore dhe Jugore, duhet te reflektoje perhapjen demografike Neiolitike nga Lindja e Mesme dhe se popullsia e origjines mund te jete nisur me teper se ne çdo drejtim tjeter, nga zona e lindjes Anadolliane ose nga veriu i Masapotamise, duke i lejuar nje mundesi me te vogel rajoneve te jugut. Keshtu ne na lihen te hapura dy varjantet. Por ne nje studim te ri, (ne mars te vitit 2008) kerkusit shkencore genetike kane demostruar se "geni (Aplogrupi “J2a”) eshte i lidhur me popullsite antike te Kretes", qe sipas meje nuk eshte gje tjeter veçse popullsia e vjeter para Pellasge dhe me pas Pellasge. Studjuesit gjenetike kane ekzaminuar; "relacionet midis popullsise se zones Anatolike", qe sipas meje nuk eshte gje tjeter veçse Lelege (degzim Pellasg), Egjeut (ku shtrihet Greqia e sotme ) dhe ishullit te Kretes.
Pra Kreta e lashte na demostrohet si epiqendra e krijimit te “J2a”, si nje nendegzim i “J2” te ardhur nga Lindja e Mesme nepermjet Bosforit. Keshtu e thene me shkurt, “J2a ka lindur ne Krete”. Po nga ky studim i (2008), ka dale dhe nje e dhene qe duhet te merret ne considerate: Aplogrupi “J1b”(M12) eshte i shoqeruar me Greqine neolitike rreth, 8.500-4.300 vite prkr dhe eshte llogaritur, qe ky aplogrup gjendet Kreten moderne (3,1%) dhe ne Greqine kontinentale (Maqedonine greke 7,0%; Thesali 8,8% dhe Argolide (1,8 %). Pra, a nuk kemi nje perputhje te kesaj perjudhe, qe perkon me me fillimet e civilizimit te Kretes, me nje popullsi mbartese e geneve te nenlinjes,”J1b” qe sot gjendet tek Arabet dhe popullsite Hebraike, siç e theksuam dhe me lart?
Une mendoj se kjo pyetje e ka nje pergjigje! Nese duam qe ketij perfundimi studimi ti japim me te verete ate pergjigje qe meriton, un ne fillim mund te them se ai ka nje domethenje te jashzakonshme, pasi veterton prezencen e nje nendegzimi te nje geni, i cili na paraqet ne zemer te Europes, si nje gen Hebraiko-Arab. Po si mund te kete ndodhur, lind pyetja me te drejte? Me lart pame se ky gen arrinte nje vlere (“J2”=25%) ne Turqi. Ky fakt ne pamjen e jashtme nuk ben ndonje pershtypje te madhe pasi, po te marresh varjantin se ky gen ka ardhur nga ato vende ne Europe, kjo eshte e pranushme logjikisht, pasi Hebrejt kane qene perhapur ne te gjithe Europen dhe Azine. Por nje gje eshte interesante dhe duhet te terheqe vemendjen eshte pikerisht koha qe kane percaktuar shkencetaret, qe i bije te pakten (8.500-4.300 ) vite prkr, si dhe vendi ku ky gen, arrinte frekuencen me te larte. Kjo e dhene eshte shume domethense, pasi siç e pame me siper, vleren me te larte kjo nenlinje genetike “J1a” e arrine ne Thesali ( rreth 9%).
Pra a mos duhet te mendojme, se ky gen mund ta kete pasur bazen fillestare te lindjes ne kete teritor, ku u zhvillua dhe civilizimi i pare ne zonen Egjiane dhe perbente barthamen filestare te civilizimit, qe me pas do te kristalizohej si Pellasg dhe pas shume kohesh u rrezatua dhe ne ne drejtime te tjera? Mendoj se perdersa, patem ne Krete nje nelinje te “J2a”, i cili kishte ardhur nga Lindja e Mesme nepermjet Bosforit si nje linje e "J2" gje e cila gjandej dhe ne dhe Anatoll me po kete linje. Kjo siç e theksuam krijoj nelinjen e saje “J2a”; pra mendoj se keshu mund te kete ndodhur dhe "J1" mund te kete marrshuar ne po te njejtin drejtim, pasi dhe kjo gjendet ne Anatoll tek popullsia Turke dhe pastaj me nje nendegzim te saj, mund te kate kaluar ne Egje duke u perqendruar ne Thesali me krijimin e “J1a”. Keshtu qe kjo e fundit, mund te jete krijuar ne ato teritore dhe me pas mund te jete perhapur ne drejtime te ndryshme se bashku me emigrimet e popujve qe e mbanin kete gen, duke pershkuar te gjithe mesdheun nepermjet emigrimeve dhe kolonizimit.
Por ne mbeshtetje te kasaj ideje, nje fakt me terheq vemendjen. Ky ka te beje me ate teze te parnuar tashme nga shume studjes se; kur populli i lashte Iliro-Thrako-(Pellasg/Leleg), u be zot i lundrimit, Mesdheu gejndej ne dore te tyre. Keshtu genet e ketij populli dhe te ketij civilizimi, mund te jen mbjelle ne te gjithe mesdheun dhe kontinentet. Nese i marrim si te verteta te dhenat e datimit, mund te pohoj me bindje se, (8.500-4.300) prkr, nuk ka patur mundesi qe te kishte nje njedegzim te ardhur si “J1a” pasi, vete ne Turqi dhe pertej saje, ekzistonte i ardhuri ishte "J1" dhe kuptohet se "J1a" i perket nje ndarje te mevonshme. Keshtu ka shume mundesi qe ky te jete nje gen autokton Thesalian, i cili pasi eshte shperndare dhe ne rajonet perreth dhe ka depertuar dhe ne Krete dhe ma pas mund te kete emigruar dhe ne drejtim te Anadollit, ku mund te kete kete marre rrugen per ne Lindjen e Mesme, duke u perhapur ne brigjet e Afrikes se Veriut ashtu siç kishte bere me pare dhe geni “I” (Dinarik), me nendegzimet e tij, si dhe genet e tjetra, qe do ti trajtojme ne te ardhmen.
Kjo mundeson qe ti jepet propabilitet idese, se dhe ky gen i cili fillimish ishte ne perberje te makro para grupit (IJK) ne Lindjen e Mesme, te jete kthyer si nje "para-J1,2" * ne rajonet e Turqise se sotme Anatoll dhe me pas eshte zhvilluar me "J2a" dhe "J1a", siç e trajtuam me lart ne rajonin e Kretes dhe Thasalise. Zhvillimi i kulturave bujqesore ne zonen Egjiano-Thasaliane, patjeter qe ka te beje me keto gene perfshi dhe genet e tjera bujqesore (E3b dhe E1b1), te cilat u perhapen dhe keto ne perjudhen e neolitikut. Por kemi dhe nje fakt tjeter kurjoz; pasi, na del se Hebrei Sefraditi (banore te gadishullit Iberike) ne menyre aprosimative, kane dy here me shume "J2" se sa "J1", ndersa Hebreit Ashkenaziti kane gati nje proporcion te njellojte te "J1" e "J2". Pra dhe vete hebrejte i kane ne perberje te dy keto ne linja te genit kryesore "J". Po pse mund te kete ndodhur kjo? Mendoj se duhet te nisemi nga ato qe njohim per tekaluar tek e panjohura!
Keshtu qe dime nje fakt tjeter interesant, se rreth vitit 1.200 prkr, por ndoshta dhe me pare, kemi perjudhen kur populli i madh Pellasgo-Leleg u shperbe. Te ashtuquajturit “popujt e detit” (Filistinet), te cilet vershuan drejt Egjyptit, por pasi nuk munden qe te ralizojne pushtimin e tij u detyruan qe ti drejtohen brigjeve te Libanit, Sirise dhe Palestines se sotme dhe keshtu perfunduan dhe ne zonen qe i dhane emrin qe quhet Palestine. Dihet tashme se atje gjeten fiset Hebarike dhe se atje pati perzjerje e asimilime popullsie, por genet mbeten te pacenuara. Kjo gje ka ndodhur dhe ne zonen e Libanit, ku kishin bazen etnike Fenikasit e vjeter dhe atje ka patur perzjerje te popullsise me "popujte detit", pra me Pellasget, pasi vete Libani sot ka frekuenca te ngjashmerise gjenetike te ketij geni. Keshtu qe ne kete rast (Pellasget detare), mund te kene qene mbartesit e dy varjanteve te geneve,"J1,2" qe ishte geni kryesore Anatolik ( Lelege), "J2a" qe u parhap ne Egje e "J1a" qe mund ta quajme ai Thesal qe u zhvillua ne qender te Thesalise e cila qe mund te kete qene qendra kryesore e fazes se pare te civilizimeve Egjiane.
Duke marrur per baze te gjitha kato qe analizuam me lart, mund te dalim ne nje perfundim permbledhes se, siç na rezulton nga te gjithe te dhenat gjenetike, ku gen ”J” i ndare ne "J1" dhe "J2" eshte pothuajze prezente ne te gjithe zonen mesdhetare eshte i mbjellur ne Afriken e veriut, ne Lindjen e Mesme ( Iran Irak... ), ne Mesdheun veri-lindore duke perfshire Libanezet (Fenikasit e vjeter), zonen e Palestines zbret deri ne Indi, ne rajonet e Kaukazit, ne Azi, ne rajonin Anadollian (e ashtuquajtuara Turqia Europiane), ku kap shifren me te larte, perfshin te gjithe Greqine, Thraken ishullin e Kretes, Shqiperine, Maqedonine e perfundon deri ne Serbine e sotme dhe Bosnje dhe me gjere, nga ku duke ju referuar nje shifer te permbledhur varjon nga (5%-20%). Origjina e tij eshte neolitike ( 8.500 – 4.300 prkr). Pra duke pare rajonet ku eshte perhapur ky gen, verejme se dhe ky si te gjithe genet e tjera ka pershkuar te njejtin drejtim; Lindja e Mesme-Kaukaz-Bosfor-Egje-brigjet Adriatike. Frekuencat me te larta ky i ka arritur ne zonen e Anatolliane. Eshte veretuar tashme perhapja e nendegzimeve te tij, ne trekeneshin Anatoll-Krete-Rajonet e Egjeut, perfshi Thesaline dhe me nje shtrirje dhe drejt Shqiperise dhe Maqedonise, si eshte pranuar tashme nje vjetersi e ketij geni, qe nu i kalon 10.000 vite me pare.
Po kete rruge ka ndjekur dhe genet “E” me nendegzimete tyre te destinuara qe te krijoheshin ne teritoret qe sot banohen nga Shqiptaret, siç e kemi shpjeguam me hollsi ne shkrimet e tjera, nga ku Shqiptaret zotrojne sot mbi 45% te ketij geni duke mbajtur vendin e pare ne Europe dhe si nje totale, te geneve bujqesore,ku Shqiperia ze vendin e pare me 74% . Por per ta thene me fjale te tjera ! A nuk eshte ky koridori ku kane kaluar te gjithe popujt emigrante per te hyre ne Europe nga Lindjane Mesme? Po keshtu, a nuk eshte ky rajoni ku u perqendruar, bujqesia per here te pare ne Ballkan? A nuk eshte popullsia e vjeter “Pellasge” brigjet Egjo- Joniano-Adriatike) dhe ajo e degezimit te saje Lelege ( Azine e Vogel)? Mendoj se te tre keto pyetje dhe te tjera e kane pergjigjen pozitive pasi, ne kete perjudhe kishim nje popull, qe po kristalizonte nje civilizim te madh ne rajonet Ballkanike. Pikerisht siç e kemi percaktuar dhe ne trajtime te tjera ne ket perjudhe 10.000 vjeçare, filloj faza e pare e civilizimit Pellasg ne keto rajone. Ne perberjen e popullsise qe do ta perbente kete civilizim kishim genet kryesore qe sot trashegojne pasardhesit e Iliro-Thrako-Pellasgeve-Lelegeve (Shqiptaret e sotem). Kemi genet (I,E,J) dhe genin "para R1b" qe arrine me pas, si dhe shume shume me vone do te kemi nje mbivendosje nje nenlinje te genit "R1a" por qe duhej qe te kalonin disa dhjetra mijera vjeçare.
Pra keto kater gene fillestare fillojne te bashkpunojne qe nga 10.000 vite me pare dhe keshtu filloj kristalizimi i nje civilizimi, ku u shkembyen eksperjencat, u suall arti i bujqesise dhe blektorise, arti i ndertimit, i dijes, besimit dhe dhe misticizmit. Por me e rendesishmja, u krijua berthama etnike e perbashket me gene te te njejtit burim fillestare, por te arritur ne kohe te ndryshme. Keshtu filloj te shkruhej alfabeti i pare, ne te gjithe boten siç ishte ai i Vinces ne (gjetur ne Serbine e sotme), me te cilin komunikonte kjo popullsi me gene mikse, por me origjine te njejte. Pra idioma qe mund te jete kristalizuar tek kjo popullsi e vjeter qe ka lene gjurmet te shumeta kulturore, gjuhesore dhe arkiologjike ne keto rajone dhe me gjere dhe kjo perben çelsin e asaj gjuhe te perbashket qe gjuhetaret mundohet ta kerkojne me kote neper stepat e Azise. Vetem ky rajon eshte djepi themelore e kesaj njesie kulturore, gjuhesore, por dhe gjenetike, qe nuk ka pasur asnje preqedent ne Europe apo ne Azi persa i perket perjudhes, rendsise dhe nivelit te zhvillimit.
Vetem civilizimi i shkelqyer i Atlantes siç thuhet e ka paraprire dhe ky eshte shembulli i dyte ne historine e Europes. Koridori Anatoll-Egje-Adriatik me thellsi Danubin eshte zemra e civilizimit dhe kultures se lashte Europiane. Po flasim per nje perjudhe, qe fillon nga 10-7.000 vite me pare, kur Greqise, te cilen Europa e merr si etalonin e kultures Europiane, i duheshin nje numur i madh mijvjeçaresh qe i kalonin numurin e gishtave te dores se njeriut per tu numeruar. Pra civilizimi e para ne Anadoll, Thesali dhe ato ne teritoret Shqiptare, Italine e jugut dhe Krete jane te lidhura, siç e pame me siper me prezencen dhe perhapjen e ketij geni me nendegzimet e tij "J,1,2", te cilat se bashku me genet e tjera bujqesore E3b e E1b1 etje...ralizuan kete civilizim te shkelqyer bujqesore ne rajonin Ballkanit, i cili perben pa dyshim emberjonin e pare te kultures bujqesore ne Europe. Nuk duhet te harrojme dhe kontributin hipotetik te "Atlanteve" ne kete civilizim, por kete do ta trajtojme ne tema te tjera.
Kol Marku
No comments:
Post a Comment