Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/22

Ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandar Vulin ,kërkon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës



Ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandar Vulin, beson se Qeveria, siç e quan ai “e Prishtinës” do të rrëzohet, dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Vulin këtë deklaratë e ka bërë pasi gazetarët e pyetën në lidhje me mosmarrëveshjet e Listës Serbe dhe për zëvendësimin e ministrit Ljubomir Maric, ai tha se të dyja palët, kosovare dhe serbe, duhet t'i qetësojnë gjakrat, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe të përpiqen t'u shmangen fjalëve të ashpra me njëra-tjetrën, shkruajnë mediat serbe.

“Ata jetojnë me njëri-tjetrin, dhe unë besoj se çdo përçarje në mes në serbëve në Kosovë është e rrezikshme dhe duhet të shmanget”, shtoi ai.

Mirëpo, pas gjithë kësaj, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë.

“Unë besoj se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të përgjithshme lokale”, theksoi Vulin.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...