Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/18

Disa terma gjeografike qe na ndihmojne qe te njohim historine e lashte


Meqense ne vazhdimesi po trajtoj terma qe kane te bejne me territore, rajone,  shtete apo grup shtete, te cilat kane te bejne me popujt dhe  perhapjen e tyre neper kontinente apo rajone te ndermjetme, kam menduar qe per ti ardhur ne ndihme lexuesit ne vazhdimesi do te publikoj
disa te dhena me karater gjeografik e  gjeo-politik (duke perfshire dhe disa  shpjegime mitologjike te shkurtera aty  mungon etimologia historike)  per rajonet, zonat apo popujt te  Europes, me qellimin qe   ti mundesohet sa me shume lexuesit krijimi i nje imagjinate me te  plote per ato qe trajtohen ne temat parahistorike dhe historike ne vazhdim.  Pra, keshtu ne shkrimet e maparshme kemi trajtuar  emertime te tilla si Lindja e Largme, Lindja e Mesme, Lindja e Aferme, Azia e Vogel, Zona Kaukaziane, Zona Anatolliane, apo territoret e gadishullit Ballkanik, Apenin, Iberik, Europa qendrore, Lindore, Perendimore apo Veriore; apo terma per  detet e lumejte si: Mesdheu, Detit te Zi, Detit Kaspik, Egje, Jon, Adriatik, lumi Danub Drin; terma per malet si: malet Dinarike, malet Ballkan e tjere. Keshtu ka dhe do te kete nje pafundesi termash dhe emertimesh qe do te na dalin dhe ne te ardhmen. Por le te fillojme me trajtimin e tyre.
Lindja e Largme
Fig,Nr-1. Rajoni i Lindjes se Largme. Me emertimin Lindja e Largme percaktohet zona e Azise qe perfshine te gjithe Jug-Lindjen Aziatike (si gadishullin e Indokines ashtu dhe arqipelagun Majlezise), Kinen (perfshi Macao dhe Hong Kong dhe perjashtuar rajonet e Tibetit), Taivanin dhe dy Korete, Mongoline, Arcipelagun Japonez, pjesen lindore te Siberise, nje zone kjo e fundit e njohur dhe si Lindja e Largme Ruse. Perveç termit Lindja e Largme perdoret dhe sinonimi Azia Lindore.  Kjo e fundit eshte vetem nje pjese pasi vine te perjashtuara shtetet e Oqeanise qe konsiderohen pjese e botes perendimore.
Ne keto shtete zhvillimi urban e teknilogjik nuk ka ardhur  ne menyre homogjene dhe  te rregullt. Dhe per kete qellim,  kur perdoret termi "Lindja e Largeme", ky  i referohet jo vetem nje zones specifike, nga ku rajonet jane akumuluar, nepermjet arritjeve kulturore dhe aktivitetit te qeverive  sovrane, por me teper perfshihet  nje zone me te gjere, qe ne tersine e saje ka nje realitet shume te ndryshem midis karakteristikave te tyre  heterogjene
Lindja e Aferme
Fig,Nr-2: Harta e Lindjes e Aferme. Lindja e Aferme eshte nje shprehje  qe perdoret per te treguar nje rajon gjeografik qe sot eshte me shume arabofon. Ky territor shtrihet nga Deti Mesdhe deri ne Irak dhe gadishullin Arabik. Termi  Lindja e Aferme  eshte pranuar nga studjuesit, si nje term qe ka te beje me keto zona te cilat, ne kohet antike ne fakt kane  te beje me "civilizimet e Lindjes se Aferme" duke iu referuar kulturave te Asirianeve, Sumerianeve  dhe te Fenikasve (sa per ti marre si shembuj ), si dhe gjuhet e shkruara te “Lindjes se Aferme  Antike”
Lindja e Mesme
Fig,Nr- 3: Lindja e Mesme. Shprehja e Lindjes se Mesme i referohej ne fillim i zones arabofone, qe perfshinete rajonin  Turqi-Israel-Iran. Por ky terme ne fakt  perfshin vendet akoma me ne lindje si : Iranin Irakun Afganistanin Pakistanin. Ky term  i referohet shprehjes fanceze “Moyen Orient” dhe asaj anglaze  “Middle East”.
Kjo shprehje, tregon ne  pergjithsesi  rajonin e zene nga vendet e Azise jug-perendimore qe nga Irani deri ne Egjypt. Por ne menyre frekuente jane perfshire dhe vendet Arabe dhe veriu Afrikan edhe pse, per motive gjografike vete keto rajone mund te identifikohen dhe si vende Lindjes  se  Aferme.  Lindja  e Mesme  peqafohet me teper   me zonet  kontinentit  Indiane si Afganistan, Pakistanin, Indine  veriore dhe  Banglandeshin. Me ne lindje te Lindjes se Mesme  gjenden  Lindja e  Largme. Ne Lindjen e Mesme konsiderohen te perfshira gjashte grupe gjuhesore si:
Persishtja, Arabishtja, Ebraishtja, Asiriania, Kurdishtja dhe Turqishtja. Vendet dhe shtetet qe bejne pjese ne kete zone jane: Turqia, Irani, Iraku, Cipro, Siria,Libani, Izraeli, Palestina, Arabia Saudite, Kuwaiti, Emiratet Arabe te Bashkuara, Oman, Jemen, Qatar, Bahraian, Jordania  dhe Egjypti. Zona jugore shoqerohet me nje mungese te rezervave hidrike. Ne tersine e saje zona e Lindjes se Mesme dallohet per rezervat e medha  petroliferike.
Gadishulli Ballkanik
Fig,Nr-4:Gadishulli Ballkanik i njohur dhe si  "Balkani"  eshte nje gadishull i Europes Lindore dhe eshte i kufizuar nga Jug-perendimi nga deti Adriatik dhe deti Jon,  nga Jug-lindja nga Deti Egje dhe nga lindja nga Deti i Zi.  Siç ndodh shpesh per gadishujt eshte i paqarte percakrimi i kufirit definitiv te tij ne thellsine toksore.  Keshtu nuk na ndihmon ne percaktimin  e kesaj  vije ndarse fakti,  se  territori ne brendsine e tij na prezanton diferenca te medha e fragmentizime duke patur per baze historine, nacionalitetin, gjuhen, kulturen  dhe besimin e popullsive qe e banojne.  Sipas gjografit Vittorio Vialli , kufizimi ne veri prezantohet nga linja gjografike  Trieste-Odessa, qe si gjithmone stabilizon kufirin mbi lumejt Kupa-Sava-Danubio, duke filluar nga qyteti i Fiume (Itali-Kroaci) dhe  arrine deri ne derdhjen  e lumit  Danub. Gadishulli Ballkanik eshte pershkruar nga disa zinxhire dhe masive malore.
Alpet Dinarike: qe shtrihen ne i Zi Kroaci,Bosnje,Serbi dhe Mal te Zi.
Malet e Pindit: qe shtrihen   Greqi,Shqiperi Maqedoni
Mali Parnaso: qe shtrihet ne Greqi.
Malet Rodopi: qe shtrighen ne  Bulgaria e Greqi.
Malet Ballkan: qe shtrihen ne Bullgari e Serbi. 
Ne gadishullin Ballkanik, kemi nje pezjerje popujsh, etnishe,  gjuhesh, besimesh dhe historish te ndryshme. Kemi te vendosur keto shtete:  Kroacia dhe  Serbia ( jo plotsisht ) dhe komplet, Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Shqiperia, Maqedonia Greqia, Turqia Europiane. Perbrinje ketij rajoni  jane Sllovenia dhe Rumania, dhe me ne  ansore jane Italia dhe Ukraina. Kryeministri britanik i kohes W.Churchill, ka bere nje pershkrim interesant, i cili ka mbetur dhe ka vlera akoma dhe ne ditet e soteme:«.. Ballkani prodhon me shume histori se sa  tret.. ». Ndresa kemi dhe nje term tjeter te rendsishem gjografik, qe ka te beje me “Europen Danubiane”  si nje zone kulturore e cila ka shume elemente te perbashket. Keshtu behet fjale per  Europen  Danubiane ku perfshihen shume vende te Europes te cilat  pershkohen nga rrjedhja e lumuit Danub dhe e ujmbledheseve te tij. E pare ne kete kenveshtrim, lumi Danub pershkon  me radhe keto shtete:
Gjermanine, Austrine, Sllovakine, Hungarine, Kroacine, Serbine, Bullgarine, Rumanine, Moldavine dhe Ukrainen. Brigjet ujore te  Danubit, paraqesin nje interes dhe per Zvicrren dhe Italine ku lind lumi Drava, por dhe per Sllovenine Bosnje Hercegovinen Malin e Zi, Shqiperine, Maqedonine mbi krahun e djathte dhe per republiken Ceke dhe Polonine mbi ate te majtin. Duke qene nje koncept gjografik deri ne shek.XV-te, ai prezanton akoma deri ne ditet e sotme edhe nje koncept kulturore e artistik. Ne Viene ne shek.15-te  eshte aktivizuar nje akademi e quajtur “Akademia Danubiane” dhe arrine ne shek.18-te nje projekt i nje  “Confederazione Danubiana “ me te cilin kerkohej qe te perforcoheshin te gjithe lidhjet politike ekonomike e kulturore, midis te gjithe popujve e vendeve te kesaj pjese te rendesishme te kontinentit. Quhen “Principatet Danubiane” formacionet e para politike, te cilat u nenshtruan ne fillim te shek.14-te nga perendoria Otomane, por qe u rivendikuan me pas nga nje numur shtetesh si; Hungaria  ne fillim dhe me pas nga Serbia, Bullgaria, Moldavia dhe Vllakia. Nga ana gjuhesore kemi te bejme me te foluren latine danubiane qe flitet ne Europen danubiane ku merr thekse te veçanta gjuhe Rumune.
Malet Ballkan
Malet Ballkan (Stara Planina) jane nje sistem malore i vendosur ne pjesen qendrore te gadishullit Ballkanik midis Bullgarise dhe Serbise. Maja me e larte eshte mali Botev me 2.376 m.
Alpet  Dinarike
Fig,Nr-5: Harta e Alpeve Dinarike. Alpet  Dinarike  ( ne  gjuhen Kroate e serbe Dinaridi ose Dinarsko gorje ), perbejne nje zinxhire malore te Europes Jugore qe pershkon zonen te perfshire midis; Sllovenise, Kroacise, Bosnje Hercegovines, Serbise, Kosoves, Malit te Zi dhe Shqiperise. Duke u shtrire per rreth 645 km pergjate  Detit Adriatik  pershkojne linjen veri-perendim jug-lindje. Duke qene te ndara nga Alpet Giulie nga sella e Godovic arrine deri masivin e maleve Sharr-Korab. Pika me e larte e alpeve Dinarike gjendet ne masivin malore te Proklitje, pergjate kufirit lindore te Malit te Zi dhe Shqiperise verjore. Lartsia me e madhe eshte (Maja e Jezercës) 2.692 m.  Alpet Dinarike per nga permbajtja, lartesite dhe bukuria krahasohen me malet e Kaukazit, Alpet  Europiane dhe malet e Skandinavise.
Jane te perbera nga shkembinje  sedimentarie (dolomite, gelqerore, rerea dhe nga e nga Conglomerate te formuar nga detet e nga liqenet qe mbulonin ne nje kohe zonen, qe eshte formuar  ne pjesen me te madhe gjate eres “Mesozoica” dhe "Cenozoica"  gjate  levizjes se tokes se alpeve, 50-100 milioni  vite me pare, duke ushtruar presion anesore e duke perthuer dhe krijuar nje hark te madh perkundrejt bllokut te vjeter masiv te forte ne  drejtimin  veri –lindje. Alpet Dinarike kane nje shtrirje te tille duke formuar zinxhire  malore pak a shume paralel. Duke qene nje vazhdim i lartseive qe nga Alpet Giulie deri ne zonen e Shqiperise veriore dhe te Kosoves, me pas  verehet nje ulje, nga ku keto male ja lene vendin luginave qe mundesojne vershimin e  ujrave te Drinit si dhe krijimin e zones se  ulet te  fushe Kosoves.  Malet  Sharr, dhe  Korab ngrihen ne zonen midis Kosoves  e  Maqedonise . Ndersa zona malore vazhdon pastaj ne drejtim te  Maleve te Pindit ne Greqi, me rilievin e Peloponezit, te Kretes dhe Rodit dhe te zinxhirit malore te Tauro-s, ne Turqine Jugore. Nga ana gjeologjike shkembejte gelqerore te eres "Mesozoico" formojne rajonin e veçante te Ballkanit.  Era e akullnajave te "quaternario"  kishte konseguena me  te vogla  per zonen e Ballkanit.  Keshtu nuk patem  formimin  e  fushave te medha te akullnajave te   perhershme por vetem pati deshmi te vogla. Kjo ndoshta ka qene shkaku qe njerzit e "pare Dinadik" qe kemi shpjeguar   ne shkrimete meparshme jane perhapur deri ne keto zona, ne kohen kur Europa qendrore dhe veriore ishte e mbuluar nga  akullnajat.
Alpet Dinarike jene  prezantuar si  male tipike me  masive te shkembejve gelqerore, shpesh te shoqeruar nga fraktura  te medha, forma te thikta e skarpate, perkundret te cilave formohen qafa hapura nga lumejte. Shembulli me mire i formimit te blloqeve gelqerore te Europes eshte ai i  Alpeve  Dinarike. Gjate mivjeçareve ne zonat     nentoksore jane krijuar shpella te medha me e  pa uje, guva te formuar nga kanale e kolona. Tavani i ketyre shpellave mund te rrezohet duke na krijuar qafa te medha perpendikulare duke detyruar keshtu ujin qe te kthehet ne siperfaqe. Shume qafa te jashtzakonshme te shume lumejve e ujrrjedhsave Dinarike, si Vrbas, Narenta, Tara e  Lim  jane me te drejte famose.  Copezimet gjate krijimit te Alpeve Dinarike formojne nje numur te madh ishujsh e gjiresh pergjate brigjeve Kroate. Vetem pergjate qafave Dinarike behet e mundur comunikimi i nje pjese me anen tjeter me ane te tuneleve rrugore e hekurudhore, qe pershkojne , skarpate e ngushtica ku rrjedhin ujmbledhsa. Ne te njejten kohe pastertia e ketyre shkembejve e ben ujin e lumejve te kristalte, me shume pak mbeturina toksore. Anet e shkembejve gelqerore jane pa bimesi e kane nje bardhsi shume intensive, por disa pjese toke, qe mund te jene akumuluar ne lugina prezantojne nje vegjitacion te ndryshem ose perbejne hapsira te vogla te kultivishme.
Ndarja dhe klasifikimi
Alpet Dinarike, jane te ndare ne seksione, ato  ndahen ne tre breza parallele, te cilat me pas ndahen ne rajone gjografike malore dhe se fundemi rajonet,  ndahen ne masive malore.
Fig,Nr-6  Modelli i klasifikimit te Alpeve Dinarike. Numrat treguese jane te perfshire ne nendarjet qe perfaqesojne perbrinje.
Prezenca njerziore ne  Alpet  Dinarike.
Mbetjet e fortesave qe karakterizojne kalimet  malore jane deshmitare te shekujve, luftrave dhe te strehimeve qe alpet Dinarike u kane garantuar forcave te ndryshme ushtarake. Keto male ju siguruan mbrojte Ilireve te lashte qe i rezistonin pushtimit Romak te Ballkanit, i cili  filloj me pushtimin e brigjeve lindore te Detit Adriatik ne shek.III-te prkr.  Roma pushtoj te gjithe Ilirine ne vitin 168 prkr.  Alpet Dinarike perfaqesuan nje strehm natyrore  per forcat e rezistences Ilire deri ne pushtimin perfundimetare te zones, qe ishte viti 14 pas kr. Alpet Dinarike mbeten pak te populluara dhe vetem shfrytzimi pyjore mbeti aktiviteti kryesore ekonomike per ta.
Malet e Pindit
Fig,Nr-7 Pindi perfshihet ne shtetet Greqi-Shqiperi-Maqedoni. Pindo ( greqisht Πίνδος; latinisht  Pindus; arumeno Pind )  eshte nje zinxhir malore qe shtrihet nga J-L ne V-P, per rreth 180 km ne zonen Ballkanike qe perfshine pjese te Shqiperise Jugore ( Epirit ), Maqedonise,  Thesalise dhe Greqise.  Ka nje vegjetacion te pasur qe gejndet perballa Adriatikut.  Lartesia me e madhe eshte maja e malit Smólikas 2.637 m.   Mali ne lashtesi ishte  konsideruar i shejte i dhe i kushtohej  zotit Apollon  dhe   Muzave .
Mali Parnaso (Greqi)
Fig,Nr-8:Mali Parnaso (Παρνασσ), emri tjeter alternativ eshte  Liakour.  Mali  Parnaso, (nga greqishtja, Parnassós), eshte nje mal  ne qender te Greqise  i cili dominon qytetin e Defit. Fig,Nr-9: Dipinto (Nicolas Poussin), zoti Apollon  dhe Muzat ne malin Parnaso.  Meqense ne tabllone ne te majte, behet fjale per nje mal i cili eshte i lidhur me mitologjine dhe ishte mali kryesore ku gjendej orakulli i Delfit, ne menyre te shkurtuar le ta trajtojme nga ana mitilogjike per te kuptuar etimologjine e ketij emri, por dhe nga ana gjuhesore historike dhe me ndihmen e gjuhes se sotme shqipe.
Ky mal ne menyre te veçante eshte adhuruar ne antikitet, duke u konsideruar si kult izotit Apollon dhe i   nente Muzave, Musa/Muza ishte emri i njeres nga dy qe banonin atje. Origjina e emrit eshte parahelenike. Nga gjetjet e shkrimeve Ittite  eshte vene ne dukje ekzistenca e nje toponimi Anadollak  “Parnašša”, qe duket se derivon nga gjuha “Ittit-ite  dhe nga ajo Luvi-ane “ pasi “parna”  e transkiptuar ne italisht  do te thote  "casa", "dimora”.
Ne fakt “Parna”e tranckoptuar  ne Italishten e sotme si "Casa" rrjedh nga latinishtja dhe ne shqipen e sotmen do te thote "shtepi/banese".  Por kjo nuk duhet kuptuar si shtepi apo banese e thjeshte. Ajo ka te perfshire ne te rrejnen e fjales shqipe te sotme "Par-na",qe do te thote  ne shqip "i pare", "me i pari" por, dhe  "me i madhi" , "fillesa", keshtu duhet te kuptohet si "banesa e pare". Por kemi dhe rrenjen “Parna” qe ne shqipe do te thote te krijosh dhe ne gjuhen e vjeter Shqipe "arn-o" e ka kuptin “kijues” domethene “hyjni” zot.  Pra dalim  ne perfundimin se ajo ka kuptimi "shtepia/banesa e krijuesit", pra e zotit,pra mali ishte "banese e zotit".  E bera kete sqarim per te kuptuar se ky mal ishte emeruar nga ato popuj qe besonin se ku ishte "mali i zotit" dhe se kjo fjale shpjegohet vetem nepermjet shqipes se sotme dhe nuk ka te beje fare me Greqishten.
Keshtu qe, ky mal ishte emertuar nga ai popull i lashte qe fliste ate gjuhe qe flisnin Ititet dhe Luvianet qe ishte e ngjashme me gjuhen qe flinsnin te paret e tyre dhe te Shqiptareve te sotem qe ishin Pellasgo-Leleget. Por le te vazhdojme pasi kjo nuk perben objekt studimi ne kete shkrim, por i theksova me qe ra rasti si koncept etimologjik. Keshtu  duket se ne origjine, maja e malit Parnaso, si dhe ajo e Olimpit, ka qene konsideruar si nje vend i shenjte “ierogamia e qiellit  (Urano/Vranun) dhe i  (Gaia) Tokes duke llogaritur se santuari  i  Delfit ishte i shenjteruar  per  “Gaia/Gea/Dhea/Dea”, para se te behej i  Apollos.  Rreth ketyre problemeve mitologjike do te flasim nje here tjeter. Por e rendsishme eshte qe te kuptohet se keto male ishin te konsideruar te shejta dhe  rridhnin nga nje etimologji e cila nuk kishte te bene me Helenet, pasi keto emertime ishin parahelene dhe u perkisnin banoreve te vjeter te ketyre zonave (pellasgo-lelegeve) dhe se emrat e tyre mitologjike shpjegohen sot, vetem nepermjet gjuhes Shqipe.
Monti Rodope
Fig,Nr- 10 Pamje e majes se  Belintash pare nga fshati   Vrata. Malet  Rodope  ( ne gjuhen  bulgare   Rodopi, disa here quejtur dhe  Rodopa o Rodopa planina; ne greqisht e quajtur Rodopi, "aspetto rosso"), jane nje zinxhire malore ne Europen jugore qe perfshihet me teper se 83% ne zonen e Bullgarise jugore dhe pjesa tjeter perfshihet ne Greqi. Maja me e larte e zinxhirit  malore eshte  Golyam Perelik me  2.191 m. Zingjiri malore i Rodopeve  mbulojne nje zone rreth 14.737 km², nga e cila  12.233 km² jane ne Bulgari.  Malet e zinxhirit  te Radopeve shtrihen me nje gjatesi rreth 220 km ne drejtimi perendim-lindje dhe zene nje gjersi rreth 100-120 km ne drejtimin veri-jug.
Rodopet  perendimore: prezantojne nje zone, ku perfshihet me teper se 66% e grupit malore. Keto perfaqesojne malet me te larta, me majat e tyre qe i kalojne 2000 metrat. Rodopi lindore: shume me te ulta  jane perhapur ne nje   territor qe perfshine 34% te zinxhirit  malore. Rodopi Jugore: jane pjese e zinxhirit  malore e vendosur ne Greqi. Rodopet  jane te banuara nga popullsi e shperndare dhe jo numerike. Ajo prezanton nje diversitet etnike e religjioze te periudhave te ndryshme shekullore. Perveçese Bullgareve dhe Grekeve kristiane dhe ortodokse, malet jane vendi i disa komuniteteve muslimane, perfshi dhe myslimanet Bullgare te quajtur ne gjuhen lokale "Pomacchi" (Pomaci), qe jane prezente ne menyre te veçante ne  Radopet perendimore ndersa Turqit e Bullgarise jane stabilizuar ne pjesen me te madhe ne zonen lindore. Malet  mbi te gjitha jane nje nga rajonet me te frekuentuara nga Karakachani (Каракачани), nje popullesi nomade e besimit kristiano-ortodokse me origjine te paqarte, qe tradicionalisht ka qene e  vendosur midis Thrakes  veriore dhe Detit Egje.
Sipas mitoligjise, Rodopet  jane konsideruar shume shpesh nje vend mitologjik i lindjes se kengetarit  legjendare dhe perdoruesit te instrumentit te lires. Ky ishte  Orfeo i cili kishte per grua Euridice. Kulti i Orfeut eshte gjithashtu nje kult i vjeter parahelen, pra Pellasg.  Ne keto rajone  jane prezente site arkologjike qe  tregojne kultin e Dionisit qe shtrihen ne pjesen me te madhe te rajonit, por me i rendesishem eshte siti e qytetit antik Thrakas (Perperikon) mbreteresha  (Rhodope)  e Thrakes dhe mbretit (Haemus), nga ku mbreteresha  demostrohet si e padenje dhe per kete denohet nga zoterit. Ku sipas mitologjise greke kemi ate, qe (Zeusi dhe  Era) vendosen ta denonin duke e  transformuar  ne nje zinxhire malore duke i dhene emrin e saje RodopiPor dhe per kete emer bije ne sy  rrenja “Rod”. Me kete rrenje kemi termin e ishullit  te Rod-it dhe kepin e Rod-onit ne bregdetin Shqiptare. Dime nga motologjia Ilire se Rodoni ishte ishte vendi i mbreterimit te Poseidonit i cili ishte zot i deteve dhe i kuajve. Pra kemi lidhjen e rrenjeve Rod-opi, Rod-i, dhe Rod-oni, qe ishte qendra e kultit  te  Po-se/i –Doni-it.
Gjithashtu ne Epir kemi  qendren e kultit Pellasg quhej Do-Dona. Pra kemi pezencen e fjaleve dhe metamorfozat e tyre ; Doni, Dhoni, Dona, Dhona, Dhura, Dhur-ate. Dhur/or-ata qe i behej “atit”.  Ati eshte i adhuruar tek Shqipatet “Ati” Atlanti ishte mbreti  i Atlanteve.  Gjithashtu zoti i deteve Poseidoni ishte i adhuruar dhe tek Atlantet. Keshtu qe kemi kuptimin ne shqip te dhuartes qe i behet zotit te detit.  Por kjo i behej me pas dhe zotit kryesore Ze-us ( zeZo-js, zot)  i cili e kishte qenderen e kultit ne Dodone ( Dho-Dhon-e).  Natyrisht keto jane terma qe nuk do te trajtohen ne kete teme, por meqense jane te lidhura me emertime gjografike, duket ti theksojme pak per te kuptuar lashtesine e ketyre emertimeve gjeografike, te cilat nga ana etimologjike nuk mund te kene asnje shpjegim tjeter.
Keshtu qe keto emra jane shume te lashte dhe mund te kuptohen vetem nepermjet mitologjise qe  fatkaqesisht eshte emertuar nga enciklopersitet e sotem si mitologji greke, por qe ne ralitet persa i perket emertimeve gjografike apo te hyjnive ajo eshte shume para greke, aqsa nuk mund te mendohet.  Ajo te pakten i ka bazat jo me pake se me fillesat e civilizimeve te vjetra Ballkanike, ku nder te parat qe mbeten ne mitologjine e njohur deri tani jane ato Pelasgo-Lelege, siç e kemi theksuar ne shkrimet e tjera. Keshtu e vetmja gjuhe qe i shpjegon keto terma gjeografike sot eshte mitologjia e popullit te lashte Shqiptare e cila na ka ardhur nepermjet gjuhes se sotme Shqipe e vetmja e ruajtur nga te gjitha gjuhet e vjetra.  
Azia e Vogel ( Anadolli)
Azia e vogel shtrihet ne lindje te Bosforit midis Detit te Zi dhe Mesdheut. Anatolia (ne turqishte  Anadolu derivon nga  greqishtja  “ἀνατολή” sorgere del sole=lindja e djellit), emertuar nga Romaket e Greket me emrin "Asia Minore", eshte nje rajon gjeografik i Azise jug-perendimore qe i korrespondon Turqise se sotme Aziatike. Ne saje te pozicionit strategjik, si nyje e komunikimit midis Azise dhe Europes, Anadolli ka qene djepi i nje numuri civilizimesh qe nga epoka parahistorike. Atje gjendet vendbanimet neolitike te cilat kryesisht jane te perqendruara ne  Çatal Hüyük, Cayönü,  Nevali Cori ,  Hacilar,  Göbekli Tepe  e Mersin.
Vete vendbanimi i Trojes nis qe nga koha neolitike dhe vazhdon deri ne kohen  e periudhes se Hekurit. Sot ne keto territore te Anadollit te periudhes parahistorike neolitike gjendet Turqia e sotme qe eshte  nje vend, territori i te cilit perfshine pjesen ekstreme lindore te  Thrakes ne Europe dhe gadishullin  e Anatollias  nga jugu kufizohet nga Deti Mesdhe dhe nga perendimi nga Deti Egje ne veri-perendim nga Deti i Marmara dhe ne veri nga Deti i Zi.  Eshte degezimi me perendimor i kontinentit Aziatik. Turqia kufizohet ne veri-perendim me Greqine dhe Bullgarine dhe ne veri-lindje me Gjeorgjine, ne lindje me Armenine,  Azerbagjianin dhe Iranin, ne jug-lindje me Iranin dhe ne jug me Sirine. Turqia shtrihet ne nje siperfaqe 783.562 km².
Nga ana etimologjike, emrit  Turqia  “Türkiye” ne gjuhen turke mund te ndahet ne dy componente  ne etnonimin “Türk” dhe prapashtesen  “iye” qe do te thote  "padron=pronare", "toka e " ose "lidhur me " (nje  derivim i prapashteses arabe  “iyya”. Perdorimi i pare ka qene termi "Türk" ose "Türük" si autonim eshte ruajtur ne shkrimin Orhon te  Göktürk  ne azine qendrore ne shek.VIII-te pas kr. Emri Italian vjen nga latinishtja mesjetare “Turchia” (rreth vitit 1369), ndersa “Tu-kin” eshte nje emer qe i eshte dhene nga Kinezet ne vitin 177 prkr, popujve qe jetonin ne malet Altai, ne Azine Qendrore. Ne kohen antike gadishulli  Anadollit ka qene djepi i  shume civilizimeve dhe organizimeve shteterore gjate  gjithe periudhes se historise se njerezimit. Midis civilizimeve qe jane zhvilluar ne antikitet kujtojme Ittitet, Friget, Thraket, Lidianet, Armenet, Helenet (Greket), Gotet, Kurdet, Bizsantet,Turqit Selegiuchidi dhe Turqit Otomane.
Nga shkaku i ketyre perzierje popujsh, jane perhapur shume gjuhe dhe degezime gjuhesore dhe per kete gje disa studjues kane hipotezuar se Anadolli ka qene qendra e perhapjes se gjuheve Indo-Europiane drejt Europes. Duhet te mos harrojme se siç e kam trajtuar ne shkrimet e meparshme per perhapjen gjenetike te popujve qe kane emigruar nga Lindja e Aferme dhe Lindja e Mesme, kam theksuar rolin e  Anadollit, qe ne kohet e lashta  i cili ka perbere porten kryesore per te kaluar ne Ballkan. Gjithashtu duhet te mos harrojme se civilizimi parahistorik qe shkelqeu ne Ballkan, njeren pike te forte e kishte ne zonen Anadolliane ku ishin shtrire Pellasgo-Leleget. Dime tashme se qendra kryesore Lelege-Pellasge  ishte pikerisht Anadolli i lashte.
Ne lidhje me etimologjine e emrit Anatolia/Anadoll ne gjuhen esotme Shqipe mund te paraqes dy referenca altarnative. Se pari  po i referohemi si piknisje asaj enciklopedike por  duke korigjuar esencen e saje. Keshtu sipas "Wikipedia" etimologjia e emrit  Anatolia ne Turqisht eshte " Anadolu" dhe ne shkrimin encikolpedik na thuhet se derivon  greqishtja "ἀνατολή" qe do te thote ne Italisht " Sorgere del sole" = lindja e diellit"  Por nese i referohemi kesaj fjale ne Shqipen e sotme, ajo permbane shprehjen "A -na- doli" ne kuptimin "a na doli"? nese i referohemi lindjes se diellit. Pra nese dielli shikohet nga lindja mund te behet pyetja; A na doli djelli?  Dhe kjo etimologji eshte e shpjegushme vetem me ane te shqipes dhe nuk ka te beje fare me greqishten. Natyrisht qe Turqit e gjeten kete fjale atje te trasheguar nga popullsia e meparshme qe ishte ajo Lidiane dhe Ittite qe nuk ishin gje tjeter veçse degezime te popujve Lelego-Pellasge. Por kjo mund te marr shpjegim dhe me nje term tjeter altarnativ.
Vete fjala Anadoll nga ana etimologjike mund te marre nje kuptim ne Shqipen e sotme “Anet tona”, pasi keshtu mund te quheshin ne gjuhen e lashte kur flitej nga nje popull qe jetonte te Ballkan dhe  ishte populli Pellasg dhe kur bente fjale por popullin Leleg i cili banonte ne ato rajone te largeta ate mund ta quante si populli i njejt me “anet tona”. Kuptohet “t” dhe “d” ne shqip shkembejne vendet. Por ne gjuhen Hitite dhe frigase  “i jone” = “i one” pra  kemi Ana-one/Ana-jone/Ana-ton/Ana-don/Anadol/Anadoll, por varianti i pare eshte me i pranueshem, ne raste se i referohemi ne kuptimin e lindjes se diellit.
Anadolli  antik duke qene e perfshire ne perandorine Hittite, me pas ne ate Persiane,  Maqedonase, Romake dhe Bizantine, ndiqet nga shume peripeci derisa me ne fund u pushtua nga nje  degezim i fiseve te Oghuz, te etnise Turke ne shek XI-te pas kr, duke fituar kunder bizantit ne betejen e Manzicerta-s. Elementet turkomane ne pjesen me te madhe u organizuan shume shpejt nen simbolin e Turqeve Segiuchidi, te cilet themelojne nje organizim te fuqishem shtetrore me kryeqyet Rey ( te ashtuquajturit  "Grandi Selgiuchuidi") dhe nje shtet Anadollak  (i  ashtuquajtur  "Selgiuchidi di Rum"), qe te dy keto shtetet u shkatruan  nga invazionet e madha te Mongoleve. Por gjate shek. XIV-XV-te arrijne ne Turqi Ottomanet, me ne krye sulltan Mehmet Pushtuesin (ne turqisht -Fatih Sultan Mehmet-), i cili ne ne vitin 1453, arriti te pushtoje  Konstadinapolin.  Dhe keto fise ishin degezim i  fiseve  te meparshme Oghuz. Pushtusi i ri Ottoman arriti qe tu imponohet  dhe popujve te tjere ne rajone pertej Anadollit te cilet i perkisnin perandorise Bizantine.  Keshtu me vone Ottomanet u ben dhe zoter te gadishullit Ballkanik.
Ne Turqi gjenden disa site dhe objekte arkiologjike  shume te rendsisheme si: Muret rrethuse te Trojes ( lufta e Trojes  ne menyre hipotetike eshte pranuar rreth vitit 1182 prkr).
Kemi gjithashtu dhe qytetin e Efeso i  cili  ishte famoz ne kohen antike per tempullin e  Artemises, qe eshte nje nga shtate mbrekullite e botes. Gjithashtu gjendet dhe nje objekt mesjetar fetar i rendsishem nga ana sociale por dhe nga ana arkitekturore,  siç eshte "Xhamia  blu" ne  Istanbul.
Turqia eshte pranuar si antare i NATO-s duke marre pjese  ne bllokun perendimore, por perveç kesaj ka kerkuar qe te beje pjese dhe ne bashkimin Europian, ku aktualisht eshte nje nga vendet kandidate.  Turqia eshte shembulli me tipik i shtetit interkontinentale midis Europes Jugore dhe  Azise perendimore.
Kol  Marku  

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...