2016-12-24

Prof.Dr. Jakup Krasniqi i përgjigjet ashpër Ramiz Lladrovcit



Jakup Krasniqi është i  lindur  në Fatos të Drenasit më 01.01.1951 .Është i martuar, 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë

Arsimimi

1957–1965 Shkolla fillore, në Fatos (Negroc) dhe në Arllat;
1966–1971 Shkolla Normale në Prishtinë;
1972–1976 Fakulteti Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë;
1995–1997 Studimet pas–universitare në Fakultetin Filozofik , Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës;
22.11.2003 Mbrojtja e tezës së magjistraturës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Lëvizja Politike dhe qëndresa e armatosur në Kosovë 1991–1999“;
05.11.2008 Mbrojtja e tezës së doktoratës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Shtypi shqiptar për zhvillimet politike në Kosovë 1981-1991 “ dhe mori titullin dr. i shkencës së historisë

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas; 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj; 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas; 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë; 1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim; 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë; Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës; Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II; 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës; Nëntor 2007 deputet, mandati III; Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves; 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës; 1981–1991 I burgosur politik; 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas; 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK; 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet Vjenës. Janar 2008, Zgjidhet Kryetar I Kuvendit të Republikës së Kosoves Shtator 2010 deri më Shkurt 2011 – Ushtrues I Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Shkurt 2011, Rizgjidhet si Kryetar I Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Botime

“Kosova në kontekst historik”, dhjetor 2005, Prishtinë
“Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, tetor 2006, Prishtinë;
Ne Gjuhen Angleze “Kosova in a Historical Context”, Prishtinë
“Një luftë ndryshe për Kosovën”, dhjetor 2007, Prishtinë;
“Pavarësia si Kompromis”, 2010, Prishtinë
“Kosova ne Kontekst Historik” (Botim i Dyte i plotësuar)
“Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991”, 2011, Prishtinë
Shkrime publicistike, politike dhe shkencore të publikuara në media të përditshme dhe revista periodike e shkencore.

Gjuhë tjetër përveç amtares

Anglisht (për shfrytëzim literature),
Kroatisht–rrjedhshëm,
Serbisht-rrjedhshëm


******


Krasniqi refuzon thirrjen e Lladrovcit të kthehet në PDK, e fton në NISMA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit i bëri ftesë që të kthehej në “shtëpinë e vjetër”, Partinë Demokratike të Kosovës.


“Jakup kthehu në shtëpinë tonë. Mos na e ndaj Drenicën”, ishte ftesa që i ka bërë Lladrovci Krasniqit edhe sot, në një tubim, ku dhjetëra aktivist të Vetëvendisjes i janë bashkuar PDK-së në Drenas.

Mirëpo, Krasniqi përmes një postimi në facebook, jo veç që ka refuzuar ftesën e Lladrovcit por ka akuzuar ish-partinë e tij se është një “shtëpi” pa vlera, duke thënë se “Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një ‘shtëpi’ politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike”...

Postimi i plotë Krasniqit:

NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË SHTËPIA JONË


Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një “shtëpi” politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike.

“Shtëpinë” politike e përbëjnë vlerat rreth se cilave mblidhen njerëzit dhe angazhohet fortë për t’i ruajtur, për t’ju dhënë formë e përmbajtje atyre dhe jetësimin e tyre.

Ajo shtëpi është tejhuasua shumë, kështu që përveç germave, nuk përfaqëson më asnjë nga vlerat e parimet fillestare të formimit.

Ato vlera, vlerën e lirisë, të drejtësisë, të barazisë e te solidaritetit i kemi në shtëpinë tonë, në NISMA për Kosovën.

Këtu i ftojmë të gjitha ata që jetojnë më vlerat e parimet e socialdemokracisë. I ftojmë në ketë shtëpi të gjithë ata qe u nisen për jetësimin e këtyre vlerave dhe degraduan në antivlera. Vlera që “shtëpia” e shkronjave që na fton i ndërroi brenda nate!



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur Ramiz Lladrovcit, i cili drejtoi një mal akuzash në drejtim të ish-zëdhënësit të UÇK-së, duke thënë madje se Krasniqi nuk ka pasur guximin që ta strehojë Adem Jasharin.


Lladrovci, duke i bërë shumë pyetje Krasniqt që kanë të bëjnë me periudhën e luftës së UÇK-së, e ka akuzuar ish-kreun e Kuvendit se thirret në emrin e heronjëve, por asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me ta, transmeton Telegrafi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se Lladrovci ka qenë “turist në Gjermani” dhe se “të gjithë në Kosovë e dinë veprimtarinë e tij në vitet e 90-ta”.

Postimi i plotë i Krasniqit:


Jakup Krasniqi i përgjigjet ashpër Ramiz Lladrovcit

PER HIR TE OPINIONIT PUBLIK


Për hir te opinionit po e përsërisë një shkrim te para pak ditëve. Gënjeshtrave e argatëve te Hashimit nuk ju përgjigjëm. Nuk ju përgjigjem as atyre qe ishin turist ne GJERMANI. Nuk ka në Drenicë e në Kosovë njeri që nuk e dinë veprimtarinë time të asaj kohe. Hashimi me zagarët e tij kanë marrë për detyrë ta denigrojnë Luftën e Lavdishme Çlirimtare. Kanë marr për detyrë që t’i denigrojnë e burgosin të gjithë ata që nuk pajtohen me Hashën. Unë jam më se krenar që tani nuk jam në partinë e banditëve të Hashimit!

Nuk u përgjigjëm as atyre që janë duke e hëngër gjakun e dëshmorëve të kombit! Për historinë e UCK-së kam shkruar, askush deri më sot nuk e ka marr mundin me argumente te më kundërshtoi.

Sa u përket lidhjeve të mia me Jasharet e Prekazit dhe Adem Jasharin, ato janë të ditura. Hasha dhe te tjerët i kanë humbur çelësat e saj familje emblematike. Edhe kjo dihet botërisht!

Prandaj po e përsërisë shkrimin në të cilin duhet të përgjigjët Hashimi dhe argati i tij, DIKUR KUNDERSHTARI I TIJ I DEVOTSHEM, i cili duhet t’i shpjegoj pyetjet që ia kam bërë në shkrimin e para pak diteve.

A JU VJEN MARRE KUR NDËRSENI E GËNJENI?


Kandidati i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit, për Kryetar Komune te Drenasit, qenka marrë goxha shumë me mua e Fatmirin, për çështjen e Fondit “Vendlindja Thërret”?! Këtyre njerëzve të pafytyrë duhet t’ua them se: Dy të parët dhe i treti, të merren vesh mes veti, se kush nga këta e mbajnë përgjegjësinë për ndarjen e Fondit në fjalë? Kush nga ata rrinin në Tiranë dhe me parat e kujt jetonin atje? Ku i merrte parat Ramiz Lladrovci? Ku i merrnin Hashimi e Kadriu? Kush nga ju i merrte parat nga Fondi i Zvicrës e kush nga ai i Gjermanisë? Madje në mes këtyre treve kishte dallime aq të mëdha sa edhe UCK-në e kishin bërë copa-copa. Këto copa kam arritur t’i bashkoj unë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri (pas kthimit nga Parisi). Ramizi besoj se nuk ka harruar se çfarë raportesh kishte me Xhavit Halitin dhe Azem Sylen në Tiranë. Raporte hiq më të mira nuk kishte as me Hashimin dhe Kadriun edhe shumë vite pas luftës. Pse ky anëtar i devotshëm i partisë i bëri lëvizjet nga PDK në AAK dhe përsëri në PDK? Çka u bë sot që u bëre bashkë me ata që i shantazheve gjatë? Dhe si duket nuk te shkoi bash huq!

Pas lufte kandidati për Kryetar te Drenasit (i PDK-es) i ka shantazhuar, Hashimin dhe Kadriun me një incizim. Ai duhet të tregoi, se çka përmbante ai incizim me te cilin i shantazhonte shefat e tij të sotme?! Madje ai duhet t’i tregoi opinionit, çka bëri pas luftës me parat e “Fondit Vendlindja Thërret”? A e ke blerë ndonjë banesë në Tiranë? Si u bëre biznesmen? Ke e akuzoje për futjen në “Listën e Zezë” të SHBA-së? Si e fitove pozitën e Ambasadorit? Ke e shantazhove për marrjën e asaj pozite? Pse e la postin e Ambasadorit, me të ardhura shumë më të mira, për pozitën e Kryetarit te Komunës? Pse nga qyteti ke rënë në fshat?

As unë e as Fatmiri, nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e atij Fondi, kjo është një zbulim i ri i Ramizit pas 17/18 viteve. Gjithë kohën, para e gjatë luftës çlirimtare, kemi qenë në Kosovë. Në Shqipëri kam qenë vetëm pas kthimit nga Parisi. Për aktivitetin tim në Shqipëri, kush të dojë mund të informohet nga libri im: Kthesa e Madhe, botim i Shtëpisë Botuese Buzuku.

Kësaj që thoni për Fondin “Vendlindja Thërret” i thonë: “T’i them sa nuk me kanë thënë”. Por nuk është hera e parë që Hashimi e Kadriu i ndërsejnë njerëzit e pa integritet e dinjitet ndaj nesh! Nga njerëzit e tillë, Fatmir Limaj përndiqet që 13 vjet! Ku mbeti njerëzorja këtu?

I pyes Hashimin e Kadriun, pse e yshtni kundërshtarin tuaj goxha të madh te luftës e të pas luftës ndaj shokëve e bashkëpunëtorëve tuaj të ngushtë te luftës me te cilët e ndatë jetën e vdekjen dhe hëngrët shumë bukë në familjet tona! A frikësoheni se do t’u vret ajo bukë?! Nuk jeni vetëm Ju qe do t’u vret buka e popullit, gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve! Popullin që i përvetësuat shumëçka në mënyrë të pa ligjshme po e leni me gishta në gojë! Drenicës në veçanti e kombit në përgjithësi ia keni qitur faqen e zezë! Drenicës i latë emër te keq! Emër që nuk e meriton. Drenasi është dëshmia më e mirë.


Kandidati nga PDK-ja do të duhej t’i dinte, raportet e vëllait të tij, Heroit te Popullit – Fehmi Lladrovcit me mua e Fatmirin jo vetëm gjatë luftës dhe raportet e Fehmiut me shefat e tij të sotëm?! Apo më të rëndësishme sot e ka që të jetë kandidat për Kryetar të Drenasit? Merresh me ne a në garë për kryetar je me Isa Xhemajlajn!

Sa për çështjet tjera rreth PDK-së, të thëna në emisionin “Rubikon”, nga ky person më 14 dhjetor 2016, mund t’i them: Te gjithë ju që kokorisni në atë parti te tjetërsuar skajshmërisht, jeni duke e grabitur gjithë aktivitetin tonë politike te investuar me shumë mund, dije e punë të pa kursyer. Për to nuk dua të flas. Pasi shumë kush e dine më shumë më mirë se unë!

Kush ia shkroi Ramiz Lladrovcit këtë letër më   disa pyetje për Jakup Krasniqin



Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një letre publike në Facebook, i është drejtuar kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se thirret në emrin e shumë heronjve, por, sipas tij, Krasniqi nuk ka pasur lidhje me asnjërin prej tyre.


Lladrovci në shkrimin e tij i ka bërë shumë pyetje Jakup Krasniqit, të cilin e ka akuzuar se është frikësuar ta mbajë heroin Adem Jashari në shtëpinë e tij.

“Tregom një rast të vetëm, kur je takuar sy më sy me Adem Jasharin, deri në rënien heroike të tij dhe Jasharajve? Sot e gjithë ditën thirresh në emër të shumë heronjve, por deri në qershorin e vitit 1998, as nuk kishe lidhje me to, as nuk doje të kishe lidhje me to”, ka pyetur Lladrovci, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Jakup Krasniqi, tungjatjeta!


Të kisha premtuar se përgjigjen time do ta marrësh pas zgjedhjeve në Drenas.

Më thuaj se ku dëshiron t’ia nisë, pas statusit Tuaj në FB, ditën e enjte, 15 dhjetor 2016?

Nëse dëshiron, ia nisim nga momenti kur të kam njohur fizikisht më 1991, po të duash nga ajo natë kur, bashkë me Gani Sylën, të solla në takim me Fehmi Lladrovcin, pas vendimit të madh për takimin e liderëve shqiptarë të rajonit, takim që do të mbahej në Slloveni, për të krijuar një front të përbashkët kundër Serbisë, para fillimit të luftës së armatosur në Kroaci?

Apo ke dëshirë t’ia nisim nga dita e 30 Dhjetorit 1991, kur për herë të parë të takova me Adem Jasharin, pas përballjes së parë frontale të Jasharëve me forcat serbe?

Ti e di se çfarë ndodhi asaj nate e më tej dhe, mos harro, se përveç heronjve Adem e Hamzë Jashari, Ilaz Kodrës, Shaban Shalës e Xheladin Gashit, gjithë protagonistët tjerë janë gjallë dhe mund të dëshmojnë pikë për pikë atë që do të them unë. Duke përfshirë edhe të tjerë që sot i bën pjesë të lojës politike…


Ndoshta ke dëshirë të flasim për mikpritjen, sepse në raste të veçanta me të shfaqet edhe karakteri i njeriut!

E kemi pritur bashkë Vitin e Ri 1992, në shtëpinë tënde, bashkë me bacën Rifat, Ademin, Hamzën, Sahit Jasharin, Ilaz e Fadil Kodrën, Shaban Shalën, Elmi Zekën, Idriz Hysenin, Jakup Nurën, Gani Sylën, Xheladin Gashin, Maliq Vilakun dhe, pasi e ndamë në dy pjesë Grupin e Prekazit, në mënyrë që, nëse njëri grup zbulohet e rrethohet, atë ta mbrojë grupi tjetër, erdhi momenti që nuk kam dashur kurrë të ta kujtoj:

Momenti në të cilin Ti dhe familja jote nuk kishte guximin t’i mbaje as dy orë në shtëpinë tuaj bacën Rifat, Ademin e Hamzën.

Atë natë, pra, kur ti refuzove që t’i mbash në “kullat” tuaja, vendosëm që ata t’i bashkohen Sahitit, Ilazit e Fadilit, që i kishim nisur dy orë më parë në shtëpinë e Shaban Shalës.

Pse u trembe aq shumë, sa u detyruam t‘i tërheqim edhe bacën Rifat, Hamzën e Ademin në shtëpinë e Shaban Shalës, i cili, edhe pse nuk kishte vend të mjaftueshëm për të strehuar gjashtë luftëtarë, lëshoi dhomën e tij dhe tregoi jo vetëm zemrën mikpritëse, por edhe guximin që e shoqëroi deri në momentin e fundit të jetës?


Sa për ta kujtuar, po të them se e gjithë kjo ka ndodhur në natën e ndërrimit të moteve, pra në natën e Vitit të Ri 1991-1992, kur u sollën, me 31 dhjetor, nga shtëpia e Elmi Zekës, pasi që i kishim tërhequr në mbrëmjen e një nate më parë, nga Prekazi, pas betejës së 30 Dhjetorit 1991.

Pas kësaj ngjarje, kur të njoha për herë të parë me Adem Jasharin, të cilët i strehove për dy orë, a më thuaj një rast të vetëm, kur e ke takuar atë apo luftëtarët tjerë pas prillit të vitit 1993?

Tregom një rast të vetëm, kur je takuar sy më sy me Adem Jasharin, deri në rënien heroike të tij dhe Jasharajve? Sot e gjithë ditën thirresh në emër të shumë heronjve, por deri në qershorin e vitit 1998, as nuk kishe lidhje me to, as nuk doje të kishe lidhje me to.

Më vjen keq që manipulon gjithnjë në emrin e tyre, ndërsa ti e di se nuk ke pasur as pikën e guximit, sikur nuk ka pasur guxim as ai gazetaruci, por edhe “Teneqja” me të cilët po shoqërohesh dhe, siç thotë gazetaruci, po të del këto ditë në mbrojtje, e nesër, kur t’i vije shtegu, ka për të sharë më shumë nga sa po më shanë mua sot.

Po të duash të tregoj se si nuk ke guxuar ta marrësh as Letrën e njohur, e Nentorit 1997. Ti e refuzove atë letër për ta përcjellë jashtë vendit, ku ishte drejtuar, gjë të cilën e bëri përsëri Shaban Shala.


Po të kesh dëshirë ia nisim edhe aty, kur ti ishe drejtor i shkollës së mesme „Skënderbeu“, në Maj 1998, kur lufta kishte nisur dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fehmiu e Xheva, së bashku me qindra ushtarë, ishin pozicionuar deri poshtë në Baicë, ndërkohë që ti mbaje mësim e silleshe lirshëm në Drenas, pa e kthyer kokën nga UÇK-ja?

Besoj se e mban mend „selamin“ që të dërgoi Fehmi Lladrovci, nga Baica, në prill 1998, me i mbyllë shkollat, se jemi në luftë e vijnë kriminelët serbë, rrëmbejnë fëmijët e i vejnë para si mburoje të gjalla kundër UÇK-së?

Ti prapë nuk u binde!

Këto janë vetëm disa pyetje për ty dhe fakte që t’i thashë për hir të një përgjigje vetëm ndaj disa shpifjeve tuaja, që kanë prekë rëndë babën tim dhe familjen time që nuk ta kishim borxh.

Ty Jakup, Teneqes e gazetarucit, dje ua dha përgjigjen edhe qytetari i Drenasit!

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...