2016-12-30

Daniele Farlati: Arkivat e Shqipërisë u mbytën në lumin Drin



Përkthyer në vitin 1963 nga Dom Frano Illia

(Shënimi ynë: Dom Frano Illia ishte famulltar i qytezës së Milotit. Ai u morrë dhe me përkthimin e veprës “Illyricum Sacrum” të shkruar nga Daniele Farlati e cila sot gjendet e harruar në Arkivën e Shtetit ashtu si shumë e shumë vepra të tjera të cilat janë cilësuar prej kohësh si vepra borgjezësh dhe me të tillë status mbeten pa parë dritën e botimit në shqip. Në vitin 1966 Dom Frano Illia e dorëzon veprën për botim pranë Institutit të Kulturës Popullore por ende deri më sot komunistët nuk e kanë botuar. Dom Frano Illia paraqiti dhe kërkesën per të përkthyer dhe librin e tetë të Farlatit i cili flet për Kosovën dhe Tivarin dhe po atë dite arrestohet dhe burgoset!! Po u prishte terezin vëllezërve bolshevik serbomëdhenjë?! 25 vjet burg i kushtoj Dom Frano Illias përkthimi i Farlatit dhe as lutjet drejtuar Ramiz Alis në vitin 1986 nuk ia kthyen veprën e jetës e cila duhet të ruhet dhe sot mes merimangave dhe lakuriqëve të natës në ndonjë bodrum të kohës së vampirëve. Altin Kocaqi)

Pjesë nga ‘Illyricum Sacrum’

‘’Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë Atë Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë. At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in”.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...