Përgjigjet Policia e Republikës së Kosovës : Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri.


Lavdrim Muhaxheri vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri. Kështu ka thënë Policia e Kosovës.

Gazeta italiane L’Espresso ka raportuar se Muhaxheri është rikthyer në Kosovë. Kjo gazetë, duke u thirrur në burimet e saj, ka raportuar se prej disa muajsh, Muhaxheri është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Por Policia thotë se bazuar në informacionet që ka, thotë se Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri, duke luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku është i kërkuari numër një dhe njihet me emrin si “Kasapi i Ballkanit”. Ai njihet edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova) dhe është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

L’Espresso ka raportuar se mundja e ISIS-it në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e huaj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Sipas kësaj gazete, objektivi i tyre tashmë është Evropa.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit