2016-12-26

Stop Ultimatumeve Serbe !....





Kosova është më e fortë se rrugaçi Gjuriq


Kryeministri Isa Mustafa ka dhënë për herë të parë arsyet e shkarkimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq.Kreu i Qeverisë ka thënë se Mariqi në vazhdimësi ka bërë deklarata në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Po e them sot publikisht se po të ishte ai një ministër shqiptar qysh moti s’do të ishte ministër”, tha Mustafa.“Por meqenëse jemi në një situatë ku po kemi vullnet dhe po jemi më gjenerozë sa i përket hapësirës për integrimin e komunitetit serb, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat ndodhemi, jam munduar që të bisedoj disa herë me të dhe t’i bëj vërejtje që duhet të respektojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shtuar kryeministri i vendit.

“Mendoj që për një kohë të gjatë, ministri Mariq edhe ka vepruar, edhe ka dhënë deklarata të cilat kanë qenë në kundërshtim me të qenit e tij anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës… I kemi thënë që çdo gjë mund ta thotë në mbledhjen e Qeverisë, si anëtar i saj, por që s’mundet të punojë këtu e të shkojë në Beograd të japë deklarata që janë kundër subjektivitetit edhe shtetëror dhe juridik të vendit”, ka thënë Mustafa, i pyetur nga Ekonomia rreth shkarkimit të Mariqit, më herët gjatë këtij muaji.Kryeministri shtoi se i vjen mirë që edhe Lista Serbe ka konstatuar se Mariqi nuk po e bënte punën si ministër.

“Ata janë të interesuar që ministrat e tyre të punojnë në mënyrë që të përfitojë komuniteti serb.

Është bërë një zgjidhje e mirë me ministren e re Mirjana Jevtiq”.Por, Mustafa paralajmëron edhe deputetët e Listës Serbe të cilët po kundërshtojnë institucionet e vendit se nuk do t’i durojnë gjatë.“Askush nuk ka të drejtë të marrë pagë nga shteti i Kosovës dhe të mos e bëjë punën për atë pagë”.Shefi i Qeverisë së Kosovës i ka quajtur të papranueshme edhe deklaratat që vijnë nga zyrtarë të Beogradit, të cilët e thonë hapur se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i përgjigjen Beogradit dhe kryeministrit Aleksandër Vuçiq.

“Ka pasur deklarata edhe nga zyrtarët në Beograd e të cilat janë totalisht të papranueshme dhe për të cilat Bashkimi Evropian duhet të ulet dhe konstatojë sesi mundet që një (Marko) Gjuriq, si përfaqësues i Serbisë, të thotë se ata mund të na përgjigjen neve”.“Ata duhet ta dinë që janë përfaqësues të Kosovës dhe nuk janë përfaqësues të politikave të Beogradit. Me këtë ata po dëshirojnë destabilizim dhe t’i mbajnë peng njerëzit. Këtë nuk do ta lejojmë”, ka përfunduar Isa Mustafa.Lubomir Mariq, i cili u shkarkua nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, tha sot në Beograd se nuk ka marrë asnjë shpjegim në lidhje me shkarkimin e tij.

“Përgjigjen për këtë duhet të japin ata që e kanë marrë vendimin. Ajo që është dëgjuar është se Isa Mustafa nuk ishte i kënaqur me punën time dhe deklaratat politike”, tha Mariqi.Ish-ministri serb ka shtuar se e konsideron veten politikisht më të pjekur sesa Isa Mustafa. Duke folur për Mirjana Jevtiqin e cila ia zuri vendin e tij thotë se kjo është bërë pa konsultim me shtetin serb.

Edita Tahiri i përgjigjet ultimatumit të Vuçiqit: S’ka Asociacion…



Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të ketë hartim të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe para se Kosova ta ketë Kodin shtetëror telefonik të saj.


Mirëpo, pavarësisht që Kosova javën e kaluar ka marrë këtë kod dhe ky i fundit është publikuar në buletinin e ITU-së, ende nuk është bërë asnjë lëvizje sa i përket hartimit të statutit të Asociacionit.

Që hartimi i këtij statuti nuk ka filluar ende ka konfirmuar vetë ministrja Tahiri.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përkujton se ende ekzistojnë marrëveshje që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zbatohen paraprakisht, në mënyrë që të mund të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt 2017), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.




Ultimatumi i Vuçiqit: Shqiptarët i presim vetëm deri më 15 shkurt 2017?

A do të presin serbët deri në Sretenje (festa ortodokse qe festohet më 15 shkurt), e më pas vetë do të formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ashtu siç ka paralajmëruar sot Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq sot nuk është përgjigjur qartësisht, duke thënë se kjo është njëra nga idetë.

Ai, megjithatë, ka paralajmëruar se janë duke e pritur përgjigjen e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, që mos të shkohet më forcë për këtë tregim, kështu që ai sigurisht festën e Krishtlindjes ortodokse do ta pres me serbët në Kosovë.

“Kjo është njëra nga idetë. Do të presim deri në Sretenje. Por ju e keni marrëveshjen e Brukselit, keni obligime që i keni marrë dhe ata në vend që të merren me përmbushjen e obligimeve të veta, tentojnë të merren me blerjen e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

“Nëse keni menduar se serbët nuk kanë përgjigje, keni gabuar”, ka shtuar tutje ai.

Vuçiq ka thënë se sot ju ka bërë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë për bashkim dhe që t’ju përmbahen vendimeve që i kanë marrë se bashku.

Megjithatë ai nuk ka treguar qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.


Pas Vuçiç, Vulin jep ultimatum për formimin e Asociacionit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar nga përfaqësuesit serbë nga Kosova që të sigurojnë unitet të plotë midis përfaqësuesve politikë serbë. Ai u tha atyre, që të forcohet uniteti mes gjithë serbëve, njoftoi Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin. “Jam i bindur se ata do ta vlerësojnë unitetin. Ajo që është më e rëndësishmja tani është që serbët ta marrin fatin e tyre në duar”, tha Vulin . Ai shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.

Sipas Vulinit, Serbia nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje deri sa të zbatohet marrëveshja e AKS-së. “ASK-ja duhet të formohet, do të ishte mirë që të bëhen me pëlqimin e të gjithë nënshkruesve që arritën marrëveshje në Bruksel, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë serbët në Kosovë do të marrin fatin e tyre në duar dhe askush nuk mund t’i fajësojë ata”, tha Vulin.

Ndër tjera, ai tha, se mënyra e vetme që Serbia të jetë e suksesshme, të ruaj interesat e saj në Kosovë, është që të ketë një unitet dhe politikë të qartë mes të gjithë serbëve të Kosovës dhe qeverisë serbe.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...