2016-12-30

Albania, Albany, Albi, Alba dhe Piramida ‘Monte Alban’

Mrik Bua Emri i Albanëve është i lidhur, mes të tjerave, me emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Teoritë ekspansioniste, serbe edhe greke, dikur deshën të na lidhnin me emrin e ‘Albania’ të Kaukazit për të na sjellë si të ardhur në këto troje, kryesisht, pas ardhjes së sllaveve

Shkruan: Mrik Bua

Alba shfaqet në Romën e vjetër, po ashtu dhe Skocia dhe Anglia dikur kane pasur emrin ‘Albany’. Venecia e sotme, Franca dhe SHBA kanë qytetet që lidhen me emrin Albani, Albi, Albania. A kane lidhje me njëra tjetrën këto emërtime? E vështire se mundemi tu përgjigjemi nga ana shkencore kësaj pyetje pasi hapësira gjeografike dhe shume faktorë të tjerë nuk lënë mundësi për një përgjigje rreth lidhjeve të mundshme. Një veçori dalluese e këtyre emërtimeve është ‘mali’ ‘Monte Alban’ ose veçorit malorë të zonave ku shfaqen Albanët. Kësaj radhe do ndalemi në Amerikën e Mesme, me konkretisht ‘Piramida e Monte Albanit’ e cila gjendet në komunën e Xoxocotlán Santa Cruz në shtetin jugor te Meksikës të quajtur Oaxaca 17,043 ° N, 96,767 ° W. Qyteti ka pozicion dominues mbi luginën e Oxaca dhe është ndërtuar diku rreth viteve 500 p e s Lulëzimi i qytetit erdhi deri në vitet 700 e s kur duket se e humbi dominancën në zonën malore.

Gërmimet arkeologjike në shkallë të gjerë i realizoj arkeologu meksikan Alfonso Caso i cili ka nxjerre dhe pese fazat e qeramikës. Studimet prehistorike i ka realizuar profesori i Universitetit te Miçiganit Kent Flannery në fund të viteve 1960 i cili studioi zonën përreth dhe nxori fazën më të hershme të jetës në këtë zonë, nga 8 000 p e s deri ne 500 p e s , si faza që i parapriu ndërtimit të Monte Albanit. Në kulmin e vetë Monte Albani kishte një popullsi prej 17 200 banorësh duke qenë kështu një nga qytetet më të mëdha të Mesoamerikës. Emri ‘ alba’, ‘alban’ gjendet në një shtrirje shumë të gjerë thuajse në të gjithë rruzullin tokësor. Albi gjendet edhe në Francë si emër i një qyteti që ka edhe një nga katedralet më të bukura të Francës, atë të Shën Cecilias. Alba gjendet në mesoamerikë, Romë, Angli, Skoci, Azin e Vogël, në Kaukaz etj Në se emri Alba ka të bejë me një emërtim gjeografik apo me një race njërzore këtë nuk mundemi ta themi pa pasur dokumente dhe prova të sigurta shkencore. Për më tepër nuk mund të themi në se të gjitha versionet onomastike ‘albi, albin, alba, albany, albania’ lidhen me Albainin tonë por as nuk mundemi ta mohojmë një lidhje mes tyre. Një studim më i detajuar edhe me veçori që do studionin çdo detaj i mundshëm historik, gjeografik dhe arkeologjik ndoshta mund te na japin një përgjigje më të drejtë për të shkuarën e emrit Albani. Deri atëherë mund të flasim vetëm me supozime edhe pa asnjë mbështetje shkencore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...