Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – i cili vazhdon të mbetet i izoluar nga bota – ka shfrytëzuar një portal të tij personal që ta demantojë lajmin se Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump.
Hashim Thaçi nuk ka arritur ta fsheh pezmin e tij ndaj një ftese për Liderin e AAK’së nga kampi i Donald Trump. Ai ka përdorur një portal të tij personal për ta demantuar këtë ftesë. Sipas Thaçit (portalit), institucioni që e ka ftuar z. Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.
Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, përveç vizitave në varrezat e serbëve të vrarë paslufte, prej kohës që ndodhet në Presidencë ka realizuar vetëm dy vizita shtetërore në Maltë dhe tek autokrati Erdogan në Turqi.
Prandaj, mllefi i tij ndaj vizitës së Haradinajt në SHBA duket plotësisht i arsyeshëm
HARADINAJ FTOHET NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË DONALD TRUMP
Ftesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.
“Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.
Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.
Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për përformancën e Hashim Thaçit këtë vit, në pozitën e presidentit të vendit.
Kelmendi ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pasur agjendë shumë më të ngarkuar të takimeve ndërkombëtare sesa që ka presidenti i tanishëm.
Ai ka shtuar se shkak i këtij lloj izolimi të ndërkombëtarëve nga Thaçi mund të jetë lidhje që ka emri i presidentit me Gjykatën Speciale.
Më tej, gazetari në “Komiteti” ka treguar se shkak tjetër i mungesës së ftesave të ndërkombëtarëve për Thaçit është niveli i lartë i korrupsionit në vend, ku jo rrallëherë përmendet edhe emri i presidentit. /Express/
Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.
Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson gazetametro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.
Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas burimeve të gazetametro.net, do të përmbajë gjashtë pika kryesore:
1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen,
2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,
3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian,
4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,
5. Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe
6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.
Shkollat e Gylenit në Kosovë
Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë.
Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.
Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.
Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak.
No comments:
Post a Comment