2016-12-28

AMBASADORI LIRIM RIZA GREIÇEVCI,HOMAZHE PARA SHTËPISË SË GEORGE MICHAEL


Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Riza  Greiçevci, ka bërë të ditur që ka bërë homazhe për artistin George Michael dhe ka theksuar gjestin human të artistit, atëherë kur i ka dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës

Sot janë bërë homazhe para shtëpisë së yllit të pop muzikës, George Michael, i cili vdiq në moshën 53 vjeçe, vdekje kjo që ka pikëlluar fansat e tij në gjithë botën.

Por, në këto homazhe nuk ka munguar edhe Ambasadoi i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci. Ai ka publikuar disa foto në facebook, ku ka bërë të ditur se ishte pjesë e homazheve për George Michael dhe ka theksuar gjestin human të artistit, atëherë kur ai ka dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës.



“Sot bëra homazhe para shtëpisë së yllit të pop muzikës, George Michael, njeriu i cili me zërin e tij të bukur u dhuroi kënaqësi miliona fansave, gjithandej nëpër botë. Humanizmi dhe bamirësia ishte një dhunti tjetër e artistit. Ai nuk zgjodhi vetëm të merrte nga bota, por mbi të gjitha mësoi se lumturia e vërtetë rrjedh nga ajo se sa bën dhe jep për të tjerët. Gjesti i tij human për t'i dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës, në momentet më të vështira të mbijetesës kolektive, do të mbahet në mend dhe do të çmohet përherë. Lavdi i qoftë!”, ka shkruar Greiçevci.

Michael, i lindur në veri të Londrës, ka shitur më shumë se 100 milionë albume gjatë tërë karrierës së tij që zgjati gati katër dekada. Michael njihet për krijimin e hiteve si “Faith”, “Careless Whisper” dhe “Last Christmas” e të tjera.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...