2016-12-22

Ish ushtarakët e FARK-ut: Ja e vërteta e dokumentarit për Kolonelin Ahmet Krasniqi


Para disa ditësh është transmetuar dokumentari për Kolonelin Ahmet Krasniqi. Transmetimi i tij shkaktoi debate dhe kishte reagime edhe nga familjarët e tij të cilët ishin kundër transmetimit të dokumentarit, pasi që sipas tyre ai nuk ishte i plotë.

Këshilli Koordinues i ushtarakëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës tregon ecurinë e përgatitjes së dokumentarit, dhe problemet për të përmbledhur gjithë materialin e gjiruar.

Ja komunikata e plotë

Bacë! Megjithatë ushtarët, ushtarakët, kolegët – nuk të harruan! Ti bëre historinë

Zonja dhe zotrinjë,

Në kohën e fundit jemi dëshmitarë të shkrimeve dhe reagimeve të shumta në lidhje me Filmin dokumentarë për Ministrin e parë të Mbrojtjes të Republikes së Kosovës, kol. Ahmet Krasniqi.

Para, por edhe pas emitimit të Filmit dokumentarë disa rrjete sociale por edhe disa gazeta, filluan me "blu dhe prodhu" informata dhe dezinformata, kështu që e shohim të arsyeshme të reagojmë,...

Ideja për pregaditjen, xhirimin dhe emitimin e një Filmi dokumentarë për Ahmet Krasniqi ishte e kahmotshme. Por, në mungesë të mjeteve materiale dhe jogadishmërisë së disa protagonistëve, nuk ishte i mundur realizimi i tij.
Një kronologji e shkurtër:

Që nga viti 2002, janë bërë përpjekje të pandërprera nga i ndjeri ish Zavendësministër i Mbrojtjes Agim Mehmeti, si dhe ushtaraket e Ministrisë së Mbrojtjes për;
• pregaditjen dhe realizimin e Filmit dokumentarë për Ministrin e Mbrojtjes, kol. Ahmet Krasniqi, dhe
• riatdhesimin-rivarrimin e kol. Ahmet Krasniqi nga Tirana ne Kosovë.

Me 17.06.2002 Zürich, zv. Ministri i Mbrojtjes Agim Mehmeti bënë kërkesen të ngritet Lapidari në Prishtinë për kol. Ahmet Krasniqi;
Me 20.06.2002 bëhet kërkese në institucionet e Republikës së Kosovës: Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, Kryetarit të Kuvendit Akademik Nexhat Daci dhe Kryeministrit Bajram Rexhepi.

Me 29.08.2002, bëhet kërkesa dhe propozimi familjarëve të Ahmet Krasniqit për ngritjen e Lapidarit, - përgjigjja ishte! "Kjo punë mos të bëhet, të mbetet pë një kohë tjetër"!!!
Në vazhdim po japim shkrimin origjinal të datës 19.09.2008të ish Zavendësministrit të Mbrojtjes zt. Agim Mehmeti për Ministrin e Mbrojtjes kol. Ahmet Krasniqi: "Informoj opinionin e gjërë Shqiptarë se në vitin 2002 kemi bërë kërkesën në lidhje me rivarrimin e kol. Ahmet Krasniqi në mënyrë institucionale në Kosovë. Kërkesa ka qenë e dërguar në adresë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është evidentuar në Zyret e pranimit të Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës.
Fatkeqësisht deri sot nuk ka pas asnjë sinjal pozitiv apo refuzimnin të kësaj kërkese.

Prandaj, edhe njëherë publikisht ripërsërisim kërkesën tonë subjekteve të Republikës së Kosovës si dhe Republikës së Shqipërisë për rivarrimin dhe vuarjen e drejtësisë në binar të duhur në rastin konkret, zbardhjen e krimit dhe dënimit meritorë të akterëve të këtij krimi".
Zonja dhe zotrinjë,

Vendosmëria, këmbëngulsia dhe pikësynimi i të gjithë akterëve; të afërmive të familjes Krasniqi, Shoqates Humanitare Sali Qekaj si financues në krye me z. Saim Tahiraj, Ushtarkëve të Ministrisë së Mbrojtjes bënë që Filmi dokumentar për Ahmet Krasniqi të përfundohet dhe emitohet.
Në Shtatorë të vitit 2015, pas vdekjes së ish Zavendësministrit të Mbrojtjes z. Agim Mehmeti, Këshilli Koordinues vendos të vazhdoj punën në drejtim të aktiviteteve të mëtutjeshme dhe, në fillim te vitit 2016, formohet Komisioni me qëllim të perfundimit dhe më pas emitimit të Filmit dokumentar deri me 21.09.2016.
Komisioni prej 12 anetaresh, me 16.01.2016 merr të gjitha kompetencat me agjend të përcaktuar të veprimit konkret, për pregaditjen, menaxhimin, mbikqyrjen e mbarvajtjeve të punëve dhe emitimin e filmit , duke i konkretizuar afatet.

Vlenë të ceket edhe kjo, se sidomos kah fundi i realizimit të xhirimit të filmit dokumentar, kishte pengesa nga individë, që filmi të mos shfaqet apo edhe te prolongohet,..!
Gjatë një pune shumë intenzive prej disa muajsh nga ana e regjisorit Fatos Lokaj, është pregaditë një bruto material me mbi 50 orë xhirim, material i cili është dasht të shkurtohet deri në një orë, gjë që nuk ka qenë fare lehtë.

Opinioni duhet të jetë në dijeni, se ishin të informuar familjarët, bashkëpuntorët, por edhe institucionet e Republikes se Kosoves se filmi është duke u realizua dhe se me 21.09.2016 ai duhej të shfaqej. Përveq se që kishte mëdyshje nga disa protagonist, që duhet të bëhet "diçka më e fuqishme", deri me kët datë askush nuk e kundërshtoi xhrimin e filmit.

Duke u bazuar në përvojen tonë të hidhur gjatë luftes së fundit çlirimtare në Kosovë, marrveshjeve të pa zbatuara dhe premtimeve boshe, pengimit të punes sonë nga komesarë politik dhe individ që luftonin për pushtet e jo shtet, e në përputhje me vendimet e mbledhjes së parë, në ishim konsekuent që Filmi, pas përfundimit te xhirimit, të shfaqet në Televizion Publik në mënyrë që opinioni të informohet me personalitetin e kol. Ahmet Krasniqit, punen dhe veprimtarin e tij në drejtim të çlirimit të vendit.
Ne, shokët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kolonelit Ahmet Krasniqi, të paanshëm politikisht, me një përgjegjësi të plotë morale dhe ushtarake, u munduam sadopak të pasqyrojmë realisht disa virtyte të strategut, atdhetarit dhe burrit të madhë të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi.
I vlerësojmë lartë kritikat pozitive, kurse nga ato negative në të ardhmen do kemi konsideratë,...

Iu kërkojmë ndjes të gjithë atyre që kan pas të thonë diçka për kol. Ahmet Krasniqi, e që teknikisht nuk ishte e mundur. Shpresojmë se ky do jetë fillimi dhe në të ardhmen të përfshihen të gjithë.

Këshilli koordinues, duke mos hyrë në reagimet dhe replikat e ndryshme, u bën me dije TË GJITHËVE, atyre që dëshirojnë të bëjn me tutje në këtë drejtim, jemi te gatshëm të kontribojmë, bashkëpunojmë për vepren dhe jeten e kol. Ahmet Krasniqit.

Këshilli koordinues, faleminderon të gjithë protagonistët. Posaqerisht "Shoqaten humanitare Sali Qekaj", regjisorin Fatos Lokaj, skenaristin Skender Zogaj dhe TV Dugagjini.

Opinionit deshirojme tia bejme me dije se, pas përfundimit të filmit, inkontaktuam mediumet, TV-et, gati te gjitha. Mos reflektimi nga ana e tyre na asoconte;!!! " A THUA ÇKA KA MBRËNDA NE KUTINË E PANDORES". Megjithate ne si ushtarak, imagjinata kishim, e dinim se në "kutinë e pandores", nukë pritshim se do dalin gjera te pazakonta! Pritshim qe jeta dhe vepra e Ahmetit te jetë e pasqyruar te çdo qytetarë i Republikes së Kosoves.


Ndërsa institucioneve të Republikes së Kosoves, u mbetet që, jo vetëm të bëjnë filma dokumentar për njerzit e mëdhenjë siq ka qenë kol. Ahmet Krasniqi por, edhe ti përgjigjen pozitivisht kërkesave tona të shumta për riatdhesimin dhe kthimin e eshtrave të kolonelit tonë të paharruar në Kosovë, të cilen shumë e deshti.

Këshilli Koordinues i ushtarakëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
Zvicër
23.12.2016

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...