2017-12-05

Eleuterio F. Fortino, Itali: Krishterimi ndër shqiptarë ne agimin e mijëvjeçarit të tretë


Të krishterët shqiptarë hyjnë në mijëvjeçarin e ri duke qenë në një fazë rindërtimi e me perspektivë misionare. Për këtë shqyrtohen këtu gjendja e sotme e Kishës si pakicë, si dy kishe, ortodokse e katolike, po ashtu pluraliteti i hierarkisë katolike. Rast i veçantë është ai i arbëreshëve të Italisë, që shkuan në Itali mbas një “bashkimi të rivendosur” në mes katolikëve e ortodoksëve, si rrjedhim i bashkimit në mes grekëve e latinëve, me nënshkrimin e Konçilit të Firences (1439), dhe ngritja e Arkidioqezit shqiptar në Amerikë.

Për një vizion të krishterë pozitiv në fillim të mijëvjeçarit të ardhshëm mund të paraqiten tri aspekte prioritare, siç janë: ungjillzimi i ri, mbas propagandës ateiste që ka vepruar gjatë një gjysmë shekulli dhe që ka shkaktuar një gjendje dobësimi të fesë e që ka lodhur vetë shoqërinë; bashkëpunimi ekumenik, i cili me traditën e tolerancës në mes katolikëve e ortodoksëve ndër shqiptarë meriton një lavdërim të veçantë, por që duhet të shndërrohet në një bashkëpunim dinamik; dialogu ndërfetar, duke pasur parasysh kontekstin në të cilin jetojnë të krishterët shqiptarë, dialogu me myslimanët imponohet si një kërkesë jetike.

Në agun e mijëvjeçarit të ri, “Krishtërimi ndër Shqiptarë” shfaqet si një trashëgimi e pasur me dëshmi të krishtera deri në martirizim, i mbushur plot me përvojë njerëzore tragjike e, njëkohësisht i mbarsur me potenciale zhvillimi.

Përgjegjësit e Bashkësive, si katolike, ashtu edhe ortodokse, janë të zënë në një mision të përditshëm të lajmërimit të Ungjillit e të formimit të ndërgjegjes

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...