2019/06/30

Genc Cakaj, Besa Shahini e Dardan Molliqaj votojnë për herë të parë në Shqipëri

Cakaj, Shahini e Molliqaj votojnë për herë të parë në Shqipëri
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti i PSD-së në Kosovës Dardan Molliqaj, kanë votuar për herë të parë në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Cakaj deklaroi se mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore është pothuajse aq e rëndësishme sa mbajtja e tyre kësaj radhe.

Ai tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe se sjellja e përgjegjshme, paqësore dhe e qetë e gjithsecilit është detyrim qytetar dhe detyrim kombëtar.

“Rëndësia e zgjedhjeve të sotme është e dyfishtë. Nga njëra anë, manifestimi i vullnetit të lirë me të drejtën e votës për të zgjedhur strukturat e pushtetit vendor dhe, nga ana tjetër, dhënia e një shembulli historik se qëndrueshmëria e institucioneve dhe kalendari kushtetues i Shqipërisë është përmbi llogaritë e ngushta të çfarëdo partie politike”, tha Cakaj.

Ndërkaq votimin e Molliqajt e Shahinit e ka bërë të ditur kjo e fundit në një postim në rrjete sociale.

“Votues për herë të parë” ka shkruar ajo.

Punëtorët e varrezave në provincë Çurumi të Turqisë , e gjetën vajzën në varreza ,... por ajo u zhduk.

Vajza misterioze që vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj zhduket

E pabesueshme ajo që kanë parë e dëgjuar banorët e provincës së Çorumit në Turqi, pasi prej ditësh një thashetheme qarkulloi dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varrezat e zonës.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës.

Ditën tjetër, shkruan ‘Hyrriet’ ndërsa transmeton “Panorama”, punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk.

Ata menduan të linin një shënim në varr ku shkruanin se mund ta ndihmonin. Ata gjithashtu njoftuan policinë për imazhin fantazëm.

Vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo zhduke.

Policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.

Vajza thuhet se dukej rreth 15 vjeç.

Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për çfarë bëhet fjalë.

Mitropoliti i Kishës Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Malazeze: Kreu i gjorë i Kishës Serbe, kurrsesi të çlirohet nga Serbia e Madhe

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze, Mihaillo, i deklaroi Radio Sarajevës se Tempullin e Ringjalljes së Krishtit njëmend e kanë ngritur serbët, por me paratë malazeze. Ai i është përgjigjur kështu patriarkut Irinej dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj pretendimeve të saj në pronat që i përkasin Kishës Malazeze. Ai ironizoi patrikun Irinej me shprehjen "nga kontejneri mund të dalë gjithçka".


serb Irinej, i gjori, nuk di shumë. Ai kujton se nëse dikujt i jepet pushteti ai mund të thotë çfarë të dojë. Ai, për shembull, thotë se Republika Serbe në Bosnjë, Republika Serbe në Serbi, kurse Mali i Zi është shtet i Serbisë. Kurrsesi të çlirohen nga Serbia e madhe. Kisha Ortodokse Serbe, Serbia, disa nga politikanët e saj madje thonë se Mali i Zi është shteti më i kompletuar serb", ka thënë Mihaillo.

Kështu ka reaguar ai ndaj asaj që ka thënë patriku Irinej, sipas të cilit ajo që po bën dhe paralajmëron presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po habit gjithë botën dhe i ka dëshiruar që "Zoti t'ia ruaj mendjen që të kuptojë çfarë po bën dhe të mos e meritojë mallkimin dhe gjykimin e gjithë popullit serb dhe të Kishës Ortodokse Serbe".

Mitropoliti Miaillo është shprehur se ashtu siç thotë Kisha Ortodokse Serbe, malazezët "në fakt nuk kanë asgjë".

"Ata (pra të Kishës Ortodokse Serbe - sqarim ynë) konsiderojnë se kjo (Republika e Malit të Zi - v.j) është tokë serbe, se kisha është serbe, gjuha serbe, historia serbe, politika serbe, se serbe janë të gjitha monumentet... thuajse ne jemi ardhacakë..." ka thënë Miahillo, transmeton Koha.net.

Koha.net rikujton se në Mal të Zi është proceduar një ligj në lidhje me barazinë fetare, ndërsa pronat kishtare t'i trajtojë si prona shtetërore.

SHBA-ja kërkon që Serbia mos t’ia japë statusin diplomatik Qendrës ruse në Nish


Senatori amerikan Ron Johnson ka thënë sonte në Beograd se shpreson se kryetari serb Aleksandar Vuçiqi, Serbia dhe i gjithë populli do t’iu kundërvihen të gjitha përpjekjeve që t’i jepet imuniteti diplomatik Qendrës ruse në Nish.

SHBA-ja kërkon që Serbia mos t’ia japë statusin diplomatik Qendrës ruse në Nish

Kjo, ka thënë ai, citon FoNet, do të ishte në interesin më të madh të njerëzve në Serbi, ndërsa Vuçiq ka shtuar se vendimi për këtë do të merret në përputhje me interesat e Serbisë së pavarur e sovrane.

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq : Aleksandër : Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën


Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (Liberalna demokratska partija - LDP), Çedomir Jovanoviq, ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh shtetin e Kosovës i definuar si shtet i qytetarëve që jetojnë në të, është i siguruar eksterritorialiteti për manastiret dhe trashëgimia kulturor serbe.

“Kjo Kosovë me Serbinë do të realizojë qarkullimin të papenguar të njerëzve, mallrave, kapitalit e të shërbimeve dhe do t’i ketë kufijtë e hapur. Për mua kjo është fitore”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviqi për televizionin sarajevas Face.

Sa më përket mua, ka shtuar Jovanoviq, mendoj se Serbia është dashur të ishte shteti i parë që do t’iu drejtohej shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës e ta tregonte gatishmërinë për ndihmë që Kosova të jetë shtet normal.

“Problemet mund të jenë të ndryshëm, porse nuk mund t’i zgjidhim marrëdhëniet me shqiptarët duke i lënë të hapur problemin e Maqedonisë e të Bosnjë e Hercegovinës”, ka përfunduar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,thotë se Serbia mund të njohë Kosovën me një kundërshpërblim


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se Serbia mund të njohë Kosovën shtet sovran, por në këmbim të kësaj do të kërkojë diçka mbrapa nga Kosova si pjesë një marrëveshjeje më të gjerë të kompromisit.

“Ne duhet të gjejmë kompromisin, nuk mund të njohim Kosovën pa fituar diçka nga ana tjetër”, ka thënë Vuçiqi për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

“Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve tjera, mund të gjejmë zgjidhje”, theksoi ai në këtë intervistë

Kosova në linjë me BE-në, Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerrë një dekret që obligon institucionet e sigurisë të Kosovës të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Kosovës.

Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit Thaçi, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.

“Institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës obligohen që t’i ndërmarrin masat kufizuese përkatëse, në pajtim me praktikat ndërkombëtare, ndaj të gjithë personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në Listën e Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi përkrahje të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, duke dhënë shembull të mirë për tërë rajonin. Si pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Republika e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë për eliminimin e çfarëdo rreziku që i kanoset Kosovës dhe partnerëve të saj”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Kriza politike dëmton turizmin në Shqipëri

Kriza politike dëmton turizmin në Shqipëri
Situata e tensionuar politike në Shqipëri mund të ketë frenuar fluksin hyrës të pushuesve në këtë vend, në muajin maj dhe qershor.

Kosova, e cila përbën rreth 35% të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, ka shënuar uljen më të madhe nga vendet e rajonit me minus 18.7 pikë përqindje, krahasuar me muajin maj të vitit 2018. Nga Maqedonia e Veriut ka një rënie me minus 8.3 pikë përqindje, ndërsa nga Mali i Zi ka një rënie prej minus 9.7 pikë përqindje, krahasuar me muajin maj të vitit 2018.

“Nga 1.6.2019 deri më 25.6.2019 rezulton të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri 109.516 shtetas të Kosovës. Ndërkohë që hyrja e këtyre shtetasve për qëllime turistike është 80.556 persona”, thotë për “Kohën Ditore”, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Kukës, Diana Deda.

Nga përllogaritjet rezulton se për periudhën 25-ditore, numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri për qëllime turistike është 10.707 persona, më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Kriza politike në Shqipëri, që është zhvendosur me protesta të dhunshme ndaj institucioneve, rrezikon të prishë imazhin e Shqipërisë për vitin në vijim. Sipas ekspertëve të fushës së turizmit, dëmi që politika po i bën turizmit do të ndihet vitin tjetër, në rezervimet e verës 2020.

Ambasada amerikane: Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri të zhvillohen qetë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

"Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Sipas saj, ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.

Në deklaratë bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë.

Ambasada amerikane po ashtu u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Shqipërisë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit.

Shqipëria, tash e sa kohë, është përfshirë nga një krizë politike.

Opozita, me muaj, proteston kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Të enjten, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka anuluar zgjedhjet më 30 qershor, ka dekretuar 13 tetorin si datë të re të mbajtjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, Partia Socialiste në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Rama, insiston në 30 qershor.

Data e fundit njihet si datë zyrtare e zgjedhjeve edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadat me seli në Tiranë.

Facebook njeh zyrtarisht zgjedhjet e sotshme në Shqipëri

Facebook njeh zyrtarisht zgjedhjet e sotshme në Shqipëri
Një surprizë të veçantë ka bërë sotapplikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët. FaceBook i ka njohur zgjedhjet në Shqipëri dhe ditën e sotme i ka kushtuar një rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan.

Ka nisur prej orën 07:00 të mëngjesit të sotëm votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në Shqipëri për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muaj në vend diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.

Por pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës dhe mendjes së “pandarë” të presidentit Ilir  Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA ato po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.

Objektet fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.?



Popullsia e Shkodrës ndahet ndërmjet dy besimeve fetare kryesore: katolikë dhe myslimanë. Një pjesë e popullsisë ka besim ortodoks, kryesisht minoriteti serbo-malazez, dhe ka pasur si banim zonën e Vrakës, Komuna Gruemirë.

Shqiptarët përmenden për tolerancë fetare dhe vërtetë, që konflikte të hapura për shkak të fesë, ashtu siç kanë ndodhur e ndodhin në Lindjen e Mesme, në Irlandën e Veriut, etj., fatmirësisht në Shqipëri, apo në Shkodër nuk kemi pasur. Kjo është ana pozitive e tolerancës fetare, që duhet vlerësuar dhe duhet mbështetur në vendin tonë.

Por me tre besime në Shqipëri, vendi është i ngjashëm me kopshtin e Babilonit, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Pra, kuptueshmëria fetare, fsheh nën rrogoz një armiqësi të heshtur, që nuk e lë këtë vend të prosperojë e të zhvillohet, sidomos për arsye të kulturave të ndryshme, që sjell një bashkëjetesë, dhe mentalitetit oriental, bizantin e mashtrues, që ka ardhur nga pushtimi 500 vjeçar osman, apo depersonalizimi i njeriut të ri, që erdhi sidomos nga 50 vjetët e regjimit komunist.

Edhe vitet e demokracisë në Shqipëri mbetën një tranzicion i tejzgjatur, si rrjedhojë e shoqërisë shqiptare, të papërgatitur e të paaftë për të gjetur rrugën e duhur dhe për të ecur përpara. Shpeshherë dolën në dritë njerëz me pasion e vetëdije arabike, që fusin letra në shishe e besojnë në hajmali, për të hipur në pushtet apo për të mbajtur pushtetin, në vend që të bëjnë rregulla të përbashkëta të lojës politike dhe me logjikë të thjeshtë, e t’i respektojnë ato.


Katedralja - Kisha e Madhe
                                          Katedralja – Kisha e Madhe

Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, në Shkodër përkatësia fetare ndikon ndjeshëm edhe në përzgjedhjen e njerëzve në postet drejtuese të pushtetit lokal, apo të përfaqësuesve në pushtetin qendror. Ka një konkurrencë të brendshme negative katolikë-myslimanë, që nuk shpie drejt progresit, pasi shpeshherë zgjidhen njerëz të paaftë në krye të punëve, vetëm sepse është katolik, apo mysliman. Pra, përzgjedhja nuk bëhet sipas aftësisë, por për arsye të tjera të dorës së dytë, në këtë rast, të përkatësisë fetare.


Kjo ka ardhur edhe për shkak të faktit se kultura e shoqërisë shqiptare është e tillë, ka mungesë respekti për shtetin dhe pronën e përbashkët dhe shtetarët tanë, të dalë nga ky popull, hipin në një post vetëm për të siguruar të mirat materiale për vete dhe si në një shoqëri pa vetëdije, ata nuk mendojnë fare për tjetrin. Ose shumë pak. Në një shoqëri ku toleranca ndërmjet njëri-tjetrit është tepër e vogël, nuk mund të pritet shumë tolerancë fetare, por meqë feja në fakt nuk ka sjellë ngartërresa të dukshme, atëherë merita për këtë duhet t’u atribuohet drejtuesve fetarë të të tria feve, veçanërisht priftërinjve katolikë të shkolluar, një pjesë e të cilëve kanë pasur edhe një rol kulturor e historik në shërbim të kombit.


Xhamia e Parrucës
                                                   Xhamia e Parrucës

Një gjë duhet të jetë e qartë: Fetë nuk krijojnë konflikte në Shqipëri, por në vetvete ato nuk të lënë të unifikohesh si komb. Dhe ky mund të jetë edhe shkaku kryesor pse shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Ata rrjedhin nga i njëjti komb, që në përpjekje për të mbijetuar, ka marrë përdhuni besime të ndryshme, të cilat transmetojnë në shoqërinë shqiptare, kulturë dhe mesazhe të ndryshme, jo-shqiptare. Krijojnë kështu për secilin komunitet një botkuptim të ndryshëm, që nga injoranca krijohen edhe probleme të bashkëpunimit siç duhet me njëri-tjetrin.


A nuk do të ishte mirë, që fetë të aplikohen brenda objektit fetar dhe banorët të mos shqetësohen jashtë objekteve fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.? Kjo do ta rriste më shumë kuptueshmërinë për njëri-tjetrin dhe tolerancën fetare për besiminh e tjetrit.

Ka mendime të ndryshme në formën dëshirore të tyre: ah sikur të kishim qenë të gjithë në një fe, e meqë zhvillim më të madh ka marrë bota kristiane, aludohet se mund të kishim qenë ndryshe, më mirë si komb, si shqiptarë, sikur të gjithë të kishim qenë katolikë. Por ky mendim nuk u përshtatet atyre, që janë fanatikë myslimanë, ose që përfitojnë në emër të fesë. Dhe fenë myslimane nuk mund ta injorosh sot, kur ka një shumicë njerëzish në Shqipëri, që besojnë ose trashëgojnë familje me besim mysliman.


Kisha Ortodokse

Kisha Ortodokse

Për të hequr një fe, që ka hyrë në kombin tonë me majën e shpatës është realisht e pamundur. Do duhej të përdorej e njëjta metodë, që është përdorur për ta futur atë. Kjo, as që bëhet fjalë – nuk duhet të na shkojë nëpër mend, që të ndodhë, se atëherë nuk ka më tolerancë fetare. Ajo që i intereson kombit tonë, në rrugën e tij të zhvillimit, është mënjanimi i ndikimit negativ, që vjen prej feve, mënjanimi i shkretimit në fe, dhe sidoms shmangie e fundamentalizmit fetar. Sot, islamikët janë në objektiv si fundametalistë. Kjo është tepër e dëmshme… dhe kujdes duhet të kenë së pari, besimtarët e islamit, që të mos bëhen të rëndë për të tjerët…


Ndërgjegjësimi dhe kuptueshmëria më e madhe për proceset fetare, si pjesë e botës shpirtërore dhe jo asaj politike, si dhe zhvillimi i vendit, punësimi i njerëzve dhe zhdukja e varfërisë, siç ka ndodhur edhe në vendet e perëndimit, e kalon fenë në plan të dytë, feja humbet forcën fundamentaliste e negative të saj, dhe shoqëria bëhet më imune dhe më racionale. Duhet të punojmë për zhvillimin e tolerancës dhe arsyes, se paqja sociale nuk vjen vetvetiu.

Shënim: Njerëzit në Shkodër merren më shumë me fe, se me punë, prandaj ka edhe lulëzim të ndërtimit të xhamive sidomos, dhe kishave, e jo të sipërmarrjeve prodhuese, që japin prodhim dhe sigurojnë edhe vende pune dhe rrisin mirëqenien e shoqërisë. Pra, si në gjithë shoqërinë shqiptare, edhe shkodranët po shkretojneë në fe! Por feja nuk e zhvillon shoqërinë!



****

Nga Michaela Ortis : 

Shkodra  – një qytet që po ngrihet përsëri


Në Rrugën Kol Idromeno, shëtit i gjithë qyteti dhe shijon mbrëmjen, në sfond xhaminë Ebu Baker. Pamje ajrore e Shkodrës në luginën e Drinës. – (c) imago/robertharding (Fotografia nga Ben Pipe)

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat, makinat dhe çiklistët ndajnë të njëjtat rrugë. Shkodra është një qytet i qetë në Shqipëri. Ndoshta sepse historia ishte kaq e ndryshme.


“Unë jam katolike dhe jam martuar me një musliman, kjo është shumë lehtë tek ne“, thotë Gloria. Gruaja e re jeton në Shkodër, qyteti më i vjetër në Shqipëri, dhe ajo ka një qasje të relaksuar ndaj fesë – sot një shembull i vlerësuar. Në komunizëm, kjo ishte ndryshe, Enver Hoxha shpalli në vitin 1967 shtetin e parë ateist në botë. Kishte kisha dhe xhami të shkatërruara dhe klerikë të persekutuar, i kishin torturuar, i dërgonin në kampet e punës. Shkodra u godit veçanërisht keq, dëshmon në faqen e sapohapur të Dëshmitarëve të Muzeut të Kujtesës në vendin ku ish-policia sekrete “Sigurimi” kishte burgun e vet. Kishat janë rindërtuar sot, në afërsi kulla e këmbanës së Kishës françeskane është xhamia Ebu Baker, ku mund të vizitoni secilën prej tyre; është e mjaftueshme për të hequr këpucët, atëherë ju jeni tashmë në këmbë, në qilim të butë dritë blu nën kupolën e madhe.


Gloria punon si një rrobaqepëse në një fabrikë, në mbrëmje ajo pëlqen të ulet në një pastiçeri në Rrugën Kolë Idomeneo. Në këtë rrugë për këmbësorë ka aq shumë kafene, ku ju mund të fotografoni ndërtesa historike, tregtare dhe rezidenciale, ato ndezin driutat portokalli, të verdha dhe të kuqe dhe i kanë kapakët prej druri. Pastaj shtrihet Rruga Gjuhadol, këtu janë pjesërisht edhe disa fasada – që janë ende më mirë se sa t’i rrëzojmë dhe të lëmë vetëm boshllëqe, thotë administrata e qytetit.

E vërteta dhe retushimi

Këtu është rrethi kulturor i Shkodrës – i cili drejton në rrugët anësore, zbuloi studiot e vogla. Piktori Shpëtim Garuci shet pikëpamjet e qytetit të tij me çmime të pabesueshme. Bollshëm, ndërsa njerëzit janë këtu, ai të jep një libër të shtypur me pamjet dhe me fotot e tij. Fototeka Marubi është një shtëpi këtu, tre breza të fotografëve kanë lënë 150.000 Pllakat fotografike dhe vizatoni një pamje të qytetit nga 1858 deri 1974. Dokumentet e kohës përfshijnë familje borgjeze, luftëtarët e lirisë, skena të përditshme; interesante janë fotot e ritrajuara nga periudha e Hoxhës – manipulimi dhe lajmi i rremë ekzistonte në atë kohë. Origjinali nga 1936 tregon, me rastin e varrimit të dy patriotëve, udhëheqjes politike dhe shpirtërore të Shkodrës, në ballkonin e Bashkisë së qytetit, në mesin e tyre edhe Hoxha. Gjatë regjimit të tij, të gjithë personat u hoqën – diktatori qëndronte vetëm në ballkon.

Lëreni kohën tuaj dhe bisedoni

Ndërsa ha në Rozafa Seefood në Marin Bicikemi, rruga me shumë korsi ofron një shfaqje të gjallë të trafikut. Shumë çiklistë janë në rrugë, ata kanë shtigje biçikletash, të cilat përdoren kryesisht nga prindërit me karroca, këmbësorë ose makina të parkuara. Kushdo që parkon largohet nga dera e makinës në drejtim të rrugës dhe bisedon me animacion me një mik që kalon. Çiklistët dhe makinat e kalojnë në mënyrë paqësore. Ndërsa turistët nga Evropa Perëndimore janë të rrallë, ata qëndrojnë jashtë – një familje shqiptare nga tavolina e ardhshme ofron për të pirë kafe së bashku. Njeriu është një inxhinier civil në ndërtimin e rrugëve dhe bëri një praktikë në Luzern, kështu që ata po vizitojnë Atin zviceran André, i cili po përkthen.

“Pas rënies së komunizmit, mesha e parë u festua në varrezat në Shkodër, 300 persona u bashkuan më 4 nëntor 1990, feja ende e paligjshme. Të dielën tjetër, tashmë kishte mijëra besimtarë, katolikë dhe myslimanë, përfshirë veten dhe gruan time“, thotë inxhinieri civil. Pranë restorantit qëndron katedralja Kisha e Madhe, e cila shërbeu si një sallë sportive në komunizëm. Në katin e sipërm ekziston një ekspozitë në të cilën varet një foto e katedrales që nga marsi i vitit 1991, në pllakën e terrenit duhet të shihen shënimet në terren, prapa saj qëndrojnë spektatorët.

Dhe pastaj ka një foto të vizitorëve të panairit në varrezat e 11 nëntorit 1990, nën të cilat janë ndoshta të njohurit e mirë nga restoranti. Nga rruga, ju nuk keni humbur mundësinë për të ftuar mysafirët për kafe. Kur largohesh nga qyteti mikpritës është e habitshme që këtu nuk ka pothuajse asnjë shenjë trafiku. Nëse shkoni në një rreth e rrotull, duhet të dini se ku të shkoni. Përndryshe do të thotë të kthehesh – në trafikun e relaksuar ku nuk ka problem. Në lindje të Shkodrës ndodhet Ura e Mesit. E ndërtuar nga osmanët në shekullin e 18-të, është ura e ruajtur më mirë.

Si një delikatesë e veçantë arkitekturore, ajo jo vetëm e tejkalon lumin, por ka një ngërç në mes. Në jug ngrihet Kalaja e Rozafës në një kodër të pjerrët dhe ofron një pamje të gjerë të Liqenit të Shkodrës. Romakët, Venedikasit dhe Osmanët e pushtuan dhe e ndërtuan kështjellën në fortesë. Sot, shumë e kalbur, por bedenat i japin disa të rinjve shqiptarë një test të përsosur të guximit nga: Kush do të jetë në gjendje për t’u hidhur nga një majë në një tjetër majë? Para flamurit të kuq shqiptar me shqiponjën e zezë një foto e krenarisë rinore – karakteristike e këtij vendi, ku secili ka mësuar të luftojë në rrugën e vet, pas izolimit në komunizëm dhe anarkisë pasuese dhe korrupsionit.

Liqeni i hidrocentralit me gjirin e ngushtë

Nga Shkodra, me vlerë është një udhëtim në rezervuarin e Komanit. Ky projekt i madh u zbatua në vitet 1970 dhe që atëherë pothuajse e gjithë Shqipëria është furnizuar me energji elektrike atje. Rruga është në gjysmë të rrugës, një rrugë me zhavorr dhe gropat e panumërta, dhe pastaj të përmbledhur 30 kilometra fundit për 1,5 orë kohë me makinë, të shoqëruar nga shtylla të mëdha të energjisë elektrike prej çeliku.

Trageti fillon ditën tjetër, destinacioni është për këtë arsye kampingu Natyral, i cili gjithashtu jep dhoma me qera, në fund të rezervuarit. Stuhia në zhvillim fryn në pluhur prej zhavorit, njehsohet në fundit me një urë të vjetër betoni, shumica prej tyre nuk kanë kangjella, duke përfshirë padepërtueshëm uji gri-jeshile, dritat e forta të verdha të hidrocentralit ndriçojnë Gri nër të kuqe peizazhin shkëmbor industrial – gjendje apokaliptike. Vështirë të besohet se deri në ndërtimin e autostradës në vitin 2008, lidhja me Kosovën ishte kështu. Në kamp takon nga Steiermark, Salzburg, Mynih, Baseli und Viena.

Ngarkimi i tragetit në mëngjesin e ardhshëm është një spektakël. Skela është e përshtatshme vetëm për automjetet e larta me katër rrota, kështu që një masë shqiptarësh të rinj mbajnë me kujdes makinat me peshë të vogël në anije. Ata kërkojnë që bordet të plotësohen, pastaj vendosin makinat aq të shtrënguara sa duhet të dalin nga dritarja. Me vonesë ajo fillon, derisa Fierza është dy orë me makinë përmes një peizazhi mbresëlënës në gji. Anët malore të pyllëzuara zhyten në ujë, duke ndryshuar ngjyrën e tij nga e gjelbërta e myshkut në blu-jeshile. Tani bëhet e qartë se pse Liqeni i Komanit gjendet në pothuajse çdo film shqiptar. Lundërtarët, megjithatë, nuk kanë sy për gjirin, ata preferojnë të garojnë me tragetin e dytë – atje është ajo përsëri, krenaria.

Fiqiri Sejdiaj : anekdotë në vend të prologut


Njehere, At Gjergj Fishta po udhetonte me nje pop e nje hoxhe. Pasi kishin bere nje cope rruge, hoxha qe kerkonte te vinte ne loje At Gjergj Fishten i thote:



– At i nderuar, a s’me thua, pse nuk martohen prifterinjte katolike? Qe, psh. – vazhdoi hoxha. Zoti na jep ne muhamedaneve deri ne 7 gra, popeve 1, kurse juve asnje! Si e shpjegon zotrote kete?

– Eh, more te paca, – ia kthen Fishta. – Kur Zoti krijoi gruan, bani tete pernjiheri. Kur i dergoi ne toke, aty ndodhi nji hoxhe, nji pop e nji prift. Hoxha si ma i forti, kcej i kapi shtate gra pernjiheri. Popi mori ate qe kish metun, kurse prifti mbeti pa gja. Pas kesaj, prifti shkoi te Perendia e u ankue: “Aman o Zot, po si eshte kjo pune? Hoxha shtate, prifti nji, e une asnji. A eshte e drejte kjo pune? Te lutem vur drejtesi!

– Mos u idhno o prift, ia ktheu Perendia, se une per te miren tende mendova. Hoxhes i dhashe 7 me i mbajt, Popit nji, kurse ty asnji, per te kene i lire e per te ba qejf me te tana. Ja pse nuk martohemi na! – e mbylli biseden Fishta, duke e lene hoxhen gojehapur.

Ky eshte katoliku fanatik At Gjergj Fishta qe ven bishta per gjithcka. Per atin e “Lahutes se Malcise” eshte shkruar qe kur ai ishte gjalle. Kjo do te thote se kleriku i sferave te larta, akademiku, poeti, perkthyesi, deputeti, anetari i Kongresit te Manastirit, anetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, At Gjergj Fishta ishte njeri me peshe. Duke gjykuar nga vepra letrare qe na ka lene pas, e vecanerisht nga “Lahuta e Malcise” At Gjergj Fishta identifikohet gabimisht pothuajse nga te gjithe pikerisht me kete poeme te gjate ne vargje. Pak flitet per “Mrizi i Zanave” apo “Gomari i Babatasit”. Aspak per klerikun pedagog apo gjuhetarin e palodhur, per estetin apo publicistin, per deputetin apo kerkimet e tij ne fushen etnografike.

Kalohet ne heshtje dhe nuk flitet fare per At Gjergj Fishten si piktor, skulptor apo kerkimet e tij ne fushen e naftes. Fishta eshte poet i madh!- deri ketu shkon mendimi i shumices. Madje kur permendet Fishta nenkuptohet menjehere “Lahuta e Malcise”. Mirepo mjafton t’i hedhesh nje sy perciptazi fondit Fishta ne arkivin qendror te shtetit per te kuptuar interesat e tij te gjera ne fushen e gjuhes e te arsimit. Ai ka qene jo thjesht anetar, por nje nga nismetaret e kongresit te Manastirit dhe vendimeve te rendesishme qe u moren atje. Ai eshte marre me programet e shkollave te arsimit shqip, me problemet e tikes dhe moralit. Sepse sipas tij “zhvillimi i vendit nuk mund te kuptohet pa nje kulture te gjere perendimore”.

Fishta ka qene gjithashtu edhe nje botues i shkelqyer. “Hylli i Drites” eshte pikerisht botim i dretuar prej tij. Ai ka qene gjithashtu nje publicist i mrekullueshem. Polemikat e tij me At Anton Arapin dhe Ismet Toton jane nje shembull i shkelqyer per gazetarine e sotme. Ato jane teper te ndezura, por askund nuk ka fyerje dhe banalitete. Ashpersia e ketyre polemikave qendron brenda caqeve te etikes qytetare si per ate qe i shkroi, ashtu dhe per ata qe i lexonin. Duke dhene nje veshtrim te shkurter mbi personalitetin polihedrik te At Gjergj Fishtes, s’mund te mos evidentojme atdhedashurine e tij te pakufijshme per Shqiperine. Kudo e per cdo gje ishte atdheu.

Ne Konferencen e Paqes ne Paris, ai jep nje kontribut te jashtezakonshem duke shfrytezuar te gjitha njohjet e miqesite. Duke qene nje klerik katolik ne Evropen katolike, Fishta gjen miq e ben miq kudo. Te gjithe e dine se Fishta ka perkthyer Molierin. Keto pjese viheshin ne skene nga dy shoqerite kulturore qe ekzistonin ne ate kohe ne Shkoder: “Rozafa” e “Bogdani”. Pra ishte nje nder iniciatoret e grupeve teatrale. Natyrisht ne kete pune ai nuk ishte vetem, por ama ishte nder me te rendesishmit bashke me Kol Hidromenon, qe bente dekorin e ketyre pjeseve.

Pra, aq i madh ka qene fishta, sa menjehere pas vdekjes se tij ne vitin 1940 e me pas ne provimin shteteror te maturave te Shqiperise, ka pasur tema te tilla hartimi si “Fishta dhe Naimi”. Edhe pas clirimit (ne vitet e para) ai futet ne programet mesimore brenda e jashte Shqiperise.

Gjithsesi, te gjitha keto, ne nje menyre apo ne nje tjeter njihen. Po atehere cila eshte ana tjeter e ketij kleriku fanatik?

At Gjergj Fishta

Fishta piktor

Shume vite me pare, studiuesi i arteve figurative Ferit Hudhri shkruan: “Edhe Fishta eshte marre me pikture. Ai duhet te kete rreth 20 piktura”. Mirepo ne ate kohe z.Ferit Hudhri jo vetem qe nuk jep asnje te dhene tjeter, por nuk na prezanton asnje pikture te tij. Edhe ne sot, nuk jemi ne gjendje te japim te 20 pikturat e Fishtes, por jemi ne gjendje te argumentojme faktin e padiskutueshem se Fishta ishte vertete edhe piktor. Per here te pare, gazeta “Koha Jone” po u prezanton tre skica origjinale te bera nga Fishta, te cilat per fat te mire ruhen ne Arkivin Qendror te Shtetit. Natyrisht ne kete arkiv ruhen dhe disa vizatime te tjera me te thjeshta te shperndara neper faqet origjinale te doreshkrimeve te tij. Sic duket keto skica do te jene bere ne momente pushimi apo meditimi per te kaluar nga nje kapitull ne tjetrin. Diku nje lule, diku nje zog, diku nje portret e diku sic eshte faqja e pare e doreshkrimit te “Baba Tasi”, vete Baba Tasi hypur ne gomar duke dale nga parlamenti. Fishta ka qene dhe mbetet nje poet i madh. Po kush tha se ai nuk do te ishte edhe nje piktor i madh ne se do te merrej me pikture? Nder vizatimet e tij qe ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, ne vecuam xhamine e Elbasanit. Vini re! Fishta vizaton nje xhami!? Si klerik i larte katolik, logjikisht ai duhet te vizatonte nje kishe. Xhamia ishte e kunderta e tij.

Estetikisht e papranueshme. Mirepo Fishta nuk ishte si gjithe te tjeret. Madje ai nuk mendonte e vepronte si gjithe te tjeret. Pikerisht se ishte ndryshe mbetet i madh. “Xhamia e Elbasanit” nuk eshte nje vizatim i thjeshte, shkeleshko, i bere ne cast e menjehere. Jo. Ajo eshte gati kompozim. E vizatuar per nje kohe te gjate, ndoshta me ore te tera perderisa ka te vizatuar cdo gur e cdo gjethe selvie. Ne kuptimin figurativ, tre selvite simbolizojne tre fete kryesore ne Shiperi, ku te krishtere, katolike e ortodokse jepen gati te bashkuar. Fakti qe Fishta vizaton nje xhami ne Elbasan tregon se ai ka patur lidhje te forta me kete qytet. Ne fillim te shekullit te XIX Shkodra dhe Elbasani jane perpjekur per te bashkuar kishat shqiptare ne nje te vetme. Te dyja keto qytet kishin njerez te shquar ne fushen e letrave dhe te arsimit. Feja s’i ka penguar aspak per te punuar bashkarisht. Xhamia e Elbasanit eshte punuar me laps te holle. Ajo ka permasat 30 x 20.

Vizatimi i dyte eshte nje portik me kater harqe. Jo pa qellim eshte marre nje flete e ndare me kuadrate te vegjel, sic duket per te llogaritur me mire permasat. Aq i sakte eshte ky vizatim sa nuk jane harruar as hijet dhe ornamentet e portikut. Portiku ka dy shkalle, kater harqe ku njeri prej tyre eshte detajuar imtesisht, 6 dritare te medha dhe ballkonin siper. Vizatimi i trete eshte me shume nje autoportret i Fishtes me shpate ne dore, qe duket me shume si riprodhim i marre prej dikujt tjeter. Gjithsesi nuk eshte detyra jone te flasim per cilesine, nivelin artistik etj. pasi kjo eshte detyre e specialisteve te kesaj fushe. Detyra jone eshte te zbulojme per here te pare para publikut te gjere tre skicat e Fishtes ashtu sic i ka bere ai ketu e 70 vjet me pare. Njeriu qe ka dashur natyren dhe jeten kaq shume, mesiguri ka dhe pune te tjera. Ferit Hudhri thote se ka 20 piktura, ndoshta edhe me shume, po ku jane? Mesiguri tek miqte e tij te shumte brenda e jashte Shqiperise. Po si shpjegohet qe veprat origjinale te Fishtes, leterkembimi, anekdodat per te, vizatimet, studimet si dhe shume materiale te tjera te cmuara te At Gjergj Fishtes ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, kur dihet qendrimi i Nomenklatures se Larte ndaj Fishtes?

Nevila Nika specialsite ne Arkivin e Shtetit Shqiptar sqaron se dokumentat per Fishten kane ardhur ne AQSH qysh me hapjen e ketij institucioni, shume kohe me pare se sa te vinin dokumentat e klerit katolik me 1947. Ju e dini,- vazhdon ajo,- se drejtori i pare i ketij institucioni ka qene Zef Malaj, i cili se bashku me Injac Zamputi u kujdesen qe materialet e Gjergj Fishtes te merreshin e te sistemoheshin me kujdes. A ishte kjo deshire e regjimit i cili i hoqi nga qarkullimi te gjithe veprat e Fishtes ashtu sic hoqi nga tekstet e shkollave edhe emrin e tij e cdo gje tjeter qe lidhej me te. Eshte e cuditshme kjo kontradikte. Sa me shume menjanohej nga jeta jashte dyerve te arkivit, aq me shume pasurohej fondi i At Gjergj Fishtes brenda dyerve te ketij arkivi. Zonja Nevila na tregon disa variante ne doreshkrim te “Lahutes se Malcise” si dhe variantin perfundimtar te saj, leterkembimet, perkthimet, gjithcka- perfshi ketu edhe vizatimet. Zef Malaj dhe Injac Zamputi duke patur nje nuhatje te holle per ate qe mund t’i ndodhte klerikut te madh si dhe duke ditur vleren e tyre te jashtezakonshme mblodhen shpejt e shpejt cfare mund t mblidhnin dhe i arkivuan. I arkivuan dhe i shpetuan. Kjo tregon se ata qe e kane drejtuar kete institucion i kane kaluar jo vetem kufizimet ideologjike, por edhe kufizimet e regjimit qe udhehiqte Shqiperine e asaj kohe.

Fishta gjeolog?

Pas termetit qe ra ne Shkoder ne fillim te shekullit te kaluar, diku ne rrethina, toka u nda ne dysh vertikalisht dhe prej andej filloi te buroje uje i zi. Ne qytet ky lajm u perhap si nje kob. Per Fishten ndodhi e kunderta. Ky nuk ishte kob. Ky mund te ishte nje lajm i gezuar, prandaj u nis menjehere per te pae uji ne zi. Mos valle ishte nafte? Ne se jo, mos valle ne rrethina apo ne zonen e ulet bregdetare kishte vertete nafte? Keto hipoteza e bene At Gjergj Fishten te merret seriozisht me studimin e shtresave nentokesore n erajonin e Shkodres. Shqetesimi i tij perkon edhe me shume shoqeri angleze dhe italiane te cilat filluan te eksploronin token shqiptare per burimet nentokesore. Nga leterkembimi i Fishtes me patriote te tjere, kuptohet shqetesimi i tij si dhe pikepyetjet qe shtronte se Shqiperia ishte nje vend i paeksploruar dhe me strukturen e shtresave nentokesore mesiguri do te kishte mjaft minerale te dobishme. E cunguar Shqiperia s’kish te ardhme. Ajo qe kish ndodhur pas copetimit ne veri e ne jug ishte nje masaker e vertete. Shkodra me katedralen me te madhe ne Ballkan, Shkodra me 1100 dyqane te mbuluara, qe hapeshin e mbylleshin vetem me dy dyer, po i merrej fryma pas copetimit te Shqiperise.

Nepermjet liqenit dhe Bunes, Shkodra kishte qene qytet port. Anglia, Marseja, Spanja, Portugalia, Italia ishin shume afer saj. Pas copetimit dhe mbylljes se kufirit, Shqiperia kish rene ne cark. Lidhja natyrore me Kosoven e perbere nga e njejta popullate ishte keputur ne mes. Rrenimi i Shkodres nenkuptonte rrenimin e krejt zones veriore, ashtu sic ndodhi vertete. E njejta gjeme ndodhi edhe me Gjirokastren ne jug. Keshtu ardhja e shoqerive te huaja per te zbuluar pasurite nentokesore per Fishten krijonte nje impakt te ri per zhvillimin e vendit. Kjo eshte arsyeja pse At Gjergj Fishta u mor me studimin e gjeologjise e te naftes ne vecanti pavaresisht se nuk na ka lene ndonje veper te shkruar ne kete fushe. Ai nuk ishte inxhinjer, ai ishte patriot i madh, mendimtar i madh, njeri me interesa te gjera qe dilnin jashte veladonit te klerikut, jo vetem ne fushen e letrave ku shkelqen, por edhe ne fusha te tjera te artit e te psikologjise, te politikes dhe shkences.

Nje anekdote ne vend te prologut

Gjon Shqari, i cili e kalonte jeten ku rrafsha mos u vrafsha, nje dite i thote me shpoti At Gjergj Fishtes.

– Si mundet shpirti i njeriut me dal jashte o At? Njeriu vdes, futet ne arke druri, mandej arka e drurit vishet me plumb, mbyllet, futet ne toke, mbulohet me dhe e ju thoni se shpirti i tij fluturoi ne parajse!

Pasi e degjoi me vemendje, At Gjergj Fishta iu pergjigj:

– Me difton nji gja, o Gjon?
– Posi jo, – ia ktheu Gjoni.
– A ke floke, a ke lekure, a ke rrashte?
– Po! – i thote Gjoni, qe s’po merrte vesh se ku do te dilta Fishta.
– Po a s’me thue: tue pase floke, lekure e rashte si ka mujt me te dale mendja jashte? Te bisedosh me mue, te mendosh per diçka tjeter e te veprosh?

Gjoni uli koken e iku hijes.

Ky eshte Fishta brenda dhe jashte veladonit te klerikut i prezantuar kete numer nga “Koha Jone” si piktor me tre krijime origjinale te cilat ekspozohen per here te pare ne faqet e kesaj gazete.

Mjerim i madh për Shqipninë me u katandisë nga niveli i Ismail Qemalit te Edi Rama!



Nga Irhan Jubica

E nisun rreth 15 vjet ma parë, nji prej shfaqjeve ma vulgare të humorit banal në ekranet shqiptare, mund të ketë pasë qëllim me demaskue dhe me tallë dukunitë negative të shoqnisë. Mirëpo mjetet e përzgjedhuna prej shkruesve, prej trupës, e sidomos prej regjisorit që ma vonë u shpall “Mjeshtër i Madh” rezultuen fatale për shoqninë shqiptare. 


Në vend që me përqeshë dukuni, situata dhe individë, ata në fakt, krijuen sterotipa të neveritshëm dhe të dhunshëm të cilët vazhdojnë me i shërbye si modele referimi nji pjese të mirë të shoqnisë shqiptare, sidomos rinisë, e madje edhe fëmijëve të kopshteve, të cilët edukatoret i organizojnë për me imitue çka kanë pa nji natë ma parë. E ashtu si bari i keq që lëshon rrâjë gjithkah, disa individë prej asaj trupe u shkëputën tue mbjellë edhe në ekranet tjera të njajtin vulg banal dhune të neveritshme.
Personalisht i kam refuzue prej ma shumë se 13 vitesh këto shfaqje, mirëpo ndonjiherë, e keqja, së cilës ia mbyll derën, paska aftësinë me hy’ nga dritarja: prototipat, fjalori, gjestet dhe situatat e asaj shfaqjeje të shëmtueme të realitetit shqiptar, janë ba gjithnji e ma të pranishme në ekranet televizive, tashma ndërmjet ushtrisë së laborantëve që bajnë analiza të përnatshme të gjendjes politike, ekonomike e sociale të Shqipnisë, e madje edhe të vendeve të tjera, apo të rajoneve të ndryshme të botës. Ndër shëmtitë e para të kësaj natyre ka qenë ajo e neoliberalit Naim Çili dhe Erion Veliajt, kur ata i kishin llogoret përballë, ndërsa të tjerat përfshijnë seanca të Kuvendit që nga koha kur drejtohej nga nënkryetarja agresive e PD e deri tani që drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm i 2 Prillit 1991, ndërkohë që në studiot televizive fjalorin e rrugës e zavendësuen grushtet e drejtuesve të sindikatave të korruptueme, me vdekjen e të cilave, kryeministri i majtë Edi Rama u mburrej investitorëve të mundshëm italianë në Shqipni.
Në këtë terren pra, të arrogancës dhe dhunës verbale, por edhe fizike, e cila ngrihej në kult nga tufa e pafundme e kangëtarëve injorantë paralelisht me lulëzimin e investimeve të ekonomisë kriminale të drogës e trafiqeve të tjera, Shqipnia e fillimit të shekullit XXI iu nënshtrue Edi Ramës, sikurse i dorëzohet turma e spektatorëve të asaj shfaqjes banale të përmendun ma sipër, aktorit që e interpreton kryeministrin e Shqipnisë. Prej atëherë e deri te nxjerrja e gjuhës jashtë, ai, pra Rama, shfaqet gjithnji e ma shumë si kryeministër i “Portokallisë”, e jo si kryeministër i Shqipnisë.
Mjerim i madh për Shqipninë me u katandisë nga niveli i Ismail Qemalit, Fan Nolit, Ahmet Zogut, Rexhep Mitrovicës, Hasan Prishtinës, Mustafa Krujës, e madje po deshët edhe Mehmet Shehut, Enver Hoxhës e Adil Çarçanit, Fatos Nanos, Aleksandër Meksit, Pandeli Majkos e Sali Berishës, te niveli i Edi Ramës.
Në mesin e 33 kryeministrave që kanë drejtue 56 qeveritë shqiptare (nga të cilat 23 qeveri ishin të PKSH, PPSH dhe trashëgimtares së saj PS) përgjatë 107 viteve të ekzistencës së shtetit (ku 59 vjet drejtuen PKSH, PPSH dhe trashëgimtarja e saj PS), Edi Rama asht kryetari që shkatërroi ligjërimin politik dhe në përgjithësi diskursin publik. Shfrenimin mendor e shpalosi së pari në një miting elektoral të PSSH, në fillim të viteve 2000, kur nga mikrofoni uluriste në mes të sheshit Skënderbej epitetin e ish-presidentit që i printe opozitës së atëhershme: “O Dokto-oooo-ooooo-ooooo-or!”, dhe e vazhdoi ma tej në komisionin hetimor për projektin e fasadave ministrore, kur tha se nuk kishte “bir k…” për me ia futë atij duert në xhep. Ai u përsos si manipulues profesionist i turmave sidomos gjatë grevës së urisë në çadrën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në vitet e opozitarizmit përballë kryeministrit të Gërdecit, ndërsa paralelisht kishte kultivue fidanishten e mashtrimit me aktivistë si Erion Veliaj & Co, që ende shihen në një video të 21 Janarit 2011, tue ly’ me ngjyrë të kuqe kokën e nji protestuesi. Prej kamerave, por sidomos në mesin e protestuesve të tjerë, dihet se çfarë efekti ka gjaku i nji protestuesi për me ndezë shpirtin e revoltës deri në sakrificën ekstreme të turmës, tashma të njoftun të asaj dite (edhe pse, 6 vjet mbas ardhjes në pushtet, ai nuk arriti me mbajtë premtimin për drejtësi ndaj viktimave, fatin e të cilëve e kishte nji nga kauzat thelbësore të fitores më 2013). Aftësia e tij për me manipulue u shfaq edhe nji herë në dekorin musolinian të ceremonisë së vjetshme kryeministrore për viktimat e 21 Janarit. Mirëpo përkimi me liderët absolutë të Boshtit të së Keqes së Luftës së Dytë Botnore nuk mbetet vetëm te dekori i fushatës së fundit elektorale që mëton me u fshehë mbas flamurit kombëtar, tu’ heqë dorë prej simbolikave dhe sloganevetë projektit të dështuem të “Rilindjes”: njajtë si “Mein Kampf”, Rama e shkroi “Kurbanin” pak kohë para ardhjes në pushtet, ndërsa përgjatë viteve të qeverisjes së tij, absolutizmi i nisun në zyrat e Bashkisë së Tiranës, u ba ideologji dhe praktikë pune e çdo institucioni qeveritar. Paranoja për me shpërfaqë vetëm atë anë të imazhit të qeverisë dhe të tijin si kryeministër që vetëm ai mendon se duhet, e çoi Ramën në sajimin e ERTV, një praktikë e pashembullt refuzuese ndaj gazetarisë si medium për komunikimin ndërmjet pushtetit dhe publikut. Përpara, por edhe gjatë kësaj kohe, ai asht shfaqë në disa rrjete sociale tu’ komunikue me publikun përmes nji gjuhe jo vetëm banale dhe arrogante, por edhe përçmuese deri në racizëm. Nji ndër kulmet e këtij racizmi ishte qëndrimi ndaj qytetarëve të Kukësit që protestuen kundër taksës së Rrugës së Kombit. Tu’ ia kalue edhe fjalorit rrugaç të Sali Berishës për “horra e lavire bulevardi”, racizmi i Ramës u shpërfaq edhe ditët e fundit pas protestave që u paraprinë tubimeve të tij me banditë dhe forca speciale të policisë, në Shkodër, Kukës e Elbasan. Mbasi më parë i kishte quejtë shpellarë – si beniamini i tij Veliaj – pjesëmarrësit në protestat antiqeveritare të muejve të fundit në Tiranë, Rama e uli edhe ma shumë nivelin e ligjërimit politik, jo vetëm tu’ mos folë në nji fushatë zgjedhore për asnji bilanc punësh të kryeme apo premtimesh të reja të kandidatëve për votimet e 30 Qershorit, por tue përdorë fjalë dhe insinuata denigruese ndaj nji përfaqësuesi opozitar në Elbasan, të cilat përkojnë krejtësisht me qëndrimet seleksionuese racore të nazizmit hitlerian. Rama iu drejtue nji qytetari tu’ e konsiderue atë “një gabim njerëzor” i cili “me siguri është krijuar në një moment që Zoti nuk e ka pasur mendjen”. Në një vend tjetër të botës, e ndoshta në çdo vend të botës, nji kryeministri kishte me i mjaftue vetëm kjo deklaratë që jo vetëm me kërkue falje publike, por ndoshta me u dënue nga gjykata, e pse jo, edhe për me dhanë dorëheqje. As që mundet me u përfytyrue kryeministri i ndonji shteti europian tu’ iu drejtue me këtë fjalor shfarosës një qytetari të vendit të tij!
Shfrenimi ma i fundit mendor i Ramës ndaj kundërshtarëve politike, e madje edhe ndaj Presidentit të Republikës përmes nji fjalori ordiner, nuk asht fundi i botës për shqiptarët, nji pjesë e madhe e të cilëve, përfshi autorin e këtij shkrimi, nuk kishin me e votue kurrë Ilir Metën si president nga populli. E liga bahet ma e randë kur shfrenimi i mendor i kryeministrit nuk kursen gazetarët dhe asnji qytetar të Shqipnisë, kur dëshmohet, si në rastin e përgjimeve të botueme nga “Bild”, se shfrenimi mendor asht një epidemi që ka mbërthye jo vetëm kriminelët, përdhunuesit dhe trafikantët e emnuem prej Ramës si deputetë, ministra, kryebashkiakë, shefa policie dhe adminsitratorë ndërmarrjesh publike, por krejt sistemin që ai instaloi në Shqipni.

Eshref Ymeri : Kur na vidhen votat



Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Kur na vidhen votat,

Vendit i arratiset qetësia,

Sëmuret rendi,

Tronditet i moçmi dhe fëmija.



Kur na vidhen votat,

Hajduti zdërhallet,

Deri natën vonë me mikeshat e tija,

Se paskëtaj

Gjithandej bëhet e sigurt pasiguria.



Kur na vidhen votat,

Kopuku pushtetit i shkel synë:

A e more vesh, or mik, i thotë,

Që ti je aleati ynë?



Kur na vidhen votat,

Banditit në këmbë s’i hyn as gjembi në milet,

Se shtetin e ka ortak,

Se shteti bandit bëhet vetë.



Kur na vidhen votat,

Edhe më shumë shtohen radhët e policisë,

Se më fort duhet të bjerë dajaku

Mbi shpatullat e njerëzisë.



Kur na vidhen votat,

Banditët krijojnë shoqata poshtë e përpjetë,

Se s’ka kush ua prish terezinë,

Se miqtë e tyre i gjen kudo. Medet!

Që nga gjykatat gjer në parlament.



Kur na vidhen votat,

Importi i maskave bëhet me shumicë,

Tregu për to e ndien keq urinë,

Nëpër rrugë gangsterët fillojnë e bëjnë kërdinë,

Vrasjet me kohë e pa kohë kthehen në rutinë.



Kur na vidhen votat,

Qeshet Beogradi,

Duart fërkojnë në Athinë:

Fli i qetë, Pashiç,

Ti, edhe në atë botë mbetesh aleati ynë

Për testamentin që ke lënë:

Gërmadhë ta lini Shqipërinë,

Këtë pykë, mes nesh dhe motrës sonë, Greqisë,

Pykë që na e futën në Londër,

Për qejf të Austro-Hungarisë.



Kur na vidhen votat,

Fillon e ngre veshët Rusia,

Epshet e saj për Ballkanin marrin sipërinë.

Dhe ajo me vete zë e kuvëndon:

Fara që kam mbjellë

Nga unë s’do ta largojë kurrë Shqipërinë!



Kur na vidhen votat,

Adriatikut humnerat i shtohen edhe më shumë,

Ndaj zë e tallazohet dhe fryhet me shkumë,

Se me kufoma shqiptarësh nuk ka të nginjur

Dallga e egërsuar, e verbër, e thinjur.



Kur na vidhen votat,

Industria e gomoneve është në lulëzim,

Se karvani i njerëzve është i pambarim,

Tek dynden drejt Otrantos për në “tokën e premtuar”,

Për t’u ksibërë një sahat e më parë

Nga balta “e mallkuar”.



Kur na vidhen votat,

Atdheu kthehet në skëterrë,

Nëpër shitore ushqimoret shndërrohen në vrer,

Çmimet e kripura të goditin për vdekje

Në “poçin e kresë”,

Saqë dhe sheqeri të duket më zeher,

Sesa duhani i Dumresë.



Kur na vidhen votat,

Arroganca e fqinjve vjen e bëhet aq e shfrenuar,

Saqë sejmenët e tyre këtu

Vijnë e kthehen në servilë të kulluar.



Kur na vidhen votat,

Banditët bëhen deputetë

Dhe në parlament s’e kanë për gjë

Të hyjnë në brez me pistoletë.

Madje s’e kanë për gjë të kthehen në makbethjanë

Që sallën e tij ta gjakosin në çdo kënd e anë.



Kur na vidhen votat,

Ligjin e nxjerrin në pension

Dhe dhuna na bëhet zonjë hijerëndë

Që po ngrite krye

Të merr e të shkel me këmbë.



Kur na vidhen votat,

Bën dasmë dembeli, zuzari, batakçiu, lapërdhari,

Veçse gjoksin më shumë e rreh tradhtari,

Se “me të drejtë” në krye të vendit

Ai kërkon të jetë i pari.



Kur na vidhen votat,

Gjithnjë e më fort dëgjohet një kushtrim:

Të gjithë të bëhen gati për integrim!

OJQ-ëra, fondacione, institute fantazma,

Nga janë e nga s’janë,

Në majë të gjuhës veç një fjalë kanë:

Shqipëria është veç për evropianizim,

Se vetëm në Evropë do të gjejmë shpëtim!

Por ua prish lezetin ndonjë “hokatar”

Që ngrihet e ua pret me sëpatë, si dardhar:

Avash, ku do të shkoni, more të uruar,

Hyrja s’është e lehtë n’ Evropën e Bashkuar,

Atje duhen njerëz me kokë e me këmbë,

Kurse ju veç jeni një copë trung i lënë.

Kur të jenë bashkë këmbët, krahët, koka,

Atëherë të shikojmë se sa na do Evropa!



Kur na vidhen votat,

Shqipëria bëhet si nuse “me tel”

Dhe si koloni greke veç veten ka model.



Kur na vidhen votat,

Epshet pushtetare aq të forta janë,

Saqë qeveritari, për post e kolltuk,

Gruan dhe fëmijët është gati orë e çast

t’i nxjerrë në ankand.



Kur na vidhen votat,

Kudo harbutëria na shitet për moral,

Saqë dhe vjedhja e thesarit nuk merret për skandal.

Gënjeshtra pushtetare është akt serioziteti,

Se veç bar të thatë di të hajë mileti.



Kur na vidhen votat,

Dashakeqët tallen,

Nga janë e nga s’janë:

Mirë t’u bëhet shqipove

Se atë kokë kanë.



Kur na vidhen votat,

Ballin rrudh Kosova,

Nga larg e njeh të ligën:

Kjo e lëndon fort

Kryezonjë Prishtinën.



Kur na vidhen votat,

Braktiset Iliriada,

Bën flirte tradhtia,

Pale, po zë e hakërrohet xhuxhmaqedonia!



Kur na vidhen votat,

Pushtetarët tanë,

Tek sillen nëpër botë,

Veç një avaz kanë:

S’ka ndryshim kufijsh,

Duam integrim,

Dhe në çdo tryezë,

Dhe në çdo takim,

Fjalë tjetër s’dinë,

Ndaj para të huajve

Porsi mumje rrinë.

Të gjorët! S’e kuptojnë

Se në ç’mjerim kanë rënë,

Se loja e tradhtisë

Shumë larg i ka shpënë.

Në Evropë kufijtë janë prishur tashmë

Me vakt e me kohë,

Por veç tradhtia në nahijet tona

Këtë fakt nuk dëshiron ta njohë.



Kur na vidhen votat,

Varfërohen tryezat, na vret errësira,

Thahemi për ujë,

Nëpër shpirtrat tona pllakos mugëtira.



Kur na vidhen votat,

Do apo nuk do,

Derrin e ke dajë,

Dhe veç mos harro

Se është me shtatë gojë

Dhe vetëm di të hajë.



Kur na vidhen votat,

Shumohen milionerët

Me forcën e magjisë

Dhe shtohen merimangat

Në gojën e vegjëlisë.



Kur na vidhen votat,

Vendin e pllakosin laro e laraganë

Nga bota “e qytetëruar”,

Në politikë rrufjanë,

Edhe me diploma, edhe pa diploma

Dhe serbes na sillen

Nëpër zyrat tona.

Na sillen fodullë

Dhe kryet e vendit zënë,

Që, demek, shqiptarëve

T’u mësojnë abëcënë.



Kur na vidhen votat,

Këta laraganë,

Gjithsekush më parë,

Nxitojnë me sihariqe

Që të na mbushin mendjen

Pë votim të mbarë.



Kur na vidhen votat,

Sheshet vijnë e mbushen

plot me të papunë,

Ka halle buxheti,

Mendon për pushtetarët:

Të presin të papunët,

Të rrinë aty ku janë

Se s’u bë kiameti,

Se kohën me bollëk e kanë.



Kur na vidhen votat,

Na shtohen llotoformularët

Nëpër udhëkryqet tona për emigrim:

Kush drejt Kanadasë, kush drejt SHBA-së

Për të gjetur shfrim.

Kështu na kënaqen mirë pushtetarët

Që këtu të mbeten veç njerëz të pazotë,

Dembelë e kurrizshtruar

Që me pushtetin nuk përballen dot,

Ndaj me ta kolltukun e kanë të siguruar.



Kur na vidhen votat,

Na shtohen llotodeputetët

Që në parlament marrin veç ylefenë

Që rrahin gjoksin për besnikëri

Dhe na betohen për “nderin” e vatanit,

Por me mendje diku larg flenë,

Prandaj edhe gratë me fëmijët

I kanë përtej oqeanit.



Kur na vidhen votat,

Nostalgjikët na bëhen edhe më të betuar

Për kohën e perënduar

Dhe janë gati edhe të sakrifikohen

Në altarin e faraonit,

Paçka se shpërblimi që marrin

Për një jetë të tërë

Është thjesht një poshtërim

I moshës së pensionit.



Kur na vidhen votat,

Një takëm pushtetarësh

Na bëhen edhe “pronarë” sekretaresh njomëzake

Se gratë i kanë larg nëpër botë

Dhe u duhet mërguar vetmia çmendurake.



Kur na vidhen votat,

Pushtetarët për kolltukun

Dollinë e kthejnë drejt e më këmbë,

Urojnë shoku-shokun

Dhe mes avujsh alkooli

Rrinë e pëshpërisin hijerëndë:

Ky popull e meritonte,

Prandaj mirë ia bëmë.



Kur na vidhen votat,

Populli hesht

Dhe heshtja e tij vazhdon gjatë.

Por edhe çdo heshtje e pamatë

Një ditë një fund do ta ketë

Dhe kur ky fund të vijë,

Se çfarë duhet bërë,

Populli e di vetë:

Votëvjedhja e mallkuar

Jetën ia ka nxirë

Dhe shpresat ia ka ngrënë,

Në botën e pështirë,

Ndaj s’i mbetet rrugë tjetër,

Veç t’i kthejë sytë nga malet



Dhe të thërrasë në skenë UÇK-ënë.


****



Jetëshkrimi i prof.dr. Eshref Ymerit, akademik



Eshref Ymeri është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, të përkthimtarisë dhe të publicistikës. Është autor bashkëkohor që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare. Prandaj, me vullnetin që e ka karakterizuar në punën e tij të palodhshme e ka renditur veten në elitat e kombit.

“Prindërit e Eshrefit nuk jetojnë më,

por një amanet i lanë,

që ta dojë jetën dhe vatan!

Biri i tyre me ndërgjegje kombëtare, thotë:



“Gjuhën shqipe kam NËNË DHE BABË!”



Me punën e tij sistematike qysh kur nisi të mëltojë ABC-ën dhe gjithë jetën, me etjen për dije e kulturë, Eshref Ymeri e ka quajtur veten gjithmonë nxënës. Gjithë jeta e tij është shkollë.


Mjafton që institucionet shtetërore të shkencës dhetë kulturës të lexojnë analizat që Mira Meksi u bën veprave“Përkthimi, një histori pasioni” (botim i vitit 2015) dhe “Arti i përkthimit gojor”(botim i vitit 2018),analizat që prof.dr. Hajri Shehu u ka bërë dy veprave të tij “Fjalor frazeologjik rusisht shqip” (botim i vitit 2015) dhe veprës“Arti i përkthimit gojor” (me parathënie të Abdurrahim Myftiut dhe pasthënie të prof.asoc.dr. Alba Frashërit), për të njohur personalitetin e veçantë të Eshref Ymerit. Këto vepra mbartin vlera të mëdha njohëse dhe shërbejnë si një shkollë e vërtetë për të gjithë ata përfaqësues të brezit të ri që kanë pasion t’i futen punës me zell në fushën e leksikografisë dhe të përkthimtarisë.Ato e meritojnë të zënë vendin që u takon në thesarin e kulturës kombëtare.





Kush është prof.dr. Eshref Ymeri?

Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:

“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Gjyshja e Hasan Ymerit nga i ati, Kale Hodja, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës, njëra nga figurat e shquara (përkrah Zenel Gjolekës dhe Tafil Buzit) të kryengritjeve antiosmane në mesin e shek. XIX.

Stërgjyshërit e Hasan Ymerit, Lulo dhe Muk Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve legjendarë të Progonatit, të cilët, me urdhër të pashait, i varën në Rrapin e Janinës.


Ka dhënë vajzën për të birnë.Në një libër me këngë, të botuar para disa vjetësh, të repsodit nga Smokthina, Xhevit Zeneli, figurojnë edhe këto dy vargje:

Lulua me Muk Bajramë

Gji në gji ç’e dhanë xhanë.

Në vazhdim po japim kronologjinë e jetës së Prof.dr. Eshref Ymerit.

25.12. 1938 - lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.

1947 - 1955 - përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë.

1955 - 1959 - përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.

1959 - 1961 - student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).

1962 - 1966 - përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1966 - 1977 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

1977 (shtator).Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979. Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori” e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse.

26 mars 1979 - 31 korrik 1981 - përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 gusht 1981 - 31 tetor 1989 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”.

01 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991 - përkthyes efektiv në Shtëpinë botuese “8 nëntori”-

01 janar 1992 - 31 gusht 2003 - pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.

01 shtator 2003 - largohet për në pension.


Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 02 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja), të cilët i dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndruan një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.



Aktiviteti pedagogjiko-shkencor





Tekste mësimore

1968. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1972. Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).



1974. Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse(me grup autorësh, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1981. Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse(me bashkautor, botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

1982. Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

1984. Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të studimeve pedagogjike).

2002. Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë botuese të librit universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e historisë dhe të filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:

Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.

Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.

Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret)

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve 1970-1980.

Përkthime të letërsisë politike

Në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.

Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer dhe botuar vepra të shkrimtarëve:

Aleksej Prijma:“Edgar Kejsi” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1999).

F.M. Dostojevski:

“Një zemër e dobët” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1998 dhe Shtëpia botuese “ABC”, Tiranë 2008).

“Sozia” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2000).

“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2001).

“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 2002).

Italo Kalvino:

“Përralla italiane” (Shtëpia botuese “DeaS”, Tiranë 2000).

Nikollaj Kolada:


“Nishani”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin2003.

Ludmilla Razumovskaja:

“E dashur Elena Sergejevna”. Dramë. Vënë në skenë në Teatrin kombëtar në vitin 2007.

Zheni Kostandinova:

“Vanga” (Shtëpia botuese “OMSCA”, Tiranë 1999).

Zhorzh Amadu:

“Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia botuese “OMSCA”,Tiranë 2001).

Kobo Abe:

“Gruaja e burgosur në rërë” (Shtëpia Botuese “Bota shqiptare”. Tiranë, 2012).

Leonid Grossman:

“Pushkini në kulturën ruse”. Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë 2014.

Përkthime nga shqipja në rusisht

Vath Koreshi:

“Porta Eva”. Skenar filmi, prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent: Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

“Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin(përgatiti për botim dhe botoi Instituti shqiptar i mendimit dhe i qytetërimit islam (Tiranë 2008).

Fjalorë

“Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore” (me bashkautorë, botim i Akademisë ushtarake, Tiranë1990).

“Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautor,Shtëpia botuese “Afërdita”, Tiranë 1997).

“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (me bashkautorë,Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë 2002).

“Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2007). “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe” (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2007).

“Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (Shtëpia botuese “Bota shqiptare”. Tiranë 2015).

Redaktime fjalorësh

“Fjalor rusisht-shqip” (grup autoresh, Shtëpia botuese “EDFA”, Tiranë 2005).

“Fjalor shqip-rusisht” (autore prof.as.dr. Mukades Mançe) (Shtëpia botuese “EDFA”,Tiranë 2007).

Publicistikë



Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 1237 artikuj publicistikënë mbrojtje të çështjes kombëtare, veçanërisht në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Kosovës, të Çamërisë, të popullit shqiptarë në Maqedoni, kundër qëndrimeve shoviniste të grekosllavizmit dhe sidomos kundër politikës shoviniste rusomadhe në raport me kombin shqiptar, kundër pushtimit të kishës sonë ortodokse nga kisha shoviniste greke. Vend të veçantë zënë edhe artikujt e tij kritikë, me vlerësime për vepra artistike të autorëve të ndryshëm. Krahas intelektualëve të tjerë nacionalistë, ka ngritur zërin e tij tëfuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Në publicistikën e tij kanë rënë në sy edhe artikuj me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.

Botime të tjera

“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (me bashkautor, Shtëpia botuese “TOENA”, Tiranë,2006).



“Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012”(me bashkautor. Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012).

“Përkthimi, një histori pasioni” (Shtëpia botuese “OMSCA-1”. Tiranë 2015).

“Arti i përkthimit gojor” (Botim i studios “Intergrafika”. Tiranë 2018).

Kualifikimi shkencor

16. 12. 1989. Merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14. 12. 1994. Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.



13. 12. 1994. Merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

11. 05. 2001. Merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

Përkthyes gojor

Si përkthyes nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusisht, ka marrë pjesë:



a. në të gjitha konferencat e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Detit të Zi (PABSEK), të zhvilluara në Tiranë.

b. në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë;

c. në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si përkthyes, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:



a. në Shën Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

b. në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).



2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

b. Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

ç. Zëvendësministrin e punëve të jashtme, zotin Maqo Lakrori.



d. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

dh. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali, gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

6. Një grup gazetarësh nga Ukraina që vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Durrës dhe në Tiranë më 13-15 qershor 1999.





7. Tre grupe gazetarësh nga Ukraina që vizituan Kosovën në korrik, në shtator dhe në dhjetor të vitit 1999. Përshtypjet e veta nga Kosova, gjatë shoqërimit të grupit të parë të gazetarëve ukrainas (korrik 1999), i botoi në shtyp me titull “Kur Kosovën unë e pashë” (Gazeta “55”, 26-27 gusht 1999).



8. Një grup gazetarësh nga Federata Ruse që vizitoi Kosovën në nëntor të vitit 1999. Përshtypjet e veta për shoqërimin e gazetarëve rusë i botoi në shtyp me titull “Dertet e një përkthyesi” (Gazeta “55”, 4-10 dhjetor 1999). Të gjitha këto grupe gazetarësh e vizituan Kosovën me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel.





Ndërkohë, punon si përkthyes i jashtëm i gjuhës ruse pranë Sh.B “8 nëntori”. Nga 1979-‘81 kalon përkthyes efektiv në Sh. B.“8 nëntori”.


Prej 01 gusht, 1981-31 tetor, ‘89 - shef i Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, i cili vazhdon deri më 1991







Vlerësime





I. Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, me Kryetar Prof.dr. Ago Nezha dhe Sekretar Xhemil Çeli,me vendim të Forumit të saj, të datës 31 mars 2013, e ka nderuar me Diplomën “Personalitet i shquar i Labërisë”, me këtë motivacion:

“Profesor doktor, gjuhëtar i shquar, me kontribut të çmuar në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e saj në rrethe të larta intelektuale në Evropë dhe në SHBA. Një nga bijtë e Labërisë, që me veprën, jetën e sjelljen e tij nderon trevën e lindjes dhe mbarë kombin shqiptar”.

II. Me propozim të Bordit dhe të Senatit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane Nju Jork, Prishtinë, Tiranë, Shkup, më datën 27 prill 2017 është pranuar anëtar i kësaj Akademie.









Përgatiti :Vilhelme Vrana Haxhiraj & Flori Bruqi



Prishtinë,30 qershor 2019.

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI

          Kërko brenda në imazh                    Shkruan: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi , PHD.  Në historinë më të re të Kosovës përmenden...