2018-03-07

Nishani “godet” Edi Ramën: Armiqtë e pavarësisë së Kosovës, përdorën mjeshtërisht deklaratën e tij



Intervistë ekskluzive me ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani


Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani,  ka folur mbi aktualitetin politik në Shqipëri në Kosovë. Gjatë kësaj interviste Presidenti Nishani, ka thënë se skandalet qeveritare dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri janë pothuajse të përditshme. Ai ka folur edhe rreth deklaratave të fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me një President të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. “Armiqtë e pavarësisë së Kosovës e përdorën mjeshtërisht atë deklaratë për të ndaluar përkohësisht ato njohje të reja. Të jem i sinqertë unë nuk besoj se Kryeministri i Shqipërisë është i interesuar të dëmtoj Shtetin e Kosovës”, ka thënë Presidenti Nishani.

 Fillimisht ju falënderoi shumë për mundësin e realizimit të kësaj interviste.

Bujar Nishani: Unë ju falënderoj juve për kontaktin dhe intervistën.

 Si e vlerësoni rrjedhën politike aktualisht në Shqipëri?

Bujar Nishani: Situata politike në Shqipëri është drejt një kolapsi të plotë me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin dhe mbi të gjitha demokracinë. Po tentohet të konsolidohet një sistem i koalicionit të autoritarizmit të pushtetit politik dhe ekzekutiv me botën e krimit dhe dhunës së rrugës si kërcënim ndaj qytetarit që kundërshton status-quon e varfërimit dhe tkurrjes së lirisë për shoqërinë. Shoh me keqardhje se kjo situatë që po fryhet përditë e më shumë po nënvleftësohet nga aktorët vendas dhe të huaj. Përfshij këtu edhe aktorët e huaj, jo se ata kanë përgjegjësi për jetën e qytetarëve të Shqipërisë por për problemet e rënda që ata do të duhet të përballin nga destabiliteti politik dhe social i Shqipërisë që do prekë edhe rajonin më pas. Kjo, për fat të keq ka ndodhur edhe në të shkuarën dhe duket që nuk janë nxjerrë mësime. Situata politike edhe në vendet e tjera të rajonit është gjithmonë e ndezur por rasti i Shqipërisë është i një lloji krejt të veçantë. Krimi i organizuar dhe individë me profil shumë të fortë kriminal kanë vendosur një autoritet të fortë në përcaktimin elektoral dhe kontrollin e institucioneve në vend. Paralelisht me këtë thellohet varfërimi ekonomik i qytetarëve në mënyrë të dhimbshme. Shumica e qytetarëve po e shohin zgjidhjen tek largimi. Shqipëria rezulton vendi i dytë pas Sirisë, që është në luftë, me numrin e qytetarëve që largohen për azil në Evropë dhe SHBA. Tashmë që politika e pritjes së emigrantëve do të pësojë një tkurrje të fortë, akumulimi do mbetet brenda vendit deri në eksplodim. Kjo duket si një tablo fataliste por kjo është e vërteta fatkeqe dhe nëse do vijojmë ta neglizhojmë nuk do mundet ti shpëtoj askush valës së eksplodimit social.

Kanë ndodhur disa skandale po me ministrat e kësaj qeverisje. Konkretisht ‘skandali’ Tahiri, sa është e qëndrueshme Qeveria 2, e Ramës dhe a ka brenda saj edhe skandale të tjera të paditura për publikun?

Bujar Nishani: Skandalet qeveritare dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri janë pothuajse të përditshme. Shikoni për shembull se si mijëra të mjerëve dhe të pamundurve fizikisht ju hoq ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër pesëfishohet buxheti i shpenzimeve operative për zyrtarët. Dëgjojmë çdo ditë nominime në poste të rëndësisë së veçantë të vendimmarrjes institucionale të personave të zbuluar dhe penalizuar për veprimtari kriminale. Skandale të tilla ka pothuajse çdo ditë e për këtë “skandali” si fenomen po merr statusin e realitetit rutinor ditor. Ndërsa përfshirja e Ministrit të Brendshëm Tahiri në rrjetin e narkotrafikut masiv drejt Italisë nuk është thjesht një skandal. Ajo është një veprimtari e mirëfilltë e krimit organizuar e ngritur mbi një platformë kombëtare të narkotizimit të vendit me destinimin drejt Evropës. Është një rast unikal në Evropë. Pavarësisht minimit që po i bëhet aktualisht hetimit nuk do të mundet të harrohet dot dhe të digjet. Ajo është dosja më kriminale në historinë e Evropës (në kuptimin e përfshirjes së një zyrtari të lartë shtetëror) në këto 25 vitet e fundit. Në radhë të këtij profili janë gjithashtu dosje të rënda si ajo e likuidimit të kompanisë CEZ, afera e përdorimit ilegal të kompanisë ARMO, grabitja e disa qindra milion euro në dosjen CHECK UP, INCENERATORET e kështu me radhë disa dosje që në Shqipëri tani kanë sinonimin e “peshku i madh”.

 President, ju keni thënë që kryeministri Rama jo që na zhgënjeu por na turpëroi para Presidentin e KE Jean Claude Juncker, të cilin e gënjyer që vetingu ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, gjë që nuk është e vërtetë. Pse e bëri këtë deklaratë Kryeministri?

Bujar Nishani: Vetingu është një prej fazave të parashikuara në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë. Është një proces shumë delikat i cili do prodhojë shumë të papritura. Por le tja lemë kohës atë çka do vijë. Si koncept dhe si praktikë është një gjetje pozitive që nëse realizohet ashtu siç e parashikon modeli civil i “vetimit” jep një ndihmesë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë po tenton ta përdorë si retorikë politike duke degraduar në këtë sjellje deri tek aje shfaqje e shëmtuar që bëri përpara Presidentit të Komisioni Evropian, Juncker. Shikoni, komisioni i vetmit ka nisur këtë proces mbi një listë të parë prokurorësh dhe gjyqtarësh. Janë ata që kanë aplikuar për tu zgjedhur në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ka hedhur me short disa prokurorë. Kjo është lista e parë për vetimin. Për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës do të duhet shumë vite që të përfundoj vetëm nga pikëpamja formale ky proces. Për këtë listë të parë nuk ka asnjë rezultat ende. Tani del Kryeministri i vendit publikisht dhe i thotë Presidentit të Komisionit se janë 17 gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga vetingu. Kjo është e paimagjinueshme, të paktën për kulturën time politike dhe shtetërore. Gjatë vitit të fundit janë 6 apo 7 gjyqtarë e prokurorë të larguar, por, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit apo përfundimit të mandatit si gjyqtarë në GJK apo GJL. Tani pse arrihet deri në këtë sjellje. Sepse nuk ka asnjë gjë serioze si e arritur që qeveria duhet të raportojë në procesin e përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe që BE i ka caktuar Qeverisë Shqiptare. Po pse ne do ti gënjejmë ata ? Ja ta zëmë se ja hodhi Presidentit të Komisionit, Kryeministri ynë “i shkathët”, por është një mekanizëm i tërë në Bruksel dhe në çdo kryeqytet të vendeve anëtare që na monitoron. Por problemi është se kjo sjellje është e Kryeministrit të vendit çka na përcjell si njerëz jo serioz neve në Shqipëri. Pastaj, ata kur shohin këtë nivel na trajtojnë si vend të kategorisë së dytë. Por ne që nuk jemi të këtij modeli nuk mund ta pranojmë këtë veshje që na vihet, pavarësisht se ai që ka të drejtën e fjalës zyrtare është kryeministër aktualisht.

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...