2020-02-29

Nga Flori Bruqi : Eksodet e mëdha të shqipëtareve nga trojet atnore si dhe “Okupimi i heshtur” i Nishit dhe jugut të Serbisë nga shqiptarët !



Sa shqiptarë ka në të gjithë botën. Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë. Nëse do t'u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike,na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shihër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.



Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.


Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, në librin e të dhënave "FactBook", rezultojnë 3 milionë 600 mijë 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë.
Image result for shperngulja e shqiptareve
Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi.
Image result for shperngulja e shqiptareve
 Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t'u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 - 7  milionë shqiptarë.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Sigurisht kjo shihër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje "të rregullt" të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër.
Image result for shperngulja e shqiptareve
Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.

Përse në Turqi pesë -shtatë milionë?
Image result for shperngulja e shqiptareve
Pesë- shtatë  milionë shqiptarë në Turqi janë një shihër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shihër të tillë.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh.
Image result for shperngulja e shqiptareve
Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5-7 milion  milionësh.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Në shifrën prej 5 -7 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri

2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë

5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi

1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni

1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi

300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali

200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi

300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë

50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë

200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada

100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi

100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë

300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujve

Image result for shperngulja e shqiptareve

Janë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi.

Image result for shperngulja e shqiptareve

Eksodet e mëdha nga trojet

Në historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk. Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë.

Image result for shperngulja e shqiptareve


Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve.
Image result for shperngulja e shqiptareve

Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën.

Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë.

Largimi i shqiptarëve

Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992.

Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë. Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje.

Image result for shperngulja e shqiptareve


Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data.

 Prej 25 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet. Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi.
Image result for shperngulja e shqiptareve
Emigrimet e para

Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë.

Image result for shperngulja e shqiptareve

“Shpërngulja…” vjen si thirrje artistike kundër eksodit


Disa pasaporta janë në mur e disa të tjera në dysheme.Ato të dyshemesë dallojnë me ato të murit. Një shirit i verdhë me mbishkrimin “Danger” (Rrezik), ua ndalon vizitorëve që të kalojnë tek kopjet e pasaportave.
Image result for shperngulja e shqiptareve

Artisti gjilanas Lulzim Ramushi i ka bërë një rrumbullakim frikës, identitetit, rrezikut, shpresës e dëshpërimit me punimin e tij që ka qenë njëra prej veprave të ekspozuara prej së martës mbrëma në galerinë “Qahili” në dalje të Prishtinës.

“Migrimet e fundit na rikthejnë para në kohë, duke reflektuar një përsëritje të historisë. Përderisa për vite me radhë shpresa e popullit ishte një pasaportë nga Kosova e pavarur, tani e njëjta simbolizon largim nga dëshpërimi”, ka shkruar ai afër punimit që është prezantuar në ekspozitën “Shpërngulja, plagë shekullore e popullit tonë” që është organizuar nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga trojet e tyre.

Askush nga vizitorët nuk e ka kaluar shiritin “Danger” për të arritur tek pasaportat e artistit që është njëri ndër fituesit e çmimit të ekspozitës.

“Përpara dyndjet kanë qenë në mënyra e situata të tjera. Sa ka tragjedi, ka edhe komedi kur e mendojmë se para dy vitesh kemi qenë populli më optimist në botë e sot është e kundërta”, ka thënë Ramushi. Sipas tij është për t’u habitur me “ndryshimin e madh” në mentalitetin e qytetarëve të Kosovës në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Image result for shperngulja e shqiptareve
“Kur dëshpërimi arrin majat, shpresa vdes. Vetëm gjenerata ime ka ndërruar tri lloje të pasaportave, duke kërkuar identitet. Tash a mund të jetë identiteti ynë kosovar. Njerëzit janë duke dhënë shumë para dhe nuk po mund t’ia arrijnë qëllimit që ta gjejnë tokën e premtuar”, ka thënë ai, tek ka folur për pikturën e tij vaj në pëlhurë. Pos Ramushit edhe Safedin Stafa, Klodian Valla e Naim Spahiu janë artistët që kanë ndarë çmimin e ekspozitës. Ndër 35 veprat e ekspozuara ka qenë edhe ajo e Agron Mulliqit. Emra vendesh, personalitetesh e shumë data janë vizatuar nga Mulliqi. Gjithçka ka të bëjë me Kosovën prej vitit 1999 deri në shpalljen e Pavarësisë.

Image result for shperngulja e shqiptareve


“Janë datat dhe disa emra që e kanë përcjellë historinë tonë”, ka thënë Mulliqi. “Rambouillet, Vjenë, UNMIK, EULEX”, janë ndër mbishkrimet që mbushin punimin. E Pranvera Sylejmani ka zgjedhur që ta paraqesë në vizatim një fotografi që kishte bërë xhiron e botës. Sylejmani ka punuar me laps fotografinë e agjencisë së lajmeve Reuters, ku një refugjate shqiptare me foshnjën e saj i prin karvanit të refugjatëve në kufirin Kosovë-Maqedoni. Fotografia e shkrepur më 30 mars të vitit 1999 nga Damir Segolj e që javën e kaluar zuri vend në mesin e fotove më mira me të cilat agjencia prestigjioze shënon 30-vjetorin e themelimit, e kishte emocionuar fort Sylejmanin.

“E kam punuar me shumë ndjenja, sepse nëse diçka nuk të emocionon nuk ke as kreativitet”, ka thënë ajo.
Punimet e Esat Vallës, Musa Kalaveshit e Mentor Berishës kanë qenë disa nga veprat e artistëve që me rastin e përvjetorit të shtatë të Pavarësisë së Kosovës kanë mbuluar muret e galerisë private të hapur vitin e kaluar.
Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999
Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Tyre, Jahja Lluka, ka falënderuar artistët për kontributin e tyre, siç çka thënë ai, në sensibilizimin e opinionit se Kosova s’bën të braktiset.

“Shpërnguljet e shqiptarëve nisin nga Sanxhaku i Nishit. Në vitin 1999 u shpërngulën prapë. Kjo që po ndodh tash, është një tragjedi e madhe. Institucionet e Kosovës duhet të zgjohen nga gjumi”, ka thënë Lluka. Sipas tij asnjëra nga qeveritë e pasluftës nuk ka bërë gjë për të sjellë mirëqenie për rininë e Kosovës që tash është 60 për qind e papunë.

“Duhet të krijohen kushte që rinia jonë ta shijojë lirinë, siç ka dëshirë në një shtet demokratik e të pavarur”, ka thënë Lluka.

Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999

Vala e imigrimit të shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit ka marrë përmasa shqetësuese. Pjesë e këtij imigrimi në masë të madhe janë të rinjtë të cilët në pa mundësi për ta ndërtuar jetën e tyre në Kosovë, marrinë në sy rrugët e botës. Këta të shpërngulur nga halli vendgrumbullim e kanë Hungarinë, pastaj këtu secili nisë gjurmimin e gjetjes së një rruge që e shpije në një vend të Perëndimit. Në të shumtën e rasteve ky rrugëtim i mundimshëm është me pasoja. Po edhe nëse realizohet kalimi bije fjala në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër, apo në vendet Skandinave është i kushtueshëm dhe nuk garanton të ardhme. Këtë joshje për ikje masive nga Kosova e bëjnë grupe të specializuara të kontrabandistëve që përfitojnë shuma të majme parash nga këta njerëz në nevojë.

Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999

Po ashtu disa Medie të shkruara dhe vizive ditë më parë publikuan një listë të gjatë të profesioneve për të cilat gjoja, se Suedia dhe Kanadaja kanë nevojë urgjente për fuqi punëtore. Mbase edhe kjo bëri që të shpërthejë posi një vullkan kjo valë e re largimit nga Kosova. Të gjithë e dimë që Kosova si vendi më i ri në botë tranzicionin e ka të vështirë dhe absolutisht të pamundur pa përkrahjen e SHBA-ës dhe të Evropës, veçanërisht të Gjermanisë e cila është njëra ndër shtetet më të zhvilluara të botës në aspektin ekonomik. Fillet e shtetit dhe të se drejtës në Kosovë, fatkeqësisht filluan pa kurrfarë baze.
Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999
Kush po e dëshiron ripërsëritjen e kampit të Bllacës?! Pamje nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës më 1999. (Foto e marrë nga Mediet e Zvicrës frëngjishtfolëse)

Regjimi i Millosheviqit edhe atë që populli shqiptar e kishte ndërtuar me mund e sakrificë nga djersa e vet e plaçkiti dhe e shkatërroi deri në themele. Mirëpo populli i Kosovës i njohur si punëdashës me gjithë plagën e madhe në shpirt për humbjen e më të dashurve nisi të shoh kah e ardhmja.

Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999

Ata që kishin mbet pa kulm mbi kokë diku me vetëpunë e diku të ndihmuar me mjete materiale nga miq e shokë apo nga njerëz vullnetmirë të Diasporës, siguruan një kulm mbi kokë pa trokitur nëpër zyrat e shtetit të Kosovës. Gjithashtu rikthimin e shqiptarëve të Kosovës pas luftës nëpër shtëpitë e tyre e ndihmuan edhe aleatët tanë. Sidomos Caritasi i Zvicrës, bëri investime në Drenicë e Prizren, duke riparuar rrjetin elektrik gati tërësisht të shkatërruar. Në fshatrat e Drenicës zviceranët ndërtuan edhe disa shtëpi familjare për skamnorët. Populli shqiptar i përvuajtur nëpër shekuj u tregua i durueshëm dhe u la hapësirë të mjaftueshme atyre që kishin marrë në duar krijimin e shtetit, që t'i ndërtojnë institucionet e munguara të Kosovës.

Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999

Fatkeqësisht disa nga ata që e morën besimin dhe disa që depërtuan në krye të institucioneve shtetërore me rrugë urithi u treguan tepër lakmitarë.


Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999


Nga frika që nuk u vije më rasti edhe për një mandat të dytë çdo gjë me vlerë e përvetësuan për vete. Megjithatë në popull ende mbeti shpresa se kjo dukuri e shëmtuar do të jetë e momentit dhe një ditë do të marrë fund. Pasuritë e këtyre njerëzve shumëfishoheshin brenda natës, ndërsa shtresa e të varfërve e venitur filloj ta humb edhe atë fije shprese për një jetë - një grimë më ndryshe.

Image result for shperngulja e shqiptareve gjate luftes 1998-1999

Në ballinat e shtypit të ditës me të aguar mëngjesi shfaqeshin tituj me afera për keqpërdorim dhe korrupsion. Epilogu i hajnisë së tyre përfundonte me kinse marrjen në pyetje, ku keqpërdoruesi apo keqpërdoruesja sqarimin për aktakuzë e bënin duke pirë kafe dhe pas pak liroheshin si të pafajshëm pa ferrë në këmbë. Akumulimi për vite të tëra i këtyre të zezave ka bërë që njerëzit ta braktisin vendin përkundër dëshirës së tyre. Prandaj akuzat dhe qortimet nga ata që po i mbajnë gati qe gjashtë muaj të paralizuara institucionet e Kosovës, karshi kësaj kategorie janë të pa qëndrueshme, sepse ikja masive është e imponuar kryekëput si pasojë e karrierizmit të tyre.

Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë, shihet nga aeroplani pa dylbi dhe pa syza dhe nuk do fare koment. Hipokrizia arrin kulmin kur këto shpërngulje disa i konsiderojnë si dëshirë e jo si nevojë. Ata që dikur kanë luftuar me të gjitha mjetet për çlirim dhe bashkim kombëtar, sot po bëjnë përpjekje si të shpëtojnë nga varfëria dhe nga shtypja e vetvetes.

Serbia "tenton " ta ndal shqiptarizimin e Serbisë?!



Shqiptarët në Serbi (serbisht: Албанци у Србији, Albanci u Srbiji) janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë. Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë. Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.

Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89.10%) dhe të Bujanocit (54,69%), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26.17%).

Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.

Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.


Në komunat e Preshevës dhe Bujanocit shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë (89.10% në Preshevë dhe 54.69% në Bujanoc sipas censusit 2002). Në komunën e Medvegjës, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik (pas serbëve), me 28.67% në vitin 1991 dhe 26.17% në vitin 2002.




Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të gjelbërt 
dhe shihet qartë se popullojnë zonat deri në pragun jugor të Nishit.




Rajoni i Bujanocit dhe Preshevës, ndonjëher dhe i Medvegjës, njihet si Lugina e Preshevës. Disa shqiptarë ende u referohen kësaj lugine si "Kosovë lindore".

Rrafshnalta e Peshterrit

Është dhe një komunitet i vogël shqiptar që jeton në rajonin e Peshterit në Sanxhak (gjëgjësisht në fshatra si Borovshticë, Doliq dhe Ugël). Sot, ata vetëdeklarohen "boshnjakë" ose "myslimanë" (sipas kombësisë).


Beogradi

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ka një bashkësi të vogël shqiptare. Në regjistrimin e vitit 1981 u deklaruan 8,212 shqiptarë në Beograd, ndërsa në vitin 1991 u deklaruan 4,985 të tillë. Pas Luftës së Kosovës, ky numër u ul në 1,492.

Në vitin 1992, shqiptarët e Serbisë jugore organizuar një referendum në të cilën ata votuan se Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të bashkohet me Kosovën. Ndërmjet 1999 dhe 2001, një shqiptar etnik organizatë guerile, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (në gjuhën shqipe Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB), ishte operacionale në këtë rajon me një qëllim të shkëputet nga këto tri komuna RF të Jugosllavisë dhe të bashkohen me ato të Kosovës, pas arritjes së pavarësisë. Aktiviteteve të tërhequr më pak ndërkombëtare interesimit të medias se ngjarjet të lidhura e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë.


“Okupimi i heshtur” i Nishit dhe jugut të Serbisë nga shqiptarët apo rikthim ne trojet e tyre te historike?



Arsyet për këtë janë mungesa e parave dhe qëllimi i shqiptarëve eshte për të zgjeruar jashtë Republikes se Kosoves. Në pesë vitet e fundit në territorin e Nishit, sipas vlerësimeve zyrtare, jetojnë rreth 11.000 shqiptarë nga Kosova, shkruan portali më i madh rus, Sputnik.

Sipas gazetes Sputnik “shqiptarët e Kosovës masivisht nga viti 2010 deri në vitin 2015 për të blerë apartamente, tokë dhe tokë të punueshme në Nish, Leskovc, Vranjë, Kurshumli, Prokuplje–“ Po ashtu mediat serbe se shqiptarët janë më të interesuar në zonën rreth Vranjë përgjatë kufirit me Bujanoc,Toplica (Prokuplje, Kursumli, Blace …) deri ne Nish, qytet ky per te cilin shiptaret pretedojne te jete kufiri mes serbeve dhe shqiptareve. Keshtu, vetn në qytetin e Nishit, sipas të dhënave jozyrtare për tre vitet e fundit, rreth 1.500 shqiptarë blerë apartamente në kete qytet, ndërsa shifra shihet në fushën më të gjerë të Nishit mbi 11.000 shqiptare.


Në fakt, çdo gjë është duke shkuar sipas ligjit. Për shembull: një shqiptar për të holla serbe për të blerë emrin e tij në një pronë, dhe gjykata të bëjë një marrëveshje sipas të cilës shqiptari, thuhet saktësisht se shuma huazohet nga serbi, si një garanci, që është, rezervat që paratë e tij të kthehen, sipas pasurisë së lartpërmendur .

Serbi, nese “nuk do të kthehen paratë në kohë”, në këtë mënyrë shqiptarët të bëhen pronarë të banesave, por në të njëjtën kohë nuk ka lënë një shenjë në shitje.

Serbët ranë dakord për të marrë një përqindje të parave, dhe shpesh në këtë histori janë agjencitë e përfshira dhe reale e pasurive, por edhe avokatët serbë dhe shqiptarë.

 Natyrisht, meqe shqiptarët nga Kosova ende konsiderohen si “qytetarë të shtetit të Serbisë” dhe në këtë kuptim mund të blejnë lirisht prona në Serbi.

Megjithatë, problemi është se ata nuk e njohin Serbinë si shtetin e tyre, dhe për këtë arsye të angazhohen serbët për të bërë punën për ta, kane shkruar ne v vazhdim gaazetat serbe.

Për shkak të fluksit të madh të shqiptarëve nga Kosova vitin e kaluar, qyteti i Nishit edhe u shfaq fletushka me moton dhe parulla “Ndal shqiptarizimin e Nishit ( „Stop albanizaciji Srbije“)

Në këtë fletushkë thuhet se shqiptarët e Kosovës me anë të ndërmjetësve të bëhen pronarë të mbi 300 njësive të banimit në qytet.

Novi Pazar është gjithashtu në listën e vendeve të dëshirueshme, por ka blerës të interesuar kryesisht për fermat e mëdha, larg nga qyteti.

Në Prokuplje, Blace dhe Kurshumlisë fermat janë veçanërisht interesante për shqiptarët. Pranë Kosovë, dhe janë shumë të lirë. Shqiptarët per fermë në rajonin japin çmim disa herë më të lartë se ajo që është e vërtetë-

Në komunën e Kurshumlisë edhe 10 fshatra ku nuk ka popullsisë dhe shumë prej tyre janë shqiptarë te “uzurpuar”.Burimet pohojnë se shqiptarët, kryesisht nga Podujeva, në fund të vitit 2014, rreth Kursumlija kane blerë rreth 50 pronave.


Në territorin e Leskovcit edhe ku toka është shumë e përshtatshme për fruta dhe perime shtëpi të ruajtura, shqiptarët i blejnë vete me për 5.000 euro.

Ky interes shqiptarët të pronës serbe në jug të Serbisë, e lidhur shumë me qëllimin e tyre për të “zgjeruar” kufirin administrativ të Kosovës në disa pjesë të Serbisë.

Gazetarë nga mediat lokale në ato qytete thonë se çdo gjë ndodh nën maskën e një të padukshme dhe të heshtur, dhe të jetë në rrugë dhe fshatrat e jugut të Serbisë janë gjithnjë të dëgjojë gjuhën shqipe.

Qytetarët e këtyre pjesëve të Serbisë jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova të vuajnë fatin e serbëve nga Kosova. Ata besojnë se serbët shqiptarët të vendosin për të shitur shtëpinë dhe tokën, sepse këto komuna përkasin komunat më të varfra në Serbi.

Prandaj, ata janë të bindur se në të ardhmen në këto fusha do të jetë gjithnjë shqiptarët dhe serbët dhe të gjithë aq më pak që është pjesë e “pushtimit paqësor” në jug të Serbisë.

Nese Nishi paska 11.000 shqiptare, me shume se Medvegja atëhere unde thuhet se ky qytet eshte i treti me rdhe sipas numrit te popullsise shqiptare pas Presheves e Bujanocit.

Ne fakt Nishi dikur kishte 110.000 shqipare dmth disa fishe me shume se sa sot.

 Duke ju referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc.. deri ne Nish e Beogrdad, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë.

Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë.





Lexoni :

Nga Flori Bruqi dhe Hajriz Sejdiu :Shqiptaret , gjenocidi sllav në Kosovë,UÇK-ja dhe NATO.




http://floripress.blogspot.com/2014/11/nga-flori-bruqi-dhe-hajriz-sejdiu.html


Egzodi i shqiptarëve nga Kosova, dhembja shekullore që po vazhdon edhe sot e kësaj dite!



http://floripress.blogspot.com/2015/02/egzodi-i-shqiptareve-nga-kosova-dhembja_4.html

Pse qytetaret e Pejës u shpërngulen në shkretëtirën e Anadollit në Turqi ?



Rreth librit “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994” të Akademik  Jahja Llukës


Rezultati i imazhit për Muhamet Mala


Prof.Dr.Muhamet Mala

Të shkruash për historinë e vendlindjes është një sfidë, por edhe një nderë i madh, sepse pikërisht këtu ndërlidhen dy obligime të rëndësishme qe secili intelektual, por edhe qytetar i ka ndaj vendlindjes. Obligimi i pare ka të bëjë me detyrimin intelektual për te thëne te vërtetën për te kaluarën cilado qoftë ajo, pa u kufizuar nga ndikimet politike dhe ideologjike siç ndodhte ne te kaluarën. Dhe, së dyti, secili intelektual duhet të punojë në ngritjen e vetëdijes për respektimin e vlerave tona kombëtarë aq shumë te nëpërkëmbura gjate historisë. 



Duke i respektuar këto parime ndikohet që historia të mos përsëritet, si në rastin tragjik te shpërnguljeve shqiptare qe i sollën aq shumë lot dhe dhimbje qenies sonë kombëtare. Dhe, pikërisht këto synime dhe obligime intelektuale i plotëson libri i autorit Jahja Luka, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994”.


Si rrallë herë në historinë e ndonjë populli, fenomeni i shpërnguljeve është prezent në terë historinë shqiptare. Madje, ky fenomen përmban disa nga specifikat e veçanta që vlejnë vetëm për shqiptarët. Në ketë kontekst përmendim faktin se tek shqiptaret ka kohëzgjatjen më të madhe në të gjitha periudhat historike, mandej ka hapësirën e gjerë të migrimit e cila shtrihej në katër kontinente, krijimin e diasporave si dhe ndikimin qe projektet koloniale te shteteve fqinje kanë ushtruar ne procesin e shpërnguljes. Duke i trajtuar këto tema paraqitet para nesh publikimi me i ri i autorit Jahja Lluka.


Rezultati i imazhit për jahja lluka
 Akademik Jahja Lluka 


Shpërngulja qe trajtohet në këtë publikim i takon një mikroregjioni të trevave shqiptare – Pejës me rrethinë. Autori i përmend disa veçanti te shpërnguljes të përcaktuara nga pozita dhe rëndësia që qyteti i Pejës kishte për pushtuesit sllavë, por që njëkohësisht nga konteksti i politikes se përgjithshme kolonizuese ishte i ngjashëm me trevat tjera shqiptare te Kosovës. Shpërnguljet e trajtuara në ketë publikim i takojnë të kaluarës sonë historike qe përfshin një hark kohor nga viti 1912 kur Serbia aneksoi padrejtësisht Kosovën dhe shkon deri në vitin 1994, respektivisht vitet 1990 – kohën kur në qytetin e Pejës. pikërisht me iniciativën e autorit të këtij libri u krijua Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të shpërngulur nga trojet e veta. Andaj, libri, sa historik aq është edhe aktual, sepse i referohet një fenomeni gati 100-vjeçar e që për fat te keq është prezent edhe në ditët e sotme në format nga më te ndryshme të migrimit, veçmas atij ilegal.
Rezultati i imazhit për jahja lluka shperngulja e shqiptareve
Autori trajtimin e shpërnguljes se shqiptarëve nga Peja qe nga fillimi i këtij procesi, pra në vitin 1912, e sheh në kontekstin e politikës kolonizuese serbo-malazeze. Peja me tokën pjellore dhe Rrafshin e begattë të Dukagjinit, ishte lakmuar nga fqinjët tanë hileqarë. Menjëherë pas pushtimit u be qendër prej nga administronte tërë Dukagjinin pushteti serbo-malazeze. Madje, edhe viset tjera të Shqipërisë, Kosovës e Sanxhakut gjenin shprehje në popullsinë e këtij qyteti si qendër ekonomike, kulturore tregtare e më vonë edhe hekurudhore. Autori vëren faktin historik se për shkak të rëndësisë së potencuar të qytetit, mu në Pejë thyheshin ne mënyre specifike interesat e Malit të Zi dhe Serbisë, sidomos gjatë Luftërave Ballkanike, duke ushtruar ndikim negativ ne procesin e zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të banorëve të qytetit. Andaj, në kontekst të këtyre raporteve duhet shikuar edhe fillimin e shpërnguljeve nga Peja qe në vitin 1912.

Serbia dhe Mali i Zi, edhe pse në atë kohë kishin interesa ndryshme për Pejën. në një pikë ishin unik në procesin e pastrimit etnik dhe shpërnguljes së shqiptareve. Për realizimin e këtij projekti ata mbështetshin në disa faktorë qe e plotësonin njëri-tjetrin me një qellim te vetëm: shpërnguljen masive të shqipatrve. Faktori qe i dha shtytje të madhe përpjekjeve për shpërnguljen e shqiptarëve ishte kolonizimi i tokave pjellore te Pejës dhe rrethinës me kolonë serbë dhe malazezë. Për realizimin e këtij qëllimi, serbo-malazezet përdorën elementin e konvertimit me dhunë në fenë ortodokse të shqiptareve të besimit islam dhe katolik, si dhe futën ne përdorim procesin e çarmatimit te dhunshëm të shqiptarëve duke i armatosë në te njëjtën kohë serbët dhe malazezet. Nën ndikimin e pandërprere të këtyre faktorëve të dhunës, shumë qytetare te Pejës u shpërngulen në shkretëtirën e Anadollit në Turqi, e një pjesë e tyre u vendosen edhe në Shqipëri me shpresën se do të mund të ktheheshin më lehtë në vendin e të parëve.

Qytetarët e Pejës dhe rrethinës u shpërngulën me dhunë në Turqi në dy drejtime. Rruga e parë e cila u hap më herët dhe nisi të funksionojë që nga viti 1913 ndiqte itinerarin Pejë-Tivar-Stamboll. Lluka pohon se nga hapja deri në qershor të vitit 1914, nëpër ketë rruge u shpërngulën 18 mijë shqiptarë. Përpos kësaj rruge u hap edhe një drejtim tjetër i shpërnguljes përmes linjës hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup-Selanik-Stamboll e që mes dy luftërave do t’i bashkëngjitet edhe linja hekurudhore nga Peja. Të potencojmë këtu faktin se procesi i shpërnguljes për në Turqi gjatë tërë kohës shoqërohej edhe me faktin e ndërrimit te kombësisë, ku shqiptaret detyroheshin te deklaroheshin si turq me qëllim të largimit më të lehtë për Turqi.

Për të treguar perfiditetin e pushtetit ndaj këtij procesi, autori përmend një rast shume indikativ ku thekson se pas vitit 1933 në Pejë ishte përhapur fjala se shqiptarët, pasi ta shesin token e pasurinë e tyre për t’u shpërngulur në Turqi, një pjesë të parave duhej ta dhuronin për ndërtimin e varrit të profetit Muhamet. Ne fakt, ato para shkonin në duar të agjentëve turq dhe ortodoksë të Patrikanës së Stambollit. Po, ashtu në mënyre që procesi të shkoje sa më shpejtë, organet serbe të pushtetit lëshonin edhe pasaporta kolektive në të cilat futeshin edhe nga 125 anëtarë, një absurd ky i sojit të veçantë. Në realizimin e shpërnguljes si proces kolektiv, pushteti pati edhe ndihmën e qeverisë turke. Kështu, sipas Konventës jugosllave-turke te vitit 1938, Peja dhe rrethina duhej te spastroheshin nga shqiptarët. Sipas planit, kontingjenti i pare i të shpërngulurve duhej të fillonte me 1 prill 1939 nga fshati Isniq e të vazhdonte nga Peja në drejtim të Istogut. Kjo shpërngulje ishte e obligueshme për te gjithë. Sipas Llukës, nga viti 1918 deri me 1941 nga qarku i Pejës u shpërngulën 2,100 familje me 18,500 anëtarë.

Ndaj kësaj të keqe populli nuk qëndroi duarkryq, por me mundësitë e veta iu kundërvu në çdo mënyre deri edhe ne formën e armatosur, siç është rasti i Lëvizjes Kaçake apo organizimit politik ne formën e partisë politike te Xhemijetit të formuar ne Shkup.

Libri i Jahja Llukes vazhdon duke ndjekur rendin kronologjik të ngjarjeve nga periudha mes dy luftërave në periudhat e mëvonshme. Kronologjia e shpërnguljes, si nga Peja e rrethina, por edhe nga tërë Kosova vazhdoi edhe në periudhën komuniste kur ideja hileqare e bashkim-vëllazërimit u pa se ishte parullë boshe e pushtetit komunist. Ngjarjet e paraqitura në këtë periudhe janë argumentuar me dokumente që ia ngritin vlerën dokumentare këtij publikimi. Kësisoj, qeveri jugosllave dhe ajo turke aktualizuan Konventën e vitit 1938. Në këtë aspekt në Split më 1953 u arrit e ashtuquajtura marrëveshje xhentëlmene midis Turqisë dhe Jugosllavisë. Ne saje të kësaj dhe në koordinim me aksionin e mbledhjes së armëve nga ana e ministrit famë keq Aleksandar Rankoviq, i rishfaq procesi i shpërnguljes nga Peja me rrethinë. Familjet pejane. pasi largoheshin stacionoheshin ne Shkup dhe pastaj si shtetas te Maqedonisë largoheshin për Turqi. Në këto veprime, për hir të se vërtetës duhet theksuar se pushteti serb e pati ne dispozicion shpesh edhe veprimtarinë e disa imamëve të ashtuquajtur shtetërorë dhe hoxhallarëve fanatikë që lirinë e fesë dhe të mirave të të shpërngulurve ne Turqi.

Procesi i shpërnguljeve së shqiptarëve pati rënie në intensitet gjate viteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar, si pasojë e ngritjes intelektuale të shqiptarëve dhe të lirive më të theksuara politike, për t’u rishfaqur serish në fillim vitet ‘90-ta të shekullit te kaluar me një itinerar tjetër të drejtuar nga Perëndimi. Pushteti jugosllav edhe ketë herë gjeti dhe krijoi arsye nga më të ndryshmet për nxitjen e këtij procesi. Ende janë ne kujtesë dëbimet kolektive te shqiptareve nga puna, uzurpimi i shkollave dhe vrasjet tinëzare të të rinjve shqiptarë ne Armatën jugosllave. Lidhur me shpërnguljet e kësaj periudhe, fare në fund Lluka na jep edhe një tabelë me të dhëna statistikore të të shpërngulurve nga lagjet dhe fshatrat e Pejës. Kjo tabelë dhe teksti i konventës jugosllave-turke për shpërnguljen e shqiptarëve e cituar me nenet e veta si dhe disa nga fotografitë e paraqitura, ia shtojnë vlerën burimore këtij libri po ashtu te vlefshëm.

Duke e lexuar këtë libër vërejmë sesa shumë ka vuajtur dhe ka sakrifikuar populli ynë, andaj ky libër le të jetë frymëzim dhe argument më tepër për mos lëshimin e trevave tona edhe sot kur ky fenomen është aktual për arsye tjera. Vitaliteti i popullit shqiptar, sakrifica atdhetare dhe lindshmëria e nënave shqiptare arritën që ta ndalin hemorragjinë e shpërnguljes dhe ta plotësojnë me popullatën më të re qe e kemi sot.

Fare në fund, dua te potencoj faktin se prapa këtij libri qëndron një punë intelektuale e vlefshme që Jahja Lluka në saje të dëshirës dhe vullnetit ka arritur që ta kompletojë dhe që do të duhej të përkthehej dhe prezantohej edhe në gjuhë të huaja në mënyre që këtë proces të dhimbshëm ta kuptojnë dhe të tjerët. Ky projekt në gjuhë të huaja mundet dhe duhet t’i shërbejë prezantimit sa ma real të historisë sonë para opinionit botëror, për të fituar mbështetjen e botës së qytetëruar që ta përfillin popullin tonë në rrugën e integrimeve si njërin ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës.

Ekspansionizmi sllav nxiti shkatërrimin e 636 vendbanimeve shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe zhdukjen e tërësishme ose të pjesshme të shumë vendbanimeve shqiptare në Serbinë jugore, në Kosovë, Mal të Zi e në Maqedoni.



Akademik  Jahja Lluka 


Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan. Me sakrifica të mëdha, ata arritën ta ruajnë qenien e tyre etnike dhe kombëtare – që nga pushtimet romake, bizantine, osmane dhe sllave. Por, të ë detyruar të mbrohen vazhdimisht nga rreziqet e shumëllojshme të pushtuesve, iu nënshtruan dyndjeve të mëdha duke u vendosur në vendet ku mund të siguronin kushtet elementare për jetesë. Në shumë vende të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës veriore, u krijuan koloni shqiptare, kurse nga fillimi i shekullit XX filloi vendosja e tyre edhe në vendet tej oqeanike.

Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve është i pandërprerë, pavarësisht se ka ndryshuar intensiteti në fazat e ndryshme të zhvillimit të kombit shqiptar. Vëzhgimet historike dhe etnografike tregojnë se shqiptarët e të gjitha trojeve janë të lidhur me vendlindjen. Ndërsa, rezultatet e studimeve tregojnë se shpërnguljet, sidomos ato masive, janë motivuar nga shkaqet politike në rend të parë, sikurse edhe nga shkaqet ekonomike dhe ushtarako-ekspansioniste. Prandaj, mund të thuhet se shpërnguljet nuk janë dukuri origjinare e tyre, por dukuri e shkaktuar nga nxitësit e jashtëm politikë. Kjo karakterizon, para së gjithash, shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi.


Ekspansionizmi sllav nxiti shkatërrimin e 636 vendbanimeve shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe zhdukjen e tërësishme ose të pjesshme të shumë vendbanimeve shqiptare në Serbinë jugore, në Kosovë, Mal të Zi e në Maqedoni. Kjo politikë shihet në dokumentet programore. Të tilla janë: dokumenti “Naçertanija”, “Shpërngulja e shqiptarëve”, “Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”, ”Marrëveshja xhentëlmene jugosllavo-turke”, ”Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve”, ”Programi i partive politik serbe sot” etj. Të gjitha ato kishin program të përbashkët: shpopullimin e trojeve shqiptare dhe vendosjen e kolonëve sllavë, në rend të parë serbët.

Pas rrënimit të Autonomisë së Kosovës, nga Serbia u aprovuan ligje, vendime dhe urdhëresa për fusha të ndryshe të veprimtarisë së organeve dhe të institucioneve serbe, të cilat i goditën keq shqiptarët në fushën e punësimit, të ekonomisë familjare, të mbrojtjes shëndetësore e sociale, të arsimit, të kulturës, të informacioneve dhe të shkencës. Ndër dokumentet e këtilla dallohen: “Programi për sendërtimin e paqes, të lirisë, të barazisë, të demokracisë dhe të prosperitetit të Kosovës, i shoqëruar me Planin operativ për realizimin e këtij programi” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 15, dt. 30 mars 1990),” Ligji mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të posaçme” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 30, dt. 26 qershor 1990), “Ligji mbi marrëdhëniet e punës në rrethana te posaçme” (Gazeta Zyrtare e RSS nr. 40, dt. 26 korrik 1990), “Ligji mbi ndërprerjen e punës se Kuvendit të Krahinës së Kosovës dhe të Këshillit Ekzekutiv” (5 korrik 1990), “Ligji mbi shfuqizimin e ligjeve me të cilat është rregulluar marrja e masave të përkohshme për mbrojtjen shoqërore të të drejtave vetëqeverisëse dhe të pronës shoqërore” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 79, dt. 31 dhjetor 1991), “Ligji mbi ndërprerjen e punës së avokatit shoqëror te vetëqeverisjes” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 38, dt. 28 qershor 1991)…

Organet serbe e përdorën çdo mjet për realizimin e plotë të detyrave që dilnin nga këto dokumente: bastisjet e fshatrave, të shtëpive, burgosjet, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet ishin dhe ngelën format më të vrazhda të detyrimit të shqiptareve për të kërkuar hapësirë të jetës së lirë. Këto forma të terrorit sistematik shkaktuan dëbimin e rreth 250 mijë shqiptarëve. Deri më 1993, dëbimi i tillë rralloi shumë fshatra shqiptare, por edhe qytete. Ndërkaq, pas shtatorit të vitit 1993, shfaqet dukuria e dëbimit të banorëve të të gjithë fshatit: në gjysmën e dyte të vitit 1993, forcat policore dhe ushtarake i kërcënojnë haptas shqiptarët e disa fshatrave që të shpërngulen në Shqipëri. Kështu, evidentuan jo vetëm rrallime banorësh, por filloi evidentimi i lagjeve të tëra që lanë shtëpitë, dyqanet dhe pronat bujqësore (livadhet, arat, kopshtet etj..).

Me qëllim të spastrimit etnik të fshatrave shqiptare, u organizua fushata e mbledhjes së armëve me aplikimin e çdo forme të dhunës. Në qytete, në fshatra dhe në vendbanime të zhvilluara, shqiptarëve u merren banesat dhe familjet hidhen në rrugë pa u siguruar strehim. Të rinjtë shqiptarë merren me dhunë në shërbim ushtarak dhe për fatin e tyre familjet e tyre nuk marrin kurrfarë informatash. Nga forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë u vranë 63 ushtarë shqiptarë dhe arkivolet e tyre u kthyen në shtëpi të prindërve me shpjegimin se kanë bërë vetëvrasje. Shqiptarët nën pushtetin serb ishin të pambrojtur edhe në aspektin juridik. Ndaj, nën ndikimin e vazhdueshëm të formave të përmendura, pjesa më produktive e shqiptarëve u shpërngul dhe u vendos në Evropën perëndimore, në ShBA, e deri në Zelandë të Re e Australi.

Pranvera në vend të aromës së luleve solli aromën e gjakut, ndërsa vendin e shiut e zunë lotët e nënave.


Akademik Jahja Lluka



Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për liri


Viti 1999 për shqiptarët ishte pranë apokalipsit. Ajo pranverë në vend të aromës së luleve solli aromën e gjakut, ndërsa vendin e shiut e zunë lotët e nënave.

Në 21-vjetorin e masakrave dhe eksodit të shqiptarëve, dhimbja është ende mes nesh; klithmat dhe thirrjet e të masakruarve ende bëjnë jehonë…


Për një shekull rresht, krimet dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar nuk u ndalë. Ato ishin të projektuara deri në detalin e fundit.

Ilia Garashanini është ideatori themeltar i nacionalizmit antishqiptar serb. Garashanini u bë ministër i princit të ri serb, Aleksandër Karagjorgjeviq, që i krijoi hapësirë për zhvillimin e projektit politik për Serbinë e Madhe.

Garashanini me “Naçertanien” synonte shpartallimin e Perandorisë Osmane dhe të Austro-Hungarisë të cilën e konsideronte armike edhe më të rrezikshme. Ai shkoi më larg me hartën territoriale në të cilën duhej të shtrihej Serbia. Interes parësor i tij ishin tokat nën sundimin osman, që kishin sadopak popullsi serbe. Për të Shqipëria ishte shumë e rëndësishme, sepse kishte dalje në det.

Në atë kohë Serbia e kishte pas vetës “nënën” Rusi dhe kjo ndikonte në politikat e saj. Por, Garashanini nuk dëshironte që të gjithat të jenë në duar të Rusisë, ndaj nxiste bashkëpunimin me shtete tjera që kishin peshë, si Franca.

“Naçertanie” u bë platformë politike e nacionalizmit serb. Me ardhjen në pushtet të Partisë Radikale Serbe, të drejtuar nga Nikolla Pashiqi, “Naçertania” ishte program politik për Monarkinë Serbe.

Më poshtë janë programet serbe për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre:


1844: Ilia Garashanini përpilon “Naçertaninë”;

1881: Programi për depërtimit në det;

1920: Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937: Elaborati i Çubriloviqit për zhdukjen e shqiptarëve me dhunë dhe terror;

1939: Programi i Ivo Andriqit për shpërnguljen e shqiptarëve dhe zhbërjen e Shqipërisë;

1941: Programi i Moleviqit;

1942: Programi i Drazha Mihajloviqit;

1944: Elaborati II i Çubriloviçit;

1950: Programi jugosllav për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986: Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe.

Por, për të gjitha këto krime, nga Serbia nuk ka kërkimfalje, e as për krimet e luftës së fundit: masakrën e Prekazit, masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, masakrën e Rezallës, masakrën e Dubravës, masakrën e Krushës së Madhe, masakën e Rugovës së Hasit, masakrën e Studimes… ku nuk kursyen as foshnjat, as pleqtë e as gratë shtatzëna.

Ende të zhdukur janë 1647 persona dhe shteti serb as për ta nuk jep përgjegjësi.

Shtyllat e shtetit tonë janë në varret e të rënëve për liri; është kontributi i gjithë atyre gjeneratave të cilat nuk kursyen asgjë për pavarësinë e këtij shteti; janë lotët e nënave të cilat mbetën të vetme…

Kemi luftuar me shekuj sepse nuk donim të jetojmë në robëri si skllevër. Tash është koha që t’i realizojmë ëndrrat për Kosovën…

Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!

Fotografia e Dibran Fylli


Recension nga Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami,Ph.D 

AI QË SHKRUAN PËR HASAN PRISHTINËN DINË TË DREJTOJË KOMBIN NË RRESHTIMIN E HISTORISË SEPSE KA PËR STUDIM NJË HERO EMBLEMATIK





Fotografia e Dibran Fylli


Akademik Dibran Fylli, HASAN PRISHTINA,
 Prishtinë 2017, f. 240

Filozofia e Hasan Prishtinës në vetën e parë shumës!


“Kur mbante mbledhje Parlamenti turk, atje haptas i njoftova: nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të shpërthejë revolucioni. Dhe, ndër të parët që do ta kapë armën, do të jem unë. Si shenjë se ka filluar kryengritja do të jetë: “Kur t` i mbathi OPINGAT, do të dal në DRENICË. Dhe e mbajta fjalën...”.



Hasan Prishtina

Pasha gjakun ilir, nuk ka jetë dhe fat për ne, pa u çlirue nga të huejt dhe pa u bashkue teritoret shqiptare”!-
Hasan Prishtina

“Gjendja e rëndë dhe dëshpëruese e shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jugosllavi më detyroi që sërish t` i drejtohem Lidhjes së kombeve me lutje që të marrin masa për ndihmë për një popull të terrorizuem..”
Hasan Prishtian

“Derisa Jugosllavia në mënyrë paqësore nuk e pranon RIDEFINIMIN e KUFIJVE, me çka shqiptarët do të kenë mundësi t` i kthejnë territoret që i takojnë, ata nuk do të jenë të kënaçun me formimin e shtetit shqiptar me kufijtë e vitit 1912”.
Hasan Prishtina

“Rrugën e tradhtisë as e kam shkelë e as që do ta shkeli ndonjiherë, …. Mue nga ideologjia ime patriotike nuk mund të më largojë as ari i gjithë kësaj bote, as mallkimet e të gjithë anmiqëve”.
Hasan Prishtina

“Vëllazën! Kosovën dhe të gjitha tokat shqiptare do t` i ÇLIROJMË, do t` i BASHKOJMË dhe vetë do t` i qeverisim kah nji ardhmëni e lumtun. Evropa dhe fqijët nga ne kërkojnë që atdheun ta TRAJTOJMË si mall tregtar. JO, asnjiherë”!
Hasan Prishtina.

“E sollëm ALFEBETIN dhe hapëm disa shkolla. Disa fëmijë të Koasovës ia dërgova Luigjit (Gurakuqit-hb) në shkollën e mësuesisë në Elbasan. E tanë pasunia m` u shkri për hapjen s shkollave në gjuhën shqipe”!
Hasan Prishtian

“Do ta luftojmë kolonizimin e Kosovës me sllavë, do ta luftojmë shpërngujen e shqiptarëve në Anadolli. Nuk do të pajtohemi me asnjë padrejtësi, pa e la me gjak tokën tonë Ilire. Trojet tona nuk janë monedhë tregu qoftë nga tradhtarët, qoftë nga të huejtë”!.
Hasan Prishtina

Vlerësim ndryshe nga ata që shndërrohen në lojë fjalësh, sepse autori dhe titulli shtjellues janë shumë të posaçëm, për vogëlsinë time.

Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Akademik Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fiet e holla” të etnopsikologjisë popullore, ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik.

Në fillim të këtij shkrimi recensial, jam i obliguar të theksojë se më 1973 e kisha të lejuar për temë të magjistraturës Hasan Prishtinën. Nuk isha i vetëdijshëm se me çfarë temë isha kacafytur.

 Kisha lexuar një monografi që aspironte këtë njeri ta rreshtojë në revolucionar dhe patriot. 

Nuk kishte studim monografik tjetër pra përpos ai i Ajet Haxhiut, Hasan Prishtina, Tiranë 1964. 

Po edhe në këtë monografi, kisha informata se është thënë vetëm nja 25 % të veprimtarisë së Hasanit kryengritës, orator, mecenë dhe themeltar i arsimimit shqip të fëmijëve shqiptar, madje dhe largpamës. 

Po, e dija se Hasani është dënuar me vdekje disa herë: nga xhonturqit, nga serbët, nga “jugosllavët”. 

E kisha pranuar me entuziazëm temën, sepse askush nuk e dinte se më 1912 Hasan Prishtina kishte qenë në Llap, në pikën kufitare të Përpellacit dhe Merdarit tri herë, për ta përgatitë shqiptarinë për kryengritje, dhe pastaj, për mbrojtje të tokave shqiptare, nga okupimi serb. 
Fotografia e Dibran Fylli

Atë fjalim të “Hasan Begut te vendi “Dushku i Fushës”, të vjetrit e dinin sikur ta kishin inçizuar. E kisha të shënuar çdo detal, të shprehur aty.

 Po, e kisha atë fat që të mësojë prej tyre se ku ishim në rrafshin kombëtar në ato rrethana kur po ndryshonin epokat historike.

 E kisha mësuar edhe një “tragjedi” se jo vetëm Fallanga Ballkanike por edhe gjashtë Fuqitë e Evropës (Anglia, Franca, Rusia me një anë dhe Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia) luftën shqiptare e kishin akuzuar se “Arnautët po luftojnë për t`ia zgjatë turkut jetën në Evropë”.

 E nuk ishte ashtu. Ky “zanat” i masonerisë evropiane do të na akuzojë më 1918-1924 se “po luftojmë për ta mbrojtur Austro Hungarinë”, e nuk ishte ashtu.

 Edhe më 1944/45 Jugosllavët dhe aleatët e tyre do të na akuzojnë se: “po luftojmë për ta ndihmuar nazizmin gjerman”, e nuk ishte ashtu. 

Edhe më 1989-1999 do të na akuzojnë (natyrisht me metamorfoza-hb) se “jemi Ushtri terroriste”, e në të gjitha etapat doli në fund se nuk ishte ashtu. 

Pra Hasan Prishtina, të zbërthehet: pse ka luftuar, do të kuptoi i tërë civilizimi botëror se luftën çlirimtare e kemi bërë me kohë dhe pa vonesë, por jemi gjykuar para kohe dhe kemi pësuar gjatë saj me dekada si Kosovë martire dhe fatmurge, siç thot Dr Xheladin Deda më 1913 si student.

Pas katër muaj leximesh dhe hulumtimesh arkivore, edhe pse e aprovuar, tema Hasan Prishtina, mu refuzua sepse nga Tirana erdhi “haberi”: “Se nuk duhet të shkruhet më shumë se Ajet Haxhiu për Hasan Begun”.

 Nuk reagova dhe tani (2019) mund të them se për Hasan Prishtinë janë shkruar gjashtë monografi. 

Kjo e Dibran Fyllit është e veçantë. Për çka. Sepse sjellë të dhëna të trungut dhe urtisë jo vetëm të një familje, por edhe të një NAHIE-DRENICA kokëlartë gjithmonë. 

Dibrani sjell dhe episode të zhvillimit familjar, sepse sjellë histori të mjaftuar që prodhon histori të re, për t`u bindur se kemi të panjohura shumë më tepër, pra kemi histori që na mungon sepse nuk e njohim, sepse shkencës që quhet MËSUESE E JETËS, iu kemi ngjitur për ta ndihmuar me kuadro që prej saj kanë provuar të benefitohen, të përfitojnë financiarisht.

 E kur Historia të peshohet me “vlerë të shtuar” atëherë atij që e kultivon duhet të dihet se i “ka humbur rruga në oborr”.

 Dha ZOTI dhe prej Rrugës së humbur na nxori ADEM JASHARI dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Megjithë këtë, dikush që e ka sabotuar po mundohet për çdo ditë më ia shpronësuar kreditin dhe vlerën. Keni këtë vërejtje në kujtesë shqiptarë!

E di gjatë këtyre 40 vjet hulumtimesh nëpër arkiva, se si është trajtuar Hasani në Londër, në Paris, në Vjenë e Romë, por më tepër e di se si është programuar që Hasani të vritet nga nëntoka e Moskës, Athinës, Stambollit, e mbi të gjitha nga mafia masone e Beograd dhe e Tiranës deri në disa segmente deri më 1962. 

E di, se më 1962 dhe 1983 KRYEHEROIT të Kosovës (Hasan Prishtinës) i është “ngulë” në biografi një “tradhti” e cila ka jetuar në kokat e studentëve dhe hulumtuesëve shkencor, deri më 2002, e që ka pasur për qëllim që të mbetët si e “VËRTETË” se: “Hasan Beg Prishtina më 28 XI 1912 ka mbajtë fjalim në Parlamentin e Turqisë”. Ishte ky një sajim intrigë e shekullit, që vetëm “kominternistët” lindor dhe “makivelsitët” perëndimor dinin ta thurin dhe trillojnë. 

Nuk kisha rrugë tjetër, përpos që ta hulumtojë detalisht se ku kishte qenë Hasani më 28 XI 1912. Këtë detyrë ia kisha shtruar veti më 1975. E demantova nuk e demonatova me fakte, njerëzit e “niveleve” kishin krijuar bindje se vërtetë “Hasani i kishte dy fytyra, njërën për komb, e tjetrën për t`i shërbyer Anadollakut”.

 Kjo e dyta ishte akuzë e rëndë dhe nuk e kam besuar kurrë. Lidhur me këtë, kurrë në jetë, edhe po t`i shkruaj edhe 100 libra, nuk do të gëzohesha më tepër kur u botua demanti im dhe Hasan Prishtina doli i DLIRË, patriot dhe i pathyeshëm, sepse na duhej një dritëdhënës i tillë.

Po, me fakte u vërtetua se Hasan Prishtina më 6 nëntor 1912, është arrestuar në Shkup nga okupatori serb, dhe menjëherë është transferuar në burgun e Beogradit në Kalemegdan. 

Madje, publikisht, pas atij shkrimi, Bac Adem Dema e shpalli se është nxënës i Hasan Prishtinës. Po këtu, nuk është kulmi.
Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik të Akademik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në vetëm e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bërët Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin e shtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. 

E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit në gojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë që të mendojë se të krijoi liri për shqiptar e robëri për të tjerët. 

JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm.

Për Hasanin janë shkruar studime biografike interne shtetërore, që nuk janë botuar kurrë, por u kanë shërbyer profesionalistëve shtetëror për të mësuar politikë dhe filozofi Hegeliane.

 Po, janë shkruar 11 biografi interene shtetërore në Serbi nëpër kohë të ndryshme, 2 biografi janë shkruar në Francë, 3 në Rusi, 3 në Turqi, 2 në Bullgari, 4 në Vjenë, 3 në Itali, 2 në Greqi-të gjitha shënojnë një emërues të përbashkët në prapaskenë se: Kombi i Hasanit dhe Hasani nuk duhet lejuar si BINOM të ketë shtet, mu pse Hasani luftonte në çdo etapë për komb dhe shtet etnik, më të katër vilajetet” në NJË, për çka TAPI e kishte shtrirjen e shqiptarisë dhe përqindja e saj në jetë den baba den AUTOKTON. 

E vërteta për Hasan Prishtinën, kush jetonte në hapësirën jetësore shqiptare duhej të ishte “milet” (qytetar) i lirë dhe sovran. E kjo shkollë ka vrarë larg synimet imperialsite të fqinjëve. 

Për këtë fakt guximi i Akademik Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin e kuptoi se ky shkrimtar akademik, do të na thot diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfat e kombit se sa çdo historian.

 E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër HISTORIK, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe drama që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. 

Të dy obligimet Akademik Dibrani i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi shoqërohet edhe me një DVD, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër. 

Psikolog është Akademik Dibran Fylli, është ai që ia dinë hallet çdo krijese të gjallë, sepse është shkrimtar i mirëfilltë.
Akademik Dibran Fylli shkruan me një stil të rrjedhshëm se si Hasan Prishtina ishte i përkushtuar që të digjet si qiri, për t`u siguruar shqiptarëve arsimim, sepse kombi kishte sharruar thellë në padituri, prej kah vijnë pasojat e mjerimi dhe robëria bëhet dyfish më e egër. 

Lidhur me këtë Akademik Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste “Cogito ergo sum” (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si HEGELI në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, më pregnant sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: mendoi, flas, punoi, pra jam këtu SHQIPTAR, me TAPI.

 Ky nivel filozofik i të menduarit ka një porosi edhe më të thellë humanitare, ka një kërkesë plebiscitare popullore që me punë fizike dhe djersë intelektuale të nxirret kombi nga gremina e prapambeturisë, të nxirret kombi i rreshtuar pa hezitim dhe duke e përplasë dilemën që ishte ngulitur te disa “turkoshakë” dhe hafie në favor të serbit, grekut, turkut e italianit, austriakut e rusit, të cilët si në orkestër po luftonin “nën tavolinë”, që shqiptarizmin ta shfarosin për njëherë ose në tapa. 

E këtë synim Hasan Prishtina e kishte mësuar si i pari ndër të parët, prandaj ishte “krushku i parë kryengritës në çdo etapë historike”, si e quante Fan Stilan-Noli. Hasani në veprën e Akademik Dibranit na del se e njihte në TRI RRAFSHE çështjen shqiptare: e njihte në gjerësi, në lartësi dhe në gjatësi, pse të cilave kombi nuk guxon të lodhët, sepse çdo rrugë i ka ngatërresat e veta.

 E këtë faktorin e fundit (gjatësinë e luftës), për ta mbajtur luftën për Hasanin, shqiptarët e kishin dobësinë më të madhe, sepse shqiptarët kryengritës po, por ushtri të rregullt nuk kishin.

 Prandaj me luftë speciale për një javë e tri ditë, mendonin se vuloset fati i luftës (fitores ose humbjes sikurse në Mesjetë!

 E koha e shpatës kishte mbaruar në pakthim-hb). Këtë plagë shqiptare Hasani e kishte studiuar me vite dhe pa krijimin e shtetit nuk kishte gjetë “derman” se do të dali në krijimin e fitores faqebardhë. 

Por në bazë të biografive sekrete, Hasani e dinte se shqiptarët nuk ka shansë ma të i ktheheshin prapa, duke i konvertuar me premtime në tarafe humbëse, sepse as krishterimi nuk ishte pranuar në shekullin e parë të Erës sonë, me aq zemërgjerësi. 

Sepse Hasani do të konstatoi se në mes shqiptarëve të krishterë (Ortodoks e katolikë) kishte pasur më shumë kokë qarje dhe mosdurim se sa në mes të krishterëve së bashku dhe myslimanëve, tërësisht. E as islamizimi nuk ishte përqafuar si metabolizëm që krijon favore pa e “përtypur ushqimin”. 

E Evropa, sipas dokumenteve që ende nuk janë plasuar në publik për Hasanin dhe Epokën e tij, e kishte një projekt, atë të Hamjakovit, që të frymoi në çdo cep të saj si e krishterë, pa marrë parasysh se Roma dhe Konstandinopoja ishin në luftë të heshtur, por të pa përfunduar. 

Dhe lufta “kryqzatë”, mbeti e pa përfunduar në mes OSMANLISË dhe EVROPËS, për t`ia FAKTURUAR dhe përplasur me SHPËRNGULJE, SHPRONSIM DHE SHFAROSJE tërë masoneria “kryqzatë”.

Kombit shqiptarë gjatë shekullit XIX dhe XX-të, tërë atë hasmëri mileniumesh (476-1354 e tutje deri më 1923), viset shqiptare mund të quhen si thotë Akademik Dibrani “tokë e mbjellë me varre”. Hasan Prishtina e kishte mësuar “këtë peshë që ia then kurrizin çdo populli” qysh në studime e në shumë takime pastaj, me të huaj (evropian e aziatikë). 

Hasani e kishte hetuar këtë synim dhe ua thoshte në sy të gjithëve, ua përplaste në fytyrë të gjithë ambasadorëve në Stamboll dhe mu për këtë u shkruan aq “aktakuza” e gjykime në mungesë se: “Komb që ka pranuar islamin në Evropë është mundim për juve, që ta toleroni e lëre ma të prosperojë si i tillë në “kopshtin e juaj të marrëzive të inkvizicionit dhe territ inkludiv” të Perëndimit kur të u duhet ta akuzoni dhe të lindjes kur keni nevojë ta vrisni shqiptarin në stilin që e zbatuan sllavët pastaj gati për një shekull: -“Hyp se të vrava, zbrit se të vrava”. 

Prandaj keni vendosur që ta luftoni e shkallmoni nga çdo anë shqiptarinë, do të shpërthej Hasani më 1913, si po e masakroni sot duke e deportuar me 395 anije në Anadolli.

 E një ditë kur të zbardhën pamjet, do të turpërohet Evropa se u kënaqën peshkaqenët nëpër Mesdhe duke gëlltitur shqiptarë fatmejrë-1914”.

 Kështu që dënimi i Hasanit për tetë herë me vdekje (nga të dy krahët Perëndim - Lindje), nuk ka qenë i pa patentë nga gjashtë fuqitë evropiane (Anglia, Franca, Rusia, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia). (shiko: Karikaturën e gomarit “Albani” që më 1913, theret nga çdo anë me bajoneta të këtyre fuqive, plus fqinjëve që therin me ndonjë çaki të ndryshkur)!

 Biografia e Hasan Prishtinës pra nuk është studim i rëndomtë, por bartë me veti një EPOKË historike që po vdiste dhe një ERË të re që po lëshonte shtat dhe po maturohej si lulet e pranverës.

 E themi këtë sepse kombi shqiptar më 1913/14 u nda në shumë pjesë. Por u themelua, do të bindet Hasani, një Shqipëri Bregdetare dhe një Shqipëri Kontinentale me vetëdije më të lartë se ndarja ka qenë më vullkanike se sa bashkimi që do të na vente në gjumë triumfalist me plotë turkoshakë që kishin mbetë me sy kah Anadolli dhe dilingji që frekuentoni n’kryeqendrat e fqinjëve dhe atje bymeheshin me “kafe dhe para” sa që maratona pas tre flamujve për ta ishte pak, sepse në secilin flamur xhepi ishte më i fryrë. Me gjithë fryrjet KOMBI mbeti në shpresë se një ditë qoftë edhe me vargoj gjaku do t`i tuboi zogjtë në një fole.

E pse mos të lind një Azem Bejtë, Nazim Gafurr, Emin Durak, Shban Polluzhë, Adem Demë, Adem Jashar, që atë shpresë të plasoi aty ku duhet në zemrat e djalërisë, që e kthejnë beharin e pranverës, e realizojnë lirimin dhe ia sigurojnë Tapinë Dardanisë së Hasan Prishtinës. 

Me libra për Hasanin, vendit i shtohet nga një tapi shtesë, sikur shtyllat e gardhit arbëror, që mos të lakohet kurrë.

Me Hasanin të huajt nuk mund të luanin, sepse i kishte informatat. Lidhur me karakterin e të qenurit deputet në Parlamentin turk (1908-1912), Hasani i shfajëson të gjithë ata që vijnë pas tij e që ishin deputetë në një parlament të Okupatorit, por me një kusht, që të ia bëjnë me dije në çdo çast se liria e shqiptarit ka çmim. 

E sa i takon Luftës parë Ballkanike, Hasani do të shpërthej para Arqibad Rjasit dhe Llav Trockit, që ishin doajen të gazetarisë evropiane në Ballkan se:
“Të gjithë oficerët e lartë në Luftën ballkanike ishin nga fuqitë evropiane, nuk ishin as serb, as montegrinë, as bullgarë e as grekë. Këtë fakt ne e ndjejmë fare mirë”. 

Dhe kur jemi te ky fakt, kur jemi të përkushtimi i juaj për liri dhe civilizim, atëherë pse nuk na ndihmuat neve shqiptarëve kur e çliruam Vilajetin e Kosovës deri më 26 gusht 1912, dhe synuam të ia mësyjmë Vilajetit Manastirit, drejtë Selanikut pastaj, JU erdhët në Shkup dhe na konfirmuat se;
-“Çfarëdo rezultati të ketë lufta juaj, ndryshim të kufijve të Perandorisë Osmane nuk ka (!!!).

 E pse lejuat ndryshim të kufijve pas dy muajve (?), kur ne e shkallmuam okupatorin anadollak në çdo aspekt. Këtu pushon hipokrizia JUAJ në çdo epokë, sikurse që pushoi më 1878-1912. Këtu jemi dhe do të mbijetojmë si stralli- thot Hasani në maj 1914 në Shkodër”. 

Pra, Lufta Ballkanike nuk ka qenë antiturke por antishqiptare, sepse tokat shqiptare janë okupuar nga malazezi, serbiani, greku e kush jo, se mbi 1 milion shqiptarë janë dëbuar me dhunë në Anadoll 1912-1914”.

 Këto fakte Hasani i shprehë jo për akuzë, por për mbrojtje, sepse trojet e okupuara duhet t`u kthehen shqiptarëve.

Të përfundojmë: Akademik Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre krajlive të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera.

Në vend të përfundimit përmbyllës

Studimi i Akademik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip... mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. 

Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë.

 E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. 

E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi.

 E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është më e gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve-hb), por është vështirë me e plasua argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit.
Në lidhje me atë u tha më lartë, për Akademik Dibran Fyllin e kam një porosi miqësore.

 Ka plasuar në ribotimin e vitit 2017 tekstin Hasan Prishtina, “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”, botuar në Bari më 1925.

 Kështu si është botuar te hulumtuesi i ri ngritë dilema (!), sepse shumë pjesë janë munguar. Aq më parë kur kemi të bëjmë me një personalitet si Hasan Prishtina që sot ka emër të dëlirë se është i përkryer e brilime tjera politike sikurse Frojdi në Psikoanalizë, nivele luftarake dhe kombëtare gati në nivel të Gjergj Kastriotit Skëndrebeut.

 I riu duhet të kuptojë se personalitetet e këtilla, i niveleve të këtilla, nuk është pa të meta, por atë që i ka thënë duhet respektuar dhe pastaj fillon rrahja e çështjeve a ka pasur të drejtë bie fjala të thotë për Isa Boletinin atë që e ka thënë, a ka pasur të drejtë ta thotë për Nexhip Dragën, atë që e ka thënë, apo jo, gjithnjë duke e krahasuar mendimin subjektiv të Hasanit me dokumentet e proveniencave tjera dokumentare. 

E kur jemi të qëndrimi ndaj Isa Boltetinit në Shkup, duhet peshohet me fakte akuza e Hasanit. 

Dokumentet tjera të kohës e nxjerrin jo vetëm Isën, por edhe ata që ishin pranë tij, se nuk kanë pasur synim “çlirimin e sulltanit në asnjë variant”, por kanë lëshuar një “kauzë” që është keqinterpretuar qoftë edhe nga Hasani famëlartë. 

E Vërteta, jo Isa, por aty ishin edhe ca intelektualë dhe diplomatë me famë botërore (shqiptar si doajenë të diplomacisë) dhe fjalinë: “Po shkojmë për Selanik për ta çliruar Sulltan Abdylhamidin...”, ishin vetëm një hudhje mjegulle për ta fshehur qëllimin e kryengritjes shqiptare në Vilajetin e Kosovës, që ia dridhi themelet Stambollit, por i frikoi edhe të gjitha politikat koloniale ballkanike dhe evropiane se: “shqiptarët do të avancohen në kombin-shtetin më të fuqishëm në Ballkan”. 

E, këtë e thanë: francezi dhe austriaku me rusin në Shkup, 26 gusht 1912. Ishte fjala pas çlirimit të Vilajetit të Kosovës, se Isa Boletini, mendonte se kryeqyteti i Kosovës u “çlirua”, ejani të kamuflohemi e ta çlirojmë edhe Vilajetin e Manastirit, e pastaj ia mësyjmë Selanikut që synohej të integrohej në Shqipërinë etnike, si thuhej atëherë. 


Pra, kujtimet e Hasanit duhet të botohen si tërësi e duke i botuar duhet botohen në mënyrë kritike, duke sjellë po në ato faqe, referenca edhe dokumente të plota se në çfarë kontesti është thënë “po shkojmë për Selanik...”, pa e përmendur Manastirin, për çka do të ngriteshin kundërshtarë të tjerë bie fjala- bullgarë dhe grekë, që aspironin okupimin tinëzisht të tij, sepse aspiratat serbo franceze dhe ruso panësllave ishin zbuluar në tërësi shumë kohë më parë.
Ende nuk e kemi thënë atë që duhet. 

Posa u çlirua Shkupi, aty erdhën tre misionarë evropian: një rus, një austriak, dhe një francez. Është çudi se si Hasani këtë fakt nuk e përfillë kurrë, por e kritikon Isën me të cilin ngriti front më 1915 kundër Serbisë në vijën; Plavë-Guci-Tropojë-Kukës-Lumë-Dibër. (me komandant Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Elez Isufi me kreshnikët e Dibrës).

 Fronti dështoi jo me fajin e njërit prej këtyre, por me fajin e “punëdhënësit”- Vjenës, sepse filloi gjenerali Trollman të dyshojë se Shqiptarët nuk do ta përdorin armatimin që iu premtua në favorin e tyre, të ndërtojnë shtetin ashtu si projektonte Vjena, që Vlora t`i jipet Italisë dhe disa “Çoshe”, madje edhe Elbasani Bullgarsië, e kështu me radhë.

 Ja pra sa na ka pasur për qejfi Vjena, e cila po ashtu Hasanin me shokë kur i shkuan për kryeshëndosh me rastin e vdekjes Franc Jozefit (1917), të 34 prijësit shqiptar e ku ishte edhe Hasani, Vjena i ngujoi-izoloi deri sa mbaroi Konferenca e Versajit. Tinëzi bizare e njëjtë me atë të burgosjes së Hasan Prishtinë, Nexhip Dragës, Idriz Seferit me shokë më 6 nëntor 1912 në Shkup dhe mbajtja e tyre deri më 1 prill 1913 në burgun e Kalemegdanit, atëherë kur Konferenca e Londrës kishte lëshuar verdikt se: “Shqipëria pranohet si autonomi, por nën sovranitetin e Sulltanit”. 

Tjetër çështje është se konvertimet politike ngjanë më vonë, si do të ngjajnë edhe më 1919 në Versaje, ku edhe në rastin e parë (1913) edhe në rastin e dytë (1919 në Versaje) frika vdekjeprurëse, jo vetëm e fqinjëve por edhe atyre që nënshkruanin dhe vulosnin për çështje shqiptare, u vinte nga Hasan Prishtian. 

Mu për këtë, dhe jo vetëm për këtë, si është rasti i betimit se do të hapi shkolla shqipe, Hasani ishte dhe mbeti edhe kur e vranë mortajë për politikat grabitqarë ndaj tokave shqiptare.

Prandaj edhe njëqind monografi për Hasanin të shkruhën janë pak. Por 7 sa janë sot janë edhe më pak, sepse ende nuk e dijmë peshën që e ka ky personalitet për shqiptarë.

 Dhe nuk është e rastësishme kur Bac Adem Demaçi në pyetjen se: “Kush është Hasan Prishtina si stërnip i Abdullah VELIUT, do të shpërthej pa dilema: Jam NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”.

 Për Akademik Dibran Fyllin është nderë dhe respekt që ka marrë guximin të shkruaj për këtë figurë madhështore kombëtare.

Prishtinë, mars 2020


Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...