2020-02-11

ADEM KICAJ (1961-)


Fotografia e Fikret Ramaj

Adem Kicaj, u lind në Grejkoc të Therandës më 18.07.1961.
Gjatë viteve të gjimnazit të shkollës së mesme, ka luajtur në teatrin e Prizrenit,aty ku kaloi edhe i madhi, Bekim Fehmiu.Për katër vite, sa ishte gjimnazist, u mor vetëm me artin e dramës.Në teatrin e Prizrenit luajti gjithashtu disa role me rëndësi.U specializua për aktrim në Sarajevë,te dramaturgia,profesoresha G. Muzaferi, me poemën-dramë “Jama”-“Humnera”, dhe u diplomua me rolin e fantazmës.

Me t’u kthyer nga Sarajeva, punoi me disa studentë të SHLP “Xhevdet Doda”të Prizrenit , dy drama e një komedi :”Vëllazëri e interes” e Kristo Floqit dhe ”Bashkëshortët”, e Muharrem Qenës ,si regjisor.

Punoi e bashkëpunoi me të ndjerin regjisor Fetah Mehmetin, Luljeta Çekun, Luan Kryeziun , Xhevdet Dodën , e shumë aktorë të tjerë.

Adem Kicaj, në vitin 1991, detyrohet, si i përndjekur nga pushteti i atëhershëm, të migroi në Zvicër.Në Zvicër, Ademi kishte arritur si aktor dhe regjisor i pjekur.Me të vajtur në Zvicër kontakton me krijues të artit,por gjithashtu filloi ta zhvillonte artin skenik të dramës dhe të filmit edhe këtu në Zvicër.

Me ndihmen e një kardinali katolik zviceran , në teatrin e kishës në Lehnzburg të Araut, Ademi përgatit, në ato vite, për komunitetin shqiptar, dramën “Hija e vdekjes”,ku njëherit ishte edhe autor i dramës, ku  i jepet mundësi financiare për të studiuar gjuhën e skenës , teatrit dhe filmit në Cyrih , në mediumin “JOB TV”, në Zvicër, për 4 vjet rresht.

Kështu Adem Kicaj u specializua edhe duke studiuar për teatër dhe film ,në shkollën për teatër e regji: “Internacional Film Theater Produksion”- IFTP, klasa e Peter U.Ksaba,ku u diplomua dhe mori titullin docent-pedagog, në Zug të Zvicrës.

Në vitin 2000 do të punësohet si aktor rezident pranë “Theater Maralam” dhe “Forum Zentrum” në Cyrih.Ademi këtu gjatë angazhimeve të tij aktoreske,merr kontakt me ajkën e aktorëve zviceranë më të spikatur,duke lozur role në teatër dhe në film.
Po në këtë vit ai hapë shkollën-dega e aktrimit në gjuhën shqipe “Aleksandër Moisiu”, ku nga kjo shkollë do të dalin disa gjenerata aktorësh shqiptarë , këtu në Zvicër.

Adem Kicaj është edhe korreograf dhe mësues vallëzimi latin etj.

Filmografia dhe rolet në gjermanisht:

1.”Keller Film”,dhe skenarist.
2.”Birth of the princ”(film,regjisor dhe scenarist).
3.”Dilema”(film dhe aktor)
4.”Strell”(film dhe aktor)
5.”Generation”(film-roli kryesor në film)
6.”Skripo 333”(skenarist kryesor).
7.”Ven der Hahn singt”(skenarist kryesor).
8.”Deidi und Peter”(film i shkurtër,dhe regjisor)
9.”Ales vird gut”(film-aktor)
10.”Geige und liebe”(dokumentar,asisten regjisor)
11.”Tod in der gertnerei”(film-aktor)
12.”Tod der einer erztin”(film-aktor).
13.Diktatori Hitler
”Che Gevara”
14.”Napoleonin”
15.”Othello”
16.”Aleksandër Moisiu”
17.”Hidhërimi dhe gëzimi
18.“Forriku i dreqit”
19.“Metafora”

Filmat për TV, gjermanisht dhe shqip:

20.“Brezi”(film-aktor)
21.“Bodrumi”(skenarist e actor)
22.”Amaneti”(film-komedi,skenarist e regjisor)
23.“Lambyrinth”(serial tv-aktor)
24.“192”(serial tv-aktor)
25.“Roco”(serial tv gjermanisht,aktor)
26.-“Sunreis”(serial tv-aktor.
27.“Spurwekchsel”(aktor)
28.“Lost of found”(film tv-aktor)
29.“Kthetra”( novelë televizive -regjisor-ideator)

Adem Kicaj aktualisht është  drejtor artistik në TV ”Ari” në Olten si dhe aktor regjisor në teatrin zviceran “Theater Maralam” në Cyrih të Zvicrës.

Jeton dhe vepron në Zvicër.

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...