U arsimua me shumë vështirësi.Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri lëndë.I burgosin babanë e xhaxhanë.Internohet dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve , në degën Histori-Gjeografi ,u diplomua më 1975, por pa të drejtën ushtrimit të mësuesisë. Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punën në arsim dhe vazhdoi pa punë si demokrate.
Është “Mjeshtre e Madhe e Punës.Është anëtare e ASHASHA(New York)njihet si shkrimtare me shumë kontribute , me krijimtari letrare të bollshme në disa gjini , në studime , publicistikë si brenda dhe jashtë atdheut dhe një vlerë e pamohueshme që nderon kombin.
Vilheme Vrana Haxhiraj i ka dhuruar lexuesit në 23 vite 47 libra në gjini të ndryshme , letërsi për fëmijë , studime dhe publicistikë.
Krijimtaria e Vranarit është e përfshirë në 24 antologji si:
shqiptare,italiane,arbëreshe,Mali i Zi,Kosovë, Rumani,Angli,
Suedi,Greqi etj.,shqip apo në gjuhët përkatëse.
Ajo për krijimtarinë e pasur dhe cilësore është nderuar me 24 vlerësime dhe çmime kombëtare dhe ndërkombëtare,në : Shqipëri,
Kosovë, Mali i Zi,Greqi,Rumani,Itali,Suedi dhe Amerikë.
Vitin e kaluar ajo shkroi librin studiues “Elitat e mohura...,
Krenari kombëtare” që po le gjurmё te intelektualёt e vёrtetё sepse dirigjentja nuk harron tё pёrmendё edhe të shquarit e sotёm tё intelektualitetit shqiptar tё cilёt sipas sajë janë : Agim Krajka, Baki Ymeri, Eshref Ymeri, Fatmir Terziu, Flori Bruqi, Italo Costante Fortino, Joseph Dio Guardi, Laura Mersini, Mehdi Hyseni, Rudolf Stambolla, Skёnder Kamberi, Skёnder Kodra dhe Spiro Qirko.
Autorja merr guximin e paparё pёr t’i sjellё nё kёtё libёr veprimatritё e tyre, veprimtari qё i shёrbejnё veç tё mirёs sё Shqipёrisё dhe shqiptarёve, nё kundёrshtim me veprimtaritё e politikanёve…
Poezi (Loti nuk ka faj, 1996;Të pres, 2000; Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009).
Prozë e shkurtër(Mamaja, novelë 2000; Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001);Rrugë pa kthim,2009.Mamaja, novelë Rumanisht, 2011; Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional; Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional)
Romane( Dhembje nëne, 1998; Jetë në udhëkryq, 2001;Ringjallur si Krishti, 2002; Amanti i Arbërisë, 2003;Rrëfim në të perënduar, 2007;Unaza e Prangosur, 2008; Zonja me karafila të bardhë, 2009:
Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional ; Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional ; Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011; "Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012;Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012; Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012; Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013; Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014; Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015;Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015)
Trilogji( Prolog Jete, roman I, 2007;Vështroni Meduzën, roman II, 2005;Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.)
Ese-publicistikë( "Pa Titull", 2011;Elitat e mohuara…,krenari kombëtare,2019).
Letërsi për fëmijë(10 Fabula, 2000; Bëmat e Dhelprës fabula, 2002; Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003;Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008; E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009;Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010;
Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011;
Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013)
Flori Bruqi