2020-02-05

KUSH I KOMANDOI I PARI USHTARËT E VET NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË, PAS 500 VJET ROBËRIE NËN PUSHTUESIT OTOMANË?!

Hasan Prishtina 1873-1933


Brezni të tëra shqiptare, në rrugën e idealeve të Hasan Prishtinës!
- Kanë kaluar kaq vite dhe ende i mbajë në kujtesë, rrëfimet e gjyshit tim, Hajzer Tafa Shyti, ngjanë kështu, sepse ato rrëfime ishin të flakta atdhetarisht dhe të argumentuara historikisht; kur tregonte për babain e tij, ish-ushtar i Hasan Prishtinës, para se të shpërthente kryengritja e viteve 1908-1912, në katundin Pantinë, që shtrihet në rrethin e Vushtrrisë, ideologu madh i lëvizjes kombëtare, Hasan Prishtina, i kishte organizuar rekrutët e parë shqiptarë, me objektivin për të zgjeruar më tej veprimtarinë tij ushtarake edhe në vise të tjera të atdheut , për të krijuar një ushtri kombëtare.

- Stërgjyshi im, Mustafë Shyti I nga katundi Gurbardh, (ish-Ashlan), ishte ftuar rekrut me shumë shokë të tjerë, nga i madhi atdhetar, Hasan Prishtina, për t´u përgatitur ushtarakisht, për mbrojtjen e tërësisë tokësore!

- Mbresa të pashlyera -siç rrëfente gjyshi im, ka lënë ndër ne breznitë; kur të parët tanë tregonin në veçanti, sa shumë ishin entuziazmuar (këtë e tregonte me lot në sy), kur Hasan Prishtina i kishte komanduar ata në gjuhën shqipe:

Gatitu! Përpara! Flamur ndero!
- E, të tjera urdhra, prej eprorësh ushtarakë.

Ishte, ky Mustafë Shyti I, një ish-ushtar i tij, i cili në kohën kur luftonte Shkodra me Mal të Zi, ishin vitet 20-ta; ky iu kishte drejtuar një koloni malazias: “O, Jovan, a po i dëgjon krismat e topave, dije mirë se Shqipëria nuk ka vdekur, por këtu në Kosovë do ta e kemi herët a vonë!”...

- Gjyshi im, ka luftuar kundër çetnikëve të Drazha Mihajloviqit, vet i treti vëlla, gjatë luftimeve tremujore, njëri prej tyre; Muharremi, në vitin 1942 u vra në Dezhevë, në rrethin e Tregut të Ri – ish- Novi Pazari, kur atdheun e mbuluan retë ë zeza, të robërisë okupatore serbomadhe dhe fashiste italiane ë gjermane.

- Dua t´ i sqaroj lexuesit, përse në fillim të shkrimit ë shkrova, Mustafë Shyti I, këtë e shkrova të sqaroj më tej sepse, -që nga vitet 20 e deri në vitin 1998, kishte kaluar një katrahurë vuajtjesh për kombin shqiptar;

- Krajli të moçme ndërrohen me të reja,
e njëmijë popuj ranë porsi rrufeja!
(Ndre Mjeda)

- Kur në vitin 1998 filloi lufta çlirimtare, nën udhëheqjen e së famshmes, UÇK, Mustafë Shaqir Shyti II, pra, nipi (djali i djalit) të Mustafës të I-rë, i rroku armët kundër okupatorëve serbo-malazezë, pas një beteje të pa barabartë me armiqtë shekullorë, ra në altarin ë lirisë, gjithashtu, pas një viti, në ballë të luftës çlirimtare, do të binte si meteor dhe gardisti i UÇK-së, Adnan Sadik Shyti, pra, lufta dhe dëshmorët s´kishin të ndalë ndër brezni!...

- Është një koincidencë që lidhet me fatet historike, për faktin se, po këtë katund, i quajtur, Pantinë, në pranverën e vitit të lavdishëm 1998, janë zhvilluar luftimet e para midis forcave okupatore serbe dhe UÇK-së, heroike.
Me ç´rast, midis ushtarëve të tjerë sypatrembur; në luftime ka marrë pjesë dhe vëllai im Xhelal Shyti i cili me mitralozin e sjellë nga Tirana, në atë betejë ua ka dhuruar ato dhurata që u takojnë armiqve shekullorë.
Pas luftimeve të rrepta, forcat serbe, pësuan humbje në njerëz dhe teknikë ushtarake, pastaj ikën me bisht nën shalë!...

-Me këto shembuj heroizmi, që kanë ngjarë dhe në shumë e shumë familje të tjera shqiptare; -dua të theksoj, se i madhi atdhetar Hasan Prishtina qysh atëherë gjatë ushtrimeve në rrethin tonë kishte thënë:
“Ne, po përpiqemi për liri, të cilën ndofta ne nuk do ta gëzojmë, por e di se po e hedhim një farë lirie e cila pas njëqind vitesh ka me mbirë”!
-Amaneti i Hasan Prishtinës, qëndroi si lapidar i përjetshëm; -sepse, ndër vite, lufta për ribashkim kombëtar ka vazhduar dhe po vazhdon!...

-Është ë vërtetë që shkëlqen si drita e diellit në pranverë; që, ndër mote breznitë shqiptare janë edukuar nga fryma ë atdhedashurisë nga të parët tanë, -pastaj, në situata të caktuara historike, kur atdheu ishte në rrezik ato brezni ishin të përgatitura kombëtarisht, moralisht me shpirtra luftarakë; -prandaj, atdheut kurrë s´i kanë munguar heronjtë as heroinat; për aq sa nuk i kanë munguar kurrë, dielli dhe ajri!

-Nëse për një çast i rikthehemi kujtesës historike, lehtë mund të konstatojmë se: më shumë flet një dëshirë e shprehur atëherë nga një ish –ushtar i Hasan Prishtinës, që e shkrova më lart; se sot zhurmat në errësirat e tyre politike; të njëmijë e një “politikanëve modernë” , pro-evropianë, fjalamanë; -kurse, anadollakë, kokë këmbë nga prapësitë e tyre.

-Pra, kjo qe dëshira qe shekullore që; Shqipëria të ribashkohej me Kosovën e jo Shqipëria të bashkohej me Evropën por, as nuk qe as është dëshirë e breznive që ranë për liri, as e jona që, Kosova të ricopëtohet, e njohur kinse, si e ”pavarur” ndërsa, në fakt është një Republikë, - pa sovranitet, pa kufij të mbrojtur nga ushtria e saj, e ashtuquajtur “Republikë multietnike” , e gjymtuar jo vetëm nga toka, por dhe nga identiteti; me një flamur të huaj ahtisarian.

-E mashtrojnë popullin ata, që thonë: bashkimi me Evropën apo Republika e Kosovës, ishin ëndrra shekullore!
Jo, mor zonja ë zotërinj!
Nuk është ashtu!
-E vërteta qëndron se: -ëndrra shekullore gjithëkombëtare ishte dhe ka mbetur deri në FITORE, ribashkimi i Shqipërisë Etnike, pra, i bërjes Shqipërisë-Shqipëri!

-Për ta bërë këtë domosdoshmëri historike, është obligim i shtetit shqiptar, që ta respektoj Kushtetutën e vet, sipas Nenit 8, i cili e sanksionon qartësisht të drejtën tonë për t´u ribashkuar si komb dhe obligon shtetin shqiptar që të angazhohet për këtë.

...Kujtoj, është nderin e çdo shqiptari atdhetar, që të mos e respektoj për asnjë çast të ashtuquajturën, Kushtetutë e Kosovës e bërë sipas recetave të huaja, e cila në Nenin 3 e ndalon bashkimin Kosovës, me ndonjë shtet tjetër që, në fakt kjo do të thotë; e ndalon ribashkimin e kombit shqiptar, sipas parimit: një komb një shtet !

Në rast se këto mesazhe nuk i marrin seriozisht politikanët në Shqipërinë Etnike, dhe politikanët euro-atlantikë, rreziqe të paparashikuara do të ketë përsëri në rajonin tonë.

- Është për të theksuar në këtë përkujtim që, sa ide gjeniale kishte në mendjen dhe veprat ë atij atdhetari të madh; Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të VETËVENDOSJES, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit.
Lexo: http://sq.wikipedia.org/wiki/Hasan_Bej_Prishtina

-Sikur kjo ide madhore të realizohej që prej më tepër se shtatë decenie, jam i bindur që Ballkanit të trazuar do t´ i mungonte një lum gjak i derdhur nga orekset ekspansioniste të fqinjëve sllavë, ndaj trojeve shqiptare.
-Nga koj mund të konstatojmë se, jo vetëm populli ynë, por edhe popujt fqinjë vuajtën kur nga udhëheqjet e tyre shoviniste nuk u respektuan idealet e ndritura të këtij kolosi të madh të shqiptarizmës.
-Kjo, çështje ka mbetur e pazgjidhur deri sot, për kombin shqiptar; prandaj, le të shërbejë pësimi shekullor, si mësim për faktorin e brendshëm shqiptar , që e bën politikën tejet të gabuar duke u bazuar vetëm nga politika ditore në raport me “qendrat e vendosjes”; -këto qendra të vendosjes duhet të ndërgjegjësohen sa më parë aq më mirë për të gjithë; -që pa të drejtën e kombit shqiptar për VETËVENDOSJE, gjendja në Kosovë dhe më tej në viset tjera shqiptare; kurrë nuk do të jetë stabilizuese as e sigurt për paqen në rajonin e trazuar të Ballkanit.(Fadil SHyti)

Huazuar nga web faqja:albaniapress.com

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...