2020-02-08

Akademi Përkujtimore për të pagjeturit e Klinës



Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines

Në sallën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, nën organizimin e Shoqatës për Persona të Zhdukur në Klinë, kohë më parë  është mbajtur Akademi Përkujtimore për të Pagjeturit në Komunën e Klinës nga Lufta e UÇK-së, ku kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Akademik Prof.Jahja Lluka, këshilltar i ish Kryeministrit Haradinaj, Prekë Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, përfaqësues të institucioneve lokale të Komunës së Klinës, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve për lirinë e vendit dhe qytetarë të shumtë.

Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines


Kryetari i Komunës së Klinës ,Prof.Dr.Zenun Elezaj në fjalën e tij theksoi se të pagjeturit e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pjesa më e dhimbshme e historisë tonë kombëtare.

Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines

“Jemi mbledhur sot në këtë ditë përkujtimore për t’i kujtuar, për të ngrehur zërin e po ashtu edhe për të ndarë dhimbjen për ata që sot nuk janë në mesin tone.

Të pagjeturit e Luftës janë pjesë e dhimbjes dhe kujtesës tonë kombëtare e shpirtërore dhe dëshmi se Serbia jo vetëm që vrau shqiptarë, por u përpoq që t’i humb gjurmët e mizorive që ka shkaktuar gjatë luftës.

Dëshiroj t’ju shpreh përkushtimin tonë maksimal, si institucione lokale, se me mundësitë që kemi do të angazhohemi që e vërteta mbi gjenocidin serb të ushtruar ndaj popullatës sonë të zbardhet plotësisht dhe se nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie, më në fund, ne dhe familjarët e të pagjeturve, të mësojmë për fatin e tyre.

Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines


Nga kjo sallë ju bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante vendëse dhe ndërkombëtare, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që fati i të cilëve sot na mungojnë të ndriçohet një herë dhe përgjithmonë, në mënyrë që kjo plagë të mbyllet dhe ata që kanë shkaktuar këtë dhimbje popullit shqiptar, të marrin përgjigjen e merituar.

Lavdi e përhershme për dëshmorët, martirët e kombi dhe gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!”, tha Kryetari Elezaj në fjalën e tij.



Në këtë Akademi Përkujtimore folën edhe këshilltari i ish Kryeministrit Haradinaj, Akademik Prof.Jahja Lluka dhe Prekë Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, të cilët theksuan se ka informacione për vendndodhjet e personave të pagjetur, por që duhet bashkëpunim më i madh nga autoritetet serbe për zbardhjen e fatit të këtyre personave.

Ndërsa në emër të familjarëve foli Ramë Manaj, i cili falënderoi Shoqatën për Persona të Zhdukur në Klinë për organizimin e kësaj Akademie dhe institucionet për përpjekjet e tyre në zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës së UÇK-së.
Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines
Në fund Organizata për Persona të Zhdukur në Klinë, në shenjë nderimi ka ndarë mirënjohje për familjet e personave të zhdukur.
, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, Kryetarin e Komisionit për të pagjetur, Prenk Gjetaj, dhe Këshilltarin e parë të Kryeministrit, Jahja Lluka, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Rezultati i imazhit për te pagjeturit e klines
Poltikani Pejan , Akademik prof.Jahja Lluka ,ishte zotuar   se do të merret  çdo herë personalisht për ta mbyllur këtë çështje dhe patë thënë se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Lluka i cili u morr  me çështjen e të pagjeturve ka paralajmëruar se ligji për të pagjeturit shumë shpejt do të procedohet për Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj ka thënë se familjarët e të pagjeturve kanë nevojë që ky ndryshim i ligjit të ndodhë.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...