2020-02-03

Albin Kurti kryeministër i Kosovës/ Votohet qeveria e re, opozita braktis sallën

Nga Flori Bruqi 








VV dhe LDK me konferencë të përbashkët, zyrtarizohet marrveshja…


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan mëngjesin e së dielës marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lajmi është bëri i ditur nga kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK, Isa Mustafa.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti.

Lajmin u dha në një konferencë të përbashkët dy kryetarët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Kurti: U takuam dhe dakorduam që të takohemi dhe nesër për të zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. E kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveçse për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë shumë më i sigurt nga sa është menduar.

Mustafa: Kemi arritur marrëveshjen dhe vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të publikut. Dëshirojmë që kjo qeverisje të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritjet e qytetarëve ndaj saj.


Hapet rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK, ku duket se Glauk Konjufca e liroi pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK.
Sipas raportimeve të mediave, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.
Kreu I LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.
Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes, nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri, duke marrë post ministror dhe vendin e tij do e marrë Vjosa Osmani, sipas Express.
Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.




Albin Kurti niset për në Kuvend: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej popullit


I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.





Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.


albin-kurti-isa-mustafa-e1575381648399-1280x719-600x360


Pas katër muaj negociatash, sot votohet Qeveria e re e Kosovës


Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy partitë që morën më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit politik për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së posteve.

Këto dy parti janë pajtuar që qeveria e re të ketë 15 ministri, duke bërë që secila prej tyre të udhëheqë me nga gjashtë ministri, posti i kryeministrit t’i takojë Vetëvendosjes, kryeparlamentari LDK-së, ndërsa tri ministri do t’iu takojnë minoriteteve.

Sa i përket postit të presidentit, e cila ka qenë temë e nxehtë e negociatave të deritanishme, LVV dhe LDK kanë vendosur që kjo çështje të mbetet për t’u diskutuar më vonë.

Në zgjedhjet e tetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 29 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28.

Qeveria e Kosovës konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bije që së paku duhet t’i ketë 61 vota.

Kushtetuta e Kosovës parashikon edhe procedura të tjera në rast se Qeveria nuk merr shumicën e votave të nevojshme.

“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në Kushtetutë.

Po ashtu, theksohet se anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Ndërsa, teksti i betimit është i rregulluar me ligj.


Kushtetua ka paraparë edhe ministritë dhe përfaqësimin e minoriteteve.

“Në Qeveri do të jenë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga ndonjë komunitet tjetër jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra. Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë. Do të jenë së paku dy zëvendësministra nga komuniteti serb i Kosovës dhe dy zëvendësministra nga komunitete të tjera jo shumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një zëvendësministër të tretë, i cili përfaqëson komunitetin serb, dhe një tjetër zëvendësministër, i cili përfaqëson një nga komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë. Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, me koalicionet ose grupet që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë mund të zgjidhen nga deputetë të Kuvendit të Kosovës ose nga persona të kualifikuar, që nuk janë deputetë të Kuvendit. Papajtueshmëria e anëtarëve të Qeverisë lidhur me funksionet e tyre rregullohet me ligj”, thuhet në Kushtetutë.








Është votuar me 86 vota pro dhe 10 abstenime qeveria e re e Kosovës, me kryeministër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Mësohet se të gjitha partitë opozitare e kanë bojkotuar seancën parlamentare pak minuta para se të votohej qeveria e re.


Kabineti qeveritar do të përbëhet nga 15 ministri, 2 zëvndëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.


Ndërkohë zëvendëskryeministri i propozuar nga LDK-ja është Avdullah Hoti dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi.



Emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes.

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë.

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim.

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm.

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca.

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu.

Ministria e Financave dhe Transferave – Besnik Bislimi.

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari.

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia.

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi.

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic.

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.






 Albin Kurti do të vendosë shërbimin urshtarak të detyrueshëm

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ku pritet të votohet Qeveria e re, shpalosi para deputetëve programin e tij qeverisës.

Ndër të tjera tha se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm

“Shërbimi urshtarak i detyrueshëm. Kohëzgjatja 3 mujore

Do bëjmë përgatitjet për avancim të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt ushtrisë në kohë optimal dhe përgatitjet prë anëtarësim në NATO. Shërbimi urshtarak i detyrueshëm. Kohëzgjatja do të jetë 3 mujore dhe do I ndihmojë FSk për të përmbushur detyrat dhe rolin e saj në fushën e sigurisë.

Shqipria e Ribashkuar




Ç'farë shkrova më datën 13 maj 2007.
 në web faqën : http://ideali-im.blogspot.com/



Pushtetaret i frigohen Heroit te Demokracis Albin Kurtit

Shkruan: Flori BRUQI



Edhe nje here me shkas:Pushtetaret i frigohen Heroit te demokracise apo:

KUSH ËSHTË ALBIN KURTI?



Albin Kurti është lindur më 24 Mars të vitit 1975 në Prishtinë.
Shkollën fillore (1981-1989) dhe shkollën e mesme (1989-1993) përfundoi në Prishtinë me rezultate shembullore. Në vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloi studimet dhe i kreu ato pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës...

Në Gusht të vitit 1997, Albin hyri në Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës si anëtar i kryesisë së Unionit me detyrë për marrëdhëniet me jashtë. 

Albini ishte gjithashtu njëri ndër organizatorët e protestave paqësore të studentëve të UP për lirimin e objekteve shkollore, të cilët mbaheshin nga profesorët dhe studentët serbë. 

Albini së bashku me kryesinë e UPSUP organizuan protesta paqësore të studentëve më 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhjetor 1997 dhe 13 mars 1998. 

Gjatë kësaj kohe ishte ftuar në disa takime në Uashington DC, New York, Burksel, Kopenhagë dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg me qëllim informimin e komunitetit botërorë rreth kërkesës së ARSYESHME të studentëve. 

Albini, gjithashtu është takuar edhe me personalitete të larta të politikës së jashtme botërore si Robin Cook (ish-ministër i jashtëm i Britanisë se Madhe), Kluas Kinkel (ish-ministër i jashtëm i Gjermanisë), Huber Vedrine (ministër i jashtëm i Francës), Rober Gelbard (ish-përfaqësues special i Presidenti Klinton për Ballkanin) dhe me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve perëndimore të cilët ishin të akredituara në Beograd. 

Në Gusht të vitit 1999, Albini filloi te punojë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbente si përkthyes. Në fillim të Marsit të vitit 1999, Albini ndërpreu të gjitha aktivitetet në UPSUP dhe pranë zyrës së Përfaqësuesit politik të UÇK-së për të vazhduar studimet e tij në universitet. 

Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, Albini mbeti (qëndroi) në Prishtinë, kur policia serbe e arrestoi atë me 27 prill 1999 dhe deri me 1 Maj është mbajtur në burgun e Prishtinës.

 Më 2 Maj është transferuar në burgun e Lipjanit ku ai qëndroi deri më 10 qershor. Gjatë kësaj kohe është torturuar barbarisht. Albini është akuzuar për takimin me Richard Holbrooke (ku në fakt, Albin kurrë nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill. Më 10 qershor, Albini dhe shumë shqiptarë të tjerë të burgosur janë transferuar nga burgu i Lypjanit (Kosovë) në burgjet serbe. 

Më 12 Qershor Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informon që Albini mbahet në burgun e Pozharevacit. Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë.



Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. 

Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së - Adem Demaçit".

Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit, si dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". 

Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve". Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit. Albin Kurti u dënua me 15 vjet dhe pas ardhjes së Koshtunicës në pushtet u lirua. ... 

Më10 shkurt të këtij viti u paraburgos nga njësitë speciale të SHPK-së dhe UNMIK-ut për demonstratat e sotme të Lëvizjes vetëvendosje...



Akademik Prof.Dr.sci Namik Shehu ,sekretar ekzekutiv i Akedmisë së shkencave shqiptaro -amerikane shkruan:



I nderuar Zoti Flori !



Me lejoni qe nepermjet Jush te pershendes me dashuri shokun, mikun dhe njeriun Tuaj me te dashur Z. Albin Kurtin, atdhetarin e shquar te popullit te kosoves.



Nder, respekt dhe krenari per birin heroik te popullit shqiptar te Kosoves , per trimin sy patrembur dhe mbrojtesiin e te drejtave te pamohueshme te popullit te vet, guximtarit dhe sokolit te rinise kosovare trime, djalit te kosoves heroike ALBIN KURTIT.; qe mbron me dinjitet dhe me merite Pavarsine dhe sovranitetin e vendit te vet.

Me rastin e lirimit te Tij nga " roberia e lirise ", i urojme atij shendet, jete te gjate, dhe suksese te metejshme , ne vazhdimin e vepres se tij madhore, te drejte dhe atdhetare.

Familjes se Z. Albin Kurtit i dergoj pershendetje dhe falenderimet me te ngrohta dhe bujare ,per edukimin e dljalit te tyre me atdhetarizm te larte .

Pershendes Popullin martir te Kosoves dhe i uroj Kosoves sa me shpejte "pavaresi dhe shtet te lire dhe sovran ".

Me respekt dhe konsiderate.

Bashkeatdhetari Juaj. 

Namik M. Shehu


Nju Jork,13 maj 2017.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...