2020-02-05

Vjosa Osmani tregon kushtin për t’u larguar taksa


Kryetarja e Kuvendit, Prof.Dr.Vjosa Osmani, pas takimit me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, ka folur për heqjen e tarifës për produktet serbe.

Ajo ka thënë se për të ndodh kjo duhet edhe Serbia ta ndalë fushatën e saj kundër Kosovës, konkretisht njohjeve.

“Në radhë të parë për t’u larguar tarfia, s’është taksë, ashtu siç e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Berlin, Rechard Grenell, ne pajtohemi që për t’u larguar tarifa Serbia duhet ta ndërpres fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Nëse Serbia nuk e bën një gjë të tillë pa asnjë kusht tjetër, as Kosova nuk do të kishte arsyetim për ta suspenduar tarifën”, ka deklaruar Osmani.

Ajo më tej tha se Serbia duhet patjetër ta ndërpres fushatën e ç’njohjeve, që është fushatë siç tha e bërë nëpërmjet mjeteve dhe metodave ilegale, fushate që e ka minuar dialogun mes dy vendeve.

“Ne s’kemi qenë pengesa, por brenda Kuvendit do të bëjë çmos të punoj me të gjithë deputetët që të jenë të përfshirë, të informuar, të kemi transparencë të plotë për këtë proces, sepse vetëm kur ka transparencë dhe përfshirje të opozitës mund të presim që të kemi sukses në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën. Shpresojmë që bashkë të punojmë që interesi i vendit tonë të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Osmani.

Osmani tha se siç e ka thënë edhe Kurti në seancën e Kuvendit me 3 shkurt 2020, por edhe siç kanë deklaruar para qytetarëve tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...