Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/04

Ti je këngë - që ndal dhembjen

JASHAR SALIHU

Veprimet për Atdheun
I kishe argëtim edhe në vetmi
Pasioni për zgjim
Ishte edhe në qiellin e Natës
Ishullin e lumturisë ëndërroje
Mikun se le as në çastin e rrënimit

O shpirt shenjtori
Ti ecën edhe vetëm
Bijtë e trishtimit kërkuan
Të heshtësh e të flasësh
Sytë tu – zjarr në errësirë

Ti ke guxim
Më më shkëlqim se kaq s’ke qenë kurrë
Me ty asgjë nuk harrohet
Zbukurohet vendi me emrin tend

Pa ty – zotrat lahen në gjak
Të vigjirëshave moderne
Në folenë e shpirtit tënd
Ngrohtësi dhe dritë për engjujt
Që se kanë humbur fjalën

Edhe në shtegtimet e vetmuara
Ti je këngë - që ndal dhembjen
Edhe mengjeseve të acarta

Bedri Halimi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...