2020-02-25

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn



Rezultati i imazhit për flori bruqi

Shkruan Flori Bruqi 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin se bota duhet të përgatitet për një pandemi nga koronavirusi. Edhe pse është shumë herët për ta quajtur pandemi, duke iu referuar OBSH-së, vendet duhet të jenë të përgatitur.

Kina, Koreja e Jugut, Italia dhe Irani po luftojnë për ta mbajtur atë nën kontroll, por numri i të prekurve vijon të rritet. Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive rrezikon të përhapet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës.


Floripress dhe autori i këtyre rreshtave , duke cituar ekspertë të shëndetësisë, shkruan se rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj. Përhapja e virusit në këto vende nuk ka lidhje me Kinën dhe kjo e bën situatën shqetësuese.


Të hënën, Afganistani, Kuvajti dhe Bahreini raportuan rastet e para, të gjithë njerëz që ishin kthyer nga Irani, një vend qe numëron 12 viktima. 


Shefi i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejezus paralajmëroi se mundësia për ta mbajtur të izoluar virusin po zvogëlohet.


Shpresat janë tek moti. Rritja e temperaturave zvogëlon jetëgjatësinë e virusit në ajër, pasi deri tani nuk ka asnjë vaksinë efikase kundër tij.


Raporti i vdekjeve nga koronavirusi është mes 1 dhe 2 përqind, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka ende përllogaritje të sakta.


*****


Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Kosova  qysh momentin e parë të shfaqjes së tij është  përgatitë , në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kosova ka  bërë e po bënë  çdo gjë sipas planit…,por ka edhe institucione tejët të ndijshme që thonë se "nuk mundt të fillohët parandalimi nga ky virues shkatrrues,ngase nuk është aprovuar buxheti ".

Çfarë turpi ! 


Krejtë bota është quar në këmbë për ta parandaluar  Korona virusin  por  ky Drejtor dëshiron me çdo kush  ta  mbrojë buxhetin e institucionit të tij  ?!!!


Ai ka emër dhe mbiemër.Ka edhe funksion të lartë në shtetin e Kosovës !


Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..


Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!...


Do të financohet kërkimi për vaksinën dhe blerja e pajisjeve mjekësore

Përhapja e virusit vdekjeprurës në të gjithë botën ka detyruar shumë vende të botës të marrin masa të forta për të mos lejuar sëmundjen e ngjashme me gripin të kthehet në pandemi.

Për këtë arsye kreu i Shtëpisë së Bardhë ka i ka kërkuar Kongresit akordimin e një fondi prej 2.5 miliardë, kundër virusit. 1 miliardë dollarë për të mbështetur kërkimet shkencore për krijimin e vaksinës dhe mbi 1.5 miliardë dollarë të tjera për pajisje mjekësore.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti amerikan Donald Trump shkroi se epidemia e koronavirusit në SHBA është nën kontroll dhe se qendrat amerikane për parandalimin e sëmundjeve po punojnë shumë për të fituar luftën me virusin.

Ndërkaq autoritetet në Korenë e Jugut po testojnë rreth 200 mijë anëtarë të një kishe ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus.

Në vend numri i të infektuarve është rritur në 977 , nga ku 6 prej tyre ndodhen në gjende kritike për jetën. Deri më tani Koreja e Jugut është dhe vendi me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus jashtë territorit të Kinës.

Po ashtu mbetet i lartë edhe numri i vdekjeve në Kinë më rreth 2707, ndërsa i të infektuarve po i njëjtë, 78 mijë.

Qeveritë e shumë vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë që në Hong Kong është vendosur që hapja e shkollave të shtyhet dhe për një muaj.

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti alarmin se bota duhet të përgatitet për një pandemi nga koronavirusi.

Sipas asaj që raporton BBC, duke cituar ekspertë të shëndetësisë, rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj. Përhapja e virusit në këto vende nuk ka lidhje me Kinën dhe kjo e bën situatën shqetësuese.

Deri më tani ende nuk është bërë e mundur gjetja e kurës për virusin vdekjeprurës. Por një skuadër prej 20 kërkuesish shkencorë po bëhen gati të testojnë një variant të vaksinës ndaj koronavirusit tek kafshët.


Zhvillimi i vaksinave kërkon zakonisht një kohë të gjatë shprehen hulumtuesit, ndërkohë që vetëm procedura e e licencimit dhe daljes në treg kërkon rreth 12 deri 18 muaj.



Koronavirus  mbetet rrezik global


Infeksionet me virusin e Koronës në BE janë të pakta. Epidemia në Kinë mund të kthehet megjithatë në epidemi botërore.


Në Bruksel, ministrat e shëndetësisë të BE diskutuan në një takim krize kufizimin e përhapjes së virusit të ri të Koronës. Nuk u vendos asnjë masë specifike, por u ra dakord për një shkëmbim intensiv të informacionit. Ministrat ishin të shqetësuar për telashet e mundshme në furnizimin me medikamente dhe veshje mbrojtëse, të prodhuara në Kinë. Pas takimit, Bernd Riegert foli me Ministrin Federal të Shëndetësisë Jens Spahn (CDU).



Jens Spahn Bundesgesundheitsminister CDU (DW/Lucia Schulten)

Deutsche Welle: Cilat masa shtesë duhet të ndërmarrin Evropa dhe Gjermania për të parandaluar që virusi i Koronës të çojë në një epidemi globale?

Jens Spahn: Para së gjithash, kemi nevojë për një qasje të koordinuar në Evropë dhe ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi shumë të koordinojmë punën në nivel evropian, siç është rasti sot në Këshillin e Ministrave. Në nivelin e G7 (kombet më të rëndësishme të industrializuara në botë) folëm në telefon. Është e rëndësishme që ne të përgatisim veten në mënyrë që të parandalojmë që virusi të arrijë në rajone të tjera, përveç Kinës dhe t'i prekë ato aq sa Kinën. Për momentin kjo është ende një epidemi rajonale në Kinë. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të kthehet në një epidemi globale. Nëse kjo ndodh, duhet të jemi të përgatitur për të gjetur terapi të reja dhe një vaksinë. Duhet të krahasojmë vazhdimisht ato që dimë për virusin. Ka njohuri të reja çdo javë. Sa ngjitës është? Sa serioze janë sëmundjet? Duhet të fitojmë kohë për të ditur më shumë.



EU-Ministerrat | Coronavirus | Jens Spahn (DW/L. Schulten)

A do t'i kufizoni udhëtimet për dhe nga Kina, siç kanë bërë SHBA?

Në Gjermani, ne i udhëzuam pilotët të raportonin nëse në bord ka pasagjerë me simptoma, para uljes së avionit. Pasagjerët duhet të tregojnë se ku dhe si mund të kontaktohen në 30 ditët e ardhshme. Mund të na duhet të prezantojmë rregulla të reja për të kuptuar, se cilët pasagjerë kanë qenë në kontakt me njerëz nga Wuhani. Ne e diskutuam këtë në këtë Këshill të Ministrave. Ajo që nuk na nevojitet është matja e temperaturës te pasagjerët. Ne e dimë që kjo nuk do të ndihmojë për shkak të periudhës së inkubacionit dhe infeksioneve pa simptoma.


Kur do të mbarojë më e keqja?


Kjo është një pyetje e mirë. Sikur ta dija! Problemi ynë është se nuk dimë sa duhet rreth virusit. Kjo është arsyeja pse duhet të marrim kaq shumë masa paraprake për t'u përgatitur - për aq kohë sa nuk e dimë se çfarë bën vërtet virusi dhe sa dëm. Deri tani, zbulimi dhe përmbajtja e virusit ka funksionuar në Evropë. Ne jemi në gjendje të thyejmë zinxhirët e infeksionit. Por duhet të pranojmë që kjo vlen për sot. Mund të ndodhë që gjendja të bëhet më e keqe, përpara se të përmirësohet. Për aq kohë sa virusi nuk është nën kontroll në Kinë, epidemia rajonale ende mund të kthehet në epidemi globale.





Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndaj qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike gati është paralizuar. Gjendja po acarohet edhe nё Korenё e Jugut.




Vazhdon përhapja e virusit Korona. Krahas Italisë që njoftoi 283 raste infektimi, edhe Austria e Kroacia njoftuan rastet e para të infeksioneve. Në Romë mblidhen ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje me Italinë.



Italien Coronavirus Soldaten in Mailand (Reuters/F. Lo Scalzo)


Ushtarë para katedrales së mbyllur në Milano

Lajmet për përhapjen e shpejtë të virusit Korona ndryshojnë me orë. Së fundmi bëhet e ditur, se edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit është i infektuar me virusin Korona. Më parë Austria kishte njoftuar dy raste ntë infektimit në Tirol. Edhe Kroacia ka njoftuar për rastin e parë të infektimit, sipas kryeministrit, Andrej Plenkovic. Turqia ka izoluar 132 vetë në bordin e një avioni të ardhur nga Irani për shkak të dyshimit për persona të infektuar. Në një hotel në Tenerifa në Spanjë janë izoluar disa qindra vetë për shkak të dyshimit për raste të infeksioneve me virusin Korona. Në Itali krahas më shumë se 280 rasteve të infektimit në veri, është konfirmuar edhe një rast infeksioni në Sicili. Italia ka reagur me masa drakoniane duke izoluar disa zona në veri për të penguar përhapjen e virusit.


Ndërkohë në Romë zhvillohet të martën mbasdite një takim krize i ministrave të Shëndetësisë të disa vendeve të BE që janë afër Italisë. Italia ka ftuar në këtë takim për të koordinuar veprimet për përhapjen kaq të shpejtë të virusit në Europë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur, se virusi nuk ndal në kufijtë e vendeve. Spahn pret raste të tjera të virusit Korona edhe në Gjermani, ku aktualisht janë regjistruar 16 vetë të infekuar.



Italien - Casalpusterlengo - Coronavirus (picture-alliance/dpa/AP/LaPresse/C. Furlan)

Casalpusterlengo në Itali

Ndërkohë një virolog ka kritikuar në mediat gjermane mënyrën e veprimit të qeverisë gjermane. Alexander Kukele tha për Deutschlandfunk, se ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn e nënvlerëson rrrezikun në përhapjen e virusit Korona dhe e paraqet shumë më pak të rrezikshëm se një grip. Por nëse vdekshmëria tek gripi është 0,1% në rastet e virusit Korona është më e lartë, 0,5-1,5%. „Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm", ka thënë Kukele. Virusi Korona mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për pleqtë, si në rastin e gripit, por edhe për njerëzit në moshën e mesme.



Italien Coronavirus Codogno (picture-alliance/Zumapress/C. Furlan)

Codogno, qyteti i prekur nga Koronavirusi

"Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit ", deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend. Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё „rastet e veçanta".

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme. Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.




Deri tani nuk janё regjistruar nё asnjё vend tjetёr evropian kaq shumё raste tё infektimeve me virusin SARS-CoV-2. Nё Itali janё regjistruar gjithsej 150 raste (të dhënat e datës 24.02). Nga pjesёt veriore tё Italisё, nё rajonin Venecia dhe Lombardi, konfirmohet të hënën rasti i pestë i vdekjes. Pёr krahasim: Nё Gjermani janё regjistruar deri tani 16 raste tё infektimeve, nё Francё 12, ndёr tё cilёt njё person ka vdekur.



Italien, Brenner: Einstellung des Bahnverkehrs (picture-alliance/AP/M. Schrader)


Shpёrthimi i infektimeve nё Lombardi ka ndodhur pas infektimit tё njё 38-vjeçari i cili po trajtohet nё njё spital nё qytetin e vogёl Codogno. Se ku ёshtё infektuar ai, ende nuk dihet saktësisht. Dyshohet se ёshtё infektuar nga njё mik kinez, i cili ёshtё kthyer sё fundmi nga vendlindja e tij nё Itali. Por kjo nuk ёshtё konfirmuar. Ndёrkohё qё pёr ardhjen e virusit nё Venecia dyshohen afaristё kinezё, tё cilёt kanё ardhur atje. Njё rast nё rajonin Piemont ёshtё regjistruar pas kontakteve tё tij me njerёz nga Lombardia.

Gjendje alarmi nё Korenё e Jugut


Nё Korenё e Jugut qeveria ka shpallur gjendjen mё tё lartё tё alarmit, pёr shkak tё infektimeve. Presidenti Moon Jae ka vendosur kёto masa pas dy rasteve tё tjera tё vdekjeve. Epidemia gjendet njё njё „pikё tё rёndёsishme kthese“. Ditёt e ardhshme do tё vendosin se si do tё zhvillohen gjёrat. Qeveria e tij po ndjek sugjerimet e ekspertёve dhe ka ngritur gatishmёrinё e veprimit nё nivelin mё tё lartё tё mundshёm. Qeveria pohon se nuk do tё hezitojё tё ndёrmerren edhe masa tё papara deri tani nё luftёn kundёr kёtij virusi. Deri tani nё kёtё vend janё regjistruar 602 raste tё infektimeve, qё ёshtё numri mё i madh pas Kinёs. Shumica e infektimeve ka ndodhur nё kishёn Shincheonji Church of Jesus, ku njё e infektuar ka shkuar dhe fillimisht ka refuzuar tё bёjё testet mjekёsore. Mё pas ka shkuar edhe nё shёrbimet e kishёs nё qytetin Daegu.


Gjendja e paqartё



Italien Coronavirus Casalpusterlengo (picture-alliance/dpa/C. Furlan)


Në Casalpusterlengo njerëzit mbajnë maska e qëndrojnë në radhë në supermarket

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё WHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё. Nё Kinё ёshtё rritur ndёrkohё numri i tё infektuarve nё mё shumё se 77.000.


 Prej tyre 2400 kanё vdekur. Por ekspertёt mendojnё, se shifrat nё Kinё mund tё jenё shumё mё tё larta. Numri mё i madh i tё vdekurve ka ndodhur nё provincёn Hubei, ku ёshtё regjistruar pёr herё tё parё sёmundja nё qytetin milionёsh Wuhan, nё dhjetor tё vitit tё kaluar.



Symbolbild Coronavirus (imago images/Xinhua/R. Chao)
Gjermani: Pak frikë nga virusi Korona virus 


Nga një sondazh i ARD-së rezulton, se qytetarët janë kryesisht të qetë për virusin Korona. Më shumë frikë njerëzit kanë nga rritja e qirave.



Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektuar me virusin mjaft të panjohur. Rastet e para ndodhën në një kompani në Bavari, ku një punonjëse e infektuar nga Wuhani kishte bërë trajnime.


Javën e kaluar, më shumë se njëqind shtetas gjermanë u kthyen në Gjermani nga Kina. Ata i futën në karantenë, në një kazermë. Edhe tek ata u konstatuan raste të veçanta të infektimit me virusin e Koronës. Edhe pse sëmundja te shumë pacientë është e butë dhe kalon shpejt, shfaqja e virusit ende mjaft të panjohur ka shkaktuar frikë në të gjithë botën.


Gjermanët u besojnë autoriteteve


Në Gjermani, megjithatë, frika është e kufizuar. Tetë nga dhjetë gjermanë besojnë se situata deri tani është nën kontroll. Kjo del nga një sondazh i ARD-së, të cilën e ka realizuar qendra e sondazheve infratest-dimap.


Sa duhet të kushtojnë ushqimet?


Një temë tjetër, për të cilën i kanë pyetur studiuesit e opinionit shtetasit në sondazhin e fundit janë çmimet e ushqimeve në Gjermani. Sipas statistikave gjermanët nuk shpenzojnë as dhjetë përqind të të ardhurave të tyre për ushqim. Kjo është shumë pak, po ta krahasosh me shtetet e tjera evropiane. Çmimin e paguajnë mjedisi dhe fermerët. Jo vetëm me blegtorinë, por edhe në ara mund të fitosh gjithnjë e më pak para.


Fermerëve gjermanë iu desh të pranonin një rënie të të ardhurave prej 18 përqind në vitin e fundit të llogaritjes. Politikanët nuk duan më të rrijnë duarkryq. Në fillim të javës, kancelarja Angela Merkel foli me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe të industrisë ushqimore, për praktikat e tregtisë së drejtë dhe për mundësitë e rritjes së çmimeve të ushqimeve.


Vetëm një në dy vetë i gatshëm të paguajë më shumë


Por a do t'u pëlqente kjo gjermanëve? Vërtet që niveli aktual i çmimeve për ushqimet nga këndvështrimi i pothuajse gjysmës së të gjithë qytetarëve gjermanë (54 përqind), është mjaft i ulët. Sidoqoftë, 43 përqind nuk pajtohen: ata mendojnë se çmimet ekzistuese të ushqimeve janë të përshtatshme (36 përqind) ose shumë të larta (shtatë përqind).


E rëndësishme për vlerësimin e çmimeve të ushqimeve është situata përkatëse e të ardhurave. Në familjet me të ardhura neto më pak se 1.500 euro, 64 përqind mendojnë se çmimet aktuale të ushqimeve nuk janë aspak të ulta.


Qiratë po bëhen gjithnjë e më të larta


Një çështje që i preokupon njerëzit në Gjermani pothuajse në të gjitha nivelet e të ardhurave është mungesa në rritje e banesave. Gjithnjë e më shumë qytetarë po zhvendosen nga fshati në qytet dhe me kërkesën për strehim po rriten edhe qiratë. Po të mos kesh të ardhura mbi mesataren dhe të jesh në gjendje të shpenzosh një pjesë të madhe të të ardhurave për qiranë, vështirë se do të gjesh banesë me çmim të përballueshëm.


Vetëm një në shtatë gjermanë (14 përqind) janë të kënaqur me përpjekjet e bëra nga politikanët në Gjermani për të krijuar strehime me çmime të përballueshme. 80 përqind kritikojnë.


Në dekadat e fundit, shteti është tërhequr gjithnjë e më shumë nga banesat sociale. Kjo në një kohë kur ndërtuesit privatë mbështeten financiarisht, por si rezultat ata duhet të angazhohen për mbajtjen të ulët të qirasë për një periudhë të caktuar kohe dhe për dhënien me qira të banesës qytetarëve me të ardhura të ulëta.


Ndërkohë, nuk ka pothuajse apartamente me çmime fikse të qirasë. Shumica e banesave të mëparshme sociale jepen me qira me çmime të zakonshme.


Në situatën e tensionuar, shumica e qytetarëve janë në favor të ndërhyrjeve më të forta rregulluese në tregun e banesave, si p.sh, duke vendosur tavane për qiranë, si në Berlin.


Më pak mbështetje për koalicionin në Berlin


Qeveria federale e përbërë nga partitë unioniste dhe SPD edhe në vitin e dytë të periudhës aktuale legjislative e ka të vështirë të mbledhë pikë te qytetarët e saj. Më pak se një e treta janë aktualisht të kënaqur me punën e koalicionit qeveritar, dy të tretat kanë qëndrim kritik. Kjo do të thotë që niveli i mbështetjes për punën e qeverisë është ulur pak që nga fillimi i janarit. Në radhët e partive unioniste (46:53 përqind) dhe te SPD (52:48 përqind) miratimi dhe refuzimi janë të balancuara. Kritika ndaj punës së qeverisë së Berlinit mbizotëron në mesin e mbështetësve të opozitës së Bundestag, më qartë në mesin e mbështetësve të AfD.


Përsa i përket mbështetjes për partitë, ashtu si në muajin e kaluar, CDU dhe CSU aktualisht arrijnë në gjithsej 27 përqind. SPD arrin 14 përqind, Të Gjelbrit 22 përqind. 14 përqind e votuesve vazhdojnë të mbështesin AfD. Ndërsa partia E Majta përmirësohet dhe arrin nëntë përqind, FDP humbet një pikë përqindje dhe arrin në tetë përqind.


Sidoqoftë, demoskopët kujtojnë si gjithmonë se sondazhet me pyetjen e së dielës tregojnë tendencat aktuale të votimit në lidhje me zgjedhjet e Bundestag-ut dhe jo sjelljen aktuale të votimit. Shumë votues e përcaktojnë pozicionin e tyre pak para zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka fushata zgjedhore, kur u drejtohesh konkretisht votuesve të pavendosur dhe taktikë



Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi

Raste të reja të të infektuarve me koronavirus, i njohur si COVID-19, kanë filluar të raportohen çdo ditë në mbarë botën.

Në Kinë kanë vdekur 2,592, përderisa më shumë se 77,000 të infektuar janë konfirmuar, raporton Al Jazeera.


Mijëra raste janë konfirmuar edhe në të paktën 30 vende.


Përderisa, sot, në Kosovë është raportuar për një rast të dyshuar me koronavirus, por që më pas rezultoi negativ. 


Ndërkaq, më poshtë gjeni të gjitha vendet në cilat është konfirmuar se janë prekur nga ky virus.


Afganistan – 1


Në Afganistan rasti i parë dhe i vetëm me koronavirus është konfirmuar me 24 shkurt 2020.


Australi – 23


Në Australi janë konfirmuar 22 raste.


Belgjikë – 1


Në Belgjikë thuhet se një nga nëntë qytetarë belgë që janë kthyer nga Wuhan ka rezultuar pozitiv.


Bahrejn – 1


Në Bahrejn është konfirmuar rasti i parë me koronavirus më 24 shkurt 2020  nga një qytetar që ka ardhur nga Irani.


Kamboxhia – 1


Kamboxhia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus më 27 janar 2020.


Kanada – 10


Kanada ka konfirmuar nëntë raste me koronavirus me 23 shkurt  2020 – 3 në territorin e Ontarios dhe gjashtë në British Columbia.


Kina – 77,239


Deri më sot, gjithsej 77,150 persona në Kinë kanë konfirmuar se janë infektuar nga virusi, shumica prej tyre në qendër të Hubei.


Të paktën 2,592 njerëz kanë vdekur, ka thënë komisioni i shëndetësisë së Kinës.


Në Hong Kong raportohet se edhe 1 person nga sëmundja më 19 shkurt 2020. 


Përfshirë 2  vdekjet, në Hong Kong janë konfirmuar 79 raste më 23 shkurt 2020.



Egjipt – 1


Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka raportuar se është konfirmuar rasti i parë me koronavirus më 14 shkurt 2020.


 Ky është edhe rasti i parë në Afrikë.


Finlandë – 1


Një turist kinez është shtrirë në spital, nga i cili konfirmohet se më 29 janar 2020 është infektuar me koronavirus.


Pacientja thuhet se është 32 vjeçare nga Wuhan.


Francë – 12


Më 15 shkurt 2020, në Francë është raportuar rasti i parë me vdekje në Evropë – viktima është një 80 vjeçar, turist kinez.


Ndërkaq, 12 raste janë konfirmuar në Francë, 5 prej tyre janë qytetarë britanik të cilët kanë ndarë shtëpinë në një resort skijimi me dikë që sapo ka ardhur nga Singapori.


Gjermani – 16


Gjermania ka regjistruar 16 raste me koronavirus më 23 shkurt 2020, shumica e të infektuarve ishin në jug të Bavarisë.


Po thuajse të gjithë pacientët në Gjermani janë punëtorë për vendosjen e pjesëve të automjeteve Webasto, që janë infektuar nga kolegu nga Kina i cili po e mbante një kurs në Gjermani.


Indi – 3


Më 3 shkurt 2020, rasti i tretë pozitiv me koronavirus është raportuar në Indi, në jug të Keralas.


Të tre janë studentë që janë kthyer nga Wuhan, sipas mediave lokale.


Iran – 64


Autoritetet e shëndetit në Iran, kanë raportuar më 24 shkurt 2020 , se numri i rasteve të konfirmuar ka arritur deri në 64.


Prej tyre, 4 persona kanë vdekur nga virusi duke rritur numrin e të vdekurve deri në 12.


Irak – 1 


Në Irak është konfirmuar rasti i parë në qytetin Najaf.


Personi i infektuar është një student teolog, iranian.


Izrael – 2


Në Izrael është raportuar rasti i dytë me koronavirus, që të 2 janë shpërngulur në Japani.


Itali – 219


Në Itali janë konfirmuar 219 raste, shumica në veri të vendit.


5 persona kanë vdekur.


Japoni – 691


Gjithsej 691 persona kanë rezultuar pozitiv nga virusi.


3 persona që ishin në anijen Diamond Princess kanë vdekur në Japoni.


Kuvajt – 3


 Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit raportohen 3 raste më 24 shkurt 2020.


Liban – 1


Rasti i parë me coronavirus është konfirmuar në Liban më 21 shkurt 2020 pasi një grua ka arritur nga Irani.


Malajzi – 22


Malajzia ka konfirmuar në total 22 raste.


Nepali – 1


Nepali thotë se më 24 janar 2020 , 1 burrë, 32 vjeçar kanë arritur nga Wuhan është testuar pozitivisht me koronavirus.


Filipine – 3


Në Filipine, zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar rastin e tretë me koronavirus. 


Vendi po ashtu ka shënuar vdekjen e parë nga koronavirusi, jashtë Kinës.


Rusi – 2


Rusia ka raportuar 2 raste nga ky virus më 31 janar 2020. Të dy pacientët janë me nacionalitet kinez.


Singapor – 89


Në Singapor janë shënuar 89 raste më 23 shkurt 2020 , përfshirë 51 persona të cilët janë trajtuar dhe liruar nga spitali.


Kore Jugore – 833


Në Korenë Jugore është konfirmuar numri i të prekurve deri në 833.7 vdekje janë konfirmuar.


Spanjë – 2


Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar rastin e dytë me coronavirus më 9 shkurt 2020 – një britanik nga Mallorka.


Sri Lanka – 1


Në Sri Lanka është konfirmuar rasti i parë me virus më 27 janar 2020 .Pacienti është identifikuar se është 43 vjeçare, nga Hubei, e cila ka ardhur në Sri Lanka si turiste.


Suedi – 1


Më 31 janar 2020 , Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë ka thënë se një grua ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe është mbajtur e izoluar në një spital në jug të Italisë.


 Ajo kishte vizituar Wuhan para se të vinte në Suedi.


Tajvan- 28


Në Tajvan janë konfirmuar 26 raste, përfshirë një 61-vjeçar me probleme shëndetësore që vdiq nga virusi.


Tajlandë– 35


Në Tajlandë ka arritur numri deri në 35 persona.


Emiratet e Bashkuara Arabe – 13


Në EBA, 13 raste janë konfirmuar më 23 shkurt 2020 .


Britania e Madhe- 13


Në Britani të Madhe është konfirmuar katër raste të reja me coronavirus duke e rritur numrin deri në 13.


Të gjitha rastet janë në Angli dhe të paktën 8 persona janë larguar nga spitali pasi kanë rezultuar negativisht, dy herë nga ky virus.


Shtetet e Bashkuara – 35


Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar 35 raste nga virusi më 23 shkurt 2020.


Rastet përfshihen atyre që kanë udhëtuar me anijen Diamond Princess në Japani.


Vietnam – 16


Më 13 shkurt 2020 , ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e 16-të me coronavirus.




Kroacia tha se një nga shtetasit e saj që ishte kthyer nga Italia rezulton i infektuar me koronavirus por këmbënguli se sistemi i saj shëndetësor është i përgatitur për t’u përballur me sfidën. Vendet e tjera të Ballkanit shtuan masat e sigurisë nëpër pikat e tyre kufitare me shpresë se do të shmangin infektimet nga sëmundja që ka prekur mbi 85 mijë njerëz në të gjithë botën.
Zyrtarët në Kroaci njoftoi se i sëmuri ishte kthyer së fundmi nga Milanoja në Itali dhe se u bë rasti i parë i shënuar në këtë vend.
“Sot më 11.50, ne morën rezultatet e testit për një kroat që po qëndronte në Milano. Ai tregon shenja mesatare të sëmundjes,” tha ministri i Shëndetësisë Vili Beros në një konferencë për shtyp.
“Kjo është një sëmundje e ngjashme me gripin dhe nuk priten komplikime më të mëdha se sa në rast gripi,” tha Beros. “Sistemi ynë shëndetësor është gati,” shtoi ai.
Ndërkohë nëntë kroatë që po punonin në një fabrikë në Itali ku 20 njerëz u infektuan, u pranuan në spital në qytetin e Rijekës gjatë natës dhe u vendosën në karantinë për shkak se frikës se mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.
Deri pasditen e së Martës nuk ka raste të tjera të konfirmuara të koronavirusit në Ballkan por afrimësia me Italinë, ku është shënuar një numër i lartë rastesh, ka shkaktuar shqetësime.
Në Shqipëri, autoritetet njoftuan se kanë kontrolluar disa mijëra udhëtarë nga Italia ndërsa këmbëngulin se qytetarët nuk kanë arsye të kapen nga paniku.
Jashtë rajkonit, dy shtetas serbë në anijen turistike Diamond Princess, e cila është vendosur në karantinë në Jokohoma të Japonisë që nga 3 shkurti, u konfirmuan si të infektuar.
Ministria e Jashtme e Servisë tha të Martën se të dy serbët, 29 dhe 30 vjeç, ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes.
Në anije ka edhe nëntë serbë të tjerë ndërsa tre kanë lënë anijen javën e kaluar pasi testi u doli negativ.
Ministri i Shëndetësisë së Serbisë Zlatibor Loncar tha se për mendimin e tij, është realiste të pritet që koronavirusi të shfaqet në Serbi, por këmbënguli se sistemi shëndetësor i vendit është plotësisht i përgatitur.
Kroacia dhe Serbia kanë vendosur kontrolle në pikat kufitare dhe aeroporte për pasagjerët nga Kina dhe Italia dhe kanë ndaluar ekskursionet e shkollave në Itali. Ata kanë këshilluar gjithashtu shtetasit e vet të mos udhëtojnë në zonat e prekura në Italinë e veriut. Bosnja dhe Herzegovina si dhe Mali i Zi kanë publikuar këshilla të ngjashme.
“Nëse njerëzit duhet të shkojnë patjetër në zonat e infektuara, ata janë të detyruar të raportojnë te policia kufitare për inspektim pasi të kthehen në Malin e Zi. Ata do të vendosen nën vrojtim,” deklaroi Boban Mugosa nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.
Në Bosnjë, udhëtarëve që kthehen nga Kina, Italia, Koreja e Jugut apo Irani u është dhënë porosi të izolojnë veten për 14 ditë dhe të “raportojnë çdi ditë te shërbimi epidemiologjik,” tha zëdhënësi i ministrisë federale të shëndetësisë.
Në Kosovë dy persona të dyshuar rezultuan negativë në test ndërsa as mes shtetasve të Kosovës që jetojnë në Itali nuk ka të dhëna për të infektuar.
As në Rumani nuk ka pasur raste të virusit. Në Moldavi, autoritetet thonë se kanë një “plan për pandemi”.
Bullgaria u bë vendi i parë që anuloi fluturimet drejt Milanos me afat deri 27 Mars 2020.

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e koronavirusit. Në një dalje për mediat, Eugena Tomini, nga ISHP, u shpreh se deri më tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Ajo u shpreh se kanë qenë në total 8 raste të dyshuara me këtë infeksion, por pasa analizave të kryera kanë rezultuar negative.
Eugena Tomini: Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar dhe kanë rezultuar negativ në Institutin e Shëndetit Publik. Theksojmë se diagnoza e koronavirusit kryhet vetëm nga laboratori i virologjië. 
Nga survejanca e përforcuar në të gjitha pikat kufitare, janë vlerësuar 4700 historik udhëtimi nga vendet e prekura me infeksion komunitar. Rekomandojmë për këta persona, që kanë historik udhëtimi në zonat me infeksion komunitar, dhe që kanë shfaqur shenja gripi, të njoftojnë autoritet. Theksojmë dhe njëherë shtimin e masave hijeno-sanitare. Përdorimi i maskave vetëm në ato raste kur dyshohet se jeni të sëmur, kur keni kontakte me persona të sëmur apo jeni vetëkarantinuar. 





Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën. Shifrat flasin për 2,609 të vdekur dhe 79.356 të infektuar në të gjithë globin.

Vetëm në Kinë 150 persona të tjerë kanë ndërruar jetë ndërsa Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës njoftoi se numri i të vdekurve në të gjithë vendin tashmë është 2,582.


Me përjashtim të vetëm një rasti, të gjitha vdekjet kanë ndodhur në provincën Hubei, ku është edhe epiqendra e këtij virusi.


Sa i përket vendeve të tjera përveç Kinës, numrin më të lartë të vdekjeve e ka Irani me tetë të tilla, pastaj Koreja e Jugut me 7 vdekje nga koronavirusi, ndërsa Japonia ka katër.


Italia e cila ka shqetësuar shumë së fundmi për shkak të gjendjes së koronavirusit ka tri vdekje deri më tani, ndërsa Hong Kongu dy.


Vendet si Filipinet, Tajvani dhe Franca kanë regjistruar nga një vdekje prej koronavirusit.



Rastet e dyshuara me koronavirus në Shqipëri kanë rezultuar negative deri më tani. Nga mijëra persona të monitoruar, dyshimet ishin për vetëm 8 persona, asnjë prej të cilëve nuk rezultoi pozitiv.

Të frikësuar nga infektimi me koronavirus, shumë njerëz në kryeqytet kanë zgjedhur të mbajnë maska edhe në rrugë, por për specialistët kjo nuk është e nevojshme.

Në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare vijon kontrolli i pasagjerëve. Në Morinë, mjekët kanë regjistruar çdo udhëtarë që vjen nga zona të infektuara, proces që shërben për gjurmimin e rastit. Në Portin e Durrësit, mbi 500 persona kanë mbërritur nga Italia me dy tragete. Të gjithë i janë nënshtruar kontrollit.

Udhëtarët thonë se të njëjtin filtër e kanë kaluar edhe në shtetin fqinj, Italinë, përpara se të kalonin kufirin, ndaj nuk janë të frikësuar. Deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar, si i prekur me koronavirus.


Kosova si çdo vend tjetër është e rrezikuar nga coronavirusi, por rrezikshmëria është e ulët. 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  në Republikën e Kosovës është i gatshëm për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike. 

Instituti do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Situatave dhe OBSh-në, për ecurinë epidemiologjike të Novel coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës”, është shprehur drejtori i këtij institucioni Prof.Dr. Naser  Ramadani.

Profesor Ramadani thotë se në shkaqe gatishmërie po qëndron edhe një staf mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe në Pikat kufitare të Republikë së Kosovës.

“Në aeroportin e Prishtinës, janë duke qëndruar ekipi mjekësor i aeroportit, të ndihmuar dhe të udhëzuar nga ekipi i epidemiologëve të Institutit Kombëtar, të cilët janë duke e bërë diagnostikimin e udhëtarëve, përmes matjes së temperaturës në distancë. Ka shumë pak informacion për këtë virus, nga zyrtarët e vendit të origjinës”, tha ai.

Masat e parandalimit të pneumonisë me coronavirus.

1. Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.

2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hidhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.

4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.

5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.

6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populluara me njerëz”, ka thënë Ramadani.

Njoftojmë opinionin publik që Kompania "Flomed "Sh.P.K , nga Prishtina( si distributore gjenerale me përvojë 35 vjeçare) ka sasi të bollshme dezinfektuesisht medicinal të fabrikave Borer chemie Ag nga Zvicra dhe Schülke-Mayer GmbH Gjemrania në  depot e saja.
Ajo ka furnizuar tash e tre decenie të gjitha Spitalet shtetërore dhe Spitale  private  me dezinfektantë  cilësorë të këtyre fabrikave me renome botërore.


Prishtinë, 25.02.2020.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...