2020-02-26

Është gati vaksina eksperimentale mRna-1273 ndaj koronavirusit,, tek Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Rezultati i imazhit për flori bruqi
Flori Bruqi

Përhapja e koronaviruesit vdekjeprurës përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, ka detyruar shumë vende të botës të marrin masa të forta për të mos lejuar sëmundjen e ngjashme me gripin të kthehet në pandemi.

Kështu, autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë rreth 200 mijë anëtarë të një Kishe ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus, ndërsa SHBA premtoi mbi 2.5 miliardë dollarë për të luftuar sëmundjen.

Virusi me origjinë nga Kina, shpërtheu në këtë vend në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka vrarë më shumë se 2700 persona dhe infektuar 80 mijë të tjerë.

Qeveria japoneze ju bën thirrje qytetarëve të saj të punojnë nga shtëpia, ose me orë të shkurtuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Hong Kong, është vendosur që hapja e shkollave të shtyhet dhe për një muaj.

Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër premtoi 1 miliardë dollarë për vaksinën e nevojshme për të luftuar virusin dhe mbi 1.5 miliardë dollarë të tjera për pajisje mjekësore.



Vaksina Koronavirusi shba australia  1100x620


Mundësia për një vaksinë kundër koronavirusit bëhet më e afërt. Kompania amerikane “Moderna” njoftoi se kishte dërguar pakon e parë të vaksinës eksperimentale mRna-1273, tek Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Kështu, pritet të nisë faza e parë e eksperimenteve klinike ndaj një numri të caktuar personash. Vaksina bazohet në një prej teknologjive më të avancuara që janë të disponueshme sot, e cila shfrytëzon sekuencën e materialit gjenetik të koronavirusit, acidin ribonukleik.

Vaksina është fryt i bashkëpunimit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive dhe koalicionit për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike. Eksperimenti klinik pritet të nisë me 20 ose 25 vullnetarë, në fund të muajit prill, siç raportojnë mediat amerikane, ndërsa rezultatet e para do të jenë gati mes korrikut dhe gushtit.

Siç shpjegojnë ekspertët, vaksina e re është e programuar për kodifikimin e proteinës komplekse S, e përdorur si shënjestër edhe për vaksinat kundër koronaviruseve të tjera, si MERS dhe SARS. Avantazhi i kësaj qasjeje është se lejon kufizimin e infeksionit për të stimuluar një përgjigje imunitare më të fuqishme.

Ndërkaq, Australia ka përfunduar eksperimentin në laborator të një vaksine kundër Covid-19, e krijuar në vend. Lajmin e dha një ekip shkencëtarësh në universitetin e Queensland, të cilët po nisin eksperimentin te kafshët.


Shpërtheu në Wuhan por viktimat dhe të infektuarit po shtohen në Europë, në Francë shënohet viktima e dytë



Klorokina, ilaçi kundër Coronavirusit  egziston dhe është shumë i lirë!

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi. Kështu është shprehur të martën për AFP-në Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez.

“Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë », shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive, duke komentuar publikimin e parë mbi këtë studim klinik të tre studiuesve kinezë në revistën BioScience Trends. “Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shton ai.

Artikulli i botuar online më 19 shkurt nxjerr rezultatet e një testi klinik të bërë në më shumë se dhjetë spitale kineze në Wuhan-epiqendra e epidemisë- Pekin e Shangai për të parë « efikasitetin e klorokinës në trajtimin e pneumonive që shoqërojnë koronavirusin ose Covid-19″.

Rezultatet e deritanishme të vëzhguara te mbi 100 pacientë kanë treguar se fosfati i klorokinës është më efikas se trajtimi i marrë nga një grup krahasues për të penguar avancimin e pneumonisë, për të përmirësuar gjendjen e mushkërive, në mënyrë që pacienti të rikthehet në negativ ndaj virusit, si dhe për të shkurtuar kohën e sëmundjes”, saktësojnë studiuesit kinezë.

Ky lajm është akoma më interesant duke ditur se “klorokina është një medikament që kushton lirë dhe nuk ka efekte të dëmshme, si dhe është përdorur që prej 70 vjetësh, thekson artikulli. Sipas kërkuesve kinezë një mjekim me 500 mg klorokinë në ditë për dhjetë ditë rresht është i mjaftueshëm.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm : ilaçi është shumë i lirë », shprehet profesor Raoult për AFP-në, duke përgëzuar punën e kërkuesve kinezë në gjetjen e një medikamenti efikas, një mënyrë kjo më urgjente sesa kërkimi i një vaksine, e cila nuk do të ishte e mundur para disa muajsh.

 I pyetur nga BFMTV nga Roma për këtë trajtim, ministri francez i Shëndetit, Olivier Veran, ka konfirmuar nga ana e tij se kishte biseduar për këtë disa herë me Didier Raoult :

“Ai më ka vënë në dijeni për vëzhgimet e tij dhe studimet ku bazohej. Unë ia kam transmetuar Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetit, e cila është duke bërë të gjitha analizat e domosdoshme”. “Dihet se ka disa studime interesante, në fakt, mbi një ndikim in vitro, por studimet mbi pacientin kanë nevojë akoma për t’u përcaktuar”, thekson ministri francez i Shëndetit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...