2020-02-20

Mixhait Reçi (1957-)


Rezultati i imazhit për MIXHAIT REçI


Akademik Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D, u lind në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore, më 15.03.1957.Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje .

Fakultetin ekonomik e kreu në Prishtinë .Magjistraturën e kreu në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoroi në ekonomi në Universitetin e Prishtinës.

Për 28 vite, ka punuar fillimisht si asistent,pastaj si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, si dhe "Sistemi Informativ financiar”.

Mixhait Reçi , është themelues dhe president i kolegjit mbretëror “Iliria” në Prishtinë. Ishte kryetar dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" .
Profesor Reçi ishte Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoi Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës. Ai ka botuar shumë punime shkencore dhe analiza, si autor apo bashkautor.
Profesor Reçi është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aktiviteteve shkencore. Ai si ekspert, ka marrë pjesë në përpilimin e shumë ligjeve në Republikën e Kosovës. Ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve në Buxhetin e Strategjisë së Arsimit të Lartë për Kosovë, anëtar i Grupit të Ekspertëve për Promovimin e Procesit të Bolonjës në Kosovë.

Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi”, nga Asambleja Europiane e Biznesit.

Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor.

Profesor Reçi ka qenë kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.
Për kontribut të veçantë në arsimin kombëtar, dhe për vlera dhe kontribute të tjera të veçanta, dhe në shenjë respekti ndaj profesor Reçit, e të institucionit që ai udhëheq.

Mbreti Leka I Zogu, dekretoi Kolegjin “Iliria” me titullin “Mbretëror”, duke i dhënë njëherit edhe të drejtën e shfrytëzimit të simboleve të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Prof. Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga gazeta shqiptaro-amerikane ”Illyria” me seli në New York, për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA, si dhe për organizimin e tij vjetor të "Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-së , për kontributin e tij në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar "Iliria" në Kosovë.

Ai gjithashtu është bashkëthemelues i shoqatës “Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)”.

Punime shkencore dhe publicistike:

1."Bisedimet për çështje teknike dhe statusi final i Kosovës";

2. "Kosova dhe faktori ndërkombëtar";

3."Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështja shqiptare";

4. "Besëlidhja e Lezhës dhe roli i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut"; 5."Kosova një vit shtet i pavarur";

6. “Kosova në rrugën e Integrimeve Euro - Atlantike, dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-s";

7.“Iliria dhe Ilirët”;

8.“Shën Pali ungjillëzuesi i Ilirëve” ;

9.Gjuha standarde shqipe dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”;

10. ”Të pavërtetat dhe dëmet e shkaktuara nga Raporti i Dick Marty;

11. “Kërkimi shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e lartë universitar”;

12.“ Media dhe politika “;

13.”Fjalori enciklopedink i Kosovës”( 1,2) ASHAK,Prishtinë,2018.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...