Me datën 23 mars 2020 , në Bibliotekën kombëtare të Kosovës ,nga ora 12:00, do të përurohet libri ‘’Leksikonit enciklopedik’’ , i cili këto ditë botohet me logon e ASHASHA-së (AAAS-it) në Nju Jork-dega e Prishtinës.
Arritjet e tyre në studime shkencore janë të njohura për studiuesit e lëmive të cekura , që nëpërmes të këtij “ Leksikoni enciklopedik”, do t’i bëjmë të pavdekshëm , duke iu mundësuar studiuesve të rinjë që të mund të shërbehen me materjalet e këtyre studiuesve,duke u bazuar në vlera studimore , shkencore , letrare , artistike të tyre , të cilat punime mund të gjendën , si emra punimesh , në këtë
”Leksikon enciklopedik”,prej 352 faqesh të formatit B5.
Libri është me ngjyra , letër ekologjike 80 gramshe, me ballinë më ngjyra , lidhje të forte me "lepenk" 2,2 mm , me shtyp "hot stamping" në ballinë , brendsia e qepur si dhe më shirit për ndarjen e librit.
“Leksikoni enciklopedik” , është i përgatitur në mënyrë profesionale nga ekipi profesional me përvojë në këtë drejtim.Stafi redaktues është i gjithi me tituj akademik e shkencor, të cilët punuan më përkushtim në grumbullimin e të dhënave hiq më pak se katër vite , duke grumbulluar të dhëna , selektuar dhe verifikuar të dhenat biografike dhe bibliografike , të sistemuara në libër sipas alfabetit të gjuhës shqipe : A,B,C….ZH…
Në “Leksikonin enciklopedik”, janë përfshirë personalitete që kanë lënë gjurmë nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe nga diaspora ,të cilët kanë punuar dhe vepruar në fusha të caktuara si në Kosovë ,Shqipëri , Maqedoni , Mal të Zi , Preshevë , Medvegjë ,Bujanocë , Turqi , Evropë , Kanada , Australi e në Amerikë.
Autori(Flori Bruqi) publikisht falendron Kryeredaktorin,akademik Dibran Fylli,regjisor; redaktorin përgjejgës,akademik Prof.dr.Hakif Bajrami ;redaktorin gjuhësor,Mr.Sci.Fatmir Halimi ;recensentët :akademik Prof.Dr.Nijazi Halilin dhe akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi ;korrektorin ,Prof.Abdullah Troshupa;redaktorin teknik me radhitje kompjuterike dhe dizajn :uniArt Creative , shtypshkronjen "Office Printy",Prishtinë,si dhe botuesin “Flomed” SHPK Prishtinë.
Flori Bruqi