Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/02/16

Dr.Arban Domi,eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën kundër koronavirusit





Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, i tha Zërit të Amerikës se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë, por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv.


Dr. Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, i tha me Skype Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi, por edhe pse është një virus më pak i njohur, nuk ka vend për panik. Dr. Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...