Në portalin “Fjala e Lirë” të ditës së sotme,lexova artikullin me titull “Stop gjenocidit mbi gjuhën shqipe”, në
të cilin jepet njoftimi në vijim:
“Ditën e hënë, dt. 17 shkurt 2020, ora 12,
përpara Akademisë së Studimeve Albanologjike te sheshi “Nënë Tereza”,
organizojmë me Fondacionin “Albana” tubimin në mbrojtje të gjuhës sonë amtare
nga trafikimi e tjetërsimi i fjalorit të gjuhës shqipe që kryhet nga ky
institucion që funksionon si kuzhinë serbe e helmit në zemër të Shqipërisë!”.
Dhe më
poshtë vijon një informacion befasues:
“Institucionet zyrtare të gjuhësisë, të
përfshira brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike punojnë thekshëm kundër
gjuhës shqipe dhe tashmë ne mund të numurojmë arritjet e tyre: … Kanë arritur
të pranojnë zyrtarisht se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë (93%
të gjuhës na e quajnë të huaj)!”.
Së pari, Fondacioni “Albana” duhet
falënderuar dhe përgëzuar përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë tubim në
mbrojtje të gjuhës shqipe, të kësaj pasurie të vetme të kombit shqiptar, e cila
ka mundur të mbijetojë mrekullisht mes rrebesheve të pushtimeve të huaja.
Ja çfarë
thonë dy intelektuale të njohura të letrave shqipe:
Shkrimtarja
Vilhelme Haxhiraj:
“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes
mediave, kur të cenojnë integritetin territorial të kombit, kur të mohojnë
gjuhën apo historinë dhe kulturëne e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë
shovinizëm”.
Shkrimtarja
dhe përkthyesja Mira Meksi:
“Përveçse shumë e
lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të
botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i
duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të
mbijetonte”.
Për mjerimin e institucioneve zyrtare të gjuhësisë, është e
domosdoshme që atyre t’u risillen në kujtesë vlerësimet që kanë dhënë personalitete
të shquara evropiane për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, me
prejardhje pellazgoiliriane.
Një figurë e
shquar e kulturës evropiane, dijetari gjerman Leibnici (Gottfried Ëilhelm
Leibniz (1646-1716), ka thënë:
“Në qoftë se
duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i
drejtohemi gjuhës shqipe”.
Studiuesi
gjerman Johan Turhan, në librin me titull “Kërkim
në histori”, të botuar në Lajpzig në vitin 1774, ka deklaruar:
“Asnjë popull
tjetër i botës, në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për Evropën
Perëndimore, për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës se shqiptarëve.
E megjithatë, ai është populli kryesor i botës së lashtë e të rëndësishme që
çdo historian do të donte ta njihte: historia e tyre do të plotësonte
zbrazëtitë e mëdha në historinë e vjetër dhe të re të Evropës”.
“…historia e
vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në
shkrimin e saj”.
Albanologu francez
me emër të madh Robert d’Anzheli (Robert d’Angely- 1893-1966), në
veprën e tij të njohur “Enigma”, nënvizon:
“Është një
histori e vogël dhe mësimdhënëse e popullit evropian më të vogël të sotëm, por
që, në kohën e vet, ka qenë më i madhi i Evropës dhe burim i pothuajse gjithë
popujve të kontinentit tonë. Deri sot, për fat të keq, ai iu ka munguar
nxënësit, studiuesit, historianëve, letrarëve dhe gjithë publikut të ngritur të
gjuhës frënge”.
Studiuesi i
talentuar Çlirim Xhunga, njohës i mirë i disa gjuhëve evropiane, në
gazetën “Koha jonë” të datës 31 mars dhe 01 prill 2005, ka
botuar një ese shkencore mjaft interesante dhe ka argumentuar shkencërisht se
greqishtja e vjetër dhe latinishtja vijnë nga shqipja.
Çuditërisht, sa
herë që përkujtohet Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908), thuhet se ai u
dha shqiptarëve përfundimisht një alfavet “latin”. Me siguri që pjesëmarrësit e
atij Kongresi nuk e kanë pasur informacionin e duhur ose nuk janë munduar për
të hulumtuar në thellësitë e shekujve se gjuha shqipe ka pasë trashëguar
alfabetin ilirik, të cilin romakët e morën nga ilirët.Një gjë të tillë duhej ta
kishte thënë me kohë Akademia e Shkencave.
Por atë që duhet
ta thoshte dhe ta argumentonte shkencërisht me zë të lartë Akademia e
Shkencave, e thotë një i huaj, dhe pikërisht një shkencëtar i shquar romak. Ky
është Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini
Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në
vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të
titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Në
këtë vepër ai shkruan:
“Ilirët
(arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga
ilirët”.
Një tjetër
shkencëtar i njohur, profesori hungarez Imre Toth,
specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe
Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në
Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin
e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi
i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi
i vjetër shqip).Një kopje e këtij libri në bullgarisht gjendjej dikur në bibliotekën e
Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Dihet që Kirili
dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek.IX (viti 860).
Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë
që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth
duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”. Prandaj të gjithë ata njerëz të
shkolluar që mendojnë ende se alfabeti ynë qenka “latin”, zbulojnë formimin e
tyre të mangët intelektual.Kjo vjen pikërisht për fajin e Akademisë së
Shkencave, që nuk ka guxuar kurrë ta thotë publikisht me argumente shkencore se
cili është alfabeti ynë. Se në këtë mes ka një paradoks të kulluar: edhe thuhet
që gjuha shqipe është një gjuhë e lashtë, por shqiptarët na përdorkan alfabetin
latin!!!
Po atëherë si
qenka e mundur të thuhet në Evropë dhe në Shqipëri që shqiptarët përdorkan
alfabetin latin, kur dihet që shqiptarët kanë një prejardhje shumë më të lashtë
sesa romakët?
Pra, faji, si
gjithmonë, i mbetet në derë Akademisë së Shkencave për moszbardhjen e së
vërtetës.Sepse në krye të saj, pas profesorëve Aleks Buda, historian, dhe
Shaban Demiraj, gjuhëtar, me përjashtim të profesorit Muzafer Korkuti
(arkeolog), kanë qenë intelektualë që s’kishin lidhje absolutisht me gjuhësinë
apo me historinë e kombit tonë, si mjek, inxhinier, sizmolog. Shikoni tani se
kush është në krye të Akademisë: politikani i thekur veteran Skënder Gjinushi,
matematicien, i cili nuk e di absolutisht se ku bien me adresë gjuha shqipe dhe
gjuhësia shqiptare.
Pra, nga sa u
citua më sipër, gjuha shqipe, faktikisht, është “Kryezonjë” e gjuhëve
evropiane. Prandaj Faik Konica thotë:
“Megjithatë,
në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës
i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe
grabitjeve.Kjo është Çamëria, të cilën grekërit e shtrembërojnë në Camuria.(Nuk
u vë faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek
për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera
për këtë çështje).I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek
dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone”.
Së dyti,institucionet
zyrtare të gjuhësisë dhe Akademia e Shkencave, me politikën e tyre gjuhësore me
orientim antikombëtar, siç del nga artikulli i lartpërmendur për tubimin që do
të organizohet më 17 shkurt, kanë për qëllim zhbërjen e kombit shqiptar, çka
është shumë e lehtë për t’u arritur nëpërmjet zhbërjes së gjuhës shqipe, të
cilën Naim Frashëri e quante “gjuhë perëndie”. Kësisoj, ato
institucione dhe Akademia e Shkencave po ecin në një hap me klasën politike, e
cila, që prej vitit 2013, ka punuar dhe vazhdon të punojë intensivisht për
zhbërjen e Shqipërisë, çka synohet të arrihet përmes varfërimit të pandërprerë
të popullit shqiptar. Pikërisht ky varfërim ka sjellë si pasojë braktisjen e
vendit prej gati gjysmë milioni shqiptarësh, gjë që do të thotë shpopullin
katastrofik i vendit. Klasa politike e Tiranës tani të kujton klasën politike
të kriminelit Enver Hoxha në ndërtimin e marrëdhënieve që vendosi me Beogradin,
si argat i regjur i tij.Kjo klasë politike, pa kurrfarë dinjiteti kombëtar, e
ka nxjerrë vendin tonë në bregun e pazarit grekosllav.Klasa politike e
deridjeshme e Kosovës pati punuar intensivisht për rikolonizimin e saj prej
shovinizmit serbokriminal. Klasa politike e Tiranës ka rënë në bark para
shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.
Ditë më parë, dhe pikërisht më 21 janar,
disa miq të mi që kishin bërë një udhëtim në disa zona të Shqipërisë së Jugut,
më patën dërguar letrën e mëposhtme:
“… Të premten pasdite u
nisëm për në jugun e vendit.E nisëm nga Llogarai, ku pimë vetëm një kafe.Vazhduam
rrugën në Sarandën e shkretuar, pa njerëz, pa dyqane hapur, pa restorante dhe
mëngjesore, pa lëvizje, tamam si një qytet i vdekur.Fjetëm në hotel dhe të shtunën
vazhduam në Butrint dhe te Syri i Kaltër.Prej andej në Gjirokastër, që ishte
pak më ndryshe se, së paku, kishte pak frymëmarrje jete.Të dielën në mëngjes u
nisëm drejt Përmetit. Atë bukuri natyre të jashtëzakonshme e përdhosnin kryqet
e bardha helene që dukeshin që 2 km larg, që i gjeje përpara në rrugë, në çdo
kodër, ku nuk kishte asnjë shtëpi. Kryqet greke dhe tabelat në greqisht ishin
bërë zonja të vendit… Në mes të Sarandës, në hyrje të Gjirokastrës, te varrezat
e grekëve e në majë të malit, kishin ngritur kisha të reja që nuk kanë qenë
kurrë më parë.Kudo valëvitej flamuri grek. Përmeti ishte thuajse si
Saranda. U kthyem të hallaksur e të trishtuar që këtë vend të begatë ia
kanë shitur Greqisë. Nuk ka asnjë arsye që ta lësh të shkretë dhe në mëshirën e
fatit, sikur është një truall vakant, pa zot…”.
Le të shpresojmë që në tokën amtare ka jo vetëm njerëz që
rrojnë vetëm për të ngrënë, duke grabitur dhe duke shitur të huajve pasurinë
kombëtare, por ka edhe njerëz që hanë për të rrojtur në atë tokë të shenjtë dhe
për mos e braktisur kurrë, me qëllim që një ditë të bukur, pasi të vijnë në
krye të vendit, të lexojnë para popullit vendimin, sipas të cilit politikanët
mëkatarë duhet të dalin para drejtësisë.
San Diego, Kaliforni