Dr. Sc.Nikë Gjeloshi, u lind në Rakoc(1950-).Shkollën fillore e kreu në Irzniq të Deçanit , normalen në Pejë,Fakultetin e Politikologjisë e kreu në Universitetin e Zagrebit, si dhe studimet pasuniversitare i kreu në Zagreb. Ka doktoruar në shkencat politike.Punoi gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës.
Nikë Gjeloshi ka qenë themelues dhe nënkryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), prej vitit 1990 dhe ka mbajtur poste të larta në Qeverinë e Kosovës në ekzil,si dhe ministër i mbrojtjes i Republikës së Kosovës(1991-1995).
Publikimet:
1.“Shqipëria jashtë Konferencës së shteteve Islamike,2006.
2. “Për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës”,Prishtinë 1991.
3.“Aspekte të pandriquara të ndryshimeve kushtetuese“,Prishtinë, 1990.
4.“Çasje e gabuar ndaj problemit shqiptar në RFJ“ Prishtinë, 1990.
5.“Si u bënë ndryshimet kushtetuese në Kosovë“ Prishtinë 1990.
6.“Nuk do të ketë front jugor” , Prishtinë ,1991.
7.“Në jemi në radhë“, 1992.
8.“Në Kosovë bie zilja e alarmit“ ,1992.
9.“Kosova dhe e ardhmja e saj” Tiranë, 1995.
10.Në mungesë të ndërhyrjes ndërkombëtare, shqiptarëve u mbetet shembulli i Kongresit të Lushnjës “, 1998.
11.“Tepër gjatë kemi thirrë natën nëpër terr“ 1998.
12.“Kosovës i duhet një qeveri, një ushtri, një konto“ 1999.
13.“Si identifikohet politika ndër ne“ “Spektrum”, 2000.
14.”Si ta heqim lakun e quajtur:Respektim i sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së” , 2000.
15..“Kosova 1999 – as republikë e proklamuar as autonomi e imponuar “, Tiranë, 2002 dhe 2004.
16.”Demonstratat e vitit 1981 bënë kthesë në identitetin tonë kombëtar ", 2006.
17.“Shqipëria jashtë Konferencës së shteteve Islamike", 2006.
18."Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës 1991-1995"," Rugova-Art", Prishtinë 2015. Etj.
FLORI BRUQI