5-fishohen kërkesat për maska! Fabrika në Francë s’i përgjigjet dot kërkesës së lartë

Paniku nga virusi/ 5-fishohen kërkesat për maska! Fabrika në Francë s’i përgjigjet dot kërkesës së lartë

Një fabrikë për maskat e fytyrës pranë Angers në perëndim të Francës, për shkak të kërkesës mjaft të lartë po rrit ndjeshëm prodhimin e tyre. Fabrika në fjalë më parë prodhonte rreth 100 milionë maska në vit, dhe tani po rrit ndjeshëm stafin si dhe punon 7 ditë të javës. Fabrika e cila zotërohet nga grupi kanadez i pajisjeve mjekësore Medicom po përballet me një dyndje porosish, sidomos nga farmacitë dhe spitalet në Europë, pjesë të Azisë, dhe kryesisht Kina, Hong Kongu dhe Singapori.

“Që prej shpërthimit të virusit në Kinë, kërkesa është 5-fishuar dhe po mundohemi t`i përgjigjemi kësaj kërkese kaq të lartë, sa të mundemi”-deklaron një prej drejtuesve të kompanisë për Reuters. Një prej 4 fabrikave të kompanisë që prodhon maska deklaron se do të rrisë me 30 persona, mbi 100 të tillë aktualisht, stafin.

Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e maskave vetëm për personat që kanë simptomat e virusit pasi ato nuk garantojnë mbrojtje nga infektimi. Pavarësisht kësaj, nëpër farmaci, maskat janë produkti më i kërkuar i momentit. Farmacistët ndërkohë shprehen se rreth 80% e kërkesave vijnë nga turistë kinezë të cilët duan t`i çojnë në vendin e tyre, ku ato kanë mbaruar nëpër dyqane dhe farmaci. 

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)