2020-02-25

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Dega në Kosovë : Leksikoni enciklopedik i autorit Flori Bruqi


Recensent:

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Prof.Dr.Naim Kelmendi

Leksikoni enciklopedik i autorit Flori Bruqi






Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte, Dega në Kosovë, Drejtor për Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi, kësaj radhe na paraqitet me një leksikon enciklopedik shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkenëcor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën letërsinë dhe artin.


Rezultati i imazhit për nijazi halili


Libri “Leksikon enciklopedik”, është i një vlere të veçantë për kohën kur po botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.
Rezultati i imazhit për flori bruqi

Flori Bruqi
(Autor dhe Botues)


“Leksikoni enciklopedik”, u botua nga Shtëpia Botuese Flomed ShPK Prishtinë, është një vepër kapitale që trajton shkencën , letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj vepre kapitale janë nga Akademia e Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, dega në Kosovë, të cilët kanë punuar studiuesë të njohur siç janë: Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami, Akademik prof. Dibran Fylli, Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi, Akademik Prof.Asoc.Dr. Nijazi Halili, e shumë anëtar të tjerë të Akademisë, të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë.


Rezultati i imazhit për dibran fylli

Dibran Fylli
(Kryeredaktor)

“Leksikon enciklopedik”, është vepra e parë e kësaj natyre në hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Kosovë, kur ne e dimë se vetë shteti amë (Shqipëria) etj., ende nuk ka një leksikon enciklopedik të kësaj natyre.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa “Leksikoni enciklopedik” i autorit Flori Bruqi, është vëllimi i parë(1) që i përfshirë 352 studiues të gjitha trevave shqipfolëse.

Në “Leksikonin enciklopedik”, janë të përfshirë edhe shumë figura e personalitete të shquara të shkencës dhe artit edhe pas vdekjes së tyre, të cilët kishin lërë gjurmë në fushën e shkencës , letërsisë dhe artit.

Rezultati i imazhit për hakif bajrami

Hakif Bajrami
(Redaktor përgjegjës)


“Leksikoni enciklopedik”, i autorit Flori Bruqi, është një vepër kapitale që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

“Leksikoni enciklopedik”, ka si specifikë se mbartë elementë vlerësuese për çdo autor, çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij, duke dhënë përshkrime të rëndësishme biografike dhe bibliografike për figurat më të shquara të shkencës, letërsisë dhe Artit.

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Kosovë, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale.
“Leksikoni enciklopedik”, posedon një bord, me emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti.

Rezultati i imazhit për naim kelmendi

Naim Kelmendi
(Recensent)

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Mendoj që në këtë fjalori enciklopedik, Bordi redaktues ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia dhe arti shqiptar ndër shekuj.

Bordi redaktues dhe vetë autori Bruqi nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncize.
Por nuk do të lihen pa u përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Rezultati i imazhit për nijazi halili


Nijazi Halili 
(Recnesent)

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë ketë leksikon enciklopedik deri ditën e fundit.


Rezultati i imazhit për fatmir halimi


Fatmir Halimi
(Redaktor gjuhësor)


Autori Bruqi ka një lloj përgjegjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.


Rezultati i imazhit për abdullah troshupa

Abdullah Troshupa
(Korrektor) 


Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik janë futur në ketë vepër kapitale “Leksikon enciklopedik”.


Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni.

Prishtinë, 25.02.2020

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...