Prof. Dr.Naim S. Kelmendi , Ph.D, u lind më 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij , si të gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj.
Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.
Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje.Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër.
Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.
Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne.
Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Ai është si zogu që ka hyrë edhe vet në balada lufte,sepse edhe ky ishte njeri I baladave.Ai u ngrit me vargun e tij për t’i dënuar ata-mizorët,që u sullen pabesisht pas shpine me elaborate ,histori të tmerrshme, për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut - Njerëzit Legjenda : Adem Jasharin ,Drenicën , Deçanin , Rugovën ,Logjën e Llapin , Isa Boletinin , Agim Ramadanin që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqeje,që kurrë për së gjalli s’arriti…
Lexuesi i mirëfilltë kur t’i lexojë 47 baladat e librit “Shqiptari vdes duke kënduar”, do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.
Naim Kelmendi do ta ndjejë veten si në një shfaqje filmike , ku personazhet si Adem Jashari, Hamëz Jasharin , Shaban Jasharin, Isa Boletini , Oso Kuka , Agim Ramadani , Kosharja legjendare , lëvizin si në ekranin e filmit , duke na dhënë një art skenik në heshtje , apo një vallëzim të zjarrtë , që herë - herë është i akullt,me përplot akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian.
Sekreti dhe talenti i homerianit tonë shqiptar i përket një fuqie tjetër : asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata , asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdoren shënjat e pikësimit) , asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike , që ndihmojnë drejtpërsëdrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit “ të shkyer ” të hartës Arbërore nga Europa plakë(Flori Bruqi)…
Naim Kelmendi është reporter i luftës së Kosovës-1999.
Nga vija e parë e frontit , në epopenë e madhërishme të Koshares , ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumë pritur të lirisë.
Edhe reportazhet e para të pasluftës nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij.
Prandaj frymëzimet e tij për heroiken moderne shqiptare janë nga më autentiket(Skwndër Buçpapaj).
Për krijimtarinë letrare të Naim Kelmendit ndër vite , kanë shkruar: Fatos Arapi , Agim Vinca , Azem Shkreli , Ramadan Musliu , Iljaz Prokshi , Sali Bashota , Basri Çapriqi, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja , Sejdi Berisha , Prend Buzhala , Elida Buçpapaj, Arbër Ahmetaj ,Skender Buçpapaj , Ndue Ukaj, Ali Jasiqi,Shyqri Galica , Flori Bruqi , Shefqet Dibrani ,Valdet Hysenaj ,Rrustem Geci etj.
Veprat e profesor Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e tij, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.
Që nga viti 2002 Naim Kelmendi jeton dhe vepron në Prishtinë.
Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro - Amerikane në New York , Tiranë , Prishtinë dhe Shkup si dhe është Editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në Prishtinë.
Naim Kelmendi ka botuar deri më tash këta libra:
1.Shtreza në fjalë, 1985
2.Nyja e Gordit, 1992
3.Albanoi, 1992
4.Pse ashtu Pandorë, 1993
5.Çka të bëj me dhembjen, 1993
6.Satanai me fytyrë tjetër, 1994
7.Eklipsi i diellit, 1997
8.Përballje me vdekjen, 1999
9.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
10.Kohë për të folur gurët, 2001
11.Sipërfaqja e padukshme, 2003
12.Vrasja e deputetit - monografi, 2003
13.Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008
14.Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008
15.Në një jetë pas Krishtit, 2010
16.Esenca,2010
17.Shqiptari vdes duke kënduar (botimi i parë, 2003 ;botim i dytë, 2010)
18.Antologjia e dhembjes poetike, 2012
19.Është vetëm kujtesë, 2012
20.Po i flisja vetes, 2013
21.Fjala e dhembjes(Antologji poetike për Azem Shkreli),2015.
Etj.