2020-02-26

Nga proza tregimtare e shkrimtarit Sotir Athanasi



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D


Duke lexuar çdo vepër artistike, lexuesi ivëmendshën rri e përsiat në heshtjen e vet. Dhe është epamundur që lexuesi të mos bjerë në përsiatje kur lexondiçka nga krijimtaria artistike e shkrimtarit aq origjinalSotir Athanasi. Krijimtaria e tij, sidomos në gjininë etregimit, është fort mbresëlënëse.

Para do kohësh lexova përmbledhjen e tij me tregime,me titull “Romancë nën Harkun e Triumfit”.Fati i shkrimtarit Sotir Athanasi dhe i vetë veprës sëtij artistike, janë çelësi për zbërthimin e idesë së saj.

Vepra e tij është gjithmonë unikale dhe origjinale: në tëështë ngjizur personaliteti i papërsëritshëm i autorit të saj.Pikërisht mbi këtë veçori të krijimtarisë së tij artistikembështetet këndvështrimi i veçantë i interpretimit të saj,që shërben si mënyrë e leximit të kësaj përmbledhjeje metregime përmes personalitetit të autorit.

Kur e mbarova së lexuari përmbledhjen në fjalë, mëerdhi ndër mend një shprehje e bukur e Viktor Hugoit(Victor Marie Hugo - 1802-1885), i cili thoshte:“… shkrimtarët duhen gjykuar… në përputhje medisa ligje të pandryshueshme… të artit dhe me disa ligjetë veçanta që lidhen me personalitetin e secilit prej tyre”.

Dhe me të vërtetë: shkrimtari Sotir Athanasi e tërheqlexuesin si me magji me natyrshmërinë e rrëfimit. 

 Aimund të ndodhet në një kafene me miq apo të njohur,mund të gjendet duke shëtitur me ta diku jashtë qytetit,mund të jetë duke udhëtuar me makinë, me tren apo meavion dhe aty për aty, në vetëdijen e tij vjen e merr formënjë subjekt tregimi me përmbajtje mjaft emocionuese.

Tema e çdo tregimi të tij është objekt i fantazisëkrijuese të autori, çka e bën lexuesin të mos e lëshojëlibrin nga dora, deri në faqen e fundit. 

Tema të tilla, si ajoe dashurisë me ecuri fatlume apo me fat plot trishtim,tema e marrëdhënieve prindër-fëmijë, tema e ballafaqimittë së mirës me të keqen, tema e miqësisë, tema e tradhtisë,tema e kristalizimit të karakterit të njeriut, tema emirënjohjes dhe e mosmirënjohjes, tema e luftës sëklasave në kushtet e diktaturës komuniste, tema edhimbshme e braktisjes së vendit pas vendosjes sëpluralizmit, tema e vlerësimit të talenteve, tema eindiferentizmit të shqiptarëve, e mishëruar aq bukur nëtregimin “Kompleksi Gjenoveze”, janë me të vërtetëmallëngjyese dhe herë-herë marrin nota prekëse, deri edhengashëruese.

Shkrimtari Sotir Athanasi, me mjeshtërinë e magjisësë fjalës artistike, e përcjell lexuesin nga njëri tregim tetjetri, duke ia mbajtur pezull kërshërinë për fundin esecilit prej tyre. Ai ka një talent të veçantë për ta bërëlexuesin përjetues të emocioneve të veta. 

Një dhunti tëtillë e zotërojnë vetëm shkrimtarët e talentuar.

Tregimet e këtij shkrimtari bin në sy për teknikën ehollë letrare, për analizën e thellë të gjendjeve emocionaletë personazheve, në bashkërendim me një subjektbefasues. 

Ai e njeh mirë botën e brendshme dhe shijen elexuesve dhe di se si t’i ndezë emocionet e tyre. 

Prandajme përmbajtjen e tregimeve të veta ai e trondit fantazinë e tyre. 

Mjaft oigjinal është stili i tregimeve të shkrimtarit. Ai përdor dy mënyra për shtjellimin e idesë së tyre.

 Të parënia përcjell lexuesit me mjete artistike, duke i krijuarpërshtypjen, sikur shkrimtari “e ka arratisur veten” ngapërmbajtja e tyre.

 Mënyrën e dytë, në vetëdijen e lexuesit,ai e rrezaton me gjuhën e personazheve ose mepërsiatjet e veta fort tërheqëse. 

Pra, në tregimet e tij aiështë herë “i arratisur”, herë i pranishëm.Ky lloj stili në rrëfimtarinë e shkrimtarit SotirAthanasi më kujton një thënie fort kuptimplote tëshkrimtarit realist francez Gustav Flober (GustaveFlaubert - 1821-1880), cili theksonte: “Ashtu si puna e Hyjnisë, shkrimtari në librin e vetduhet të jetë kudo dhe askund, i padukshm dhe ikudondodhur’.

Këtë ide të shkrimtarit francez e çon më tejshkrimtari rusoamerikan Vladimir Nabokov (1899-1977): “... në veprat, në të cilat autori është i padukshëm nënjë mënyrë ideale, prapëseprapë ai është i pranishëm nëtë gjithë librin dhe mungesa e tij vjen e shndërrohet nënjë prani plot shkëlqim”.

 Në prozën tregimtare të shkrimtarit Sotir Athanasi tëlë mbresa të fuqishme strukturimi i saj, thënë ndryshe,kompozicioni, pra, ndërtimi i tërë elementeve tëpërmbajtjes së saj.

 Përshtypje të veçantë i bën lexuesitkompozicioni i brendshëm i tregimeve të tij, i mishëruarmjeshtërisht në vizatimin e portreteve të personazheveapo në përshkrimet e mjedisit.

Tregimi me titull “Mbi një diskutim në kohën… e Konicës” të zhyt në vramendje të thella. 

Heroinë kryesoree atij tregimi është ajo fshatarja anglezedyzeteshtatëvjeçare, Susan Boyle, që ishte paraqitur parajurisë për të konkurruar me këngën e një këngëtareje tëmadhe amerikane. 

Paçka se jurisë ajo ju duk një profanehesapi, kur filloi ekzekutimin e këngës, atë dhe sallën ingriti peshë nga entuziazmi. 

 Dhe shkrimtari SotirAthanasi, i cili Shqipërinë e do si jetën e tij, e vazhdonrrëfimtarinë me nota tejet emocionuese:

“Ishte hera e parë që atë sallë e atë juri ne e pamë, jovetëm për të mbushur kohën me një program që përfundoinë diçka, lidhja, e cila, ndonëse me dhimbje, trokiste nëatë “institucion” me emrin MENDËSI.

Sa shekuj larg qëndrojmë ne?

Domethënë shoqëria jonë shqiptare nga gjëra të tilla,të cilat jemi mësuar t’i gjejmë vetëm nëpër përralla…

Skepticizmi im këtu duhet ta ketë, mbase, me shumëtë drejtë, origjinën.

 Tatëpjeta për një popull aty duhet tëketë konturuar zanafillën dhe mbrapshtësia, kjo fqinjë errezikshme, sigurisht që aty banon, edhe pse s’kuptohet qëtroket bindshëm në prag…”.

Me përmbajtjen e këtij tregimi, shkrimtari ka hyrëthellë në pasqyrimin e disa dukurive sociale në vendintone. 

 Përmes një të vërtete konkrete, të shpalosur nërrëfimin për atë fshataren angleze që doli për të kënduarpara jurisë, ai ka zbuluar dy të vërteta artistike:

Së pari, ai, tërthorazi, e vë theksin te roli i punës dherëndësia e saj në formimin e personalitetit të njeriut, çkaduhet të gjejë vlerësimin e duhur nga ana e shtetit dhe estrukturave përkatëse të shoqërisë. 

Mos vallë ajo fshatarjaangleze pati vendosur të paraqitej në konkurs për tëkënduar para jurisë pa një përgatitje paraprake? Kurrsesi.

Nuk mund të mos imagjinohet se sa kohë e gjatë i ështëdashur asaj të punojë me vetveten për mënyrën eekzekutimit të këngës së asaj këngtares amerikane, për tëarritur deri në atë nivel kur u prezantua para jurisë. 

Puna egjatë dhe e palodhur e asaj fshatareje të thjeshtë angleze, ecila e la pa mend jurinë dhe publikun në sallë memjeshtërinë e ekzekutimit, më sollën në kujtesë njëvlerësim të jashtëzakonshëm të shkrimtarit, publicistit dhepersonalitetit politik francez Emil Zola (Émile Zola -1840-1902). 

 Pikërisht për punën. Ai thotë:

“Unë kam pasur të vetmin besim, të vetmen forcë:punën... punën! Kini parasysh, zotërinj, se puna është ivetmi ligj që drejton botën. 

Jeta nuk ka tjetër qëllim,ekzistenca nuk ka tjetër kuptim dhe të gjithë ne vimë nëkëtë botë vetëm për të marrë pjesë në punën e përbashkëtdhe mandej të zhdukemi”. 

Së dyti, shkrimtari nxjerr në pah rolin e talenteve nëzhvillimin e shoqërisë. 

 Duke mos i vlerësuar talentet,qoftë shteti, qoftë shoqëria, atëherë, siç e nënvizonshkrimtari me shumë të drejtë, “fillon tatëpjeta e njëpopulli”. 

Por në mjediset e shqiptarëve harrohet një faktmjaft interesant: njerëzit e talentuar janë edhe më tëguximshmit në jetën e shoqërisë, prandaj edhe fjala e tyreduhet dëgjuar me shumë vëmendje.

Para disa ditësh, Kryeministri Rama u ndal me njëfjalim para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, nëceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve. 

Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, nga të pranishmit u dëgjua një student të flasë me zë të lartë kundër tij, duke theksuar fenomenin shqetësues të largimit të të rinjve jashtëShqipërisë për të punuar atje si mjekë. 

Studenti theksoi sediplomat e tyre shërbejnë si bileta për jashtë vendit. 

 Përfatkeqësinë e shqiptarëve, Kryeministri Rama, në vend qëtë reagonte krejtësisht me gjakftohtësi, ta ftonte pranëvetes atë student, të mësonte se kush ishte ai student,ç’rezultate kishte pasur në mësime dhe t’i dëgjonte meshumë vëmendje shqetësimet e tij, reagoi në një mënyrëfare të pahijshme, duke iu dejtuar të pranishmëve që të përgatitnin një recetë për kurimin e tij, pra, duke e fyerpublikisht. 

Pak më vonë, në një emision televiziv, u bë editur se ai student i përket sërës së ekselencës, prandajedhe në atë takim iu drejtua Kryeministrit Rama me njëguxim qytetar shembullor. 

Por shokët e tij studentë nësallë, në vend që të shpreheshin njëzëri në përkrahje të tij,duartrokitnin kryeministrin me një servilizëm të pështirë.

Në atë takim, me reagimin ndaj atij studenti shumë tëtalentuar, Kryeministri Rama zbuloi kompleksin einferioriteti që e bluan përbrenda në çdo hap të jetës së tij.

Prandaj edhe ndaj çdo vërejtjeje që i bëjnë publikisht tërinj dhe qytetarë të guximshëm të vendit tonë, ai reagonsikur ta kishte pickuar grenza. 

Pra, ja ku shfaqet në mënyrë të shëmtuarin diferentizmi i shqiptarëve, të cilin shkrimtari SotirAthanasi e stigmatizon artistikisht në këtë përmbledhjeme tregime.

Proza tregimtare e këtij shkrimtari ta ngroh shpirtin.

Kjo për faktin se të vërtetën jetësore ai e ka idhull tëkrijimtarisë artistike, paçka se e vërteta ngjall edheqëndrime kundërvënëse në jetën e njerëzve. 

Dhe kjo ështëe shpjegueshme, sepse jeta nuk karakterizohet nga gjëravetëm ideale dhe këtu qëndron edhe bukuria e saj.

Santa Barbara, Kaliforni25 shkurt 2020

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...