2020-02-26

Numri i viktimave nga koronavirusi, po kthehet në një alarm botëror.



Nga Flori Bruqi


Dy muaj pas regjistrimit të rastit të parë në Wuhan të Kinës, koronavirus shpërthen edhe në Itali. Janë 17 të prekur të identifikuar në 24 orët e fundit. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa të prekurit janë regjistruar në Lombardi dhe Veneto, por janë qindra të tjerë që kanë pasur kontakte me këta persona dhe po presin në ankth analizat.

Qyteza e Lodi me 50 mijë banorë është futur në karantinë dhe banorët po qëndrojnë në banesat e tyre. Në Piaçenca kanë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore. Rastet e reja janë 2 në Veneto dhe 15 në Lombardi, citon lapsi.al. Një 38-vjeçar është në gjendje të rëndë në terapi intensive. Pak javë më parë ai kishte ngrënë darke me një mikun e tij që sapo ishte kthyer nga Kina.

Pozitive me virusin është edhe bashkëshortja e 38-vjeçarit e cila është shtatzënë në maternitet. Pozitiv është edhe një tjetër person që kishte luajtur sport me 38-vjeçarin, një kolege e tij në punë si dhe mjeku që e kishte vizituar, por për këtë të fundit nuk dihet nëse është me koronavirus.



Kryeministri Konte urdhëroi izolimin e të gjithë personave që kishin pasur kontakte me të prekurit. Deri tani janë 250 persona në karantinë, por numri mund të rritet. Autoritetet po punojnë të zbardhin listën e personave që kanë pasur kontakte me të prekurit.

Vetëm 38-vjeçari ka takuar ditët e fundit 120 kolegë në punën e tij, 70 mjekë dhe infermiere që e kanë vizituar pa u konfirmuar koronavirusi, 80 persona të rrethit të ngushtë familjar si dhe 40 të tjerë në skuadrën e vrapimit. Në gjendje të rëndë janë edhe 2 të moshuar në Veneto.


Poashtu ,është shënuar rasti i parë në Maqedoninë e Veriut me koronavirus. Një paciente ka rezultuar pozitive me virusin vdekjeprurës.


Lajmi është konfrimuar edhe nga ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut , zt.Venko Filipçe.


Mësohet se personi në fjalë vetë paraqitur vetë në klinikën infektive në Shkup së bashku me dy pacientë të tjerë të cilëve rezultatet iu kanë dalë negativë.



Ndërkohë, në qendrën klinike “Nënë Tereza” janë ndaluar të gjitha vizitat dhe po bëhet dezinfektim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infeksionit.


Kina ndodhet në një situatë alarmante pas përhapjes së një virusi vdekjeprurës ose siç njihet ndryshe koronavirusi i ri.





Në pak kohë ajo ka shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve në qytetin e Wouhan, dhe ndërkohë po përhapet me shpejtësi.


Çfarë është koronavirusi dhe a rrezikohet Kosova  nga transmetimi i saj? 

Koronavirusi  është një sëmundje që transmetohet nëpërmjet rrugëve respirative dhe burimi i saj janë kafshët e egra.

Të dhënat e zbuluara nga shkencëtarët në Kinë janë publikuar në një databazë, që do t’i ndihmonte të njerëzit për të mësuar shkaqet e saj dhe për t’i shtyrë ata të kryejnë teste mjekësore.

 Koronaviruset nuk janë aq për tu trembur sepse ne vazhdimisht infektohemi nga koronaviruset dhe nuk e dimë. 

Është një familje mjaft e madhe që më së shumti shkakton sëmundje të lehta. 

Ata janë përhapur kryesisht tek kafshët dhe transmetohen rallë tek njerëzit. 

Janë zbuluar përreth viteve  1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tilla. 

Në 2019 u njoh dhe koronavirusi i ri. 

Katër prej tyre shkaktojnë kryesisht sëmundje të lehta por ata e morën namin me SARS në vitin 2003 dhe në 2012 me MERS. 

SARS është një sëmundje që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe u përhap në disa vende të botës ndërsa sindroma e respirators së lindjes së mesme u shfaq në Arabinë Saudite. 

SARS u pa se e kishte fillesën nga disa mace të egra që janë në pyll. 

Ka rëndësi sjellja e njerëzve në lidhje me këto kafshë të gjalla. 

MERS e pati fillesën tek gamiljet. 

Qoftë SARS e MERS kanë vdekshmëri të lartë në krahasim me koronaviruset e tjera. 

Më 31 dhjetor 2019  në provicën Wouhan të Kinës, u raportua një klaster me pneumoni që lidheshin me frekuentimin e një tregu për produktet e detit por pas hetimeve të mëtejshme rezultoi se ishte tregëtimi i kafshëve të egra. 

Kjo është një nga arsyet që Kina ka ndaluar tregtimin e kafshëve të egra.

 Ne nuk e dimë nëse ka qenë ndonjë kafshë burimi i kësaj sëmundje. 

Është një sëmundje që ka shumë paqartësi. 

Në 10 janar 2020 ekspertët zbuluan se kishin të bëjnë me një koronavirus të ri.

 Të gjitha këto të dhënat, të zbuluara nga shkencëtarët kinez janë hedhur në databazë ku mund t’i gjejnë të gjithë. 

Kjo do t’i ndihmojë ata për të kryer analizat dhe për të parandaluar përhapjen dhe shërimin e kësaj sëmundje.

 Këto të dhëna po përdoren për të përgatitur medikamente për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

 Rrezikshmëria që popullat e Kosovës  të infektohet nga një sëmundje e tillë, duke qenë se nuk kemi linjë direkte fluturimi me Kinën.

Aktualisht zona ku është përhapur virusi në Kinë është izoluar totalisht për të parandaluar transmetimin e saj jashtë territorit.

Kosova  ka ndërmarrë masa paraprake për për mbrojtjen dhe kontrollin e këtij virusi.


Të dhënat paraprake tregojnë që nga pikëpamja e aminoacideve kemi një lloj homologjie me SARS por kjo do të shihet në ditët në vijim. 


Përhapja brenda Kinës, në Japoni, Tajlandë Vietnam. 

Situata klinike nga të dhënat që kemi deri më tani në lidhje me këtë virus, nuk ngjason me SARS-in, kemi të bëjmë me një seri formash të lehta dhe rreziku për vdekshmërinë është 3 përqind. 

Në lidhje me transmetueshmërinë e saj. Nuk kemi një koefiçent të saj por dihet që ajo merret nëpërmjet rrugëve respiratore.

 Ne kemi një rrezik me impakt serioz në shëndetin publik.

 Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit ndërkohë që numri i rasteve vazhdon të përhapet në Kinë dhe jo vetëm. 

Masat e OBSH-së janë të higjenës respiratore, të kontrollit të infeksioneve dhe kapja e hershme. 

Ne nuk kemi një linjë direkte me Kinën ndaj dhe rreziku nuk është eminente.

 Kjo është një emergjencë për shëndetin publik për Kinën por jo për Kosovën.

 Për herë të parë në historinë moderne kemi një izolim në masë për një qytet që të mos përhapet më tej.

 Janë izoluar rreth 20 milionë banorë në Wouhan. Janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Wouhani.


****

AktualitetKinë, 106 të vdekur nga koronavirusi, 20 persona humbën jetën brenda natës




Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi, që ka prekur Kinën dhe po kthehet në një alarm botëror.

 CNN raporton sot se ka shkuar në 106 numri i të vdekurve, ndërsa mbi 4500 persona janë infektuar në Kinë. 

Ndërkohë, CNN shton se autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kinë nëse patjetër nuk u duhet ta bëjnë një gjë të tillë.


Siç raporton Reuters, autoritetet kineze kanë konfirmuar se virusi i shumëpërfolur, tashmë ia ka marrë jetën një pacienti në Pekin.

Autoritetet në Hubei, që konsiderohet si “foleja” e virusit vdekjeprurës, kanë bërë të ditur se 1,300 persona tjerë janë infektuar ku ky numër në total është rritur në mbi 4,500 në këtë provincë.


Shumica e të sëmurëve gjenden në spital, kurse 125 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rastet e të infektuarve me coronavirus janë konfirmuar në gjithë Kinën, ndërkaq në Tibet thuhet se do të mbyllen për një kohë të pacaktuar atraksionet turistike, duke paralajmëruar se të gjithë personat që vizitojnë ato vende do të futen në karantinë si preventivë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...