Nga Flori Bruqi
Kryetar
Akademik Gudar BEQIRAJ
| |
N/Kryetar
Akademik Muzafer KORKUTI
| |
Sekretar Shkencor
Akademik Salvator BUSHATI
|
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i ka rrënjët në të kalurën e largët kur shqiptarët punonin në fusha të ndryshme shkencore. Themelimit të Akademisë i paraprinjë katë faza : faza e Akademisë së Voskopojës, e Rilindjes, e mes dy luftërave, dhe faza pas çlirimit deri te formimi i plotë i Akademisë së mirëfilltë.
Nga e majta: Vangjel Koça, Aleksander Xhuvani, Anton Paluca, Át Anton Harapi, Xhevat Korça, Mustafa Merlika Kruja,
Ernest Koliqi, Dhimitër Berati, Át Zef Valentini, Karl Gurakuqi, Ekrem Vlora, Nicola Lo Russo Attoma e Dom Lazër Shantoja
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta. Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, ka bërë të ditur se në aktivitetet shkencore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nuk është ftuar personaliteti i madh i kombit shqiptar, akademik Rexhep Qosja.
Korkuti, nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me arsyet e refuzimit të ftesës për Rexhep Qosjen. Por ai ka bërë të ditur emrat e figurave të tjera të ftuar si ato të Hivzi Islamit nga Prishtina, të Ismail Kadaresë, Kristo Frashërit etj.
Deri tani ka reaguar Lista për Shqipëri Natyrale. Lista këtë pohim të nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e konsideron absurd, të padrejtë dhe tepër fyes për ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
“Rexhep Qosja me veprën e tij monumentale në shërbim të çështjes shqiptare, hartuesi i ‘Strategjisë së Bashkimit Shqiptar’, hartuesi i ‘Popullit të Ndaluar’ e i dhjetëra e qindra shkrimeve të tjera në shërbim të çështjes shqiptare, i bën dhe do t’i bënte nder çdo lloj konference kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka vlerësuar drejtuesi i Listës, Koco Danaj.
“Në çështjen shqiptare, ai është as më shumë dhe as më pak, por ‘Sami Frashëri’ i kohëve moderne. Mospjesëmarrja e tij dhe mungesa e Ftesës nga Akademia shqiptare e shkencave, është një dëm i madh për çështjen shqiptare në këtë qindvjetor, tregon se sa e politizuar dhe militante partiake është Akademia e Shkencave të Shqipërisë”.
“Pa fyer askënd nga pjesëmarrësit e konferencës që do të organizohet, Lista për Shqipëri Natyrale deklaron se ata do të ndjehen dhe duhet të ndjehen të fyer që në sallë do të mungojë, mendimtari i madh i çështjes kombëtare, ata duhet të ndjehen të fyer dhe të përçarë kur të shikojnë se për të mos ja prishur qejfin dikujt apo disave, censurohet dhe cungohet vetë çështja kombëtare. Prandaj, ata duhet ta refuzojnë ftesën që ju kanë bërë dhe ta kushtëzojnë pjesëmarrjen e tyre me pjesëmarrjen e Rexhep Qosjes”, ka thënë ndër të tjera Danaj.
Gjatë viteve të pushtimit fashist, një prej ngjarjeve që meriton t' i kushtohet vëmendje e veçantë është krijimi dhe veprimtaria e Institutit të Studimeve Shqiptare, ëndërre kahershme e intelektualëve e patriotëve shqiptarë.
Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skeanderbeg" si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve.
Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare
Instituti ishte i organizuar në katër komisione kryesore dhe secili prej tyre kishte disa nënkomisione sipas shkencave përkatëse:
1. Shkenca morale e historike
2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore
3. Gjuhë dhe letërsi
4. Arte
Instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i Institutit u zgjodh Ernest Koliqi
. Anëtarët e Institutit ishin figura të shquara të inteligjencies shqiptare, si Eqerem Çabej, Aleksandër Xhuvani, At Anton Harapi, Karl Gurakuqi, Lasgush Poradeci, Namik Resuli, At Zef Valentini, Dom Lazër Shantoja, Filip Fishta, At Justin Rrota, Ilo M. Qafëzezi, Anton Paluca, Xhevat Korça, Kolë Kamsi, Ekrem Vlora, Ernest Koliqi, Sotir Kolea, Vangjel Koca, Dhimitër Berati etj.
Në vitin e parë të formimit të këtij Instituti u mblodh për herë të parë Kuvendi I i Studimeve Shqiptare, me arritjet shkencore të studiuesve, të intelektualëve në fushat e shkencave shoqërore. Vendin e parë dhe më të rëndësishëm e zuri arkeologjia shqiptare me rezultatet e gërmimeve të reja në Butrint, fillimet e gërmimeve në Golem (Shkodër), Koman, në rrugën "Egnatia", studimin e 4 kishave të Butrintit për periudhën bizantine dhe kërkimet rreth kështjellave venedikase. Pasiguria politike dhe sidomos mungesa e një legjislacioni për mbrojtjen e pasurisë kombëtare arkeologjike rrezikonte veçmas thesarin numizmatik, shqiptar, i cili kishte mundësi të grabitej mjaft lehtë.
At Zef Valentini u përpoq ta shpëtonte këtë thesar të paçmuar që po ikte nga Shqipëria. Por jo vetëm ky thesar. Dhimitër Berati shpalli alarmin se ikona të çmueshme shqiptare po zhdukeshin jashtë vendit, duke lënë pas një vend të zbrazët në historikun e ikonografisë shqiptare dhe si rrjedhojë e kësaj shteti duhej të merrte masa të forta për të ndalur këtë rrjedhje të traditave kulturore shqiptare.
Megjithë punën e lavdërueshme të studiuesve shqiptarë, përpara tyre qëndronte vështirësia e madhe, si për çdo studiues, mungesa e burimeve dokumentare. Deri në vitin 1940 në fushën e burimeve arkivore gjithçka ishte dokumentim i periudhës së Mesjetës.
Për këtë periudhë historike ishin të pasura arkivat e huaja, si ato të Vatikanit, Napolit, Stambollit, Raguzës, Vjenës etj. Për këtë problem Kuvendi mori përsipër detyrën e mbledhjes së dokumenteve, si dhe botimin e një bibliografie
. Drejtimi kryesor i punës së Institutit që në fillim ishte ai i botimeve e ribotimeve të veprave dhe kryeveprave të Rilindasve tanë si dhe intelektualëve më të shquar të botës shqiptare. Insituti në vitin 1942 botoi vëllimin "Opera Omnia", ku përfshiheshin veprat poetike e prozaike, ligjërata dhe polemika të Naim Frashërit dhe At Gjergj Fishtës
. Më 1944 Instituti botoi fjalorët e Buzukut, Budit, Bardhit si dhe veprat e Imzot Pal Skiroi
. Në një letër drejtuar Institutit, krahas përgëzimeve për punën e tij, Asdreni shprehte dëshirën që të gjitha veprat e tij, disa prej tyre dorëshkrime dhe të panjohura, të botoheshin nga ky Institut, duke pasur parasysh nivelin e lartë intelektual të këtij Instituti
.
Gjithashtu, në vitin 1940 me kontributin e Terenc Toçit, Instituti botoi veprën me karakter kritik "Shqipëria 1937"
Një angazhim serioz i anëtarëve të tij ishte përgatitja për botim i dy antologji ve të prozës dhe poezisë të autorëve të mëdhenj të letrave shqipe, si At Gjergj Fishta, Asdreni, Anton Zako Çajupi, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Migjeni, Aleks Çaçi, Dhimitër Shuteriqi etj., si edhe botimi i antalogjisë folkloristike, sintezë e shpirtit popullor shqiptar.
Në vitin 1940 Instituti përgatiti për botim katër monografi të Ilo Mitkë Qafëzezit.
Një punë serioze u krye nga gjuhëtarët profesor Aleksandër Xhuvani, profesor Karl Gurakuqi, profesor Anton Paluca dhe At Zef Valentini për botimin në vitin 1942 të Fjalorit Terminologjik të Gjuhës Shqipe.
Në vitin 1942, dr. Aleksandër Sirdani, me ndihmën e Institutit boti veprën "Frazeologjia Shqipe". Instituti Studimeve Shqiptare, në vitin 1940, me iniciativën e z. Petraq Pepo, përgatiti konferencën e titulluar "Shqipëria dhe banorët e saj gjatë periudhës proto-historike". Insituti i Studimeve Shqiptare mori përsipër të mbledhë dhe botojë çdo dokument e çdo dëshmi ose vepër të shkruar nga të huajt për të drejtat e kombit shqiptar, për origjinën e kulturën e tij.
Në këtë kuadër, me nismën e tij u botuan veprat "Arkiv për letërsi shqiptare, gjuhe dhe entologji", "Biologjia e kombit shqiptar" e dr. Milan Shuflajt, "Gjuha shqipe dhe ilire" e Desider Izegh, si dhe publicistikë kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve nga historianë dhe shkrimtarë të huaj.
Instituti i Strudimeve Shqiptare grumbulloi punimet shkencore të studiuesve mbi visete ndryshme shqiptare, historinë dhe folklorin e tyre.
Si studime rreth folklorit muzikor shqiptar, studime rreth toponomastikës shqiptare, studime mbi stacionet klimatike, ujrat minerale si dhe mbi mjeksinë popullore.
Komisioni i historisë dhe shkencave morale një rëndësi të veçantë u kushtoi figurave të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si Sami Frashëri, Hoxha Tahsim, Mustafa Qemali, Namik Qemali, Koçi Bej e Riza Tefiku, të njohur jo vetëm si patriotë brenda vendit të tyre, por edhe si reformatorë të Turqisë.
Po kështu u radhitën emra të shumtë njerëzish të shquar me origjinë shqiptare në vende të ndryshme të botës, si në Itali, Gjermani, Greqi, Rumani, Egjipt, të cilët Instituti mori nismën për t' i njohur mbarë publiku shqiptar dhe për të rritur kështu natyrshëm krenarinë kombëtare.
Kështu u bënë publikime lidhur me personalitete të shquara të jetës politike italiane, si Francesko Crispi, Domenico Mauro dhe regjimenti i forcave garibaldine "Giuseppe Pace" i formuar nga shqiptaro-italianët, i vlerësuar shumë për kontributin e tyre për lirinë dhe bashkimin e Italisë; për familjet e shquara shqiptare të vendosura në Itali, si ajo Kastrioti, Doda Vallauri, Albani, Gazulli etj. Veçanërisht u vu theksi në këto publikime se shqiptarët i kanë dhënë Papatit 5 papë, ndër të cilët Papa Klementi II ka qenë Papa më i suksesshëm i deri atëhershëm në historinë e Papatit.
Instituti gjatë punës së tij studimore rëndësi të veçantë i kushtoi pastërtisë së gjuhës shqipe. Në përfundimin e vitit të parë të punës, Komisioni i Terminologjisë nxori në qarkullim 100 fjalë shqipe që zëvendësuan fjalët e huaja në përdorimin e përditshëm.
Gjithashtu me nismën e Institutit u bë në vitin 1940 emërtimi i ri i rrugëve, shesheve të kryeqytetit, duke pasur si kriter datat historike për Shqipërinë, emrat e dëshmorëve kombëtarë të personaliteteve shqiptare në fushën e politikës, ushtrisë, letrave, artit e fesë, si dhe emrat e të huajve që i kanë shërbyer kombit shqiptar.
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluarderi ato vite.
Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. Sabiha Kasimati. Më 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe atelienë fotografike "Marubi" arritën krijimin e një arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronë e këtij Instituti dhe u përpoqën për pasurimin e tij.
Në korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit të tij, pranoi në gjirin e vet shumë intelektualë të kohës, si Fan Noli, Mit'hat Frashëri, Ali Asllani, Kristo Floqi, Krist Maloki, Dom Ndoc Nikaj, At Pashk Bardhi, Hasan Dosti, Hamdi Sulçebe, Hamit Kokalari, Spiro Konda, Vasfi Samimi, Odise Paskali, Rexhep Krasniqi, Vedat Kokona, Arshi Pipa, Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukë Karafili etj.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e tij. Në vitin 1946 me vendim të Qeverisë Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me një strukturë të përafërt me atë të Institutit të Studimeve Shqiptare në gjirin e të cilit punonin një pjesë e mirë e ish-anëtarëve të atij Instituti.
Me gjithë jetën e shkurtër (1940-1944) Instituti i Studimeve Shqiptare kreu punë kolosale në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare, duke pasur parasysh edhe vështiresitë e mëdha ekonomike të asaj kohe, por duke u mbështetur në atdhetarizmin e madh të anëtarëve të vet si dhe të gjithë inteligjencies shqiptare të asaj kohe.
E megjithatë kjo nuk e pengoi aspak pushtetin popullor të pasluftës për të denigruar dhe dënuar deri në fund tragjik shumë anëtarë të Institutit. Studimet e tij i paraprinë punës shkencore të mëpasshme të Akademisë së Shkencave.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë u hap në vitin 1972 me përpjekjet e profesor Aleks Buda, i cili u emërua dhe presidenti i parë i saj. Fillimisht kishte 17 anëtare dhe 5 anetarë korespodentë.
Akademia e Shqipërisë përfshin shkencëtarë nga më të shquarit - akademikë, institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë. Aktualisht Akademia ka 30 anëtarë - akademikë dhe 13 institucione kërkimore.
Akademia ndahet në dy seksione: Seksioni i Shkencave Shoqërore Albanologjike dhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. Në strukturën e saj, përfshihen gjithashtu Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Njësia e Projekteve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë, Sektori i Botimeve dhe Biblioteka Shkencore Qendrore.
Funksionet kryesore Akademisë janë: kryerja e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore albanologjike, natyrore e teknike dhe mundësimi i zbatimit të këtyre studimeve në praktikë; i ofron Qeverisë këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në zhvillimin e vendit; bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore; përkrah dhe nxit pjesëmarrjen aktive të shoqatave, të fondacioneve shkencore dhe bashkëpunëtorëve në veprimtarinë shkencore; organizimi i veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me shkencën.

ANËTARË TË PËRHERSHËM TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Nr
|
Mbiemër
|
Emër
|
Fusha
|
1
| DEMIRAJ | Shaban | Gjuhësi |
2
| ELEZI | Besim | Mjekësi |
3
| KORKUTI | Muzafer | Arkeologji |
ANËTARË TË RREGULLT TË
AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Nr
|
Mbiemër
|
Emër
|
Fusha
|
1
|
ANGJELI
|
Anastas
|
Ekonomi
|
2
|
BAÇE
|
Apollon
|
Arkeologji
|
3
|
BEQIRAJ
|
Gudar
|
Matematikë-Informatikë
|
4
|
BULO
|
Jorgo
|
Letërsi
|
5
|
BUSHATI
|
Salvator
|
Gjeofizikë
|
6
|
DADO
|
Floresha
|
Letërsi
|
7
|
DOJA
|
Albert
|
Antropologji
|
8
|
FRASHËRI
|
Neki
|
Matematikë-Informatikë
|
9
|
FUGA
|
Artan
|
Sociologji
|
10
|
GRUDA
|
Nazim
|
Bujqësi
|
11
|
HAXHIMIHALI
|
Dhimitër
|
Kimi
|
12
|
KAÇANI
|
Jorgaq
|
Mekanikë
|
13
|
KASTRATI
|
Adnan
|
Mjekësi
|
14
|
KONGOLI
|
Fatos
|
Letërsi
|
15
|
LIKA
|
Ethem
|
Gjuhësi
|
16
|
MERKOÇI
|
Arben
|
Kimi
|
17
|
META
|
Beqir
|
Histori
|
18
|
PETRO
|
Petraq
|
Matematikë
|
19
|
RESULI
|
Bashkim
|
Mjekësi
|
20
|
RIZA
|
Emin
|
Arkeologji
|
21
|
SPAHIU
|
Xhevahir
|
Letërsi
|
22
|
Muzikologji
| ||
23
|
TOPALLI
|
Kolec
|
Gjuhësi
|
24
|
VANGJELI
|
Jani
|
Biologji
|
25
|
VILA
|
Floran
|
Fizikë
|
ANËTARË TË ASOCIUAR TË
AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË
Nr
|
Mbiemër
|
Emër
|
Fusha
|
1 | ANASTASI | Aurela | Drejtësi |
2 | BARJABA | Kosta | Sociologji |
3 | DURRËSI | Arian | Teknologji informacioni |
4 | KONDILI | Anesti | Mjekësi |
5 | KONGJIKA | Efigjeni | Biologji |
6 | MALOLLARI | Ilirjan | Kimi |
7 | PINGULI | Edmond | Ndërtim-Hidroteknikë |
8 | SHKURTAJ | Gjovalin | Gjuhësi |
9 | THERESKA | Nestor | Mjekësi |
10 | VERLI | Marenglen | Histori |
11 | VEVEÇKA | Afërdita | Fizikë |
AKADEMIKË MBI 75-VJEÇ
Nr
|
Mbiemër
|
Emër
|
Fusha
|
1
| AGOLLI | Dritëro | Shkrimtar |
2
| BECI | Bahri | Gjuhësi |
3
| FRASHËRI | Kristo | Histori |
4
| GJERGJI | Andromaqi | Trashëgimi Kulturore |
5
| GOLEMI | Bardhyl | Inxhinieri Elektrike |
6
| HOXHA | Farudin | Hidroenergjetikë |
7
| KADARE | Ismail | Shkrimtar |
8
| MISJA | Vladimir | Ekonomi |
9
| OMARI | Luan | Drejtësi |
10
| PËRMETI | Mentor | Biologji |
11
| POPA | Ylli | Mjekësi |
12
| PRIFTI | Kristaq | Histori |
13
| PUTO | Arben | Drejtësi |
14
| SULSTAROVA | Eduard | Sizmologji |
15
| THOMAI | Jani | Gjuhësi |
16
| UÇI | Alfred | Trashëgimi Kulturore |
17
| XHOLI | Zija | Filozofi |
AKADEMIKË TË ASOCIUAR MBI 75 VJEÇ
1
| TIRTA | Mark | Trashëgimi Kulturore |