Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/06/27
Kushtet historike dhe kulturore të letërsisë në kohën e osmanlijve
Më 28 qershor 1389 turqit mundën koalicionin e forcave ballkanike nën udhëheqjen serbe në Fushë-Kosovë, dhe u bënë zotër të Ballkanit. Më 1393 turqit kishin pushtuar Shkodrën, ndonëse venedikasit do ta rimerrnin pas pak kohe bashkë me kështjellën madhështore të saj. Pushtimi i Shqipërisë vazhdoi edhe në vitet e parë të shekullit të pesëmbëdhjetë. Kështjella malore e Krujës u mor më 1415, kurse qytetet po aq strategjike të Vlorës, Beratit dhe Kaninës
në Shqipërinë e jugut ranë më 1417. Deri më 1431 turqit e kishin përfshirë Shqipërinë jugore brenda Perandorisë Osmane dhe kishin ngritur administratën e 'sanxhakut' me kryeqytet Gjirokastrën, të pushtuar më 1419. Shqipëria feudale e veriut mbeti në dorë të fiseve autonome, ndonëse tani nën suzerenitetin e Sulltanit.
Pushtimi turk nuk u prit pa kundërshtime nga ana e shqiptarëve, sidomos në kohën e Gjergj Kastriotit, të njohur me emrin Skënderbej (1405-1468), princ dhe tani hero kombëtar. I dërguar nga i ati si peng te Sulltan Murati II (sundoi 1421-1451), djaloshi Kastriot u kthye në fenë islame dhe mori shkollim mysliman në Edrene (Adrianopol). Turqit e quajtën Iskander dhe i dhanë titullin bej, nga edhe vjen emri Skënderbej. Më 1443 Skënderbeu përfitoi nga shpartallimi i turqve në Nish nga ana e komandantit hungarez Janosh Huniadi (rreth 1385-1456) dhe braktisi ushtrinë osmane, u kthye në Shqipëri dhe ripërqafoi kristianizmin. Arritja e madhe e parë e tij qe bashkimi i fiseve feudale të përçara të Shqipërisë veriore në Lidhjen e Lezhës më 1444. Me anë të një dredhie ai mori kështjellën e Krujës dhe u shpall kryekomandant i një ushtrie shqiptare, e cila, ndonëse e pavarur, as mund të krahasohej me fuqinë kolosale ushtarake të turqve. Më 1453 vetë Konstantinopoja ra në duart e forcave të Sulltan Mehmetit II Ngadhënjimtarit (sundoi 1451-1481), duke i dhënë fund kësisoj Perandorisë Romake Bizantine njëmijëvjeçare të Lindjes. Por Shqipëria, ndonëse e braktisur në fatin e saj, nuk do të dorëzohej lehtë.
Në vitet më pas, Skënderbeu zmbrapsi me sukses trembëdhjetë sulme osmane, përfshirë edhe tre rrethimet e mëdha të kështjellës së Krujës, të udhëhequra nga vetë sulltanët (Muradi II më 1450 dhe Mehmeti II më 1466 dhe 1467). Për qëndresën ndaj turqve ai gëzoi adhurimin e madh të botës kristiane dhe iu dha titulli 'Atleta Christi' nga papa Kalisti III (sundoi 1455-1458). Qëndresa shqiptare u mposht vetëm pas vdekjes së Skënderbeut më 17 janar 1468 në Lezhë. Më
1478 kështjella e Krujës u mor përfundimisht nga forcat turke, më 1479 ra Shkodra dhe, më në fund, më 1501 ra Durrësi. Me fundin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë Perandoria Osmane ishte ngritur në zenitin e saj politik dhe Shqipëria do të nënshtrohej krejt gjatë katër shekujve të kolonizimit turk, i cili ia ndërroi rrënjësisht faqen vendit.
Studiuesit e sotëm shqiptarë kanë prirjen t'i vështrojnë pasojat e këtyre shekujve të sundimit turk si tërësisht negative, me hordhi barbare aziatike që shkatërrojnë dhe plaçkisin një vend që, përndryshe do të kishte lulëzuar në djepin e qytetërimit evropian. Kjo pikëpamje mjaft e njëanshme vjen e përcaktohet në një shkallë të madhe nga përvoja e lëvizjes kombëtare shqiptare në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Perandoria Osmane qe në një periudhë kalbëzimi të thellë. Edhe pse pushtimi turk i Shqipërisë u solli vuajtje të pafundshme banorëve të këtij vendi, ai solli edhe një kulturë të re e të përpunuar, e cila më vonë do të bëhej pjesë përbërëse e identitetit shqiptar.
Islami, si një fé e re, kishte çarë midis veriut katolik dhe jugut ortodoks të Shqipërisë dhe, me kalimin e kohës, u bë besimi sundues i vendit. Ndonëse gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të sundimit turk ndër vetë shqiptarët kishte pak myslimanë, deri në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë llogaritet se pesëdhjetë përqind e popullsisë së Shqipërisë veriore ishin kthyer në fenë islame(1.) Katolicizmi romak dhe ortodoksizmi grek e serb në Shqipëri kishin qenë, në fund të fundit, mjete transmetimi kulturash të huaja, të vëna në lëvizje nga gjuhët e huaja. Ato ishin fe në të cilat shqiptarët, në krahasim me fqinjët serbë, bullgarë e grekë, kishin qenë konvertuar vetëm në mënyrë të sipërfaqshme. Kthimi masiv i popullsisë shqiptare në fenë islame bëhet edhe më i kuptueshëm po të kemi parasysh taksat e rënda (haraç) që iu vunë rajave, banorëve kristianë të Perandorisë.
Hasan Kaleshi (1922-1976)(2) ka shprehur një mendim bindës kur ka thënë se pushtimi turk i Ballkanit e pati të paktën një rrjedhojë pozitive - i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi etnik prej sllavëve, ashtu si sikundër vërshimi sllav në Ballkan në shekullin e gjashtë i pati dhënë fund procesit të romanizimit që kishte kërcënuar me asimilim paraardhësit jo-latinishtfolës të shqiptarëve një mijë vjet më parë. Ndonëse të panjohur nga turqit si pakicë etnike (popullsia e Perandorisë Osmane ndahej sipas fesë e jo sipas kombësisë), shqiptarët ia dolën mbanë të mbijetonin si popull dhe, në thelb, të zgjeronin zonat e ngulimeve të tyre nën sundimin turk. Shkodra dhe qendrat e tjera qytetëse përgjatë bregdetit shqiptar u bënë për të parën herë qytete të vërteta shqiptare dhe me popullsi shqiptare.
Perandoria Turke, me organizimin e saj qendror dhe bazën pushtetore të përqendruar në Stamboll, e la Shqipërinë në një amulli kulturore e politike, siç kishte qenë që në fillim, ndërsa kultura turke osmane, që do të arrinte kulmin gjatë Epokës së Tulipanit në shekullin e tetëmbëdhjetë, depërtoi thellë në mbarë vendin. Qytete jugore e qendrore të Shqipërisë si Berati dhe Elbasani me kalatë, xhamitë dhe medresetë e ndërtuara rishtas, u bënë qendra krahinore të dijes orientale dhe përjetuan vërtet njëfarë rilindje kulturore nën Islamin, ashtu si dhe Shkodra e Gjakova në veri. Poetë, artistë dhe dijetarë shëtitës filluan të gëzojnë përkrahjen e qeveritarëve dhe pashallarëve vendës ashtu si ndodhte në mbarë Azinë e Vogël.
Sikundër autorët e parë të Shqipërisë kristiane kishin shkruar latinisht apo greqisht, ashtu edhe shkrimtarët e parë nga Shqipëria myslimane përdorën mjetet letrare të Perandorisë Osmane: turqishten(3) dhe persishten, bile shumë prej tyre me sukses të dukshëm.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment