Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/06/27
Arben Kondi, 8 vepra kushtuar Çamërisë dhe Kosovës
Në vijim të “Javës së Historisë dhe Kulturës së Çamërisë” promovohet në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve korpusi letrar me 8 vepra i shkrimtarit Arben Kondi, kushtuar Çamërisë dhe Kosovës. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi theksoi se shqiptarët e Çamërisë dhe të Kosovës, si dy pjesët e kombit shqiptar që kanë pësuar më shumë goditje nga historia, janë motor lëvizës i kombit tonë. “Në kuadër të ‘Javës së Kulturës dhe Historisë së Çamërisë’, në Ministrinë e Kulturës po promovohet një kolanë, e cila bashkon dy pjesë të kombit shqiptar, që së bashku kanë vuajtur dhe janë syrgjynosur, shqiptarët e Çamërisë dhe shqiptarët e Kosovës. Më lejoni që të falenderoj shqiptarët e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj një prej çështjeve më të pazgjidhura kombëtare, çështjes çame”, – tha Idrizi. Në korpusin e Kondit renden: “Djaj në Veladon”, “Barbarët”, “Rikthim në Çamëri”, apo “Tmerri”, i cili është botuar ditët e fundit. Krijimtarinë letrare dhe publicistike të Kondit e vlerësoi edhe aktori Reshat Arbana, i pranishëm në takim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mateo Borri është pretendent kryesor për të fituar Big Brother VIP Albania 5 pasi ka mbështetjen më të madhe nga publiku.në Big Brother VIP Albania 5
Familjarët e 5 banorëve u shfaqën në “ledwall” ndërsa ishte vëllai i Mateos ai që lajmëroi finalistin e dytë. Mateo Borri është pretendent k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment