Krahina e Laberise dhe emri i Ali pashe Tepelenes jane te lidhura ngushtesisht me njeri tjetrin. Ali Pasha lindi dhe u rrit ne Laberi, aty beri trimerite dhe mizorite, aty e kish berthamen pashalleku i ardhshem, aty ku ngriti urat dhe kalate, aty u ngriten dhe kenget me te bukura per te. Kenget e epikes historike gjithnje kane regjistruar artistikisht ngjarje, fakte, data, personazhe, duke bere edhe nje vleresim te atyperatyshem shpesh intuitiv, por qe rralle gabon. Kenget labe te periudhes se Pashallekut te Janines, e, me pas te Kryengritjeve popullore kunder Reformave te Tanzimatit, veç te tjerash, deshmojne nga njera ane per rritjen e ndergjegjes atdhetare dhe, nga ana tjeter, per rolin qe luajne keto kenge ne sendertimin e kesaj ndergjegjeje, e cila me Rilindjen e Lidhjen e Prizrenit do te behej gjithnje e me teper ndergjegje kombetare.
Ali Pasha është një nga emrat e mëdhenj të historisë tonë, ndonëse është lënë pak në hije për shkak të dhunës e vrasjeve që pati kryer.
Më ka tërhequr gjithmonë si ushtarak gjenial . E pabesueshmja është se gjatë rrethimit Osman të Janinës, Ali Pashën e tradhëtuan të gjithë, madje edhe dy bijtë e tij.
Figurë historike mjaft e ndërlikuar për të cilin do të diskutohet vazhdimisht. Ali Pasha për sa i përket artit ushtarak, ishte një nga Gjeneralët më të medhenj të kohës së tij.
Sikur ai të kishte drejtuar ushtrinë e madhe franceze të asaj kohe, ndoshta do të kishte fituar më tepër beteja se sa Napoleon Bonaparti.
Tashmë për shumëkënd, emri i Ali Pashë Tepelenës (1744-1822) është i njohur si njëri prej ëndërrimtarëve sundimtarë shqiptarë që ushqyen ëndrrën e një Shqipërie të pavarur. Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, ai ishte njëri ndër sundimtarët më në zë të Ballkanit, aq i pavarur sa që të hynte në bisedime më vete edhe me Napoleonin apo me Rusinë. Idhnak, i beftë, mosbesues, shumë herë mizor e herë të tjera bujar, Aliu i lindur në Beçisht, përballë Tepelenës e ngriti pushtetin e tij mbi një sistem policor shumë efikas për kohën. Shumë kohë më pas, pasardhësit e tij Ahmet Zogu e Enver Hoxha, ndoshta edhe pa e kuptuar mirë as vetë, e shfrytëzuan përvojën e tij në fushën e ndërtimit të shërbimit sekret. Përpjekjet e tjera (1992-1997) që u bënë në Shqipërinë postkomuniste nuk rezultuan me sukses, për fat të mirë të shqiptarëve.
Njerëzit
Pushtetin e tij Ali Pasha e vuri në zbatim, duke u besuar njerëzve të afërt të rrethit të tij. Në krye të spiunazhit të jashtëm e të brendshëm të Aliut ishin dy persona. I pari ishte Thanas Vaja nga Lekli i Tepelenës. Ky ishte djali i njërit prej miqve më të afërt të kohës së hajdutërisë së Aliut. Thanasi mbeti deri në fund ministri i Brendshëm i Pashallëkut, duke i qëndruar deri në vdekje besnik Pashait. Njeriu i dytë i fuqishëm ishte Abaz Efendiu. Ky ishte shefi i policisë së Janinës. Djali i tij, Tahir Abazi, ishte truproje besnike e Aliut.
Me çështje të spiunazhit merrej edhe një italian. Ky zyrtarisht quhej Myftar Efendiu, porse emri i tij i vërtetë ishte Marko Kuirini. Në të ritë e tij kishte qenë prift katolik. Më pas i kishin premtuar një mision të parealizuar në Bombei. Kishte qenë për disa kohë përkthyes i Napoleon Bonapartit në fushatën egjiptiane. Ishte njohës i shkëlqyer i gjuhëve orientale.
Rrjeti agjenturor
Një dëshmitar i kohës, Smart Huges, edhe vetë agjent i Britanisë, shkruan kështu për sistemin e spiunimit të ngritur nga vetë Ali Pasha: “Në to, Aliu, përqendroi të gjithë vëmendjen, meqenëse ato përbënin bazën kryesore për evitimin e çdo veprimtarie kundër tij. Kjo polici, nuk ishte vetëm e rreptë dhe vrojtuese në jetën publike, por futej gjer në jetën private të banorëve. Agjentët e saj i dërgonin Aliut të dhëna të sakta për bisedat, projektet dhe veprimtarinë e çdo qytetari në zotërimet e tij. Ajo mbikëqyrte veçanërisht të huajt, por nuk përjashtonte as shqiptarët dhe grekët, qoftë edhe në marrëdhëniet e tyre me Stambollin dhe e evitonte çdo hap që ata ndërmerrnin. Në këtë mënyrë, Ali Pasha informohej për çdo gjë dhe kishte kohë të mjaftueshme për të kontrolluar qëllimet e tyre.
Udhëtari francez Pukvil jep një dëshmi fare të qartë se si funksiononte policia e fshehtë e Aliut. E cituar sipas Irakli Koçollarit, historia është kështu: “… Pulvili na bie rastin e disa vëllezërve nga fshati Plihavicë i Çamërisë. Vëllezërit në kushte klandestine kishin ngritur në shtëpinë e tyre një fonderi artizanale, kishin përgatitur me mjeshtëri kallëpet dhe stampat dhe prodhonin në mënyrë të përpiktë monedha veneciane dhe turke. Mbasi ra në gjurmët e monedhave false, policia e Pashait shumë shpejt identifikoi vendin prej nga vinin ato dhe autorët e prodhimit të tyre. Nën drejtimin e vetë Aliut, një natë, një grup policor, u nis në mënyrë të heshtur në drejtim të Plihavicës dhe ende pa zbardhur mirë dita, ata hynë në fshat dhe u derdhën në shtëpinë ku prodhoheshin monedhat e falsifikuara. Pashai mundi të kapte në flagrancë vëllezërit dhe shtiu në dorë tërë mjetet e prodhimit të monedhave. Mbas këtij akti tepelenasi urdhëroi ekzekutimin e vëllezërve, rrënoi shtëpinë e tyre nga themelet dhe ishte gati të ndëshkonte egërsisht edhe fshatarët e tjerë nëse një vajzë e vogël, që më vonë do të ndryshonte rrjedhat e jetës së tij bashkëshortore, nuk do t’i qe lutur që të ndërpriste atë batërdi që priste bashkëfshatarët…”. Kjo vajza e vogël e atëhershme quhej Vasiliq, dhe brenda pak vitesh do të shndërrohej në dashurinë më të madhe të krejt jetës së vrullshme të Aliut të Tepelenës.
Njëri prej njohësve më të mirë të historisë së bëmave të Aliut, Irakli Koçolllari shkruan: “… Ai mundi gjithashtu të organizojë një rrjet shumë të fortë agjenturor edhe jashtë Pashallëkut të Janinës. Agjentët e shumtë që ai mbante në Korfuz, Venecia, në Trieste, në Fiume dhe në Raguzë, në Vllahi e në Moldavi, në Thrakë, në Maqedoni dhe deri te Silhtari, Armëmbajtësi i Sulltanit dhe Bostanxhibashi, Kryekopshtari i sarajit të Sulltanit, e vinin atë në korrent të ngjarjeve më me rëndësi që ndodhnin në Europë si dhe me gjendjen e Fuqive të Mëdha. Informacionet që merrte prej tyre i shërbenin si barometër për veprimtarinë e tij politike. Kjo agjenturë kishte mundur të zgjidhte shpesh edhe korrespondencat e shifruara të spiunazhit anglez e francez, madje përdorte edhe vetë shifrën. Në këtë rrjet agjentësh të tij merrnin pjesë edhe gra…”.
Si gjithnjë joshja femërore
Një hebre i konvertuar në mysliman me emrin Ibrahim Mansur Efendi, njohës i mirë i oborrit të Ali Pashës, ka lënë pas këtë rrëfim: “Kur tirani donte të kishte një rast legal për të dënuar dikë ose të hakmerrej ndaj tij, urdhëronte një shqiptar të quajtur Tahir Abazi, i cili ishte shefi i policisë së Ali Pashës, ose bylykbashi. Në të tilla raste, shefi i policisë dërgonte në shtëpinë e viktimës që ishte piketuar për t’u ndëshkuar, një prostitutë, e cila bashkëpunonte në mënyrë të fshehtë me policinë. Kjo femër, e drejtuar nga policia, shkonte në shtëpinë e viktimës ose me pretekstin për t’i kërkuar ndihmë në të holla, ose për ndonjë problem tjetër të sajuar, gjoja për të kërkuar ndihmën e tij. Gjatë këtyre vizitave, kur asaj i paraqitej rasti i përshtatshëm, prostituta fshihej në ndonjë vend pak të frekuentuar nga banorët e shtëpisë. Zakonisht pra drurëve të kuzhinës që përdoren për ngrohje. Dhe, sapo agjentja hynte në shtëpinë e njeriut që ishte piketuar nga policia për t’u arrestuar, në orën që ishte rënë dakord paraprakisht mes tyre, njerëzit e policisë hynin në shtëpinë e fatkeqit, i cili as që dinte gjë rreth vizitores së fshehur. Nëse gjatë kontrollit femra gjendej në dhomat apo ambientet e brendshme të shtëpisë, ky rast konsiderohej si momenti i kapjes në flagrancë dhe burri në këtë mënyrë konsiderohej fajtor për krimin e pafalshëm të marrëdhënieve seksuale, apo ushtrimit të kurvërisë, krime të cilat Aliu kurrë nuk i la pa i ndëshkuar me ashpërsi…”.
Deri te çorapet
Duket se asgjë, askush nuk i shpëtonte syrit të spiunëve të Aliut. Sipas disa burimeve të kohës për mbajtjen në këmbë të ushtrisë së spiunëve dhe agjentëve, Ali Pasha shpenzonte deri në 100 mijë franga në vit. Një shumë fort e madhe për kohën.
As detaji më i vogël nuk i shpëtonte spiunëve të shpërndarë kudo. Një udhëtar i kohës na ka lënë pas një tjetër histori. Në 1817, disa shtetas të Aliut kërkuan strehim në shujtë e Santa Maurës të okupuara asokohe nga britanikët. E thënë me termat modern “u arratisën”. Aliu menjëherë u kërkoi britanikëve që t’i dorëzonin shtetasit e pabindur. Një kërkesë që sigurisht nuk u pranua prej tyre. Kjo binte ndesh me nderin e mbretërisë. Atëherë Pashai kërkoi një gjë tjetër: duhej t’i kthenin të gjithë “pasurinë” që të arratisurit kishin marrë me vete. Letrën e revoltuar të Pashait të Tepelenës e shoqëronte një listë e detajuar e tërë gjërave që fatkeqët kishin mundur të marrin me vete. Në të ishin shënuar jo vetëm numri i çorapeve që secili kishte marrë me vete, por edhe sa prej tyre ishin të reja dhe sa të tjera të arnuara. Syri i pashait shikonte deri në këto detaje.
Besniku
Njeriu i komploteve, i agjentëve i luftërave sekrete, Thanas Vaja i Leklit ishte ndër të fundit që e pa Ali Pashanë të gjallë. Në 1822, i mbetur me pak besnikë, i rrethuar në ishullin e Manastirit të Janinës, pashai plak e kuptoi se i kishte ardhur fundi. Disa autorë madje thonë se ishte pikërisht Thanas Vaja ai që tërhoqi këmbëzën për herë të fundit mbi kraharorin e Pashait. Ky nuk kishte dashur asesi të binte gjallë në dorë të osmanëve. Pastaj për shumë vjet Thanasi u end nëpër Epir duke shoqëruar Vasiliqinë, atë vajzën e vogël që dikur i ishte lutur pashait të mos i digjte fshatin. Varri i tij ndodhet në krah të kishës së Leklit.
FLORIPRESS
Nuk ka asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muçoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.
Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.
Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.
Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.
Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.
Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.
Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Ali Pashë Tepelena
Ali Pashë o trim i rrallë
Që luftove me truqit ball në ballë
Për tre vite me rradhë
Në Lidharicë nuk u zure gjallë.
Ali Pashë e trim daji
Që e hodhe posht flamurin Osmanli
Si shqiponje me dy krera
Luftove me Turqin dhe me askera
Dhe Sulltanin e dridhi era.
Me ushtri dhe besnikëri
Me flamur kuq e zi
Me shqiponja dhe burrëri
Me shtatë zemra për Shqipëri.
Ali Pasha o asllan
Me bajrak luftove ane mban
Tër Epirin e liron
Me gjak dhe krenari
Ty luftove për Shqiptari.
Ali Pasha e burrë Shqiptari
Me bajrak kuq e zi
Ti lirove të mjerën Greqi
Me bujari për pavarsi dhe liri
Ti luftove për të ëmën Shqipëri
Ali Pashë Tepelena